Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 107
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Vrasjet e krimet qe ndodhin ne shqiperi ndodhin ne gjithe boten
    Po me qe ra fjala o luan omari, me mire te pasigurt se sa te gatujme prap ne banjo....

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Shteti ne diktature kryente krime?
    Shteti shkonte sipas ligjit te krijuar nga Enver kokeboshi.
    Ligjet ishin te keqia qe justifikonin organet shteterore per
    burgosje qesharake,heqjen e lirise s fjales etj.

    Ashtu ishte ligji.Kur shteti zbaton nje ligj,s'ka krim,
    teknikisht nuk mund te quhet krim kur zbatohet ligji.
    Jam dakort qe politikanet sot jane me te njejtin mentalitet si
    politikanet e diktatures.
    Burgosje qesharake e quan ti 25 vjet ne Spac per nje fjale goje????
    Ky Luan Omari eshte i biri i Bahri Omarit te cilin Enver Hoxha e kishte burrin e motres se madhe te tij dhe qe e pushkatoi qysh ne 1945 duke e bere shembull per te tjeret,
    Bahri Omari ishte ai qe e rriti dhe e financoi sistematikisht Enverin qe te shkollohej, por merhumi nuk e kishte mendjen per shkolle dhe nuk arriti dot te kishte nje diplome universitare kurre ne jeten e tij.
    Sot Luan Omari na thote se ishim te sigurte
    Ptuuuuuuu
    me vjen ti peshtyj mbi varin e te jatit dhe mbi suratin e tij idiot.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Burgosje qesharake e quan ti 25 vjet ne Spac per nje fjale goje????
    Ky Luan Omari eshte i biri i Bahri Omarit te cilin Enver Hoxha e kishte burrin e motres se madhe te tij dhe qe e pushkatoi qysh ne 1945 duke e bere shembull per te tjeret,
    Bahri Omari ishte ai qe e rriti dhe e financoi sistematikisht Enverin qe te shkollohej, por merhumi nuk e kishte mendjen per shkolle dhe nuk arriti dot te kishte nje diplome universitare kurre ne jeten e tij.
    Sot Luan Omari na thote se ishim te sigurte
    Ptuuuuuuu
    me vjen ti peshtyj mbi varin e te jatit dhe mbi suratin e tij idiot.


    Me se i sakt dhe i vertet ky koment.Nje nga veprat qe Enver Hoxha duhet te quhet perbindesh.dhe ky kelysh i perbindshit…..Haroi kush e lindi !!!
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Paradoksale..

    Çfarë sigurie ka individi,familja,grupi.....,dhe çdo orginizim tjetër i mundshëm shoqëror,nëse nuk ka liri...
    Liri,fjale,besimi,organizimi,prone,gjykimi të pa anëshëm,lëvizjeje..................!
    Luan Omari,ky pinjoll i një prej familjeve më të vjetra dhe më të nderuara të Gjirokastrës...,birë i njeriut që u vra, sepse ishte shqiptarë,nga kunati i tij....!
    Dhe ka fytarë të thot se;siguria është para lirisë....!
    B. Franklin,ka një sentencë që përafërsisht thot;"Ai që për hir të sigurisë sakrifikon lirinë,nuk meriton as sigurinë e as lirinë.."

  5. #15
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Paradoksale..

    Çfarë sigurie ka individi,familja,grupi.....,dhe çdo orginizim tjetër i mundshëm shoqëror,nëse nuk ka liri...
    Liri,fjale,besimi,organizimi,prone,gjykimi të pa anëshëm,lëvizjeje..................!
    Luan Omari,ky pinjoll i një prej familjeve më të vjetra dhe më të nderuara të Gjirokastrës...,birë i njeriut që u vra, sepse ishte shqiptarë,nga kunati i tij....!
    Dhe ka fytarë të thot se;siguria është para lirisë....!
    B. Franklin,ka një sentencë që përafërsisht thot;"Ai që për hir të sigurisë sakrifikon lirinë,nuk meriton as sigurinë e as lirinë.."
    Per keto aresye ja kam vene "Profesor" ne thonjeza, sepse eshte e turpshme te degjosh shprehje te tilla.
    Dikur i kam degjuar nga Erjon Veliaj dhe kurre nuk ma mirrte mendja se do ti degjoja dhe nga nje "profesor"!

    Ky eshte kulmi! Imagjinoni se ai quhet dhe konstitucionalist!

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Para nje feje a Zoti tjeter?...

    (Dydrinas,kjo analizë , vlenë të lexohet dhe komentohet nga të gjithë shqiptarët,andej e këndej(Shqipërinë e dytë siç e quan Kosovën Kadare në vepren Darka e gabuar),sepse vërtetë Çupi ka treguar dhe po tregon fytyren e vërtetë të kësaj"feje",që prap, siç thot Kadare;"Nuk besojnë në asgjë..."

    Nga Frrok Cupi

    Prape dje nje nga lideret socialiste tha se “nuk presim gje te mire nga ligji”. Domethene gjithcka eshte e mire kur eshte ne favor te tyre, ose kur jane jashte ligjit. Kryetari i Partise Socialiste ka kercenuar se “po nuk me dhate Bashkine, mjere ju”. Nuk ka rendesi si kane votuar njerezit. Qe nga data 14 maj, Partia Socialiste (ish-komuniste) ka bere bè se “po numeruat votat e hedhura ne kuti ndryshe, do te bejme lufte”. Ne fakt u ndezen ne flake rruget e vendit, u bllokua levizja per disa dite. Edhe qytetet me bashki socialiste te fituara, u izoluan nga fitimtaret... Cfare kerkonin? Askush nuk mund te shpjegonte. Me nje vajze ne Kavaje u sajua nje tragjikomedi shtatezanie dhe masakre, sikur “shteti i hoqi nenes foshnjen ne bark”. Lideret e larte ish-komuniste u turren drejt Kavajes per te korrur fitoren e “masakres”; por vajza kishte vene jastek ne bark, jo femije. Socialistet i derguan fjale botes, ku nuk kuptoje gjuhen shqipe, se ne Shqiperi “po nxirret femija nga barku”. Lajmi i zi mori dhène, ndersa per Socialistet eshte “lajm i shkelqyer”. Kryetari i Partise Socialiste eshte betuar kunder popullit se “do te te le jashte Europes”. Njerezit pyesin cfare do te behet. As e dine cfare po behet. Nje grup njerezor politik ka bllokuar te drejten per te degjuar apo per te besuar te verteten; as ligjin, as Perendimin, as fatin e vendit. Dy vjete me radhe ky grupim ka bllokuar rruget e parlamentarizmit, te gjykatave dhe te Europes. Nuk ka Zot qe i leviz nga vendi, jo Europa te zbarkoje ketu, por asgje qe ka krijuar Zoti deri me sot...

    Cfare po ndodh keshtu? Kurre nuk ka ndodhur; njeriu kurdohere ka ardhur ne nje pike qe te bindet diku. