-
Poezi nga Agim Ramadani (Katana)
Agim Ramadani (1964-1999) lindi nė fshatin Zhegėr tė komunės sė Gjilanit, nė Kosovė, me 3 maj tė vitit 1964.
Shkollimin fillor e kreu nė vendlindje, tė mesmen shkollėn teknike nė Gjilan nė vitin 1980, ndėrsa Akademinė ushtarake-drejtimi i komunikacionit nė Zagreb tė Kroacisė.
Me poezi dhe pikturė ėshtė marrė qė nga shkollimi i mesėm. Pėrderisa poezitė e tij, sa ishte gjallė i mbetėn tė shpėrndara nėpėr revista tė ndryshme e nė dorėshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e pėrsonale nė Kroaci, ku punoi si ushtarak e nė Zvicėr, ku jetoj si emigrant politik, mėqe me fillimin e luftės nė Kroaci, ai braktisi ish Armatėn Jugosllave ku punonte si oficer. Nė vitin 1998 pranohet antarė nderi nė Akademinė Evropiane tė Arteve.
Ndonėse kishte tė rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani nė vitin 1998, iu pėrgjigj thirrjes sė atdheut dhe u inkuadrua nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, duke lėnė nė Zvicėr tre fėmijė dhe gruan.
Gjatė luftės u dėshmua si strateg i lartė dhe udhėheqės i dashur pėr ushtarėt. Ishte njėri ndėr hartuesit e planit pėr thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjė tė cilėn edhe e bėri bashkė me shokėt e vet. Ishte i pari qė shkuli gurin-piramidėn-kufitare nė Koshare.
Pas thyerjes sė kėtij kufiri, nė pjesėn e Kosovės, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurrė. Njihet me emrin konspirativ-Katana. Llogaritet si njė nga heronjtė mė tė njohur tė historisė sė re shqiptare. Nė Gjilan para Teatrit Kombėtar i ėshtė ngritur njė shtatore, nė tė cilėn janė komponuar tė gjitha elementet artistike dhe luftarake tė Agim Ramadanit-Katanės. Ėshtė pėrfaqėsuar nė disa leksikone dhe antologji tė shkrimtarėve shqiptarė, tė botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhės, djemtė Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzėn Laurinėn
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 16-06-2011 mė 10:16
-
-
LIRIA
Mu shterrshin sytė nėse pushoj
Lirinė tėnde me ėndėrrue,
mallkue qoftė gjaku im
nėse m'vrasin pa luftue.
-
-
QENTĖ LEHIN NĖ DIELL
Vdekja pėrgjon nė korridor
Para murit tė djersitur
Korbi numronte pikat e gjakut
Era thyente trandofile
Njė nėnė ia fshin lotėt
Korridorit tė zi njeriu i blertė
E qentė lehin nė diell
-
-
A MJAFTON PRITJA
A mjafton
Tė presim vetėm
E tė shikojmė
Duke larguar perdėn
Pėr tė parė si na vjen liria
-
-
DIĒKA E NEMUR PARA BJESHKĖVE
Le tė shkrihet terri kur marshojmė drejtė majės
Duke hapur shtigje nė bjeshkė e nė shpirt
Pranvera e djegur zgjohet nė vargun e Nėntorit tė tretė
Me plumb filluam nokturno tė shkruajmė
Pėr gjymtyrėt e mbetura nė fushėbeteja me ujin e ashtit tonė
Pėr kohėn e Skenderbeut e shuajmė etjen
Trimėria nė kulnin e ėndrrave hėna u flakron
Lartėsia e mendimit tejkalon breshėrit e plumbave
Kokrrat e mėdyshjės kaherė u bluan
Ndėrmjet shtėpive tė kallura tė Dukagjinit fusha tė minuara
Nė kurriz fėmije brrylat e kohės thyhen
Dridhet gėzhoja e lėbyrur e mendimit
Para bjeshkėve tė bekuara diēka e nemur po fshihej.
-
-
ZHGĖNJIMI
Askund nuk isha
Po kthehem
Me buzėqeshje tė humbur
Binarve tė largimit
Andej nga tė kėrkova
Nuk ishe
Nė stacionin e fundit
Tė zhgėnjimit
Zbres
-
-
IDRIZ SEFERI
Oshėtima ende ėshtė gjallė
Damar i tokės vetė
Ai
-
-
PIKTURALE
Trėndafili i tharė
Nė kornizė te dritares
Dhe njė cep pėlhure
Qė njomet
Nė tė paavulluarėn
E gotės se kujtimeve
Nė horizontalen
E matur tė penelit
Mė shteren ngjyrat
Nė kavaletin
E sė kaluarės
-
-
KUR TĖ KTHEHEM
Kur tė kthehem
Asgjė nuk do tė jetė
Siē ishte mė parė
Kur tė kthehem
Sa do tė jem i vetes
Nuk e di
Qentė e lagjes
Nė mua do vėrsulen
S’do tė mė njohė askushė
Njerėz tjerė do tė jenė
Njerėz tė gjakut tim
Kur tė kthehen
Edhe Unė do tė jem ndoshta
Njė jetė tjetėr.
-
-
FTESĖ PĖR EKSPOZITĖ
Unė i robėruari
Ju ftoj
Nė ekspozitėn time
Tė pavarur!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt