Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Mustafa Nano: Edi Rama një dizastër

    E pabesuar por e vertete, me ne fund Mustafa Nano e kuptoi se Edvin Rama eshte jashte cdo realiteti... LEXOJENI
    ************************************************** *****

    Këtë shkrim po e mbyll përpara se Kolegji Zgjedhor ta thotë të vetën. Dhe po e nis duke qenë i bindur se Kolegji Zgjedhor, në fund fare, do të vendosë ashtu siç do Kryeministri. E di, nuk është fort gazetareske kjo ngasje për të vënë “bast” lidhur me ngjarje të pritshme, por në këmbim po ju them se, sikur Kolegji t’ma përgënjeshtronte këtë hamendje, unë do të kapesha më pas, dhe me duar n’daçi, me të gjithë ata që do të vijojnë t’i mëshojnë spekulimit se institucionet janë të kontrolluara nga Berisha. Mirëpo, derisa të vijë momenti fantastik i përgënjeshtrimit, po vijoj të eci me logjikën se Kryeministri po e çon vendin për herë të n-të (në fakt, po e mban) në një cul-de-sac të rrezikshëm. Lind pyetja: Po pse nuk shqetësohet Kryeministri nga ky cul-de-sac, i cili, sido që t’i vish rrotull, penalizon në radhë të parë qeverisjen? Kush dreqin e di; ndoshta ka shqetësime të tjera më të mëdha se sa qeverisja; ose ndoshta mendon se nuk ka asnjë presion ndërkombëtar që të mund ta dëmtojë apo ta largojë nga pushteti; ose ndoshta është kontrolli i plotë që ka mbi faktorët e rëndësishëm të jetës ekonomike, mediatike, intelektuale, politike, institucionale, që e bën të ndihet kararmadh në ushtrimin e pushtetit e të mos pyesë për askënd; ose ndoshta mendon se ndërkombëtarëve mund t’u nxjerrë përpara gogolin e luftës civile, të cilën ai mund ta provokojë në çdo moment (duke organizuar tubime në favor të paqes!!!!). Ndoshta…. Nuk di ç’të them. Ecja në binarët e arsyes nuk të çon në përfundime të tjera.

    Si i bëhet punës në këto rrethana? Edhe në përgjigje të kësaj pyetjeje nuk është se mund të thuhet ndonjë gjë e madhe. Në pamje të parë, dy janë opsionet bazë te të cilat të çon n’daçi një analizë e shtruar e racionale, n’daçi një gatishmëri “për t’i prerë drutë shkurt”: 1. ta lëmë Berishën të bëjë ç’të dojë gjatë mandatit qeverisës, dhe më pas ta rinovojë këtë mandat sa herë të ketë qejf nëpërmjet trukimit të rezultatit elektoral; 2. t’i shpallim luftë atij. Kuptohet, njëra rrugë është më e rrezikshme se tjetra. Prandaj duhet kërkuar me hir, me pahir ndonjë rrugë tjetër. Dhe një rrugë e tillë, sipas meje, ekziston.

    Cila është? Është forcimi i opozitës, dhe me këtë gjë kam në mendje në radhë të parë krijimin e një fryme opozitare deri në atë farë feje, sa të jetë nder e modë të jesh në opozitë (sot jemi në situatën më surreale e më të çmendur, ku nder e modë është të jesh me pushtetin!!!), dhe në emër të realpolitikës – jemi prapë te rruga që duhet ndjekur – duhet synuar ndërgjegjësimi i faktorit ndërkombëtar mbi faktin se në Shqipëri është krijuar më në fund kjo frymë. Faktori ndërkombëtar ka zënë të mbajë për arsye të vetat një qëndrim kritik ndaj klikës që sundon në Tiranë, por, nga ana tjetër, ata kanë pasur e kanë një thes me vërejtje lidhur me opozitën shqiptare. Ka qenë absolutisht i qortueshëm ledhatimi që ata i kanë bërë Berishës gjatë viteve të fundit, por nuk ke se ç’thua lidhur me vërejtjet që kanë pasur për opozitën, të cilat konvergojnë në një pikë: opozita është inkompetente dhe nuk ngjall besim. Është bash kështu, dhe nuk e luan as topi. Zërat lokalë kritikë ndaj Edi Ramës kanë synuar denoncimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, por kanë harxhuar fare pak fjalë në adresë të leader-it të opozitës.

    Si kryetar bashkie, Edi Ramës do t’i njihen ca merita. Për hir të së vërtetës ka bërë edhe dëme në qytet, por kam përshtypjen që historia, një ndër gjërat më të pasakta e më të padrejta të kësaj bote, do ta marrë me të mirë e do t’i regjistrojë ndoca arritje. Ndërsa si leader i opozitës nacionale ai ka qenë një dizastër (ka hyrë tanimë kjo fjalë e huaj në zhargonin e rrugës; e nuk di pse ma ka qejfi në këtë moment ta përdor këtë zhargon). Dhe kur them këtë nuk është se bazohem te ndonjë fiasco e natyrës elektorale (partia që ai drejton është, në fakt, partia nr. 1 e vendit, dhe opozita e komanduar nga ai nuk ka marrë pak vota në rrethanat kur ka pasur kundër një establishment të tërë sundues). Jo, e them këtë dhe kam parasysh faktin që ai ka bërë pothuaj çdo gjë gabim në funksionin e kryetarit të opozitës, që ai ka humbur pothuaj të gjitha betejat që ka bërë, që ai nuk ka mundur të sjellë ide të reja në politikën shqiptare (dhe nuk mund të ketë gjë më të kollajtë se sa të sjellësh një ide të re në politikën shqiptare), dhe që ai nuk ka mundur të krijojë një frymë opozitare (fryma opozitare në Shqipëri krijohet edhe pa pasur ide; krijohet me energji, entuziazëm, karizëm, stil, klas, moral, autoritet, ekipe drejtuese, e gjëra të kësaj natyre).

    A mund të bëhet ai, më në fund, një leader frymëzues? A mund të ngrejë ai një furtunë të madhe opozitare, a mund të ndërtojë ai një program reformash që lipsen në këtë vend, a mund të bëjë tok ai të gjitha energjitë opozitare të kombit, a mund të mbledhë ai një grup të madh njerëzish që kanë mend, nder, moral, ndikim e autoritet në këtë vend, dhe bashkë me ta, të ngrejë Shqipërinë në këmbë? Ka shumë njerëz që mendojnë se po, por personalisht kam frikë, se jo. Madje, unë kam një frikë më të madhe se sa kaq: ai as që e mendon, se duhen të tilla gjëra për të qenë frymëzues. Veprimtaria e tij politike e dy viteve të fundit, e sidomos zgjedhjet e muajit të shkuar, kanë dëshmuar si kurrë më parë limitet, cenet, veset e papërsosmëritë e tij. Improvizoi një fushatë kuturú, aq sa përballë tij, edhe një gërdallë e marrok si Berisha po u sillej shqiptarëve si një gjë e ngjërueshme. Për sa i takon krahasimit me Lulzim Bashën, as që mund të flitet; Lulzim Basha, një nulitet shetitës, u bë stari absolut i kësaj fushate, dhe e gjitha kjo ngaqë përballë tij ishte një gjë e demotivuar, e mërzitshme, pa nerv, fillikat, pa dell kreativ, si Edi Rama. E nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur robi kandidon për herë të katërt. Pse e bëri këtë? Sepse “nuk kish një kandidat tjetër më të mirë”, thoshin. Më vinin zorrët te goja kur i dëgjoja ta thoshin këtë gjepur idolatrike. Si ua bën goja këtyre njerëzve të të thonë, se “ne kemi vetëm leader-in e nuk kemi asnjë tjetër që të barabitet me të”? A nuk është më kollaj të të vijë në mendje ideja tjetër, d.m.th. që “ky është leader-i ynë i gabuar”? Me siguri, më e kollajtë është. Por ec e gjeje pse njerëzit shkojnë e mendojnë gjënë që mezi arrin tek antenat e trurit. Pastaj, kur një pohim i tillë bëhet nga vetë leader-i, kemi të bëjmë me një vetëpëlqim të pahonepsshëm. Dhe të frikshëm.

    Por përsëris: Nuk më shqetëson fakti që Rama ka humbur zgjedhjet (përballë Berishës, që s’lë gjë pa bërë, mund të humbë kushdo); më shqetëson më shumë fakti që Edi Rama ka më shumë tahmá për pushtet, e më pak ide; më shqetëson fakti që ai jepet më shumë pas hileve, marifeteve, çikërrimave të ditës, që i japin mundësi të ruajë e të marrë pushtet, e më pak pas politikës dhe politikave, që ai nuk ka dëshmuar se ka ndonjë gjë kundër sistemit e rendit të gjërave, por thjesht do ta kontrollojë e komandojë këtë sistem e këtë rend, që ai nuk ka dëshmuar se ka inteligjencën për të kuptuar se mbështetja që i është dhënë këto kohë nuk ka lidhje thjesht me të, dhe se kjo mbështetje do t’i jepej pak a shumë çdo leader-i tjetër opozitar.

    E dini? Një shkrim të fokusuar te hallet e opozitës e kisha menduar për ta bërë pak më tutje, pasi Kolegji ynë i famshëm të bënte të vetën e pasi gjakrat të qetësoheshin, por më cyti një letër e hapur që Edi Rama na u dërgonte të gjithëve (apo askujt?). Nuk është se e lexova. I hodha një sy kalimthi. Nuk mund ta lexoja. Ajo ishte vepër e një njeriu që s’di më se ç’të bëjë. Me siguri ka harxhuar nja dhjetë orë të mira për ta hartuar atë letër të gjatë. Po pse vallë e ka parë të udhës të bëjë një gjë kaq të ngeshme? Është trill artistik i njeriut të penës? Është ngasja e krijimit, që e ka kapur (ai di të shkruajë)? Ndoshta, mirëpo ishte gjëja më pak politike që mund të jetë bërë këto njëzet vitet e fundit. Dhe ndodhi ajo që prisja. Askush nuk i kushtoi vëmendje. E kuptoni? Leader-i i opozitës bën një letër të hapur publike, dhe askush nuk merret me të. Kjo është e rëndë.

    Gazeta SHQIP

    E dij qe shume edvinista ketu nuk mund te besojne qe edhe Mustafa Nano filloi te shkruaje kunder Rames, por ja linku ne vazhdim

    http://www.gazeta-shqip.com/#/opinio...bec613363.html

  2. #2
    Mustafa Nano me se fundi konfirmon ate qe eshte thene qe pas zgjedhjeve te 2009, Rama per pushtetin personal eshte gati te djeg gjithe vendin.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Ca ka per tu habit ktu?
    Mustafa Nano eshte i majte dhe historikisht te majtet kane shpreh mendimet e tyre ashu sic i ndjejne. Nuk kane frike te shprehen. Nuk dine te shtiren sic bejne tek PD qe ska ngel pike burrerie dhe feminizmi ,por perkundrazi jane mledh nje tufe sahan lepirsish qe bejne ca u thote Berisha dhe s'u degjohet as gek as mek lol. Une sugjeroj t'i nderroni emrin nga PD ne PKS = Partia komuniste servilave ,se vetem demokrat ska ne at parti lol
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  4. #4
    Me se fundi "u zgjuan nga gjumi" pas dy vitesh dhe po thone "te lire" mendimin e tyre.
    Ah po, edhe per kete e ka fajin Berisha
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Po ky Berisha paska qene i poshter fare.
    E paska blere edhe Mustafa Nanon????????
    Booo
    Po tani kush do e mbroje Ramen neper media?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    Edi Rama eshte shume me teper se nje disaster sepse:

    1. E mori Partine me moton: "Nje anetar nje vote". Donte ta liberalizonte dhe demokratizonte me teper. Koha tregoi qe kjo moto ishte thjesht nje populizem dogmatik. Nen udheheqjen e Rames, PS pati hemorragjine me te madhe ne historine e saj.

    2. Organizoi 2 protesta qesharake perpara kryeministrise pikerisht ne periudhat kur diskutohej anetaresimi i Shqiperise ne NATO dhe kur diskutohej heqja e vizave te udhetimit ne Europe.

    3. Beri nje opozite dekonstruktive dhe demagoge per 2 vite me preteksin se iu vodhen votat. 2 vjet me vone ne zgjedhjet locale, diferenca midis koalicionit te Berishes dhe koalicionit te tij thellohet ne rang vendi. Ne rast se keto te fundit do te ishin zgjedhje parlamentare, Rama do te kishte disa (6-7) deputete me pak ne parlament. Pra shume zhurme per asgje.

    4. Organizoi Tentativen per Grusht e Shteti me 21 Janar. Ishte i pari dhe i vetmi manifestim apo proteste gjate gjithe ketyre viteve ku Edi Rama nuk ishte ne krye te turmes. Veshtire te besohet si koincidence.

    5. Organizoi dhe udhehoqi fushaten me negative elektorale qe ka pare ndonjehere Shqiperia gjate ketyre 10 viteve te fundit. Kurre nuk u tha nje fjale se cfare do te bente ai apo bashkiaket e tjere gjate 4 viteve te ardhshme. Ai u mor vetem me sulme ndaj qeverise dhe u perpoq te merrte vota duke vjell vrer dhe armiqesi ndaj kundershtarit. Rama u soll tamam si nje tipik shqiptar inatci. Eshte me lehte te ulesh kundershtarin sesa te ngresh veten.
    Ne vendet qe kane me kulture demokratike se ne dhe ku media eshte me profesionale, Rama nuk do te mund te mbaronte fushaten si kryetar partie. Kurre nuk kam degjuar dhe lexuar aq shume propagande negative per kundershtarin. Aq te shumta dhe te shpeshta (cdo ore publikohej nje e re) ishin keto sulme sa te lind frika qe nje Enver tjeter po kerkon pushtetin.

    6. Ndersa vete kandidonte per kryetar bashkie ne Tirane, ai u mor bashkite e tjera duke injoruar komplet Tiranen pasi mendoi qe fitoren e kishte ne xhep. Nuk ka rendesi nese ai e fiton apo e humbet Tiranen per 10 - 20 vota. I rendesishem eshte fakti qe ai humbi diferencen prej disa dhjetra mijerash vota qe kishte me pare.

    7. Kandidoi per here te 4-rt. No comment here. Lexoni cfare ka thene Dritero Agolli per kete gje.




    Kjo liste eshte shume e gjate, por po e le ketu per momentin.

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    E pabesuar por e vertete, me ne fund Mustafa Nano e kuptoi se Edvin Rama eshte jashte cdo realiteti... LEXOJENI ..

    te jesh i bindur realist se me shume mundesi ky mustafai ja ka kthyer shpinen edvini ngaqe edvini mund ti ket hequr grazhdin ku hante mustafai..ose dikush tjeter i ka ofruar ndonje grazhd me te mire per te ngrene..ndryshe mustafai nuk ja kthen shpinen kurre..nuk ka parime burrerore por parime ngrenje...i ke me shumice te vetequajturit '' analiste '' ne shqiperi qe lehin aty ku hane..i ke te shumte politikanet qe lehin aty ku hane..i ke te shumte ata qe nderrojne karriget sa here grazhdi i nje tjetri eshte me i mire se grazhdi ku hanin me pare...bie ere pune grazhdi edhe kjo e fundit e mustafait...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    C'do te behet tani me rrogen prej 3000 euro/muaj te Mucit (te pranuar nga vete ai ne nje emision televiziv)?

    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Ca ka per tu habit ktu?
    Mustafa Nano eshte i majte dhe
    Nese nuk gaboj, ky e mbante veten te "pavarur" dhe ne cilesi te tille ftohej ne TV te ndryshme, sikur edhe ai Lorenc Vanxheli dikur.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Hanez tash e morri vesh a? . Te koka i vonshem.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  10. #10
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    "C'po me ndegjojne syte e po me shofin Veshet" rofl. Muci keshtu? OMFG

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •