Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716

    Filmi "Ballkan Bazar" përdhos Kishën Ortodokse!

    Janullatos, letër Berishës: Filmi "Ballkan Bazar" përdhos Kishën Ortodokse!

    Dërguar më: 17.06.2011 në ora 13:18.



    Kisha Autoqefale e Shqipërisë është mjaft e shqetësuar për filmin "Ballkan Bazar". Në një letër proteste që ia drejton Komitetit Shtetëror për Kultet e për dijeni, kryeministrit Berisha, ministrit të Kulturës dhe ambasadorit italian në Tiranë, ajo e quan fyes e shpifës filmin e Budinës. Duke gjykuar se filmi është në mënyrë ekstreme sarkastik, e i shfaq priftërinjtë si përdhosës varresh, matrapazë eshtrash njerëzore dhe familjet e tyre si imorale, kisha ka tri kërkesa për komitetin e kulteve. Ajo kërkon që "t'ua bëjë të ditur protestën tonë organeve shtetërore që mbështetën dhe financuan këtë film plot shpifje; të kujdeset për shmangien e shtrembërimeve të tilla në të ardhmen dhe të kujdeset për zbatimin e ligjit 10057/29.1.2009, për mbrojtjen e vendeve të shenjta të kultit dhe për kthimin e tyre te Kisha Othodhokse që i ka krijuar dhe së cilës i takojnë".

    Kisha Autoqefale e Shqipërisë
    Sinodi i Shenjtë. Tiranë, më 26.05.2011
    Komitetit Shtetëror për Kultet

    Për dijeni: Shkëlqesisë së Tij, Kryeministrit të Shqipërisë. Z.Sali Berisha
    Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
    Ambasadorit të Republikës së Italisë
    Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

    I dashur z. Kryetar,
    Para festës së Pashkës, pas një reklame plot zhurmë në media, u shfaq në kinematë e Tiranës filmi me titull "Ballkan Bazar" i regjisorit Edmond Budina. Ky film është një shpifje e turpshme ndaj priftërinjve orthodhoksë shqiptarë dhe për pasojë, fyerje e rëndë për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Filmi është në mënyrë ekstreme sarkastik, e duke kaluar çdo cak, i shfaq priftërinjtë si përdhosës varresh, matrapazë eshtrash njerëzore dhe familjet e tyre si imorale.
    1. Siç e pohon regjisori i filmit, i cili jeton në Itali 20 vitet e fundit, në një intervistë të tij (gazeta "Panorama" 14-15.4.2011), financimi i filmit u bë nga Qendra Kombëtare Kinematografike Shqiptare dhe u mbështet nga Televizioni Publik Shqiptar dhe Ministria e Kulturës e Italisë (kostoja e filmit arrin në 600.000 euro). Në një intervistë tjetër të tij (gazeta "Telegraf", 13.4.2011), pasi informon se filmi është financuar nga shteti shqiptar në masën 60%, ndërsa pjesa tjetër, 40% është dhënë nga Ministria e Kulturës së Italisë, shton "Ndaj është detyrimi im personal t'i them faleminderit taksapaguesit shqiptar që më dha lekët për këtë film". Por harroi të falenderojë edhe taksapaguesit italianë...
    Gjatë periudhës së ditëve të festës, si edhe të fushatës parazgjedhore, shmangëm protestën publike. Por tanimë, duke shprehur zemëratën e 145 klerikëve shqiptarë dhe atë të besimtarëve orthodhoksë, jemi të detyruar të protestojmë me forcë, nëpërmjet Komitetit Shtetëror për Kultet, ndaj atyre organeve shtetërore që u përmendën më sipër, të cilat financuan këtë film, si edhe ndaj Institutit Italian të Kulturës. Pohimi i regjisorit të filmit përbën fyerje cinike për qindra orthodhoksë qytetarë shqiptarë, sepse në një periudhë demokratike dhe me paratë e tyre, fyhet meshtari orthodhoks dhe në përgjithësi Kisha Orthodhokse.
    2. Në një intervistë tjetër të tij ("Gazeta Shqiptare", 18.4.2011), regjisori pohon se "faktet që unë sjell në film janë fakte reale". Me këtë deklaratë, zbulon se vazhdon atë fushatë shpifjesh që u bë para pesë vjetësh, nga disa qarqe të caktuara, me shënjestër një prift konkret orthodhoks, atë Vasil Thomollarin (emrin e të cilit filmi e ndryshon në Thoma Vasillari). Regjisori rreket të paraqesë si realitet një histori të dhimbshme, se gjoja, në varrezën e vjetër të fshatit Kosinë, bëheshin zhvarrime të paligjshme në varret e banorëve të vjetër të fshatit, eshtrat e të cilëve disa i shisnin si eshtra ushtarësh grekë. Por, për këtë ngjarje ekziston një vendim i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Përmetit, i marrë pesë vjet më parë, që vë në vend të vërtetën. Prokurorja, znj. Silvana Pani, pasi mori në shqyrtim të gjitha të dhënat në lidhje me ngjarjen dhe përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore, shpalli me shkrim se "nga hetimet rezulton se gjatë gërmimeve të kryera në territorin e kishës së Shën Mërisë të fshatit Kosinë, nuk janë kryer veprime, të cilat ulin respektin ndaj të vdekurve". Gjithashtu, në këtë vendim thuhet se "qëllimi kryesor i këtyre zhvarrimeve ka qenë 'jo dhunimi i varreve', por nxjerrja e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në këtë territor gjatë luftës italo-greke, në vitet 1940-1941". Nga hetimet e prokurorisë u provua se në rastin konkret mungojnë si ana e elementit objektiv, ashtu edhe e atij subjektiv të figurës së veprës penale të dhunimit të varreve. Për këtë arsye, organi i Prokurorisë vendosi edhe pushimin e procedimit penal kundër atë Vasil Thomollarit (Shih bashkangjitur edhe vendimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Përmet nr.32/27.05.2006 për pushimin e çështjes). Me gjithë këtë vendim të organit të Prokurorisë shqiptare, z.Budina guxon, me para të shtetit shqiptar, ta hedhë poshtë dhe të imponojë me anë të filmit (sipas kritikëve, të një cilësie të dobët), një histori të gënjeshtërt që fyen pa drojë të gjallë e të vdekur dhe jo vetëm Kishën Orthodhokse, por dhe më gjerë popullin e Shqipërisë.
    3. Për xhirimin e këtij filmi u bë një sakrilegj i frikshëm. U përdhos vendi i shenjtë i kishës historike të Fjetjes së Hyjëlindëses (shek.10-të), në fshatin Labovë e Kryqit, madje edhe Altari i Shenjtë. Regjisori pohon faktin se "kisha e Labovës përbën një monument kulture të Shqipërisë" dhe se brenda saj nuk kryhen mesha. Bëhet fjalë për një justifikim jo vetëm të gënjeshtërt, por edhe mendjengushtë... Siç deklarojnë banorët e fshatit, kisha në fjalë përdoret edhe për kryerjen e Mistereve të Shenjta dhe të shërbesave të tjera të Kishës Orthodhokse dhe është restauruar në vitet e fundit me shpenzimet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Kush ia ka thënë z.Budina se kur një kishë është monument kulture, resht së qeni vend i shenjtë kulti ndaj të cilit duhet pasur respekt absolut?! Këtë vend të shenjtë kulti, që e respektuan për 10 shekuj gjenerata njerëzish, madje edhe ata që jetuan në regjimet armiqësore, ndërsa tani, në vitin 2011 vjen një regjisor shqiptar që banon në Itali për ta përdhosur, me paratë e Ministrive të Kulturës të Republikave të Shqipërisë dhe të Italisë.
    Protestojmë me forcë ndaj organeve përgjegjëse të Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, sepse i dhanë lejen zotërisë së lartpërmendur të xhirojë, brenda vendit të kultit, filmin e tij fyes për Kishën Orthodhokse, i cili ekspozon për keq në përgjithësi fenë në Shqipërinë Moderne. Denoncojmë në të njëjtën kohë shkeljen qartë të ligjit 10057/22/1/2009 (Marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për rregullimin e Marrëdhënieve të ndërsjella). Ligji, në nenin 23, paragrafi 2, thotë "Shteti mund të marrë në përdorim një objekt të kultit vetëm për interesa madhore dhe vetëm pasi të ketë marrë paraprakisht pëlqimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë". Sigurisht nuk përbën "interes madhor" të bësh qesharak një prift orthodhoks shqiptar. As nuk u mor paraprakisht "pëlqimi" i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
    Për më shumë rikujtojmë se në po të njëjtin nen, paragrafi 1 thuhet se "Objektet e kultit që kanë statusin e monumentit të kulturës t'i kthehen në pronësi të Kishës Othodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe do të mbrohen e trajtohen nga ligji për trashëgiminë kulturore". Kanë kaluar dy vjet nga hyrja në fuqi e ligjit dhe Ministria e Kulturës, në vend të kthimit të këtyre vendeve të kultit, ua jep regjisorëve që synojnë minimin e autoritetit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Këtu duhet të theksojmë se ky film ua ka kaluar në shumë aspekte edhe filmave më ekstremistë propagandistikë kundër fesë që u bënë në periudhën e sistemit ateist.
    Në mbyllje, lutemi që Komiteti Shtetëror për Kultet: a) t'ua bëjë të ditur protestën tonë organeve shtetërore që mbështetën dhe financuan këtë film plot shpifje, b) të kujdeset për shmangien e shtrembërimeve të tilla në të ardhmen, c) të përkujdeset për zbatimin e ligjit 10057/29.1.2009, për mbrojtjen e vendeve të shenjta të kultit dhe për kthimin e tyre te Kisha Orthodhokse që i ka krijuar dhe së cilës i takojnë.
    Në fund, është trishtues dhe për imazhin e vetë Shqipërisë, fakti që ky film është shfaqur tashmë në Festivalin e Sofjes dhe siç është bërë e ditur, regjisori synon ta prezantojë edhe në vende të tjera evropiane. Për këtë arsye, do ta bëjmë të njohur këtë protestë, edhe në organizmat fetarë ndërkombëtarë, anëtare e të cilëve është edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
    E konsideruam se jemi të detyruar t'ju dërgojmë këtë protestë, meqë fyerja sarkastike e klerikëve të një komuniteti tradicional fetar të Shqipërisë nuk përbën shprehje kulture që meriton financimin nga fonde publike. Përkundrazi, filmi "Ballkan Bazar" fyen vendin dhe nxin ikonën kulturore të shoqërisë shqiptare, madje në një kohë kur Shqipëria ka si qëllim integrimin e saj në Bashkimin Evropian.

