Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 101
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kryeministri Thaçi: Abetarja e Përbashkët - një hap drejt integrimit kulturor të shqiptarëve, sipas modelit të kombeve të përparuara

    Prizren, 17 maj 2012

    Fjala e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në promovimin e Abetares së Përbashkët Kosovë-Shqipëri

    E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, zonja Jahjaga

    I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha,

    Të nderuar ambasadorë të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës në Prishtinë dhe Tiranë,

    Të nderuar ministra të arsimit dhe ministra tjerë;

    Të nderuar deputetë dhe bartës të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë

    Të nderuar baca Adem dhe baca Rifat

    I nderuari kryetar i komunës së Prizrenit, dhe kryetarë tjerë të komunave të Kosovës dhe Shqipërisë

    Të nderuar bashkatdhetarë të viseve shqiptare

    Zonja dhe zotërinj

    Më lejoni që në emrin tim personal dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, t’iu uroj këtë ditë të madhe për shqiptarët kudo. Urime të gjithëve.

    Sot është një ditë historike për kombin, kulturën dhe qytetërimin shqiptar.

    Sot po prezantojmë për herë të parë Abetaren e përbashkët shqiptare, për herë të parë në historinë e kombit shqiptar, kjo është e arritur historike.

    Është Abetarja e parë e përbashkët e autorëve nga Shqipëria dhe Kosova. Janë katër autorë, dy zonja dhe dy zotërinj. Urime!.

    Jo rastësisht jemi mbledhur sot në Prizren, ku çdo shqiptar do të dëshironte të ishte.

    Por, shpirtërisht sot të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Preshevë, Mal të Zi, diasporë, janë me ne, janë në Prizren, janë me Abetaren e përbashkët.

    Jemi mbledhur në qytetin historik, kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, në qytetin në mes të kryeqyteteve politike dhe administrative, Tiranës dhe Prishtinës, në qytetin e mesazhit historik dhe të drejtë, të bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm, në Kosovën evropiane.

    Sot, në vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, institucionet më të larta shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë po promovojnë tekstin më të rëndësishëm, librin bazë të kulturës dhe të arsimit shqip, ABETAREN E PËRBASHKËT për shkollat shqipe.

    Kjo është fitore e kombit shqiptare.

    Është fitore e dy shteteve tona.

    Kjo është fitore për të gjithë shqiptarët.

    Këtë të arritur mund ta bëjë vetëm një popull i lirë, i civilizuar dhe sovran.

    Më shumë se një shekull e gjysmë, 168 vjet më parë kur shqiptarët ende nuk e kishin bërë atdheun e tyre, patriotë e mendimtarë të shquar gjendeshin para sfidave dhe dilemave të mëdha.

    Ata duhej të vinin themelet dhe drejtimet e Rilindjes sonë Kombëtare, duke e orientuar lëvizjen për pavarësi në binarët e kulturës evropiane perëndimore.

    Çdo veprim i tyre ishte nismëtar dhe njëkohësisht historik.

    Një popull me trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të pasur po përpunonte institucionet e para mbi vlerat e civilizimit perëndimor, nga i cili, në mënyrë të dhunshme, ishte ndarë me shekuj.

    Themelimi i klubeve kulturore, botimi i revistave shqipe, botimi i librave, mbledhja e pasurisë folklorike, deri tek krijimi organizatës politike ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kishin në thelb një qëllim - rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe krijimin e Shqipërisë së Pavarur.

    Zonja dhe zotërinj,

    Në themelet e Rilindjes sonë Kombëtare qëndron denjësisht pikërisht autori i Abetares së parë shqipe, të vitit 1844, dhe autor i traktatit politik të Enciklikës, i flijuari për kauzën kombëtare, patrioti Naum Veqilhraxhi.

    Sot, kur fëmijëve dhe pedagogëve tanë u jepet në dorë Abetarja e Përbashkët, nuk ka se si të mos iu drejtohemi me fjalë falënderimi rilindësit Naum Veqilharxhi dhe gjithë pasuseve tjerë për abetaret shqipe: Konstandin Kristoforidhit, Jani Vretos, Sami Frashërit, Parasqevi Qiriazit, Luigj Gurakuqit, Jani Mingës, Simon Shuteriqit, Mati Logorecit, Aleksandër Xhuvanit dhe shumë autorëve të sotëm.

    Fati i librit dhe i shkollës shqipe ishte identik me fatin e vet popullit shqiptar.

    Por pikërisht në libra, në shkolla u lind, u rrit dhe u jetësua ëndrra e lirisë.

    Nga kjo lëvizje kombëtare Shqipëria u bë shtet i pavarur më 1912.

    Pas 100 vjetësh sot shteti shqiptar është shtet demokratik, modern, anëtar i NATO-s dhe me perspektivë të qartë euroatlantike.

    Zonja dhe zotërinj

    Sot, kur festojmë Ditën e Abetares së Përbashkët, Kosova ka hyrë në 13 vjetorin e lirisë dhe në vitin e pestë të Pavarësisë.

    Prapa nesh është një e kaluar e rëndë, e hidhur por e shkuar njëherë e përgjithmonë.

    Një e kaluar që nuk do të përsëritet asnjëherë në asnjë formë.

    As të ndarjes në kufij me tela xhemborë, as me ndalim të librit shqip, segregacion, vrasje, burgosje dhe censurim të kulturës kombëtare.

    Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, me institucione të konsoliduara demokratike të dala nga vullneti i qytetarëve të saj.

    Dhe pikërisht sot ky vullnet shpreh më së miri në promovimin e Abetares së Përbashkët.

    Kjo abetare është shprehje e shkallës së lirisë dhe demokracisë që është krijuar dhe po zhvillohet në hapësirën shqiptare të shekullit njëzet e një.

    Kjo Abetare është pasqyrim i frymës evropiane të hapësirës kulturore shqiptare.

    Pa imponime ideologjike, pa diktat dhe forma tjera jashtëinstitucioanle, kjo Abetare e Përbashkët është shprehje e ndërgjegjes dhe emancipimit të kombit tonë.

    Është Abetare e lirisë, Abetare e demokracisë, Abetare e Kosovës evropiane, Abetare e Shqipërisë evropiane.

    Zonja dhe zotërinj,

    Nuk dyshoj aspak në punën profesionale, në ekspertizën e grupeve punuese dhe në frymën e lartë emancipuese dhe kulturore të Abetares së Përbashkët.

    Kjo abetare sintetizon përvojat më të mira didaktike dhe programore për ta formësuar si është më së miri botën psikologjike të fëmijëve që në hapat e parë të mësimit dhe shkrimit të gjuhës amtare.

    Përmes këtij libri bazë nxënësit do të mësojnë 36 shkronjat e arta të gjuhës shqipe, që të lidhura me njëra- tjetrën prodhojnë fjalë e mendime që do të jenë në shërbim të vlerave njerëzore, të kulturës, të shkencës, të teknologjisë dhe diturisë së përgjithshme.

    Është një fakt i mirënjohur botërisht se elita kulturore kombëtare që nga thellësitë e shekujve është shquar me kultivimin e vlerave të humanizmit.

    Besoj se edhe sot e tutje do të vazhdohet tradita e mirë që respekton diversitetin kulturor, respektimin e dallimeve kombëtare, religjioze, duke i konsideruar të gjitha këto si pasuri të mjedisit ku jetojmë.

    Besoj që kjo Abetare e Përbashkët është një hap drejt integrimit kulturor të shqiptarëve sipas modelit të kombeve të përparuara.

    Shfrytëzoj rastin për të përgëzuar punën e ekipeve të Tiranës dhe të Prishtinës, si dhe ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës për bashkëpunimin dhe bashkëkoordinimin gjatë hartimit të Abetares së Përbashkët.

    Nxënësve, mësuesve, pedagogëve dhe prindërve u shpreh urimet më të mira, duke konsideruar se ata tashmë në duart e tyre kanë një libër me vlera të qëndrueshme, që lexohet me të njëjtën dashuri dhe pasion si në Gjirokastër ashtu edhe në Besianë, si në Mitrovicë e Vlorë ashtu dhe në Korçë, si në Shkodër, ashtu edhe në Shkup, Tetovë, Prizren, Ulqin, Preshevë dhe diasporë.

    Të nderuar të pranishëm

    Sot kemi një ngjarje historike, pra, prezantimin e përbashkët të Abetares së Përbashkët të shqiptarëve. E kjo e arritur është rezultat i përpjekjeve tona shekullore , por kryekëput falë lirisë dhe pavarësisë që e fituam, dhe këmbëngulësisë së fuqishme të shtetit shqiptar, dhe natyrisht një mbështetje unike e të gjithë shqiptarëve.

    Urime Abetarja e Përbashkët!
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #62
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Kur flet Salua ( e ndonjë tjetër ) për BASHKIMIN KOMBËTAR lërë që të vjen të vjellësh, por edhe të kap diarrea ( që në shqip i bie " të shkon barku" ).

    Mos luani me fëmijët mor aman, mos e vritni bërthamën e kombit, mos na vritni edhe më shumë, mor aman për qëllime tuaja personale. Mosni more se nëse ka një Zot dikun ka për të ju vrarë dhe ka për të ju vrarë keq.

    Që të kemi tekste të njëjëta ( abetare dhe tekste të tjera) duhet të kemi shkolla nivelesh të njëjëta!
    enveri e beri at abetaren qe po te vret syte.

  3. #63
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga kutje Lexo Postimin
    Sigurist qe dikujt i pelqen kjo abetare pore kujte.Une shofe ketu z ministrat,me nji abetare te shkrueme,SHKRONJE PAS SHKRONJE,dy FEMIJE TE VEGJEL SHQIPETAR.?sa bukur se pari germa B pastaj germa A,pardon
    une jame prej arabis lexoj ne kunderten
    ,se pari A PAS B mose te harrojme se PAS( gjuha sllave QENI=sigurishte qe edhe femna e mbane yllin,pardon lulen me 5 flet,Kjo foto me pelqen me ministrat tone,njeni perjashtoi Buxhovin,nga java shkencore,kurse ky tjetri nuke dije qka te the,une jame ne prizren,qka fitove ....
    Kutje,nese e shiqon foton me vemendje,ajo fotoja cupa qe mban shkronjen A,kuptohet qe duhet te jete me e vogel,dhe ne dore shifet kjart qe mban nje shkrim ku shkruan,,Pas'' dmth.pas shkronjes A eshte shkronja B,dhe femiu eshte pak me i madhe... E sa per dmth.e fjales ,,Pas''harroje vlla gjuhen sllave.....
    E nese jeni nga arabia,mos e mesoni fare kete Abetare,nuk keni nevoj...
    Ndryshuar për herë të fundit nga e panjohura : 18-05-2012 më 04:40
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  4. #64
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ku ta gjejme kete abetare, te shohim se c'ndryshime ka,nga ajo qe kemi mesuar ne?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #65
    Po përpiluesit ( hartuesit ) e Abetares ku janë në këtë "manifestim" ( politik )?
    Po, po se sivjet janë zgjedhjet e parakohshme dhe .... mbase duhet ndonjë "kokërr".
    * Ku ishte fjala e autorëve të Abetares në këtë ditë përurimi?
    * Ku ishte fjala e presidentes së shtetit?
    *....

    *ç'i lidhte kryeministrat me këtë ngjarje!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 18-05-2012 më 07:18
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    DMTH vaza ka ne dore,nji leter ne te shkruen PAS.Dhe qeni i vizatuem ne mes.E dyta PAS ( sllavisht qeni)Dhe e treta,shkojne prej djathta majta,si ashte e mundun,kure nxanesat fillojne te lexojne,me gishtin tregues shkojne djathtas.shkruejn etj.Femijte jane shume te menqem ,dhe po te shofi dikush,do te qeshin me femijte tone.

  7. #67
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Urime per Abetaren e perbashket!Shpresoj kjo Abetare te jete per gjithe boten shqiptare dhe jo vetem per dy shtete administrative. Vijne me rradhe : Liber leximi( Gjuhe dhe Letersi),Historia Kombetare Shqiptare dhe me ne fund Gjeografia e Bashkuar ( si liber dhe si kuptim)
    Shume perpjekje ,kohe dhe gjak per te mberri deri ketu ....Rruga drejt bashkimit vazhdon,te shpresojme dhe te punojme qe te gjithe qe mos te na marri edhe nje shekull tjeter!

    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  8. #68
    A kishte përfaqësues të kulturës shkencës dhe artit nga trojet shqiptare të Maqedonisë, Luginës së Preshevës e të Malit të Zi?

    A kishte përfaqësues të shkencës, kulturës dhe artit që në vite kanë kontribuar që të gjëllijë gjuha shqipe?...
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    A kishte përfaqësues të kulturës shkencës dhe artit nga trojet shqiptare të Maqedonisë, Luginës së Preshevës e të Malit të Zi?

    A kishte përfaqësues të shkencës, kulturës dhe artit që në vite kanë kontribuar që të gjëllijë gjuha shqipe?...
    Problemi me kendveshtrimin tend eshte se ti nuk arrin te kuptosh qe abetarja nuk u be as per perfaqesuesit e shkences, apo per perfaqesuesit e kultures e as per "trojet shqiptare". Abetarja u be per femijet shqiptare kudo qe ata mund te jetojne e mesojne. Pra me te rendesishmit ne ate tubim nuk ishin burrat e shtetit apo te ftuarit, apo ata qe perpiluan abetaren, ishin femijet e mbledhur ne ate shesh. Do te jene ata femije qe do te mesojne se bashku me te njejten abetare. Do te mesojne te shkruajne e lexojne njesoj.

    Kjo eshte nje arritje historike per popullin shqiptar, pavaresisht se e vonuar. Shume njerez i shohin ngjarje te tilla si me motive politike apo kombetare, por une nuk e shoh me ate sy. Arritja me e madhe e ketij projekti per tu mesuar femijeve shqip ne shkolla me te njejten abetare, ka per te bere te mundur njehsimin kulturor te shqiptareve. Do te thote qe pavaresisht nga dialektet lokale ne cdo cep te Shqiperise e Kosoves, keta femije do te mund te komunikojne me te njejten gjuhe te folur e te shkruar me njeri-tjetrin. Dhe ky eshte nje parakusht per te bere te mundur te gjitha platformat e tjera politike kombetare, pasi ka per te sheshuar pengesen me te madhe mes shqiptareve: krahinizmat. Krahinizmi eshte fenomeni i identifikimit me krahinen ne te cilen je lindur e rritur ne kurriz te identitetit shteteror apo kombetar.

    Projekti nuk duhet te perfundoje ketu pasi ky eshte vetem fillimi. Te kesh nje abetare te perbashket ne dore eshte nje gje, por te kesh mesues te kualifikuar e trajnuar ne cdo klase fillore ne mbare vendin eshte po aq e rendesishme. Prandaj te dy shtetet duhet te bashkepunojne per te krijuar kurse kualifikimi te detyrueshme per te gjithe mesuesit e ciklit te ulet, per te mesuar se si t'iu mesojne femijeve me abetaren e re. Kjo do te garantoje sukses e do te japi fryte ne kete nisme.

    Albo

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Problemi me kendveshtrimin tend eshte se ti nuk arrin te kuptosh qe abetarja nuk u be as per perfaqesuesit e shkences, apo per perfaqesuesit e kultures e as per "trojet shqiptare". Abetarja u be per femijet shqiptare kudo qe ata mund te jetojne e mesojne. Pra me te rendesishmit ne ate tubim nuk ishin burrat e shtetit apo te ftuarit, apo ata qe perpiluan abetaren, ishin femijet e mbledhur ne ate shesh. Do te jene ata femije qe do te mesojne se bashku me te njejten abetare. Do te mesojne te shkruajne e lexojne njesoj.

    Kjo eshte nje arritje historike per popullin shqiptar, pavaresisht se e vonuar. Shume njerez i shohin ngjarje te tilla si me motive politike apo kombetare, por une nuk e shoh me ate sy. Arritja me e madhe e ketij projekti per tu mesuar femijeve shqip ne shkolla me te njejten abetare, ka per te bere te mundur njehsimin kulturor te shqiptareve. Do te thote qe pavaresisht nga dialektet lokale ne cdo cep te Shqiperise e Kosoves, keta femije do te mund te komunikojne me te njejten gjuhe te folur e te shkruar me njeri-tjetrin. Dhe ky eshte nje parakusht per te bere te mundur te gjitha platformat e tjera politike kombetare, pasi ka per te sheshuar pengesen me te madhe mes shqiptareve: krahinizmat. Krahinizmi eshte fenomeni i identifikimit me krahinen ne te cilen je lindur e rritur ne kurriz te identitetit shteteror apo kombetar.

    Projekti nuk duhet te perfundoje ketu pasi ky eshte vetem fillimi. Te kesh nje abetare te perbashket ne dore eshte nje gje, por te kesh mesues te kualifikuar e trajnuar ne cdo klase fillore ne mbare vendin eshte po aq e rendesishme. Prandaj te dy shtetet duhet te bashkepunojne per te krijuar kurse kualifikimi te detyrueshme per te gjithe mesuesit e ciklit te ulet, per te mesuar se si t'iu mesojne femijeve me abetaren e re. Kjo do te garantoje sukses e do te japi fryte ne kete nisme.

    Albo
    Ke te drejte ALBo,pore neqofse jane GABIM.Si do te PERMIRSOHEN GABIMET.Nuke ashte fjale ketu per dy shtete,pore se paku 16 milion shqipetare.Ky proqes do te zgjati me vite,dhe nuke do te ket sukses.

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •