Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Lutja ime e sotme

    Nga Edmond Shallvari
    Lutja ime e sotme

    Emigrantit N ka kohė qė i dhemb ēdo pjesė e trupit, prandaj dhe e ka vėshtirė nga ta nisė mė parė ankesėn.
    Edhe kur e nis nga qafa nė njė ēast bisede, ēastin tjetėr takues e nis me veshkat, pėr ta filluar me zorrėt nė tjetėr takim. Nuk mbeten pas nė primaritet edhe flokėt qė po i rrallohen, tė cilat edhe pse nuk dhembin, pėrbėjnė problem shqetėsues pėr emigrantin N.
    Me njė fjalė, gjithēka nė trupin e tij, ka diēka qė nuk i punon normalisht. Kėtė gjendje e dinė njėlloj, si ata qė janė nė kontakt tė pėrditshėm, ashtu dhe mė i rastėsishmi nė takim.
    Ka kohė qė kjo e ankuar e vetes i ėshtė bėrė zakon nė ēdo bisedė, emigrantit N. Mjafton sa t'i bėhet pyetja, "Hė, ē'kemi ndonjė tė re?"
    Familjarėt pėrjashtohen nga pyetje tė tilla. Ata ka kohė qė e kanė bėrė refren tė pėrditshėm ankesėn e tė dashurit tė tyre edhe brenda familjes, edhe jashtė saj.
    Nuk mbaron me kaq ky refren.
    Ankesa pėr trupin vazhdon me ton akoma mė ta lartė me revoltėn pėr punėn qė po e ha tė gjallė emigrantin N. E besueshme dhe e pranueshme kjo ankesė, pasi dihet pangopėsia e afendikojve, por e zmadhuar nga e njėjta mani tė thėne si pėr dhimbjet e trupit, edhe ajo ka krijuar pjesėn e dytė tė refrenit tė pėrditshėm.Tani s'ka mė nevojė pėr ta mėsuar direkt gjendjen e re komplekse tė emigrantit N. Mjafton njerin prej tė afėrmve apo tė njohurve tė tij ta takosh dhe ke mėsuar gjithēka pėr tė.
    Thuaji sa tė duash emigrantit N, qė mė shumė kjo gjendje i buron nga shpirti i tronditur dhe i stresuar, ai prapė nė tė tijėn se nė tė tijėn mbetet, duke mbyllur vizita tek mjekėt e gjithė zanateve, analiza tė veēanta, tė pėrgjithshme, tė gjakut, urinės, jashtėqitjes, etj, etj.
    Njė grimcė rėre nė veshka, i mjafton pėr tė qarkulluar trupit dhjetra litra uji tė zjerė me mustaqe misri e bimė tė tjera tė kėshilluara nga shitėsit.
    Duke e lėnė veten nė dorėn e ankesave dhe merakut tė tepruar pėr shėndetin, emigranti N dalngadalė ėshtė tjetėrsuar edhe nė marrėdhėniet me njerėzit, sidomos me shokėt e vjetėr.
    I mbyllur si kėrmilli nė guackėn e tij, ai lėviz i vetėm njėlloj si lėvizja e kėrmillit.
    E kotė t'i kėrkosh emigrantit N takime pėr njė shėtitje, kafe, vajtje nė plazh...
    Refuzimi pėrmban refrenin e njohur. Herė nuk ndjehet mirė, herė ka mbyllur takime pėr vizita e analiza, herė pėr diēka tė papėrcaktuar, qė s'merret vesh ē'ėshtė, por qė nė fund mbyllet me njė "jo!" tė prerė.
    Nga vajti dhe m'u kujtua kėtė mėngjes emigranti N!
    Sot, kur edhe pa qenė tip i tij, tė duket vetja si ai. Ndodh njėlloj si kur flet pėr morat e pleshtat dhe tė fillon e krojtura e kokės dhe trupit.
    Kur kjo mė ndodh mua sot, pėr shkak tė krizės greke qė po mė merr dhe centin e fundit tė mundit tim, mua qė gjithmonė nė raste tė tilla arrij tė krijoj mbretėrinė time mes varfėrisė reale, merreni me mend ē'ndodh sot me emigrantin N.
    Duke ecur kėtė mėngjes fillim jave, mė shkund nga mendimet kumbimi i kėmbanės sė kishės.
    Bėj kryqin dhe s'di as vetė si mė del lutja:
    -O Zot i madh. Ajo qė tė kėrkoj kėtė rradhė ėshtė ndryshe nga ēdo herė tjetėr.
    Tė lutem, o Zot, bėmė ē'tė duash, vetėm mos mė bėj si emigrantin N!

    Selanik, qershor 2011
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shkrim-esse nga Edmond Shallvari



    Milingona, kėrmilli dhe unė

    -1-

    Pėr atė, ka kaq vende tė sigurta pėr jetėn, sa do i kishte zili ēdo gjallesė tjetėr e Tokės.
    Eshtė dhe kaq e papėrtuar nė lėvizjet dhe punėt qė bėn, sa tė ēudit vėrtet pėr gjithė atė energji, nė atė mikrotrup pėrmasash milimetrike.
    E megjithatė, ajo i shkon tė keqes pa e ditur, krejt pa dashje, vetėm e vetėm se nuk e njeh atė. As e njeh, as nuk e shikon dot rrezikun qė e pret.
    E pafajshmja milingonė, qė ashtu, e verbėr, di tė ndėrtojė banesėn, tė gjejė ushqimin, di tė mbrojė nga rreziqet e pėrmbytjes mbretin dhe mbretėreshėn e saj dhe po me kėtė verbėri qė ka, i shkon tė keqes si cjapi nė kasapi.
    Ē'krahasim tė trashė qė bėj dhe unė!
    Por ja qė kėshtu ndodh vėrtet.
    Ndodh qė e keqja mė e pafajshme pėr tė, tė jem unė. Ashtu, rastėsisht, nė ecje e sipėr, pa e parė nė vargun e gjatė para kėmbėve tė mia, ta shkel, ta shtyp, ta vdes.
    Kurse tė tjerat, tė gjallat, vazhdojnė pėrsėri ecjen e tyre ashtu nė varg, pėr ta pėsuar pėrsėri nga njė tjetėr kėmbė.
    Ah, sikur ta dinte, qė kjo rrugė, ky asfalt, ėshtė fundi i saj!
    Ka pafundėsi shtigjesh tė tjera pėr tė ecur, pėr tė mbaruar atė ēka fillon qysh nė zgjim.
    Dikush si unė krejt pa dashje, dikush tjetėr jo si unė, me dashje, pėr kėnaqėsi tė instiktit vrasės, bėhemi vrasėsit e kėsaj qenieje tė pafajshme, vetėm e vetėm se ajo ėshtė krijuar, tė mos dijė mė shumė pėr rreziqet e jetės.
    Sa keq mė vjen, sa keq!

    -2-

    Pėr atė, nxitimi mė i madh nė ecje mund tė ndjehet si vrapimi mė i shpejtė.
    Pėr ne, ecja e tij mund tė jetė mė e ngadalta qė njohim pėr qeniet e gjalla nė Tokė.
    Thėnė popullorēe, "Kur u ndanė, kėto na ranė".
    Nė fund tė fundit, ē'kuptim do kishte sot njė e ndarė dhe e rėnė tjetėrlloj?
    Mendoni tani njė kėrmill tė vrapojė si ne. Vetėm kėrmill s'do quhej. Sa shkrime e krijime me figurėn e tij do humbnin kuptimin e tyre?
    Jo, jo, nuk mund tė pėrfytyroj dot njė kėrmill tė tillė!
    Ai kėshtu duhet tė ekzistojė dhe lėvizė, si vetvetja, si kėrmill.
    Sikurse unė duhet tė ekzistoj e lėviz si njeri.
    Kėrmill me ecje njeriu dhe njeri me ecje kėrmilli, do ishin absurditeti mė i madh i krijimit.
    E megjithatė, ky absurditet ekziston nė gjysmėn e tij.

    -3-
    Si?
    Paska njerėz me verbėri milingone?
    Paska njerėz me guackė dhe ecje kėrmilli?
    Vėrtet?
    Si ėshtė e mundur?
    Si ėshtė e mundur tė ngjaj unė me njė milingonė dhe njė kėrmill? Dhe asnjėherė, as milingona, as kėrmilli, mos ngjajnė me mua?
    O Krijuesi im!
    Ti mė ke bėrė aq superior si qenie e gjallė, qė atė qė bėj unė me tru e trup, mos e bėjė dot kurrė asnjė krijesė tjetėr.
    Pse atėhere mė kthen nė milingonė, ku mė shtyp krijesa ime?
    Po nė kėrmill pse mė kthen, duke mė guackuar e ngadalėsuar ecjen njerėzore?
    Nėse njė milingonė e njė kėrmill e pėsojnė nga unė, sepse s'ju ke dhėnė atė qė mė ke dhėnė mua, pse duhet ta pėsoj unė nga ajo qė ju ke dhėnė vetėm atyre?
    Prisni, nuk mbarova, se kėtu kemi njė kontradiktė nė thellb.
    Milingona e kėrmilli nuk e pėsojnė nga tė tyret brenda llojit tė vet, por nga mua.
    Unė, nuk e pėsoj as nga milingona, as nga kėrmilli, por nga tė mijtė e llojit tim.
    Pse, o Krijues, mė bėre tė them atė ēast shkeljeje e shtypjeje qė mė ndodh:
    -Mė mirė tė isha njė milingonė!
    dhe atė ēast mbylljeje nė vetvete:
    -Mė mirė tė isha njė kėrmill!

    Selanik, 13 qershor 2011
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •