Kah mesi i Korrikut, 1998, armata jugosllave dhe policia serbe filluan një ofenzivë të përgjithshme kundër UÇK-së. Ajo, pothuaj kishte humbur kontrollin, sipas një vlerësimi, në mbi një të tretën e territort të Kosovës. Ofansiva që shoqërohej nga artileria e rëndë , tanket, forcat ajrore, pati efekt të lartë në detyrimin e forcave të UÇK-së për t'u tërhequr nga shumica e pozicioneve të tyre drejt maleve mes drunjësh.Dhe në fund të kësaj ofanzive , vetëm pak luftëtarë të UÇK-së u vranë apo u zunë rob. Vuajtjet më të mëdha i përjetoi popullata civile shqiptare, që jetonte në zonat e luftimeve.Më shumë se dyqind fshatra janë shkatërruar dhe së pakut 300 mijë njerëz kanë mbetur pa strehë. Shumica e më se 2000 të vrarëve gjatë shtatorit janë civilë.Rreziiku që u kanosej civilëve në Kosovë ishte artikuluar në një qëndrim publik të Komiteitit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq lëshuar në shtator:"Në momentin e tanishëm mbretëron gjendje e rënd dhe pandryshueshme për disa javë me radhë. Dhjetëra e mijëra civilë janë në rreth të hekurt të sulmeve dhe të zhvendosur nga trojet e veta. Ata i janë ekspozuar dhunës , madje u kërcenohet edhe jeta, shkatërrimi i shtëpive , ndarja nga familjet dhe abdukcioni. Mijëra sish nuk kanë vend ku të strehohen as të kërkojnë vetmbrojtje..."Nga mesi i shtatorit, presioni ndërkombëtar ndaj Millosheviqit për të ndërprerë këtë ofansivë ishte rritur. Por, tashmë qeveria kishte arritur të shkatrrojë qendrat dhe vendqëndrimet e UÇK-së, duke i shtyer ata drejt maleve. Veprimet shkatrruese kishin ngelur pambaruar edhe në një zonë të rëndësishme; Drenicën, pjesën qendrore të Kosovës, ku kishin zënë vend luftimet më të shumta mes UÇK-së dhe forcave të qeverisë.Dyshohej se ditët finale të ofansivës ishin kalkuluar me kujdes. Kryetari Millosheviq dhe krerët e tij ushtarak e dinin se kishin pak kohë për ta kompletuar objektivin e tyre në Kosovë e pastaj për të manipuluar me një kërkesë për tërheqje rapide të forcave nga Kosova, siq kërkon perendimi.Fshati Abri e Epërme gjendet në territorin e komunës së Gllogovcit të Drenicës.Fshat i vjetër 500-vjeçar, që kishte rreth 300 shtëpi të ndara në disa komponime (lagjë) të mëdha familjare, me fusha dhe drunjë në mes tyre, llogaritur edhe lagjën Deliu dhe atë Hysenaj, të cilat zënë vend të posaçëm në këtë raport. Tri kilometra në veri, në maje të bregut gjendet Likoci, që ishte në shërbim të UÇK-së, por që nga 13 shtatori riokupohet nga forcat jugosllave.Gjatë muajit shtator, forcat e qeverisë morën një ofansivë në regjionin e Drenicës që kishte për qëllim të dislokojë UÇK-në nga kjo trevë e fuqishme. Policia dhe ushtria sulmuan nga drejtimi i Klinës, në jugperendim të Gllogovcit, pastaj edhe nga Qyçavica, malet në lindje dhe me efikasitet do ti rrethojnë forcat e UÇK-së në bregun e Abrisë. Duke ju referuar Naim Malokut, një komandues i UÇK-së dhe ish oficer i armatës jugosllave i intervistuar nga Nju Jork Times, forcat jugosllave hasën në rezistencë të UÇK-së mes Abrisë dhe Likocit...Pas pushtimit të Likocit, forcat e çeverisë ishin nisur drejt Abrisë. Sipas Zejnije Deliut, që ishte me famijlen e saj në Abri , në fillim të ofanzivës, forcat e qeverisë filluan të bombardojnë lagjën Deliu nga Likoci që në mëngjes, rreth orës tetë, të premtën, më 26 shtator, nga llojet më të ndryshme të artilerisë dhe mortajave.Shumica e banorëve të Lagjës ishin strehuar në pyll, për t'u ikur granatimeve. I vetmi civil që kishte ngelur në Lagjë gjatë granatimeve ishte Bashkim Deliu, njëzetenjëvjeçar, që duhej të kujdesej për babain e tij Fazliun, nëntëdhjetekatërvjeçar dhe invalid. Bashkimi skjaron se sulmet vazhduan sërish të shtunën në mëngjes, pasi në mbrëmjen e së premtës policët sërish ishin kthyer në Likoc. Gjysma e konvojit të tankeve në Likoc, që ishin rreth 68 gjithësejt, kishin lëvizur në drejtim të Lagjës Deliu..Ata hedhnin pandërpre gjyle nga topat e tankeve mbi Lagjën tonë. Këmbësorët vinin pas tankeve dhe shumica e tyre kishin mjekrra. Unë vazhdoja të qëndroja me babain tim, që kishte nevojë për ndihmën time, për ujë dhe ushqim. Ishim duke tymosur nga një cigare, kur granata ra në kulm të shtëpisë.Kërceva jashtë nga kati i dytë i shtëpisë dhe vrapova nëpër oborr . Shikova nga një vrimë e derës së oborrit dhe pashë se në shtëpinë e fqiut ishin futur ushtarë e paramilitarë. I pashë ushtarët tek vinin drejt shtëpisë sime jo më larg se tridhjet metra. Kishin uniforma ushtarake ngjyrë kafeje dhe shumë prej tyre kishin thika të mëdha ose sopata të vogla, përveç armëve të zjarrta. Vazhdova të vrapoj me sa forcë që kisha drejt Badërlakëve (Lagjës fqinje)...Për disa ditë me radhë pastaj forcat jugosllave do të mbajnë nën kontroll Abrinë, duke kryer keqbërjet e cekura në këtë rapot..Në bazë të bisedave të zhvilluara me një komandues të UÇK-së gjatë funeralit të Driton Hysenajt, forcat speciale. (Jedinice za Specijalne Operacije) të kryesuara nga Franko Simatoviq -"Frenky", të njohura si "Frenky's boys", ishin prezente , gjithashtu gjatë luftimeve në Abri të Epërme. Ata kishin uniforma të parregullta, por shpesh shfaqeshin edhe me uniforma policore ose ushtarake dhe bartnin thika të mëdha, sipas shumicës së dëshmitarëve, që i kishin parë në Abri të Epërme. Kjo njësi kishte një reputacion të arrogancës dhe krimeve. Sipas fjalëve të një polici serb që kishte kaluar gjashtë muaj në Deçan, i intervistuar nga Vëzhguesit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, "Frenky's boys" kanë vrarë gjithëçka kanë hasur. Më besoni, ju nuk do të dëshironit t'i takoni ata."Më, 26 shtator 1998, Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut vëren një konvoj prej katërdhjeteshtatë automjetesh të artilerisë së rëndë ushtarake dhe gjashtëmbëdhjetë automjete ndihmëse, duke u larguar nga Drenica rreth fshatit Mleqan, disa mila në perendim të Gllogovcit. Konvoji përmbante shumë tanke, artileri të rënd, armë kundërajrore dhe armatim personal të llojeve më të ndryshme.Sipas Mediave Qendrore në Prishtinë, të afërta me çeverinë serbe, së pakut shtatë policë ishin vrarë në zonën e Abrisë, më 25 shtator, një ditë para masakrës në Lagjën Deliu dhe pushkatimin e civilëve në fshatin e afërt , Gullboc. Pesë policë rezervistë ishin vrarë poashtu afër Likocit, kur automjeti i tyre hasi në një minë, që si duket ishte vendosur nga ushtarët e UÇK-së...(Pasojnë emrat e tyre dhe pothuaj të gjithë janë nga qytete të ndryshme të Vojvodinës). Pastaj këto media informojnë se janë vrarë edhe dy policë, më 25 shtator, nga një grup shqiptarësh të armatosur nën Abri të Ultë, dhe të dytë ishin nga Kosova: Mirosllav Sloviq, i lindur, më 1974, në Zubin Potok dheRajko Radovanoviq, i lindur, më 1973, në Skënderaj.Si duket këto media kishin fshehur të vërteten tjetër se edhe tre policë tjerë ishin vrarë në këtë vend, gjë të cilën e zbulojnë autoritetet jugosllave në Gllogovc.( Pasojnë emrat e tyre, të parëndësishëm për lexuesin tonë. Ishin me rëndësi dy emrat e mësipërm, pasi ishin nga Kosova).Më 26 shtator 1998, Vëzhguesit për të Drejtat e Njeriut vërejtën një helikopter jugosllav me shenjën e Kryqit të Kuq tek fluturonte mbi fshatin Plloçicë në drejtim të Abrisë së Epërme, i cili pastaj do të kthehet pas përafërsisht njëzet minutash.Abria e Epërme ishte shkatërruar plotësisht gjatë ofensivës. Fshati ende kundërmonte, kur vëzhguesit arritën rreth orës 11.00, më 29 shtator, dhe gjuajtjet sporadike të armëve dëgjoheshin në afërsi. Shumica e shtëpive ishin rrënuar dhe kudo shiheshin gjurmët e një goditje të rënd. Shumë shtëpi ishin shëndrruar në gërmadha, apo edhe ishin goditur nga zjarri i tankeve. Poashtu gjendje e ngajshme ishte vërejtur edhe në fshatrat përreth. Disa shtëpi ende ndodheshin në flakë.
Të vrarët në Lagjën Deliu
Kur Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut kishin arritur në skenën e masakrës, fshatarët lokalë kishin larguar trupat e viktimave nga pylli në një këndë të fushës së quajtur Lluga e Ferizit afër lagjës Deliu. Vëzhguesit vërejtën trupat e tri viktimave të mbështjelluara me batanie, duke i bartur përmes disa leseve të ndërtuara thjeshtë nga fshatarët që ndihmonin. Një nga trupat ishite i fëmiut Valmir Deliut, tetëmbëdhjetëmuajsh. Shtatë trupat tjerë të: Zahides, Gentianës, Donjetës, Mendohies, Mihanës, Lumnisë dhe Hamidës ende qëndronin në pyll, aty ku ishin vrarë, tri ditë më parë.
Fazli Deliu - kryefamiljari, i djegur deri në vdekje
Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut takojnë një grup gazetarësh ndërkombëtarë gjatë rrugës për në pyll. Dikush tha se ka parë tre trupa brenda në fshatin Abri e Epërme të vrarë. Një trup ishte brenda në shtëpi, thanë ata, i djegur plotësisht. Duke iu referuar evidencës së mundshme, ky ishte trupi i Fazli Deliut, nëntëdhjetekatërvjeçar , kryeplak i familjës Deliu. Antarët e familjës u thanë Vëzhguesve se Fazliu ishte invalid dhe kishte qëndruar në fshat nga pamundësia të lëvizë deri në pyll. Jonathan Steele në "Guardian" (Londër) e përshkruan më së miri gjetjen e trupit të Fazli Deliut në një artikull rreth kësaj masakare. "Dalim nga mali, ku kishte ndodhur maskara, te fusha në të cilën kishin filluar t'i hapin varret për viktimat . Pastaj vazhdojmë drejt Lagjës Deliu dhe hymë në shtëpinë e parë, që ende po digjej. Hymë në një dhomë pritje të demoluar dhe të djegur. Kulmi i kishte rënë përbrenda. Një fshatarë na tregoi se kjo ishte shtëpia e një 95 vjecari..."Një gazetar prezent në skenë i gazetes "Times" (Londër) përshkruan kështu gjendjen e trupit të Fazli Deliut:"Një djalë i ri kërcen nga kulmi në dhomën e nxirë nga tymi dhe flakët. Në njërin kënd të saj qëndron një grumbull hiri i trupit pa kokë, i djegur, me ngjyrë kafeje. "My father!", thirri djaloshi dhe shtoi "Fazli Deliu, nëntëdhjetepesëvjeçar".Bashkim Deliu, djali njëzetenjëvjeçar i Fazli Deliut zbuloi trupin e babait të djegur, të hënën, më 28 shtator. Bashkimi kishte qëndruar me babain e tij derisa ishte detyruar të largohej, para se forcat serbe të futen në shtëpinë e tij. Babait i kishte thënë se po shkonte të pres lopët nga ara, duke mos i treguar të vërteten e hidhur që po i priste.Bashkimi, poashtu u tha Vëzhguesve se është kthyer pas dy dite në shtëpi bashkë me axhën e tij Ymer Deliun. "Pasi gjetëm trupin e Ademit, i thash Ymerit: "Të shkojmë të shohim babain tim!" Shkuam te dritarja e shtëpisë dhe pashë se asgjë nuk kishte mbetur nga babai i im, përveq këtij pluhuri dhe skeletit të njeriut, siç e kam parë dikur në atlasin e biologjisë...
Adem Deliu
Të hënën në mëngjes , më, 28 shtator,Ymer Deliu ,luftëtar i UÇK-së dhe Bashkim Deliu kthehen në Lagjën e tyre të shohin çfarë ka ndodhur me familjet e tyre. Ymeri u rrëfen Vëzhguesve se si e ka gjetur trupin e vëllaut Ademit, tridhjetetrevjeçar, pranë derës së oborrit të shtëpisë së tyre:"Kur unë dhe Bashkimi mbërrimë te fqinjët tanë. pamë tek digjeshin shtëpitë e Aliut dhe Pajazitit. Shtëpia e axhës, Sherifit, poashtu ishte djegur. Kur shkova në shtëpinë time, në hyrje e pash Ademin, vëllaun tim, disa metara larg hyrjës. Ishte i vdekur. Përreth tij ishin gjashtëmbëdhjet gëzhoja fishekësh. Ai kishte tri plagë në kokë dhe krahëror. Filloi të bjerë shi dhe nuk munda ta lë Ademin në shi. E tërhoqa deri në një vend ku nuk e merrte pika të pushojë aty. Ai nuk kishte patur kurrë armë as edhe kishte patur ndonjëherë problem me qeverinë.Bashkim Deliu u mor në bisedë ndaras nga Ymeri dhe prej tij morëm përgjigje identike.Personi i fundit që e pa Ademin të gjallë ishte Blerim Deliu- pesëmbëdhjetvjecar. Ai u tha Vëzhguesve se kishte ecur drejt shtëpisë së Zeçir Deliut, axhës së tij bashkë me Zeçirin dhe axhën tjetër Ademin rreth orës 1:00 , të shtunën, më 26 shtator. Kur mbërrim te shtëpija e Zeçirit, një polic serb na doli para dhe na urdhëroi të ndalemi ose do të na vriste. Blerimi vrapon drejt Lagjës së Hysenajve bashkë me Ademin dhe Zeçirin, por më vonë i humb bashkëudhtarët, ngase: "Unë vrapova shpejt, sepse edhe isha më larg nga polici se ata dy",tregon Blerimi.
Katërmbëdhjetë të vdekur në pyll
Katërmbëdhjetë trupa të vdekur u gjetën në pyllin ku ishin strehuar lagja Deliu, duke i shtuar trupave të katër burrave të gjetur rreth kësaj lagje. Kështu numri i viktimave arrinë në tetëmbëdhjetë, më 29 shtator. Kur Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut arritën, disa nga trupat kishin filluar të tërhiqen nga pyelli për t'i varrosur. Fshatarët lokalë dhe vet Ymer Deliu, që kishte arritur i pari në vendin e ngajrjes, kishin rekonstruktuar lokacionin e të gjithë personave të vrarë.Kështu Vëxhguesit kishin mundësi të marrin shënime dhe fotografi për të vërtetuar identitetin e të gjithë personave të gjetur në anën e të masakruarëve, më mirë se në gjendjen e gjetur. Përshkrimi në detaje i plagëve , prerjet me thika dhe të gjitha lëndimet e shkatuara në trupat e viktimave lënë të kuptojmë se kjo nuk ishte një vrasje incidentale, por e kryer me paramendim dhe atakim direkt mbi civilët e pambrojtur. Të gjithë trupat ishin në rroba civile dhe nuik ka kurrfarë evidence për ndonjë rezistencë të shfaqur. Trupat së pari ishin zbuluar nga Zejnije Deliu, kur ajo shkon në pyell të dielen në mëngjes, rreth orës 8:00, më 27 shtator, me qëllim që t'i tregoj familjës së Ymerit çfarë kishte ndodhur me Habibin, Hysenin dhe Adem Deliun. Të njejtën ditë edhe Ymeri e Bashikimi shkojnë në pyell dhe poashtu i shohin katërmbëdhjetë trupat e vdekur. Një ekipë e Misionit Vëzhgues Diplomatik në Kosovë e vizitoi këtë anë , të hënën në mbrëmje dhe mori fotografi shtesë, llogaritur edhe të dhëna të reja në raportin e tyre confidencial , i cili ende nuk është publikuar...
Ali Deliu, gjashtëdhjetetëvjeçar, i therrur në fyt
Trupi i Ali Deliut u gjet pranë shtegut që shpie në luginën e pyellit. Fotografët e Vëzhguesëve arritën të tregojnë kjartë fytin e prerë të Ali Deliut. Thika që ishte përdorur për këtë qëllim kishte ngelur në anën e majtë të krahërorit të tij. Fshatarët thanë se thika ishte pronë e tij dhe ata besojnë se Aliu kishte ngelur mbrapa në fshat, ndërsa familja kishte dalur në pyell. Ishte zënë nga trupat serbe dhe pastaj e kishin detyruar ti shpie te familjet, para se ta vrasin.Zejnije Deliu u tha vëzhguesve se kur kishte gjetur trupin e Aliut. "kishte një shall që mbulonte fytyrën e tij të përgjakur. E largova shallin dhe pash fytin e tij që ishte prerë. Pastaj edhe Ymer Deliu rrëfen si e kishte gjetur trupin e Aliut, ditën tjetër: "Rreth tridhjet metra larg tendave e gjetëm trupin e Aliut, gjashtëdhjetepesëvjeçar, që ishte prerë në fyt me thikën e tij që ende qëndronte në gjoksin e tij. E rrotullova dhe pashë se kishte një plagë mbrapa në kokë dhe pastaj e ktheva në pozicionin që e gjeta. Ai e mbante gjithëmonë atë thikë me vete për të grirë duhan.
Familja Deliu besojnë se Aliu ishte nisur te vendi ku kishte duhanin, afër lagjës, ku ishte zënë nga policët serbë dhe me forcë e kishin detyruar t'u tregoj rrugën drejt pyellit. Por duke iu referuar familjës së tij, Aliu sapo kishte përgatitur duahnin për atë ditë, të cilin nuk do të arrijë ta shpenzoj, ngase të njëjtën ditë vritet mizorisht.
Hava dhe Pajazit Deliu
Rreth gjashtëdhjetë fitë (rreth shtatëmbëdhjetë metra) poshtë rrugicës malore, ku ishte vendosur përkohësisht trupi i Aliut , në tendën me kornizë të drunjtë dhe mbulesë ngjyrë të gjelbërt, ishte strehuar edhe një familje e Deliajve. Shtroja në mes ishte e spërkatur me gjak dhe një tru njeriu kishte ngelur në anën e majtë . Duke ju akorduar vëzhguesve diplomatik dhe gazetarëve që vizituan këtë skenë , derisa trupat tjerë ende ishin të gjithë në pyell, trupi i Hava Deliut, grua gjashtëdhjetedyvjeçare dhe Pajazit Deliut, burrë gjashtëdhjetenënëtëvjeçar u gjetën në këtë tendë.Pjesëmarësit e kësaj skene përshkruajnë se si Hava Deliu kishte plagë plumbi në kokë dhe pastaj edhe kokën e prerë në fyt. Përfaqësuesit diplomatikë pastaj vërejtën se këmba e djathtë ishte shkëputur nga trupi, si duket kishin tentuar t'ia shkëpusin atë me thikë. Pajaziti qëndronte afër me trurin e nxjerrur jashtë nga kreniumi dhe të vendosur pas trupit të tij.Zejnije Deliu ua përshkruan kështu Vëzhguesve pamjën në tendë, më 27 shtator: "E pashë Pajazitin të shtrirë në stomak dhe një pjesë të kokës së tij i ishte hequr. Ai ishte në anën e djathtë të tendës, siq e keni vërejtur..Ana e majtë e kokës së tij i mungonte.Shtroja ishte spërkatur me gjakun e tij.Pastaj e pashë trupin e Havës të dalur jashtë tende dhe këmbët e saj Hava Elshani
të prera thellë me thikë...përreth kishte plotë gjak..."Të njejtën gjë e konfiromjnë edhe Bashkim dhe Ymer Deliu në intervista të ndara. Ymeri u tha vëzhguesve se këmbët e Havës ishin të prera thellë dhe vetëm një pjesë e lëkurës dhe mishit i mbante të ngjitura për trupi.Ymeri dhe Bashkimi e kishin futur brenda në tendë ngase kishte filluar të bjerë shi.Më poshtë rrugicës së malit në një vorbull trupat e njëmbëdhjetë personave, kryesisht fëmijë dhe gra. Shumica prej tyre ishin goditur në kokë dhe ekzekutuar nga afërsia.
Grupi prej katër trupash i gjetur nga antarët e familjës, vëzhguesit diplomatik dhe gazetarët, qëndronte disa fitë përmbi vorbullën e malit. Këtij grupi i takonte viktima më e re e kësaj masakre, fëmiu tetëmbëdhjetmuajsh, Valmir Deliu, e gjetur me fytyrë të përgjakur. Pastaj Jeton Deliu, djaloshi nëntëvjeçar, i gjetur pranë Valmirit me fytin e prerë me thikë ose plumb.Ymer Deliu në intervistën dhënë Vëzhguesve përshkruan kështu gjetjën e këtyre trupave, që paraqet disa nga trupat e familjës së ngusht të tij: Duke u ngjitur pashë djalin tim nëntëvjecar Jetonin. Ai kishte një plagë nga veshi i djathtë deri te goja. Shpresoj se plaga ishte shkaktuar nga plumbi e jo nga thika (me shpresë se nuk ka vuajtur shumë). është trupi i vetëm që nuk dij si ka mbaruar. Një këpucë e kishte të mbathur, ndërsa tjetrën jo....
Pesë metra më larg ishte nëna ime, gjashtëdhjetëvjeçare e shtrirë në anën e majtë. Kishte një plagë plumbi në anën e djathtë të kokës dhe një tjetër më të vogël në krahëror. Mendoj se ajo ishte vrarë me armë zjarri nga afërsia. Ishte goditur në fytyrë por jo me thikë.Krejt pranë saj trupi i Luljetës, gruaja shtatëzënë e vëllaut tim, që prsinim së shpejti të lind vajzën e saj, të cilën e pagëzuam Malësore, për të përkujtuar vuajtjet tona nëpër male. Ajo dukej njësoj si nëna, Hamidja. Qëndronte e shtrirë në anën e djathtë dhe kishte një plagë në anën e majtë të kokës së saj. Ishte goditur në pjesën e mbrapme të kokës. Kishte një plagë të vogël në hundë dhe kërci.Trupi tjetër ishte i Valmir Deliut, tetëmbëdhjetmuajsh, djali i Ademit. Ai kishte një palgë në anën e djathtë të fytyrës së tij afër nofullës. Në dorën e djathtë kishte një vërimë por jo nga plumbi dhe disa plagë të vogla në trup dhe "cuclla" i kishte ngelur varur në krahëror.Unë supozoj dhe shpresoj se të gjithë trupat, nga nëna ime të jenë vrarë me armë zjarri nga afërsia, (përfundon Ymeri me shpresë se ata nuk kanë vuajtur nga torturat e kriminelëve serb, skjarim i autorit). Në kujtimet e Zejnije Deliut, e intervistuar ndaras nga Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut, përputhen përshkrimet që u bënë pamjës së trupave Ymer Deliu. Një variacion vërehet te përshkrimi i Luljetës shtatëzënë. Ajo thekson:"Luljeta ishte shkyer e tëra, duke filluar nga krahërori dhe përgjat stomakut. Ajo kishte rrobat, por edhe ato ishin prerë gjithashtu..."
Lumnije, Mihane, Menduhije, Diturije dhe
Zeçir Deliu
Ymeri kishte gjetur edhe trupin e gruas së tij, Lumnies, të shtrirë pranë vajzës së tij gjashtëjavëshe, Dituries, që për çudi kidhte mbijetuar këtë tragjedi. Zejnia i kishte hasur trupat një ditë më parë, por nuk kishte vënë re se Dituria ishte ende gjallë. Ajo u tha Vëzhguesve:"E pashë Lumnien, gruan e Ymerit të shtrirë në anën e djathtë të saj. Dituria ishte nën krahun e majtë të nënës së vdekur. Fytyra e Lumnies ishte prerë e tëra dhe krahu i saj përreth fëmijës ishte poashtu i prerë me thikë. Goja e voglushës ishte përplotë gjak që kishte rrejdhur nga krahu i nënës dhe nuk e kam marrur me mend se ajo mund të ishte ende gjallë..."Pas më shumë se njëzetekatër orë të vizitës së Zejnies, Ymeri dhe Bashkimi e gjejnë të gjallë foshnjën. Ymeri rrëfen zbulimin e tmerrshëm para Vëzhguesve:"Unë pastaj gjeta trupin e gruas sime, Lumnies. Ajo qëndronte në krahun e djathtë, ndërsa dy vajzat qëndronin pranë saj, njëra përballë e tjetra mbrapa. Dora e nënës ishte mbi Diturien e vogël. Për një moment Dituria hap sytë, jo krejt, përgjysëm dhe e kuptova se është gjallë. U përpoqa t'ia fshij gjakun dhe ajo nxori gjuhën pak nga goja.I lash trupat dhe mora ca rroba të foshnjës. Kundërmonte një erë e rënd. E kontrollova mirë dhe pashë se ajo nuk ishte lënduar. E vesha pastaj atë dhe e mbështolla me xhaketën time...."Vëzhguesit për të Drejta të Njeriut e vizituan foshnjën Diturie Deliu, më 8 nëntor, në Likoc, ku ajo qëndronte te të afërmit e saj. Mjerisht, ajo vdiq më, 19 nëntor të vitit 1998.I shtrirë qëndronte edhe trupi i Menduhies, katërvjeçare, vajza e Ymerit dhe Lumnies, pastaj kushëriri i Ymerit, Zeçiri, katërdhjetekatërvjeçar dhe Mihanës, njëzetepesëvjeçare, gruaja e Ademit. Ymeri e përshkruan kështu gjendjen e Mihanës:"Trupi tjetër pranë ishte Mihanja, nëna e Valmirit. Ajo qëndronte e shtrirë në stomak dhe organet e saj të brendshme kishin shpërthyer jashtë nga një vrimë e madhe në shpinën e saj. Dukej sikur ishte goditur nga ndonjë explodim granate, jo plumb..."Fotografët e inçizojnë gjendjen e Mihanës, duke konfirmuar thënjen e Ymerit. Pastaj Ymeri i bënë një shikim më të afërt Menduhies dhe vëren se ajo kishte flokët e larë në gjak., ndërsa poashtu Zeçiri ishte "plotë gjak nga koka deri te gishtërinjtë e këmbëve".
Zahide Deliu dhe dy vajzat e saj: Donjeta dhe Gentiana
Në maje të rripit me drunjë, Vëzhguesit hasën edhe tre trupa tjerë; Zahide Deliu, njëzeteshtatëvjeçare, ishte goditur siq duket duke tentuar të ik nga tragjedia që e priste. Plumbi e kishte goditur nga largësia pas koke. Ajo kishte vetëm qorapa mbathur, por jo edhe këpucë dhe si duket ishte duke pushuar në tendë. Dy vajzat e saj ngelen të vdekura krejt pranë, pas saj. Donjeta pesëvjeçare kishte një plagë të dukshme, që i kishte hequr pjesën e djathtë të fytyrës së saj. Gentiana shtatëvjeçare kishte kapakun e kresë të hequr, si duket nga rafalet e plumbave.Zejnia ishte tejet e emocionuar dhe u kthye pas para se të shkonim te këta trupa. Ymeri gjithashtu dha përshkrime të limituara të këtyre trupave pasi ai veç kishte gjetur trupin e gruas dhe fëmijëve dhe ishte shpesh i traumatizuar .Duke iu referuar Bashkimit, ai dhe Ymeri në kalim kishin shkuar të shohin Zahiden dhe dy vajzat e saj para se të kthehen te gruaja e Ymerit dhe fëmijtë, ku ata kishin gjetur Diturien ende gjallë. Ymeri përshkruan kështu atë që kishte mbajtur mend:"Donjeta pesëvjeçare qëndronte e shtrirë me faqe për dhe. Kishte plagë në krahun e majtë dhe nën veshin e djathtë...Fytyra e saj dukej e deformuar. .. S' mund ta përshkruaj gjendjen e Gentianës, shtatëvjeçare, Nuk mbaj mend plagët e saj dhe do të ishte më mirë të mos flas rreth kësaj..."Trupi tjetër ishte i Zahide Deliut, nënës së tyre. Ajo kishte një plagë të madhe në maje të kokës, por nuk i mungonte truri. Unë nuk e rrotullova trupin e saj sepse do të ishte kundër traditave tona.Pas kësaj fillova të kërkoj edhe katër fëmijë tjerë që mungonin, bashkë me Diturien në krah, por assesi t'i gjeja."Të dytë; Ymeri dhe Bashkimi, sidomos Bashkimi shpesh dukej i traumatizuar nga ajo që kishte parë mbi trupat e të afërmëvë dhe nganjëherë ishte edhe histerik. Megjithatë , përshkrimet e tij të dhëna ndaras dalin si në pasqyrë të njejta me kujtimet e Ymerit dhe Zejnies.
Duke ju referuar Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, të grupit lokal, trupi i Hajriz Deliut, tridhjetekatërvjeçar, ishte gjetur në ujin e një pusi afër Abrisë së Epërme, më 21 tetor, 1998. Hajrizi, burri i viktimës së masakrës, Zahide Deliu dhe babai i Donijetës dhe Gentianës ishte zhdukur që nga masakra në Lagjën Deliu. Ai ishte therrur në fyt e pastaj ishte hedhur në pusin e thellë me kokë teposhtë. Fotografitë e bëra dëshmojnë të vërtetën e dhënë nga Këshilli Lokal për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.
Vrasja e Habib, Hysen, Antigona dhe Mihane Deliut
Duke iu shtuar katërmbëdhjetë viktimave edhe grupin tjetër të vrasjeve serike në lagjë Deliu të Abrisë së Epërme. Ky grup përbën Habibin , që ishte burri i Zejnies, Hysenin bashkëshortin e Flories; dy vajzat e Hysenit (nga një martesë e mëhershme, Antigonen dhe Mihanen.Duke iu akorduar intervistave të ndara me Zejnijen dhe Florien, dëshmitarë që i shpëtuan më të keqes, të premten më 25 shtator, të gjithë këta antarë të familjës ishin së bashku në Abri të Epërme, kur filluan granatimet rreth orës 8.00 në mëngjes. Me të filluar të gjuajtjeve të gjithë kanë dalur në Zabele, afër familjës së Ymer Deliut. Në mbrëmjë rreth orës nëntë ata ishin kthyer në Lagjën Delijaj dhe natën e kishin kaluar afër shtëpisë së tyre, në një bunker të ndërtuar nga Habibi dhe i mbuluar me dushk, duke e lënë kështu familjen e Ymerit në pyell.
Të shtunen në mëngjes Habibi ishte zgjuar dhe kishte dalur me gruan Zejnien,Antigonen, Mihanen, dhe Mentorin, duke i lënë Hysenin dhe Florien, Maliqen dhe Ajeten në bunker. Habibi me familjen e tij do të dal këmbë në Tërstenik, ku mbërrijnë reth orës 8.00 në mëngjes dhe atje kishin filluar të përgatisin ushqim e ziejnë në fushë. Gjuajtjet fillojnë dhe granatat bijnë afër fushës dhe familja detyrohet të tërhiqet..Ata gjetën strehim në drunjtë e afërt dhe shoqëruesit i njohtuan se ishte plagosur Sherif Deliu dhe lagja Deliu ishte djegur e tëra.. Sherif Deliu, deri më, 21 Janar 1999 llogaritej i zhdukur.Të shtunën rreth orës pesë, në mbrëmje, kishin vendosur të kthehen te shtëpitë e tyre në Abri të Epërme dhe të shohin çfarë kishte ngjarë atje me Hysenin dhe tjerët që i kishin lënë pas. Ata u kthyen, sërish këmbë në Abri të Epërme dhe kaluan rrugën kryesore për në drejtim të Likocit., ku ishin stacionuar numër i madh i policëve serbë. Një konvoj i madh automjetesh luftarake po kthehej nga Abria përseri për në Likoc. Ata kishin pritur mbi një orë e gjysmë në kaçuba të kalojë konvoji. Pastaj kishin bërë përpjekje të lëvizin dhe policët i kishin vërejtur. Hapet zjarr në drejtim të tyre, duke i detyruar të shpërndahen. Zejnia u tha Vëzhguesve:"Deshëm të kalojmë në Lagjën tonë, por shumë shpejt një grup prej pesë-gjashtë policëve kanë vënë re levizjen tonë dhe mënjëherë kanë filluar të gjuajnë në ne. Ne të gjithë kemi vrapuar në drejtime të ndryshme. E pashë Antigonën që ra për dhe e goditur nga plumbat. Isha më së afërmi me policë dhe i ndjeja plumbat si binin pranë këmbëve të mia. Vazhdoja të ngjitem zhagas pa dijtur në çfarë drejtimi shkoja.Ata vazhdimisht gjuanin me pushkomitralez e pastaj edhe me armë të tjera. Unë vazhdoja zhagas dhe nuk dija më asgjë për askend..." Më vonë plumbat e kishin goditur në fytyrë, duke i shkatuar një plagë të cilën Vëzhguesit edhe pas një muaji e kishin vërejtur në fytyrën e saj, gjatë një interviste me të. Ajo arrinë në bunker, afër shtëpisë, ku edhe do të gjej vetëm Maliqen. Pastaj kthehet edhe Floria me Mentorin dhe Ajeten dhe rrëfejnë se si Habibi e Hyseni janë vrarë duke e kërkuar atë. Duke kërkuar Zejnien, Mihanen dhe Antigonen, policët i kishin zënë dhe akuzuar si pjestarë të UÇK-së. Habibi ua përseriste se kishin dalur të kërkojnë trupat e gruas dhe vajzave. Ata e kishin pyetur Habibin pastaj për djalin Dr. Sami Deliun, ngase doktorët ndiqeshin me akuzë se ndihmonin UÇK-në.(Fati i Dr, Lec Ukës para disa ditësh në Qycavicë flet më së miri për këtë, Autori).Habibi u ishte përgjigjur se Samiu ishte në Prishtinë. Ata fillojnë ta godasin dhe Habibi bjen për tokë dhe pastaj polici nxjerr revolën dhe e qëllon atë. Hyseni, që kishte probleme mentale , duke iu akorduar antarëve të familjës, kur e sheh vëllaun e vrarë fillon të bërtas pa kontroll. Po pastaj edhe ai do të qëllohet nga dy plumba në kokë. Floria i tha Zejnies se Mentori ka vrapuar drejt Habibit, por polici e shtyri duke i thirrur:"Bezhi!", vogëlushit. Habibi ishte maltretuar rënd. Trurin e kishte jashtë. Ishte prerë me thikë në shpinë.Një gjë është me rëndësi se Habibi kishte përmendur emrin e Xhafer Qorrit, që ishte prezent aty, në uniformën policore serbe, i cili pastaj do të mund të dëshmonte për kryerësit e kësaj vepre. Por, Xhaferi nuk do ta bëjë kurrë këtë , sepse ai do të vritet bashkë me dy serbë lokal, më, 11 dhjetor 1998, te trafostacioni kryesor në Gllogovc. Më 29 shtator, u thanë Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut disa antarë që mbijetuan masakrën nga familja Deliu se mungonin ende dy vajza të reja katërmbëdhjetë, respektivisht gjashtëmbëdhjetëvjeçare; Antigona dhe Mihane Deliu.Trupat e shkatërruar të dy vajzave u gjetën më, 4 tetor 1998 nga anëtarët e familjës Deliu. Vëzhguesit e vizituan vendin ku u gjeten trupat e tyre. Ishte mbarimi i rrugës për në Likoc, ku serbët kishin ndërtuar një bunker,që kontrollonin rrugën. Aty u gjet një karikator i zbrazët i armëve të prodhimit jugosllav 7.62 mm. Dyshimet nga familjarët dhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut për dhunimin e vajzave para se të vriteshin, nuk mund të konfirmohen nga Vëzhguesit për të Drejtat Njerëzore.
Vrasja e Driton Hysenajt
Për shkak të luftimeve të ashpra në Abri të Epërme dhe përrreth, të premten, më 25 shtator,rreth 150 banorë të Lagjës Hysenaj , kishin dalur bashkë me gjërat që kishin përdore në pyll, duke lënë një numër të vogël pleqësh pas. Klani Hysenaj kishte ngritur një kamp në pyllin e quajtur në gjuhën shqipe, Brija e Tërdecit, më pak se një kilometër nga lagja e tyre, duke qëndruar atje për dy ditë me radhë. Duke ju accorduar dëshmitarëve të intervistuar nga Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut,në varrimin e Driton Hysenajt, shumica e personave ishin gra, fëmijë dhe pleq si dhe disa burra të moshës së re. Asnjëri prej tyre nuk ishte i armatosur.
Të shtunën, më 27 shtator,dikund rreth orës 11 .00 deri kah ora 3.00 pas dite, forcat serbe kishin vënë në rreth kampin Hysenaj. Daut Hysenaj i cili ishte present në pyll, u thot Vëzhguesve:
Policia i kishte ndarë meshkujt nga femrat, duke I detyruar të zhvishen ata në të njejtin vend. Pastaj I rreshtuan meshkujt dy nga dy dhe I nisën drejt Lagjës Hysenaj.
Gjatë zhveshjës nuk ishin përdorur armët, madje as thikat, rrëfen Brahim Hysenaj, që kishte qenë present, por disa kishin marrur të rëna të forta nga kondakët e pushkëve. Nofulla e një burri, Raif Hysenajt, ishte thyer gjatë kësaj kohe.
Policët kishin zgjedhur grupin prej njëzetë e dy meshkujsh, duke I lejuar të visheshin dhe nisur për në Lagjën Hysenaj. Në hyrje të Lagjës i detyruan të ulen.Siq dëshmon Brahim Hysenaj , që ishte një nga 22 meshkujt, aty kishte qindra e qindra policë. Ata u vënin flakën shtëpive përreth, shpjegon Brahimi.
Policët vazhdojnë të rrahin e torturojnë meshkujt e kësaj lagjeje, siq Dëshmon Daut Hysenaj:
Policët filluan të na rrahin përseri. Ashtu siq ishim të lidhur ata erdhën tek ne. Grupi i parë na shuplakoi, ndërsa i dyti na grushtoi ashpër. Grupi I tretë na goditi me kondakë të automatikëve. Kjo zgjati reth 15-30 minuta…
Pas kësaj torture çnjerëzore, policët kishin përgatitur një traktor, pasi kishin djegur gjithë ushqimin e gjetur në rimorkio. Na urëdhruan ashtu të lidhur dy nga dy të ngjitem në rimorkio, duke na nisur nëpër rrugën e përbaltur drej të Likovcit, ku ishte një bazë e offensives së çeverisë. Daut dhe Brahim Hysenaj të intervistuar ndaras e shpjegojnë njësoj rastin më rënçethës të vrasjes me thikë të një djaloshi të ri, Driton Hysenajt. Brahimi thotë:
Gjatë rrugës për në Likovc, ne duhej të kalonim nëpër Lagjën Delijaj, ku pamë policët duke djegur shtëpitë përgjatë gjithë rrugës, Drejtuesi I traktorit do të ndalet, që t'I lejoi kolegët të shfryhen në ne. Ata nuk na kursyen duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për të na goditur, madje edhe hunjë.
Kur meshkujt kishin arritur në Likovc, disa policë kishin thirrur se traktori bartëte pjestarë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Pa pritur, një polic I paidentifikuar, sipas Dautit dhe Brahimit, kërcen në rimorkio dhe e kap për flokësh gjashtëmbëdhjetëvjeçarin Driton Hysenaj dhe I npret fytin me thikën e gjatë që mbante në dorën tjetër.
Unë kisha qorapët e bardha dhe ato u bënë të kuqe nga gjaku.Tjetri polic i pren litarin me të cilin ishte lidhur djaloshi tjetër për Dritonit, Qerimi, i cili ishte tmerruar dhe u shty larg nga polici i frikësuar se edhe ai do të pësoi njësoj. Krahu i tij ishte thyer nga goditjet që kishte marrur më heret.
Duke iu akorduar Brahim Hysenajt, që ishte oficer rezervë i ish Armatës jugosllave, polici që kishte prerë në fyt Dritonin mbante uniformë ngjyrë kafeje, të zezë dhe të kamufluar të verdhë dhe kapelë të errët në kokë, që nënkupton se këto uniforma ishin karakteristike për forcat speciale antiterroriste SAJ (Specialne Antiteroristicke Jedinice).
Trupi i Dritonit ishte larguar nga disa policë, duke mbetur i zhdukur deri më, 13 nëntor 1998, kur kufoma e tij u gjet në një varr, jo shumë të thellë në Likoc, nga disa fshatarë që përpiqeshin të rindërtonin shtëpitë e rrënuara…
I premtova Jetonit se do ta ruaj orën e tij për jetë
Rrëfimi i Ymer Deliut
Të hënën, më 28 shtator 1998, nga Lagja e Strumcakëve u nisëm bashkë me Afrim Hysenajn drejt lagjës sime (Deliu). Kur iu afruam rrugës Abri-Likoc pamë një tendë najlloni, që në atë mëngjes të hershëm e plotë mjegull na u duk sikur tankë armike. Afrimi më propozoi të kthehemi, por isha i vendosur të vazhdoj rrugën. E luta atë të kthehej dhe të mos rrezikojë asgjë shkaku im, por ai nuk më la vetëm, kur e pa vendosmërinë time që me çdo kusht të vazhdoj rrugën. E ndërruam pak drejtimin dhe nja njëqind metra para se të ndahemi me Afrimin vërejmë një person në pyell. E detyrojmë të ndalet. Ishte kushëriri im Bashkim Deliu, i paarmatosur dhe me të meta fizike (çalon në njëren këmbë). Ai kishte qëndruar në lagjë, shkaku i babait të vjetër dhe të paaftë për të lëvizur nga shtëpia. Tash kisha shoqëruesin dhe me Afrimin u përshendetëm. Bashkë me Bashkimin vazhduam rrugën drejt lagjës sonë. Para se të hyjmë në lagjë kemi hasur në gjurmë të shumta lufte. Përplotë gëzhoja armësh këmbësorie, por edhe topash e tankesh, sanduçe municioni të zbrasta, karikatorë fishekësh dhe të mos flasim për lloje të ndryshme ushqimesh të konzervuara, që kishin përdorur armiqtë nëpër pozicionet ku kishin qëndruar, por askund nuk pamë ndonjë trup të tyre. Ngadal po futeshim në lagjën tonë dhe atë pranë shtëpisë sime.Te dera e oborrit një kufomë seç e theu "qetësinë" time shpirtërore. Vrapoi drejt saj dhe ishte Ademi, vëllau i im. Një gurë i rëndë më rëndoi në krahëror, por u përmbajta, sepse "duhej kursyer veten nga të papriturat që do të vijnë pastaj"! Ademi ishte qëlluar me rafale automatiku në kokë dhe trup. Kufomën e tij e futa brenda oborrit, sepse filloi të bjerë shi e nuk mund ta lija vëllaun jashtë. Bashkë me Bashkimin nisemi dretj shtëpisë së tij të bërë shkrumb e hi ashtu si të gjitha shtëpitë tjera. E brenda në shtëpi ishte djegur edhe plaku nëntëdhjetekatërvjecar, Fazli Deliu. Vetëm eshtrat i dalloheshin ende deri në gjunj, përndryshe trupi i tij ishte djegur në tërësi. Nuk prekëm asgjë dhe s kishim as çka të bëjmë në gjendjën në të cilën ishte tash kufoma e Fazliut. Jemi nisur drejt vendit ku ishin strehuar familjet dhe në rrugë prap edhe një kufomë. Ishte kufoma e Zeçir Deliut e bërë shoshë nga plumbat. O zot, sikur ta dija se kjo ishte vetëm uvertyrë në tragjedinë që ishte luajtur këto ditë në zabelet tona. Vazhdojmë më tutje dhe kufoma e katërt; Ali Deliu i shtrirë në shpinë. E kishin prerë në fyt me thikë dhe thikën i kishin vendosur në krahëror. I hoqa thikën dhe e rrotullova trupin e tij. Në kokë kishte plagë të shkaktuara nga një goditje e fortë.. Kufomën e ktheva në gjendjen e mëparme dhe vazhdoj drejt tendave. Aty hasëm dy kufoma të reja; të mixhës Pajazit dhe gruas së tij Havës. Në kufomën e Pajazitit nuk vërejta goditje plumbi, por koka e tij ishte çarë nga pas dhe trutë iu kishin derdhur në shtrojë pranë kufomës, brenda në tendë. Gjashtë-shtatë metra larg tendës ishte kufoma e Havës e cila kishte njëren këmbë të këputur nën gju, kishte shumë plagë në trup dhe veçanarisht një plagë të madhe në kokë, që ka mundur pastaj të jetë rezultat i ndonjë eksplodimi.Sido që të jetë ajo ishte tortuaruar rënd. Pasi binte shi e thërras Bashkimin të më ndihmoj për ta futur kufomën brenda në tendë, por Bashkimi si dukej kishte humbur fuqinë nga pamjet rrënçethëse që kishte parë dhe ishte trishtuar pa masë. Nuk kishte forcë të bëj asgjë. E tërhoqa zhagas kufomën deri në tendë.Vazhdoj rrugën në kërkim të familjës sime. Personi tjetër që do të takoj është Jetoni, djali im i madh! Ishte i shtrirë në krahun e djathtë dhe dorën e kishte futur nën kokë.Dora tjetër e zgjatur dhe ora që shkelqente në të, sikur më ofronte këtë orë ta kem kujtim për jetë prej tij. Sa shpesh sot bota u shemb nën këmbët e mia, por kësaj radhe hendeku ishte tepër i madh. E shikoj orën në dorën e tij dhe ajo ende po tregonte kohën. Ishte heret 5:49 minuta."Do ta mbaj tërë jetën këtë orë, biri im!", i premtova me zë, sepse nuk kisha çfarë të bëja tjetër, duke i rënë fytyrës, sipas traditës."Gjaku yt u pagoftë me lirinë e këtij dheu!"Në kokë kishte plagë të rënda; nofullën e poshtme dhe dhëmbët e thyer, pastaj veshin e djathtë të prerë si dhe kokën në anën e djathtë të çarë, poashtu edhe në krahëror kishte një plagë të hapur...
Dardhat i ruajta për nënën...
Harrova të theksoj se tri dardha i kisha në xhepa dhe ato i kisha ruajtrur për nënën time. Si fëmijë më kishte mbetur zakon, që sa herë gjeja ndonjë pemë të mirë e ruaja për nënën time dhe edhe tash kur armën e kam në krah dhe mund ta quaj veten kogja burrë, prap para nënës ndjehem fëmij. Prap kisha gjetur dardha të mira për të...por janë dardhat e para që nëna nuk iu gëzua, kur ia ofrova.Nëna ishte goditur në kokë dhe këmbën e majtë. E përgdhela me respektin e fëmijës për nënën dhe ...asgjë nuk mbaron as me personin më të dashur në jetën time. Mbështetur për shpinës së nënës ishte kufoma e kunatës, Luljetës, gruaja e vëllaut Enverit. Ishte goditur në kokë, njësoj si nëna, vetëm se kjo ishte goditur në anën e majtë të kokës. Luljeta ishte në muajin e fundit të shtatëzanisë dhe motra Havë para katër pesë dite e kishte pagëzuar foshnjën e palindur Malësor ose Malësore, për të përkujtuar vuajtjet tona nëpër male.Aty afër ishte edhe kufoma e Mirit, shpiritit të Bacit- djali i vëlla Ademit, Valmir Deliu. Kishte plagë të shumta në trup dhe ishte përgjakur i tëri. "Cuclla" i kishte mbetur varur në qafë...I afrohem shoqës sime Lumnijës. që ishte e shtrirë në krahun e djathtë, ndërsa pas shpine kishte vajzën Menduhijën, kurse para vetës mbante Diturien gjashtëjavëshe.. Të triat i pashë të vdekura. Së pari e rrotullova kufomën e vajzës Menduhies. E kam dashur shumë atë! Kishte dy goditje, njëra nën veshin e majtë dhe tjetra pak nën fyt. Pastaj i kap dorën Lumnijës dhe ia largoi nga Dituria. Foshnja, sikur nuk i pëlqen veprimi im dhe më bëhet sikur lëviz pakëz sytë. Përpiqet ti hap, por nuk ia arrinë. E kap pastaj Diturien dhe e dërgoj te tenda ku qëndronte Bashkimi, duke qajtur dhe i them se fëmija është gjallë.E lus të më sjell pak qumshtë që kishin lënë kriminelët serbë përreth. Ia pastroj gojën e mbushur përplot gjak foshnjës, sigurisht ishte gjaku i derdhur i nënës së saj dhe ia ofroj qumshtin. Ajo fillon ta pijë atë. E xhvesha ashtu nëpër shi të shoh se mos kishte ndonjë plagë në trup, por jo. Ajo nuk kishte asnjë shenjë në trup.Pastaj atë do t'ia lë në prehër Bashkimit, për t'u kthyer sërish te shoqja ime, Lumnija., trupi i saj ishte dëmtuar në gojë dhe krahëror e supë të krahut. Jo fort larg qëndronte e shtrirë kunata, Mihanja, gruaja e Ademit. Ajo ishte goditur në shpinë dhe plaga ishte shumë e madhe, sa që edhe orgnaet e brendshme duket sikur kishin dalur jashtë... Pastaj edhe dy kufoma tjera të Donjetës dhe nënës së saj Zahides. Donjeta kishte një goditje të rëndë në kokë nga pas ndërsa Zahidja, poashtu ishte goditur në kokë dhe trutë i kishte të nxjerrura jashtë...Gjashtëmbëdhjetë vdekje qëndronin rreth nesh, ndërsa gjashtë tjera do të zbulohen më vonë: Habibi, Hyseni, Antigona, Mihanja. Pastaj Sherifi, që do të konsiderohet i zhdukur deri më, 29 mars 1999. I plagosur rënd , gjatë kësaj masakre kishte ikur dhe pastaj kishte vdekur në Zabelin e Hysenit. Hajrizi do të jetë kufoma e njëzetë e dytë e kësaj masakre...Vetëm liria e vërtetë në Kosovë do të shpaguaj këtë gjak të derdhur !
Ndarja e fundit nga Habibi dhe Hyseni
Rrëfimet e Zojë dhe Florije Deliut
"Darkën, më 26 shtator e kemi ngrënë në Tërstenik-nis bisedën Zoja dhe shton- Pastaj kemi marrë rrugën për në Abri. Unë, Habibi, Mihanja, Antigona dhe Mentori vendosëm të shkojmë, atje ku kishim lënë antarët tjerë të familjës, në një bunker të hapur nja dyqind metra larg shtëpisë. Aty kishim lënë hallën nëntëdhjetëvjeçare, Maliqen e sëmurë, pastaj Hysenin, vëllaun e Habibit, Florien, shoqen e tij dhe vajzen e tyre të vogël, Ajeten. Sapo kemi kaluar udhëkryqin e rrugës Likoc-Abri dhe rrugës që çon drejt lagjës Deliu, janë dëgjuar krisma dhe rafale të pandërprera armësh. Policët dhe paramilitarët serbë na kishin vërejtur. Atëherë jemi shpërndarë në drejtime të ndryshme. Vetëm njëherë kam dëgjuar kukatjet e Mihanës dhe asgjë tjetër. Kam shkuar zhagas, duke më përcjellur rafalet e pandërprera. Një plumb edhe më kishte goditur, por nuk kisha kohë të merrem me plagët derisa ende mund të largohesha dhe nuk më kishte lënë forca...""Baci Habib ka ardhur me Mentorin deri në bunkerin, ku ishim strehuar-ndërhyn Floria. Kemi qëndruar së bashku edhe nja dy orë, duke pritur ardhjen e Zojës, Mihanës e Antigonës. Pastaj baci Habib vendosi të dal nga bunkeri dhe të shkojë drejt vendit ku ishin stacionuar grupet e çetnikëve, me qëllim që të dorëzohet dhe me shpresë se do t'ia lirojnë gruan dhe vajzat e vëllaut. Shkuam të gjithë, përveq hallës Maliqe që e lamë në bunker. Baci Habib u thërriste me zë të lartë në gjuhën serbokroate se po vijmë të dorëzohemi, ndërsa ne i mbanim duart lartë. Tre polic na dolën para dhe na shoqëruan deri te një makinë luftarake, ku ishte një grup më i madh policësh. Fillimisht do të na presin shumë mirë. Na detyruan të ulemi dhe na ofruan ushqim. Fëmijëve u dhanë konzerva peshku, ndërsa mua më ofruan një copë bukë, por nuk e pranova. Habibit dhe Hysenit iu ofruan nga një cigare. Pastaj filluan ta marrin në pyetje Habibin, në gjuhën serbe, por kuptoja se fjala ishte për UÇK-në. Dhe që në përgjigjen e parë Habibi mori një shkelëm në fytyrë, nga një kriminel. Gjaku e kaploi të tërin dhe pasi qetësohet pak, fillojnë përseri pyetjet. Në ndërkohë hapet dera e automjetit dhe një polic thërret në gjuhën shqipe:-O Habib, po çka të pruni këtu. që paske marue bre!Habibi arrijti vetëm t'ia shqiptojë emrin "Xhafer" dhe asgjë më shumë, sepse kriminelët u vërsulen si bishat mbi të, duke e qëlluar pa ndërprerë. Njëri nga ata e mbyll derën e sapohapur të automjetit furishëm, prej nga doli zëri i Xhaferit dhe pastaj po i njejti me rrëmbim drejton automatikun drejt Hysenit dhe e rrëzon përdhe me një rafal plumbash. Mentori vrapon drejt Habibit dhe polici e shikon vëngër. I afrohet pranë, duke i thirrur "Bezhi!" dhe ia jep një flakaresh. Poashtu edhe mua dhe fëmijëve na urdhërojnë të largohemi, ndërsa Habibin e nisin drejt pyellit..."Ishte kjo skena e fundit e ndarjës me Hysenin tashmë të vrarë dhe Habibin e torturuar, që e priste vdekja tragjike...
Post skriptum
Xhafer Qorri ishte i vetmi polic shqiptar në stacionin policor të Gllogocit, që kishte mbajtur uniformën policore edhe pas pushtimit serb të Kosovës. Policët tjerë kishin dorëzuar uniformat shumë vite më parë, duke mos dashur t'i shërbejnë regjimit serb në Kosovë. Pastaj Xhaferi do të vritet po nga serbët, që të mos dëshmojë kurrë për masakrën në lagjën Deliu të Abrisë....
Fehmiu i brigadës 131,"Jusuf Gërvalla"
Sipas Ismail R. Hotit
Fehmi Demiqi u lind më 4 shkurt 1972, në Abri të Epërme të komunës së Drenasit. Kushtrimi i lirisë që kishte trokitur te të gjithë kosovarët bëri që Fehmiu të bëj çmos për t'u inkuadruar në radhët e ushtarëve tanë të lirisë. Dëshira e tij do të realizohet, më 27 mars 1999, duke u inkuadruar në Batalionin e Tretë të Brigadës 131 "Jusuf Gërvalla" të Zonës Operative të Dukagjinit.Pas ofanzivës së parë serbe në shtatorin e vitit 1998, Abria ishte djegur shkrumb e hi dhe Fehmiu detyrohet të tërhiqet me gjithë familjen e gjërë në Drenas te axha i tij Rrahimi.Pas një kohe qëndrimi aty, ku ishin mbledhur e gjithë familja e farefisi, Fehmiu merr bashkëshorten Eminen dhe vajzën e tij Artën dhe kërkon strehim te familja e shoqës në Klinë.Pasi ishte siguruar se gruaja dhe vajza e tij kishin gjetur strehim dhe ushqim të mjaftueshëm, ai do t'i përkushtohet aktivizimit në radhët e ushtarëve të lirisë."Ne të gjallë e serbët të na vrasin, nuk do të lejojmë kurrë këtë", sikur ishte betuar, duke përqafuar Artën e vogël, para se të nisej në rrugën e lirisë. Pastaj i kishte lëshuar në prehër të shoqës, sikur ia lente amanet të kujdesej për të dhe ta donte dyfish, edhe pjesën e dashurisë së tij ndaj së bijës...Në Brigadën 131 "Jusuf Gërvalla" atë do ta angazhojnë në furnizimin me armatim të njësive të ndryshme. Këtë detyrë do ta kryej me përkushtim Fehmiu deri më 24 maj 1999, kur bjenë në pritë të armikut, në Bjeshkët e Belegut, në vendin e quajtur Bogiqe. Fehmiu ishte ngarkuar me detyrë të bartë shokë të plagosur në kufirin shqiptaro-shqiptar. Ishte një ditë përplotë mjegullë dhe nuk mund të shihej as edhe në afërsi. Mjegulla përbiu edhe Fehmiun, për fatin e të cilit më nuk dihet asgjë.
U zgjova pas nëntë ditësh
Rrëfimi i Jakup Hysenajt
Në mëngjesin e 27 shtatorit,1998, fillojnë granatimet e artilerisë serbe mbi vendin ku ishim strehuar. Krismat e tmerrrshme të të gjitha llojeve të artilerisë së rënd serbe mbillnin frikë dhe tmerr në mes popullatës së pambrojtur.Përrocka nën Lagjën tonë (e njohur si Ligata) tashmë shkëlçente nga tendat plastike të ngritura para dy-tri ditësh. Popullata ishte çvendosur nga lagjët Hysenaj dhe Hasanaj në këtë luginë. Serbët, si duket kishin vënë re këtë dhe qëllimi i tyre ishte të depërtonin deri këtu. Ata filluan të godasin kodrën mbi ne, ndërsa të njejtën gjë do të bëjnë edhe grupi tjetër i çetnikëve nga Baica (Qëndresa) në anën lindore. Granatimet nuk kanë të ndalur Pas disa orësh, sikur u binden se terreni ishte pastruar mirë dhe mund të lëviznin lirisht. Pason një heshtje varri. Çfarë do të thoshte kjo tash? Ankthi dhe pritja nuk do të zgjasin shumë, sepse ata do të shfaqen nëpër grupe nga të dy anët e bjeshkëve mbi ne, duke na vënë në rreth të hekurt. Rrethi sa vinte e zvogëlohej, sepse ata tani ndiheshin shumë më të lirë, pasi kishin vënë re se kishin të bënin me popullatë të paarmatosur. Para vetes kishin vënë Brahim Veselin, një mik i yni nga Likoci me duar të lidhura dhe tytat e drejtuara kah ai. Brahimi, natën e kaluar ishte ndar nga grupi ynë, duke u përpjekur të shpërthej rrethimin dhe si duket kishte rënë në grackë. Kriminelët erdhën; me kokarda çetnike, militarë e paramilitarë, me uniforma policore e ushtarake, me maska dhe pa to, me shirita e shamia në kokë – djaj me brina dhe pa ta…Menjëherë urdhëruan të ndahen mashkujt në një anë prej moshës gjashtëmbëdhjetë e deri në atë gjashtëdhjetëvjeçare. Në këtë kategori isha edhe unë, Jakup Hysenaj tridhjetë e pesë vjeçar, pastaj Zymber Adem Hysenaj, Driton Nasuf Hysenaj, më i riu nga ne, gjashtëmbëdhjetvjeçar, Ramadan Hysenaj dhe djali i tij Fitimi, vëllau i im Iliri, Haradini, Agimi, Dauti, Ismeti, Haziri, Xhaferi, Astriti- djali i Xhaferit, vëllazërit Brahimi dhe Kamberi, Tahiri dhe i biri Qerimi, Raifi (nga lagja ime e Hysenajve), ndërsa nga lagja e Hasanajve: Valoni, Latifi, Hajrizi si dhe Brahim Sadik Veseli nga Likoci, që ishte zënë natën e kaluar. Na rreshtuan dhe në emër të një kontrolli për armatim na detyrojnë të xhvishemi një nga një dhe atë më shumë për të na gjunjëzuar moralisht para familjeve tona. Me të mbaruar të këtij kontrolli na rrejshtojnë dy nga dy, duke na i lidhur duartë poashtu dy nga dy persona siq ishim në rresht. Unë isha i lidhur bashkë me Brahim Veselin dhe atë me pranga policore për hirë të sigurisë, ngase edhe kishim tretman të posaçëm në këtë grup, duke na quajtur “komandantë të UÇK-së”. Të tjerët do të lidhen pastaj me tela, spaga dhe me gjithëçka që mund të bëhej kjo. Tash fillon loja e tyre e ndyrë e maltretimeve fizike, aty në prezencë të familjeve, për të mos u ndalur deri në lirimin tonë ose edhe vdekjen, me të cilën u përballën disa. Ne “komandantët” në ballë ishim të parët për të gjitha, ndërsa pas nesh, tjerëve u jepnin rroba të UÇK-së, duke u lënë përshtypjen shokëve të tyre pastaj se kanë bërë vepra të mëdha, duke zënë pjestarë të UÇK-së. Kështu do të veprohet sa herë të kalojmë pranë hordhive të tyre, gjatë rrugës për në stacionin policor në Gllogoc (Drenas), ku kishin marrur urdhërin të na dërgonin. Dhe ata të egërsuar shfrynin pastaj epshet e tyre shtazarake antishqiptare mbi ne.Kur arritëm lartë te Fusha e Vorreve, ku edhe fillon Lagja jonë (Hysenajt), të gjithë ishim të rraskapitur dhe maltretuar rënd fizikisht. Tymi kishte mbuluar lagjën. Shtëpitë digjeshin në flakë. Askund shenja jete. Flakë, tym dhe mjerim kishin lënë pas hordhitë barbare.-Cila është shtëpia jote?-më pyet udhëheqësi i grupit të tyre.-Ja, kjo është!- i them për shtëpinë e parë aty që po digjej.-Më vjen keq! UÇK-ja u ka vënë flakën, por s’ka rëndësi Rugova do t’ua ndërtoj edhe shumë më të bukura se që ishin, ngase ju paguani për çeverinë e tij.- m'u drejtua ai dhe më tregon një fletëpagesë të tatimit për çeverinë e Kosovës të gjetur në shtëpinë time..Sa më shumë që bisedsa nxitej, pak edhe nga kokëfortësia ime situata vinte e dramatizohej e kështu edhe goditjet e grushtimet e tyre. Pastaj na ofrojnë fotografi të pjestarëve të UÇK-së të fshatit tonë. Si rëndomë, të parin më pyesnin mua se a i njihja dhe kush ishin ata. Zakonisht merrnin përgjigje negative prej meje. Për këtë edhe grushtohesha paksa në mënyrë më të veçant. E ai pastaj më thoshte se mund të mi tregonte edhe shtëpitë e tyre ku i kishin, ndërsa " ti më paraqitesh sikur nuk i njeh kolegët tuaj". Edhe një grusht pason në ftyrën time...Në oborrin e shtëpisë së Nasufit e pamë Shehiden, të shoqen e Rrustemit, tek pastronte disa fëmijë të vegjël. U befasova, ngase nuk dinim për fatin e saj, të shoqit Rrustemit dhe mysafirëve të tyre; Hyra dhe Ali Kolludra. Pastaj prej nga ata fëmijë ...?!Më vonë mësova se atë natë ishin masakruar Rrustem Hysenaj, pastaj edhe dy mysafirët e tyre: Hyra dhe Aliu, ndërsa fëmijtë që i pastronte Shehidja ishin sjellur nga Lagja Deliu, pas masakrës më makabre të ketë ndodhur ndonjëherë në këto anë në pyellin e Lagjës Deliu, ku ishin therrur gra, fëmijë dhe pleq…Vazhdojmë rrugës së fshatit deri te Lagja Hasanaj, ku ishin stacionuar grupi më i madh i kriminelëve dhe automjteve të tyre luftarake; tanke, autoblinda dhe artileri tjetër e kalibrit të rrëndë. Aty do të na pres sërish keqtrajtim i ri, nga kriminelët që u ngjanin bishave të uritura për gjak. Përanash tym dhe flakë. Shtëpitë digjeshin... Pastaj na hypin në një traktor (ishte traktori i Xhafer Hysenajt) dhe vazhdojmë rrugën për në Likoc. Rruga ishet e gjatë dhe e mundimshme. Për dy anët e saj kishte kriminelë serbë, që shfryenin pa mëshirë ndjenjat e tyre shoviniste mbi ne. Në Likoc na detyruan të shtrihemi për tokë, pasi na zbritën nga traktori. U detyruam,që ne, më të rriturit t’i mbulojmë me trupat tonë më të rinjt për ti mbrojtur nga shkopinjtë e drunjt, shufrat metalike, kondakët e pushkëve, tytat e automatikëve, danat e rrymës e çka nuk kishin filluar kriminelët të përdorin, sikur bënin gara se cili do jetë më i përsosur në torturimin tonë. Pastaj një oficir ushtarak dha urdhër të ndërpritet dhuna dhe sërish të ngjitemi në traktor. Të rinjtë, që i mbrojtëm pak më parë tash na e kthyen hakun, duke na ndihmuar të ngjitemi sërish në rimorkio të traktorit. Ne ishim të dërmuar. Secili prej nesh kishte kokën e çarë nga goditjet, dikush nofullën e thyer, tjetri syrin e dëmtuar, por pa vetdije ishte vetëm Brahim Veseli, që ishte i lidhur për dorës sime.Dhe sërish nisim rrugëtimin të urdhëruar që të mos ngrisnim kokën dhe të mos shikonim përrreth. Pas pesë minutash rrugë kam dëgjuar se si një kriminel ka kërcyer në rimorkio me thikë në dorë, duke kapur për flokësh Dritonin dhe prerë me thikë në fyt. O zot, duart i kisha të lidhura dhe nuk mund të lëvizja! I dëgjova frymëmarrjet e tij të fundit edhe për disa minuta. Ajri i dilte përmes zgavrës së hapur në fyt. Dritoni ishte më i riu mes nesh, sapo kishte mbaruar shkollën fillore. Ndoshta i ndjeri kishte ngritur kokën dhe ky ka mundur të jet faji më i madh që ka mundur të bëj. Pas këtij momenti tragjik na urdhërojnë të gjithëve të zbresim nga traktori, duke e lënë Dritonin, tashmë të vdekur në rimorkio, ndërsa neve do të na ngarkojnë në një kamion ushtarak serb.Stacioni ynë i ri do të jetë stacioni policor në Drenas. Kishte disa orë pa rënë muzgu. Tash fillojnë maltretimet e reja dhe marrja në pyetje e secilit veç e veç. Sa herë na merrnin në pyetje na i lyenin duartë me një lloj mase grafiti dhe bënin fotografimin e tyre, sikur kishin për qëllim të vërtetojnë se mos kemi bartur armë. Pastaj sërish rrahje e maltretime dhe britma njerëzish nga torturat. Ndizeshin pastaj motorët e tankut në oborrin e stacionit policor, për të mbytur zërat dhe klithjet trishtruese. Ata që do të alivanosen i bartin deri në pusin e ujit të ndërtuar enkas në oborr, që të këndellën sërish. Nëpër shkallët e ndërtesës përplotë njerëz të lidhur për gilinderash. Fyerje dhe goditje të pandërprera. Të gjitha këto kishin një qëllim, të na frikësonin dhe detyronin të pranojmë akuzat që përpiqeshin të na i mveshnin. Të nesërmen rreth orës tetë, sërish më kanë marrë në pyetje, me arsye se dyshohej se disa shënime nuk kanë qenë të sakta rreth meje. Në të vërtetë atyre u kishte pjellur mendja diçka tjetër. Mbiemri i dajëve të mi u bënë përshtypje dhe në aktakuzën time do të më ngarkojonë vrasjën e mëhershme të një bashkëpuntori të tyre, rojtari i pyellit nga Gradica, që si duket ishte likujduar nga grupet e UÇK-së. Më akuzonin pastaj se kisha grupin tim i cili kishte kryer shumë veprime e aksione guerile kundër tyre. Përkundër dhunës dhe torturave për të më detyruar të nënshkruaj aktakuzën nuk e bëra një gjë të tillë.
Krijoni Kontakt