Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 101
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Ja pra në kohë dhe hapësirë u kurorëzuan dy vepra të mëdha qe janë udhërrëfyes i veprave tjera qe i kultivon populli shqiptar.SALIHAJ---JA TEPROVE---shkrueje realitetin,populli nuke ashte pyetur pore POLITIKA.

  2. #92
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    kur me atdhe e komb..kuptoni vetem celulat tuaja enveriste..
    Nuk kemi celula.. as asgje enveriste, ndryshe keta qener s'do mbijetonin dydite.
    Faji eshte joni sigurisht.. e pranoj, nuk jemi enverist siç duhet ashtu siç na udhezonte komandanti, kemi tradhetuar Enverin.. respektivisht Shqiperine.
    Derisa keta dy sherbetor banal te mjere e patetik te shkaut arrijne per nje kohe kaq te gjate te qendrojne ne majat e pushtetit.. mos te te rreje mendja se njekohesisht mund te egzistoje edhe nje i vetem enverist, celula as qe vje n'konsiderat fare..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Fillon shpërndarja e Abetares gjithëkombëtare në Luginë

    http://www.koha.net/repository/image...1345709472.jpg

    Pas shumë debateve, dhe mangësive abetarja e vërtet gjithëkombëtare tashmë ka arritur edhe në Luginë të Preshevës. Nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës që fillojnë klasën e parë, këtë vit do të jenë të barabartë me të gjithë nxënësit e trojeve shqiptare të cilët do të mësojnë me të njëjtën Abetare. Ky libër është i kompletuar dhe i shpallur zyrtarisht në Prizren nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai Kosovës Hashim Thaçi. Duke e vlerësuar si një moment historik, Abetaren gjithëkombëtare kryeministri Berisha e quajti margaritar të Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Kryetari i Komunës se Preshevës Ragmi Mustafa gjatë prezantimit të abetares, ka thënë se ky është një moment historik pasi kjo kryevepër po kurorëzohet në duart e fëmijëve edhe me rastin e 100 vjetorit të shtet shqiptarë, transmeton RTV21. Ky tekst disa ditë pas promovimit të tij arriti edhe në Luginë të Preshevës. Arbër Pajaziti. shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit arritjen e Abetares gjithëkombëtare në Luginë të Preshevës e cilësoi rast historik. Ndërkohë gjatë ditës së sotme ka filluar shpërndarja dhe dorëzimi i abetares gjithëkombëtare nëpër shkollat fillore të komunës së Bujanocit. Abetarja gjithëkombëtare është mirëpritur edhe nga drejtuesit e shkollave fillore. Ata u shprehën se, kjo është një vepër shumë e madhe dhe i faleminderojn gjithë ata që punuan dhe u angazhuan, që ky libër të vijë edhe në rajonin e Luginës se Preshevës. Për komunën e Bujanocit janë dhuruar gjithsej 300 abetare së bashku abetare pune, ndërkaq për komunën e Preshevës 400 ekzemplarë. Më 24 prill ishte përzgjedhur teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti ka katër autorë, dy nga Shqipëria, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj si dhe dy nga Kosova, Islam Krasniqi dhe Saranda Kumanova Pozhegu. Ndërkaq Abetarja gjithëkombëtare vjen në një vit historik. Abetaren gjithëkombëtare në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar do ta kenë në duart e tyre edhe nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin


    Autoritetet arsimore të Shqipërisë dhe të Kosovës janë duke bashkëpunuar për aplikimin ë një programi, që njehson tekstet që përdoren në nivelin e shkollave fillore të të dy vendeve. Grupe të ekspertëve do të nisin me përplimin e një Abetare të njëjtë dhe gradualisht procesi do të përfshijë dhe librat e lëndëve të tjera bazë.

    KOHA Ditore
    Uroj gjeneraten e pare te nxenesve, qe vitin shkollor 2012/2013 e fillojne me abetaren e bashkuar.
    Nje ide e ketille ishte edhe ne maqedoni, por fatkeqesia me e madhe eshte qe zv. ministri i arsimit eshte vetem nje shqipfoles dhe nje serbofil i denje nga se eshte nip i tyre dhe mik shtepie e ka kryeministrin serb Daciq.
    URIME SHPIRTI PER TE GJITHE ATA QE MBESHTETEN NJE GJE TE TILLE,
    TURP PER SHQIPETARET E MAQEDONISE.
    urtësia

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Lajm i mirë që abetarja e përbashkët mbërriti në Luginë, e të shpresojmë që së shpejti të mbërrijë edhe në Maqedoni.

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush mundet te na i sjelle ketu pamjet e faqweve te kesaj abetareje..?

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Gjenerata e Abetares së Kombit

    Dren Shahini

    Muaji shtator mund të konsiderohet lirisht si muaji i shkollës. Nxënës e mësimdhënës sërish bashkë.

    Nuk po shkruaj për gëzimin e nxënësve. Nuk po shkruaj as për ata nxënës që vetëm në gjumë janë të gëzuar, në ëndrrat e tyre! Ata nxënës që në mëngjes zgjohen dhe e dinë se nuk kanë fletore të reja, çantë të re ose rroba të reja, si disa nga shokët e shoqet e tyre. Ata nxënës të cilët duhet të udhëtojnë me kilometra deri te shkolla e tyre, e kur mbërrijnë aty, në objekte “Ahur-Shkollë”, nuk kanë ujë që ta shuajnë etjen e kilometrave ose ta pastrojnë baltën e rrugëve malore!

    Nuk po shkruaj as për ata nxënës që nuk kanë çfarë të shkruajnë në temën e tyre të parë, në hartimet e vitit të ri shkollor. E dini, ajo temë quhet “Si i kalova pushimet verore”. Çfarë të shkruajnë ata? Ç’e dallon “pushimin” e tyre prej pushimeve të viteve të kaluara? Ata nuk dinë për plazhet, gjyshërit i kanë aty, sepse shtëpitë e tyre ngjajnë në banesa kolektive, së paku 13 anëtarë!

    Nuk po shkruaj as për ata mësimdhënës (prindër), që sado të gëzuar për fillimin e vitit të ri shkollor, stepen kur e dinë se lëmosha e quajtur pagë ka mbaruar, sepse pagoi borxhet e muajve të kaluar. Borxhe që nuk e lanë të blejë së paku një palë këpucë, t’i ndërrojë ato me të cilat e pranoi klasën e tij dhe tani është viti që do të ndahet prej tyre! Na mbetet të gjithëve të shpresojmë në ndryshimin e këtyre paudhësive!

    Objekt i këtij shkrimi është një gjeneratë e tërë...

    Janë më fatlumët e kombit. Engjëjt që këtë vit filluan klasën e parë. Gëzimi dhe ndjenja janë përafërsisht të njëjta edhe te ta, si tek të gjithë ne kur filluam klasën e parë. Të lumtur, pa dyshim.

    Por çfarë e dallon këtë gjeneratë?

    Kjo gjeneratë po fillon t’i hapë shtigjet e diturisë me të shenjtën Abetare. Ju do të thoni: “Edhe ne me Abetare e filluam”! Mirëpo Abetarja e tyre dallon. Dallon shumë nga ajo jona. Ajo është Abetare e përbashkët e trojeve shqiptare. Gurthemel me peshë në procesin e bashkimit kombëtar. Me të do të mësojë Dardani nga Prishtina, Taulanti nga Saranda, Labeati nga Shkodra, Isai nga Mitrovica, Arbana nga Gjilani, Teuta nga Peja, Agroni nga Presheva, e shumë të tjerë nga qytete të tjera të trojeve shqiptare.

    Gjithandej krenari. Ata u lindën në kohën kur të tjerët thanë se koha po punon për shqiptarët. Kohë e avancimeve të mëdha. Kohë e mundit për ta nxënë kohën e humbur.

    Mësimdhënësit, të privilegjuar natyrisht. Por kam një kërkesë nga ata! Ju lutem, tregojuni për rëndësinë e veçantë të asaj Abetareje. Tregojuni për sakrificën që kaluar kombi që ata ta kenë në duar atë. U tregoni se heronjtë nuk janë vetëm në filmat e tyre vizatimorë, që tash sa e sa vite flasin shqip. Të tillë kombi ynë ka shumë. Nuk janë të vegjël, jo! Tani ua shtoni atdhedashurinë e mbjellë nga prindërit. Tani u tregoni për luftërat me okupatorë. Nuk janë të vegjël, jo!

    Unë e di se mund të duken disa kërkesa, mirëpo është vetëm një : U tregoni se sa krenarë duhet të jenë për atë se çfarë janë: shqiptarë! Dhe natyrisht, e di se këtë ju e bëni, por edhe një herë ju lutem: bëjeni çdo ditë!
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    na sillni disa faqe te kesaj abetares ta shohim..

    e kan ba bukur a jo..

  9. #99
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456
    E pershendes nismen. Fillim i mbare

  10. #100
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    Epershendet edhe une kete nisme , pasi mbetet si prioritet forcimi i ndjenjave ATDHEDASHESE per SHQIPTARET KUDO QE JANE

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •