Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 101
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Sigurist qe dikujt i pelqen kjo abetare pore kujte.Une shofe ketu z ministrat,me nji abetare te shkrueme,SHKRONJE PAS SHKRONJE,dy FEMIJE TE VEGJEL SHQIPETAR.?sa bukur se pari germa B pastaj germa A,pardon
    une jame prej arabis lexoj ne kunderten,se pari A PAS B mose te harojme se PAS( gjuha sllave QENI=sigurishte qe edhe femna e mbane yllin,pardon lulen me 5 flet,Kjo foto me pelqen me ministrat tone,njeni perjashtoi Buxhovin,nga java shkencore,kurse ky tjetri nuke dije qka te the,une jame ne prizren,qka fitove ....

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Si duket mundohesh te shkosh perpara,por gjithe kjo tregon se jeni artificial...
    Ne vend te gezimit Ju shpreheni sikur mos te jetonit fare ne kete toke...Nje hap perpara e tre prapa...
    JO,nuke ashte e vertet,zemra me vajton,dhe me dhemb,qka do te mesojne femijte tone.jame i vetmuem,dhe ende kurkushi nuke me ndihmon,se ashte gabimi ma i madh.Prandej,kjo abetare,nuke ka qka te lype ne shtepin time,e shpalli abetare ,,NON GRATA,,Une jetoje ne toke,dhe nuke e japi nji GERM te gjuhes time per MILIARDA.Nuke i gezohem KATAKLIZMIT TE GJUHES SHQIPETARE.

  3. #53
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-04-2012
    Postime
    127
    Pse edhe Kosovaret duan te mesojne Shqip ?

    Booo tani Shqipja do behet gjuhe zyrtare internacionale

  4. #54
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga V.I.P Member Lexo Postimin
    Pse edhe Kosovaret duan te mesojne Shqip ?

    Booo tani Shqipja do behet gjuhe zyrtare internacionale
    Pse provokoni keshtu,ne vertet flasim shqip,ani qe me vite ishim nen kthetrat e shkaut,kishim nje dialekt pak me ndryshe,sikur qe ndryshojn dialektet perbrenda Shqiperis,por flisnim shqip..
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar më parë nga V.I.P Member Lexo Postimin
    Pse edhe Kosovaret duan te mesojne Shqip ?

    Booo tani Shqipja do behet gjuhe zyrtare internacionale
    DASHTE ZOTI NE VITIN 2012,ATE ME SIGURI,gjdo univerzitet do te mesojne gjuhen shqipe NANA e gjuheve .Per ate une dhe luftoje per gjuhen time te bukur SHQIPE.

  6. #56
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-04-2012
    Postime
    127
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Pse provokoni keshtu,ne vertet flasim shqip,ani qe me vite ishim nen kthetrat e shkaut,kishim nje dialekt pak me ndryshe,sikur qe ndryshojn dialektet perbrenda Shqiperis,por flisnim shqip..
    Jo nuk po provokoj. Kosova ka vertet nevoje per abetaren shqipe.
    Lexo me poshte
    Citim Postuar më parë nga kutje Lexo Postimin
    DASHTE ZOTI NE VITIN 2012,ATE ME SIGURI,gjdo univerzitet do te mesojne gjuhen shqipe NANA e gjuheve .Per ate une dhe luftoje per gjuhen time te bukur SHQIPE.

  7. #57
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

  8. #58

    Bashkimi/ Shqiptarët lidhin sërish besë në Prizren, për një Abetare të njëhësuar

    Bashkimi/ Shqiptarët lidhin sërish besë në Prizren, për një Abetare të njëhësuar

    Berisha fqinjëve: Çlirohuni nga shqiptarofobia primitive. Thaçi: Kjo është Abetarja e kombit



    “Ne nuk jemi kombi i zgjedhur i zotit, por jemi në të drejtën tone, ne jemi në trojet tona. Sot më të vendosur se kurrë që të punojmë për projektin e bashkimit të shqiptarëve në kuadër të projektit të BE. Të punojmë për paqen e stabilitetin në rajon e më gjërë. I themi fqinjve, çlirohuni nga shqiptarofobia, ajo është plehrë e primitvizmit të së kaluarës suaj! Shqiptarët janë komb miqësor, ndërsa ata me skena si ato të Preshevës faktojnë se janë në ende nëstadet primitive”, komentoi ai duke sulmuar arshpër Beogradin.
    Abetarja e përbashkët e shqiptarëve u përurua sot në një cermoni solemne qytetin e Prizrenit vend ku u mbajt edhe lidhja e parë mbarë shqiptare. Nxënësit e klasave të para të Shqipërisë dhe Kosovës por edhe të trevave të tjera me shqiptarë do të mësojnë tashmë me një Abetare të njëjtë. Ceremonia e promovimit të Abetares së përbashkët u zhvillua sot në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, ku përveç Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ishin të pranishëm edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryeministri kosovar Hashim Thaçi dhe mjaft personalitete të tjera të dy vendeve. Kryeministri i Kosovës e cilësoi një ditë historike për të gjithë shqiptarët promovimin e Abetares së përbashkët, ndërsa kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha u shpreh se “shqiptarët kudo që ndodhen janë të vendosur të bashkohen në BE”, ndërsa u bëri thirrje fqinjëve të çlirohen nga shqiptarofobia.
    Teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë u përzgjodh më 24 prill. Teksti ka si bashkëautorë, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj nga Shqipëria dhe 2 përfaqësuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. Ndërsa grafika është realizuar nga Lorenc Buzi. Përzgjedhja është bërë nga komisioni vlerësues me përfaqësi të dy palëve. Në garë ishin 13 Shtëpi Botuese, nga të cilat fituese është shpallur Shtëpia Botuese “Pegi” dhe shoqëria “Dukagjini”. Unifikimi i teksteve shkollore është një nismë mes dy ministrive të arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, që do të vijojë edhe me tekste të tjera shkollore.
    Kryeministri Berisha në fjalën e tij gjatë promovimit tha se kjo është dhurata më e bukur që i bëhet kombit tonë në 100-vjetorin e Pavarësisë. “Falenderoj përzemërsisht hartuesit për këtë kryevepër që i dhuruan sot fëmijëve të kombit tonë Abetaren e parë të njëhësuar,të bashkuar, e cila vjen so këtu në këtë sallë si një vepër e rrallë e shqiptarëve që ka endur në shekuj për të ardhur tek ju, fëmijët e Prizrenit, fëmijët e kombit shqiptar. Ajo mban ëndrrën e dhjetra qindra gjeneratave të shqiptarëve, të cilët donin të kishin një Abetare të përbashkët. Mban sakrificat që në kohët e Skëndërbeut e deri në luftrat për çlirim të Kosvës e Maqedonisë. Mban idealin e bashkimit si idelai i përjetësisë kombëtare”, deklaroi Berisha. Duke iu drejtuar nxënësve që kishin mbushur plot e përplot sallën, Berisha tha: “Nuk duhet të harroni kurrë se ka me qindra, mijëra jetë të flijuara që ju të jeni të lirë, që në të jemi të lirë të ndërtojmë të ardhmen tonë të shkëlqyer. Abetarja është margaritari i kurorës së 100 vjetorit të Shqipërisë së pavarur, dhurata më e bukur që njerëzit e lirë mund t’ju bënin Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha ai.
    “Ne nuk jemi kombi i zgjedhur i zotit, por jemi në të drejtën tone, ne jemi në trojet tona. Sot më të vendosur se kurrë që të punojmë për projektin e bashkimit të shqiptarëve në kuadër të projektit të BE. Të punojmë për paqen e stabilitetin në rajon e më gjërë. I themi fqinjve, çlirohuni nga shqiptarofobia, ajo është plehrë e primitvizmit të së kaluarës suaj! Shqiptarët janë komb miqësor, ndërsa ata me skena si ato të Preshevës faktojnë se janë në ende nëstadet primitive”, komentoi ai duke sulmuar arshpër Beogradin.
    Në fjalën e tij Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci tha se kjo “është një ditë historike për kombin, kulturën dhe qytetërimin shqiptar. Sot ju prezantojmë abetaren e përbashkët të shqiptarëve, të ardhemen e kombit shqiptar. Kjo është arritje historike. Është abetarja e parë e përbashkët e autorëve nga Shqipëria dhe Kosova. Urime”. Thaçi deklaroi se jo rastësisht ceremonia po mbahet në Prizren kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, pasi sipas tij ai është qyteti i bashkimit të shqiptarëve në një komb. “Sot të gjithë shqiptarët ku jetojnë, janë me ne, janë me abetaren e përbashkët. Jemi mbledhur në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve në qytetin mes kryeqyteteve politike dhe administrative, Tiranës dhe Prishtinës, në qytetin e bashkmit të shqiptarëve në një shtet të vetëm. Sot në vitin jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë institucionet po promovojnë librin e përbashkët. Kjo është abetarja e kombit, kjo është arritje për të gjtihë shqiptarët. Këtë mund ta bëjë një shtet i lirë dhe sovran”,- deklaroi Thaci.
    Sipas Thacit fati i abetares është i njëjtë me fatin e shqiptarëve, dhe falë përpjkejeve shekullore tashmë shqiptarët do kenë një gjuhë dhe një flamur. “Në themele të Rilindjes qëndron patrioti Naum Vexhilharxhi, fati i librit ishte i ngjashëm me fatin e popullit shqiptar. Sot pas 100 vjetësh shteti shqiptar është vend demokratik anëtar i NATO dhe me prespektivë për në BE. Sot Kosova ka hyrë në 13 vjetorin e lirisë dhe 5 vjetorin e pavarësisë. Kosova ka të ardhme të ndritur. Abetarja e përbashkët është një përpjeje e jona shekullore, dhe shqiptarët tashmë do kenë abetare të përbashkët gjuhë dhe flamur”,- deklaroi Thaçi.

    MAPO
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #59
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Gëzuar gjithë Shqiptarëve
    A B C
    Partizoni

  10. #60
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kryeministri Berisha: Abetarja e përbashkët është margaritari i kurorës së 100 vjetorit të Shqipërisë së pavarur

    Abetarja e përbashkët mbart ëndrrën e dhjetëra, qindra gjeneratave të shqiptarëve


    Në një ceremoni festive në Prizren, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi prezantuan sot abetaren e përbashkët, që unifikon teksin bazë të mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët, në të gjitha trevat shqiptare. Abetarja ka si bashkëautorë Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe dy përfaqësuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu.



    Nën tingujt e himnit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, ceremonia e promovimit të abetares së re, në qendrën Sportive "Sezai Surroi’’ në Prizren, u shndërrua në një festë të përbashkët.



    Të pranishëm ishin Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ministrat e Arsimit të të dy qeverive, deputetë të Shqipërisë dhe Kosovës, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Kosovë, qytetarë nga të dyja vendet.



    Tepër emocionues ishte momenti i zbulimit të abetares nga dy kryeministrat, të cilët shpërndanë më pas abetaret e para për fëmijët. Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë që abetaren e parë të njësuar e shpërndan pikërisht nga Prizreni, “kryeqyteti shpirtëror, kryeqyteti i idealit kombëtar të bashkimit të shqiptarëve”.



    Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha falenderoi përzemërsisht hartuesit e kësaj abetareje për këtë kryevepër të dijes që i dhuruan fëmijëve të mbarë kombit shqiptar, abetaren e parë të njësuar. Duke vlerësuar librin e hartuar, Kryeministri tha se ajo mbart ëndrrën e qindra gjeneratave të shqiptarëve, të cilët donin të kishin një abetare të përbashkët. “Ajo mbart sakrificat e shqiptarëve nga kohërat e Skënderbeut deri në luftëra çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni. Ajo mbart idealin e lirisë së shqiptarëve, mbart idealin e bashkimit të tyre, si ideali i përjetësisë kombëtare,” u shpreh Kryeministri Berisha.



    Kryeministri tha se abetarja shënon arritjen historike të përpjekjes së shqiptarëve për mbrojtjen, zhvillimin kultivimin e kulturës së tyre, për vendosjen e saj në themelet e së ardhmes së tyre. “Abetarja, - u shpreh Kryeministri - është margaritari i kurorës së 100 vjetorit të Shqipërisë së pavarur, dhurata më e bukur që njerëzit e dijes mund t'i bënin Shqipërisë dhe shqiptarëve”.



    Duke iu drejtuar fëmijëve shqiptarë, Kryeministri tha se abetarja vjen pas 160 vjet përpjekjesh mbinjerëzore për liri dhe dinjitet të shqiptarëve, pas ngadhënjimit të tyre mbi të gjitha rracizmat, mbi të gjitha armiqësitë e egra, padrejtësitë e mëdha. “Ju duhet të jeni krenarë se mblidhemi sot, pasi ne kemi ngadhënjyer mbi të gjitha, jo se jemi komb i zgjedhur i Zotit, por se jemi në të drejtën tonë, jemi në kulturën tonë, jemi në trojet tona.”



    “Sot, - tha Kryeministri - ne jemi më të vendosur se kurrë të punojmë për projektin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, në projektin e madh europian. Ne sot jemi më të vendosur se kurrë, të ndërtojmë kudo që jetojmë vlerat e mëdha të qytetërimit europian. Sot, ne jemi më të vendosur se kurrë të punojmë me përkushtim për paqen, stabilitetin në rajon dhe më gjerë”.

    Duke inkurajuar për punën e bërë me hartimin e abetares së përbashkët, Kryeministri Berisha ka kërkuar që të vazhdohet edhe me tekstin e gjuhës amtare.



    * * *

    Kryeministri Berisha, zhvilloi para këtij aktiviteti një takim me Presidenten e Kosovës, zonjën Aftifete Jahjaga, kryeministrin e Kosovës, zoti Hashim Thaçi, drejtues të Ministrisë së Arsimit të Kosovës, si dhe personalitete të tjera të fushës së arsimit. Duke e cilësuar si një ngjarje historike për kombin promovimin e abetares së përbashkët, kryeministri u shpreh se kjo ngjarje ka një dimension të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar, i cili ka patur një rrugëtim te vështirë dhe të mundimshëm drejt përmbushjes se aspiratës së tij te lirisë dhe pavarësisë.

    Kryeministri i Kosovës, zoti Hashim Thaçi shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e kryeministrit Berisha në këtë ngjarje mbarë kombëtare të zhvilluar në Prizren, e cila, kulmon ne vitin jubilar të 100 vjetorit te pavarësisë se Shqipërisë.

    Gjatë këtij takimi personalitetet vlerësuan kontributin e katër autoreve të Shqipërisë dhe te Kosovës, të cilët kthyen në realitet ëndrrën më të hershme te shqiptarëve, për të mësuar me të njëjtën Abetare, ku gdhenden germat e gjuhës shqipe, për te cilat u sakrifikuan shumë shqiptare dhe intelektuale në shekuj.



    Në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të Abetares së përbashkët, Kryeministri Berisha u shpreh:



    E nderuar zonja President e Kosovës Atifete Jahjaga,


    I nderuar zoti Kryeministër i Kosovës Hashim Thaçi,


    Të nderuar ministra të Arsimit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës,


    Zotërinj ministra, ambasadorë,


    I nderuar kryetar i Komunës së Prizrenit,


    Të nderuar fëmijë, qytetare dhe qytetarë të Prizrenit,


    Do ta nis fjalën time duke falenderuar përzemërsisht zonjat Saranda Pozhegu, Mimoza Gjokutaj, zotërinjtë Islam Krasniqi dhe Shezai Rrokaj, për këtë kryevepër të dijes, që i dhuruan sot fëmijëve të Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar, abetaren e parë të njësuar të bashkuar, e cila vjen sot, në këtë sallë, në këtë qytet, si një bukuri e rrallë e shqiptarëve, që ka renduar në shekuj për të ardhur tek ju, bijtë e Prizrenit, bijtë e mbarë kombit shqiptar.



    Zotërinj ministra,



    Një falenderim të përzemërt për ju, për vendosmërinë, përkushtimin që keni treguar në realizmin e abetares së parë të të gjithë shqiptarëve. Këtij libri të të gjithë librave, këtij teksti të të gjitha teksteve. Ju falenderoj që zgjodhët kryeqytetin shpirtëror, zgjodhët kryeqytetin e idealit kombëtar të bashkimit të shqiptarëve, Prizrenin, për promovimin e saj.



    Ju ftoj zotërinj ministra të prini në këtë rrugë. Rruga e dijes është rruga e dritës, është rruga, për të cilën kanë më shumë se çdo gjë tjetër shqiptarët.



    Të dashur fëmijë,



    Libri që ju merrni sot është abetarja më e re që botohet në trevat shqiptare, por ajo sëbashku me germat, me figurat e mrekullueshme dhe dua të përgëzoj ata që e kanë ilustruar, ajo mbart ëndrrën e dhjetëra, qindra gjenerata të shqiptarëve, të cilët donin të kishin një abetare të përbashkët. Ajo mbart sakrificat e shqiptarëve nga kohërat e Skënderbeut deri në luftëra çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni. Ajo mbart idealin e lirisë së shqiptarëve, mbart idealin e bashkimit të tyre, si ideali i përjetësisë kombëtare. Abetarja juaj shënon arritjen historike të përpjekjes së shqiptarëve për mbrojtjen, zhvillimin kultivimin e kulturës së tyre, për vendosjen e saj në themelet e së ardhmes së tyre.



    Të dashur fëmijë,



    Nuk duhet të harroni kurrë, se abetarja ka jo vetëm ëndrrën, por ka me qindra jetë të flijuara, që ju të jeni të lirë, që ne te jemi të lirë, që ne, si komb, aty ku jemi, të ndërtojmë të ardhmen tonë, të ardhmen e shkëlqyer që meritojmë, krenarë me qëndresën tonë, të vendosur me të ardhmen tone europiane, kombi shqiptarë kurrë në historinë e tij nuk ka qenë më i bashkuar, më i sigurt në të ardhmen e tij që meriton.

    Abetarja është margaritari i kurorës së 100 vjetorit të Shqipërisë së pavarur, dhurata më e bukur që njerëzit e dijes, mund t'i bënin Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nga Prizreni, para jush, ju bëj një thirrje nënave të mrekullueshme shqiptare kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë nga Alaska në Afrikën e Jugut, krahas qumështit të mos harrojnë abetaren shqipe, me fëmijët e tyre.



    Të dashur fëmijë,



    Abetarja, ju dorëzohet juve sot, pas 160 vjet përpjekjesh mbinjerëzore për liri dhe dinjitet të shqiptarëve, ju dorëzohet pas ngadhënjimit të tyre mbi të gjitha racizmat, mbi të gjitha armiqësitë e egra padrejtësitë e mëdha, por ju duhet të jeni krenarë se mblidhemi sot, pasi ne kemi ngadhënjyer mbi të gjitha, jo se jemi komb i zgjedhur i Zotit, por se jemi në të drejtën tonë, jemi në kulturën tonë, jemi në trojet tona. Sot, ne jemi më të vendosur se kurrë të punojmë për projektin e bashkimit kombëtarë të shqiptarëve në projektin e madh Europian. Ne sot jemi më të vendosur se kurrë të ndërtojmë kudo që jetojmë vlerat e mëdha të qytetërim Europian. Sot, ne jemi më të vendosur se kurrë të punojmë me përkushtim për paqen, stabilitetin në rajon dhe më gjerë.



    Nga Prizreni, dua tu themi fqinjëve tanë, çlirohuni nga shqiptarofobia, ajo është një mbeturinë e primitivizmit të trashëguar tuajin. Shqiptarët janë një komb që dinë të ruajnë dhe të mbajnë miqësira, por gaboheni rëndë në qoftë se vazhdoni të shfaqni shqiptarofobinë tuaj me skena si ato të Preshëves, të cilat faktojnë se jeni akoma shumë prej jush në stadet primitive.



    Të dashur qytetarë dhe qytetare të Prizrenit,



    Abetarja është hapi i parë i madh në rrugën tonë, tekste të tjera, projekte të tjera, duhet të vazhdojnë me intensitet në mënyrë që energjia e kombit të njësuar të shtyjë kombin drejte hapësirave të reja.



    Le të vazhdojmë ne, me tekstin e gjuhës se asgjë nuk kemi në shpirt me të bukur se gjuhën tona amtare.

    Le ta shndërrojmë atë ne, në tekstin kryesor të shkollës sonë parauniversitare, lë te bëjmë që çdo shqiptarë të rrokëzojë fjalët e bukura të gjuhës sonë më mirë se kurrë më parë. Le të bëjmë gjithçka, që gjuha shqipe të jetë lënda më eprore e sistemit tonë shkollor.



    Vëllezër dhe motra,



    Dhe njëherë dua të falenderoj shumë, autorët e këtij teksti të falenderoj shumë me mirënjohjen më të thellë, të përulem me nderim të madh këtu në Prizren, para të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka patën, që ne të mund të mblidhemi sot dhe të festojmë abetaren e përbashkët.



    Të falenderoj qeverinë e Kosovës, komunën e Prizrenit për këtë organizim të mrekullueshëm të kësaj ngjarje historike. Faleminderit dhe gëzuar për të gjithë shqiptarët.”


    Kryeministria
    17/05/2012
    Kur flet Salua ( e ndonjë tjetër ) për BASHKIMIN KOMBËTAR lërë që të vjen të vjellësh, por edhe të kap diarrea ( që në shqip i bie " të shkon barku" ).

    Mos luani me fëmijët mor aman, mos e vritni bërthamën e kombit, mos na vritni edhe më shumë, mor aman për qëllime tuaja personale. Mosni more se nëse ka një Zot dikun ka për të ju vrarë dhe ka për të ju vrarë keq.

    Që të kemi tekste të njëjëta ( abetare dhe tekste të tjera) duhet të kemi shkolla nivelesh të njëjëta!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 17-05-2012 më 20:45
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •