PD kėrkesė Kuvendit: T'i hiqet mandati deputetit Ilir Beqja
PD kėrkesė Kuvendit: TTIRANE- Partia Demokratike kėrkon heqjen e mandatit pėr deputetin socialist Ilir Beqja. Kėrkesa e maxhorancės ėshtė dorėzuar sot nė Kryesinė e Kuvendit.
Sot, ne njė grup deputetėsh tė maxhorances, me tė njėjten ndjenjė pėrgjegjėsie dhe vullnet pėr tė mos u pajtuar me modelin korruptiv tė Edvin Rames, kemi marrė njė nismė pėr diēka qė ėshtė nė kompetencė dhe nė detyrėn tonė si qytetarė, si politikanė, si deputetė".- deklaroi zėdhėnėsi i Grupit parlamentar tė PD-se, Genc Strazimiri.
Procedura pėr heqjen e mandatit te deputetit Ilir Hamit Beqja mbėshtetet nė nenin 70 paragrafi 4 tė Kushtetutės sė Republikės.
Partia Demokratike akuzon deputetin socialist pėr konflikt interesi. Sipas tyre nė 2009 kompanina e Ilir Beqes fitoi tenderin pėr pajisjen e bashkisė sė Durrėsit me sistemin elektronik.
Nė dhunim tė paragrafit 3 te nenit 70 te Kushtetutes, i cili i ndalon kategorikisht deputetit qė tė sigurojė pėrfitime nga fondet publike, deputeti Beqja nė datėn 9 dhjetor 2009, ka marrė nga Bashkia e Durresit, financim nė masen prej 24 milionė e 240 mijė lekė (te reja).Ne kete rast abuzimi me mandatin e deputetit, Kushtetuta e Republikes nuk lw vend pwr kompromis. Kushtetuta urdheron heqjen e mandatit!- deklaroi Strazimiri.
Zėdhėnėsi i grupit PD mbylli deklaraėn e tij duke sqaruar se Nisma jone nuk synon dobesimin e grupit tė PS, pasi kandidati i rradhes nga lista e PS, do ti zėrė vendin zotit Beqja. Nisma jone nuk ėshtė as sulm personal ndaj njėrit prej mbrojtėsve mė tė devotshėm te sistemit korruptiv te Bashkise se Tiranes.
(s.g/balkanWeb)
Krijoni Kontakt