Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719

    Rezultatet e Maturës 2011 Kosove: Kanë kaluar testin 41.96%

    15.06.2011, - E Mërkurë

    KQSHM ka publikuar rezultatet e Maturës 2011 provimin e kaluan 10757 maturantë

    Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës, në një konferencë për media, ka publikuar rezultatet e testit të maturës. Provimit i janë nënshtruar gjithsejtë 25973 maturantë, prej të cilëve kanë kaluar testin 41.96%.
    http://www.masht-gov.net/advCms/img/...ra_2011_la.jpg
    Testi ka qenë i hartuar në 5 gjuhë, ku sivjet për herë te parë kemi edhe maturant te komunitetit serb.

    Maturës Shtetërore i janë nënshtruar 25973 maturantë, por KQSHM publikoi rezultatet për 25721 maturantë, prej të rezultat kanë arritur 10594 maturantë, apo 41.96% e numrit të përgjithshëm.

    Për shkak të parregullsive të evidentuara nga komisioni qendror, ne qendrën nr. 1 te gjimnazit te Deçanit, të shtunën - 18 qershor, do të përsëritet provimi i maturës për 252 maturantë.

    Kryetari i KQSHM-së njëherësh Zëvendësministër i Arsimit, Nehat Mustafa , theksoi se Provimi i Maturës 2011 ishte i suksesshëm për faktin se janë nxjerrë rezultatet më reale deri më tani në këtë test të dijes.
    "Nuk është ulje e cilësisë në arsim, por do thoja që është rezultat i një forme të re të vlerësimit dhe organizimit të provimit, dhe se përcaktimi ynë që testin ta mbajmë në hapësira të mëdha ishte me vend, kjo për faktin se është minimizuar mundësia e ndërhyrjes nga jashtë dhe e ndikimit të administruesve në plotësimin e testit. Por, si një dobësi e evidentuar e këtij organizimi ka qenë numri i madh i nxënësve në një hapësirë, të cilën do ta përmirësojmë vitin e ardhshëm duke përgjysmuar numrin e maturantëve dhe duke rritur numrin e administruesve dhe monitoruesve,- është shprehur kryetari Mustafa.

    Ndërkaq, prorektori për Mësim në Universitetin e Prishtinës, Bajram Berisha i cili është një ndër anëtarët e KQSHM-së këtë vitë, ka thënë se UP-ja është angazhuar në këtë proces, duka ofruar gjithë hapësirat e mundshme për mbajtje të testit si dhe ka angazhuar edhe stafin e tij. Qëllimi ishte që të shohim nga afër se si rrjedh ky proces, sa është i besueshëm rezultati përfundimtar. "Mendojmë se testi është organizuar në nivel të duhur dhe se rezultatet janë të pranueshme apo reale"- theksoi prorektori Berisha, dhe shtoi se, vitin e ardhshëm do të punojmë që pilotimi i sivjetshëm në tri njësi akademike për regjistrimin e studentëve me pikë të maturës, të shndërrohet në nivel universiteti.
    http://www.masht-gov.net/advCms/img/...ltatet%202.JPG
    Kryetari i KQSHM-së është i shqetësuar për rezultatin e dobët të treguar nga maturantët e shkollave profesionale krahasuar me gjimnaze. Mirëpo, prorektori Berisha ka thënë se kjo ndodhë edhe në vendet më të zhvilluara perëndimore. Sipas KQSHM-së , maturantët e pakënaqur me rezultatin mund të bëjnë ankesa deri me 21 qershor, ndërkohë që sqarimet do ti marrin ditën e nesërme, pra me 22 qershor.

    Sipas të dhënave statistikore, maturantët e gjimnazeve, në këtë afat kanë arritur 57.5% kalueshmëri, ndërsa ata të shkollave profesionale, 25.2%.

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Përqindje tepër e dobët duke marrë parasysh se testimi i maturës siç e quajnë këta përmban gjërat elementare të lëndëve obligative poashtu dhe atyre zgjedhore.
    Sui generis

  3. #3
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Ngela me goje hapur kur e pashe nje perqindje kaq te ulet!! S'me besuan syte, shume shume dobet.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Dhe kjo perqindje eshte e fryer sepse nuk besoi qe e ka kalu 10%in,kur kihet parasysh kopijimn qe sivjet ka qen i hapur,pastaj politika ditore e ka ber propaganden e vet qe ta rris ket perqindje ne 41%.
    Asgje me ne kriz se sa arsimi sot per sot nuk eshte,eshte e mjerushme kur nje nxenes apo edhe student nuk i din as gjerat elementare dhe ka diplomen ne gjep,e mira e kesaj eshte qe keto kuadra analfabete nuk kan mundesin qe te inkuadrohen dikun perveq ne institucione shtetrore,perndryshe paramendojeni sikur ta kishume nje teknologji qe kan vendet ne rajon.
    Ne vendet normale ministri i arsimit do te kishte dhen dorheqje per nje rezultat katastrofal te till,por qka eshte edhe me e dhimbeshme ai murret si gjeli para pules se ky rezultat eshte i knaqeshem sepse ashtu i mundeson vetit qendrim te rehateshem ne karriken e ministrit,dhe keshtu interesin e tij personal e qet para atij kombetar.
    turp

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •