"Kjo gjeneratë po fillon t’i hapë shtigjet e diturisë me të shenjtën Abetare. Ju do të thoni: “Edhe ne me Abetare e filluam”! Mirëpo Abetarja e tyre dallon. Dallon shumë nga ajo jona. Ajo është Abetare e përbashkët e trojeve shqiptare. Gurthemel me peshë në procesin e bashkimit kombëtar. Me të do të mësojë Dardani nga Prishtina, Taulanti nga Saranda, Labeati nga Shkodra, Isai nga Mitrovica, Arbana nga Gjilani, Teuta nga Peja, Agroni nga Presheva, e shumë të tjerë nga qytete të tjera të trojeve shqiptare".

Iu lumtë !

Përmendimin tim kjo është rruga e shkronjave, rruga e kombit që na qonë drejtë bashkimit, me një ABETARE te perbashkët sepse edhe Historia jonë e gjuha jonë ishin t perbashkëta që prej Ilirve, shpresojmi që së shpejti te dali nga shtypi per nxënës edhe Historia e perbashkët si Abetarja e JO një komb me dy a tri histori, nuk na duhët abetare te Shqipërisë e histori te kosoves, apo abetare te Shqipërisë e Histori te kosovës...por Abetare e Histori te popullit shqiptar ! Kjo është e njëjta rrugë enjëjta gjuhë që na bashkon e nuk ka tjetër ....

Përgëzime !



Gjithandej krenari. Ata u lindën në kohën kur të tjerët thanë se koha po punon për shqiptarët. Kohë e avancimeve të mëdha. Kohë e mundit për ta nxënë kohën e humbur.