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Me urdhër të Sinodit të shenjtë. Me kryesekretar Protopresviter Joan Trebicka.



    Burimi: www.BalkanWeb.com

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    ndonje link me pa ket filmin a ka ????
    vetem pasi ta shohim do japim edhe mendim me te sakte persa i perket ankesave te kishes greke ne shqiperi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e kriko-38
    Anëtarësuar
    01-08-2010
    Vendndodhja
    ketu afer
    Postime
    687
    Saliu e ka fajin edhe per ket FILM!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    Citim Postuar më parë nga kriko-38 Lexo Postimin
    Saliu e ka fajin edhe per ket FILM!!

    ti e thu me tallje ....por saliu e vuri ne maj te kishes nje grek

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Citim Postuar më parë nga mardo Lexo Postimin
    ndonje link me pa ket filmin a ka ????
    vetem pasi ta shohim do japim edhe mendim me te sakte persa i perket ankesave te kishes greke ne shqiperi
    Mardo,

    Falënderit për këtë interesim, çiltërsi dhe respekt.
    Edhe jam i mendimit se, qoftë të krishterët, muslimanët
    apo cilidoqoftë komunitet fetar, nuk duhet t'i mbrojë
    të pistët ngase etiketohet feja pastaj.

    Filmin dua ta shoh dhe unë. Mirëpo, nëse kanë nxjerr në
    pah pisllëqe të të krishterëve, nuk dmth. që të gjithë të
    krishterët janë të tillë. Mirëpo, ja që s'janë as të parët
    e as (ne) muslimanët s'jemi as të fundit. Fundi i fundit
    Vatikani dhe të krishterët prijësa e meritojnë dhe kushdoqoftë
    ngase ata vet i mbrojnë abuzuesit dhe të pamoralshmit.

    E keni rastin e fundit ku më e kanë sjellur punën Vatikanin
    ta nxjerrin në gjyqin anglez (mos gabofsha në informatë).

    Mirëpo, besoj që në film nuk ka etiketime të krishterimit, por të
    priftave, e që këta i ka prekur keq pikërisht në plagë dhe reagojnë
    dhe besoj se aspak nuk ua ndinë për fenë sa për karrigen e vet.

    Fatkeqësisht i marrin në qafë besimtarët e respektueshëm. Edhe tek ne.

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    si mund ta shikojme filmin? shife kush e ka bere ankesen? cdo ankes qe ben ky eshte e pa vlere, grek i ndyre. ia beri mire ai prifti nga elbasani qe e gjuajti.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    e kam pare ne trailer dhe them se nuk berben ofendim ndaj kishes orthodokse

    film i mire eshte trajton mentalitetin ballkanik!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Gordon Freeman Lexo Postimin
    e kam pare ne trailer dhe them se nuk berben ofendim ndaj kishes orthodokse

    film i mire eshte trajton mentalitetin ballkanik!
    a thua trailer-i te jete i mjaftueshem per te dhene nje gjykim per filmin ..... ?!

    jo per gje por po te ishte keshtu nuk do te ishte nevoja te shkonim ne kinema .....




    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #9
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    a thua trailer-i te jete i mjaftueshem per te dhene nje gjykim per filmin ..... ?!

    jo per gje por po te ishte keshtu nuk do te ishte nevoja te shkonim ne kinema .....




    .

    po mendoj se mjafton ,paraqet priftin orthodox icik naiv po eshte megjithate nuk i tejkalon kufijte s`ka ndonje skandal der ne ate pik qe kisha orthodokse te paraqes shqetesim!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    a mund ta shohim ket film ne ndonje sait interneti a din kush ndonje adres

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •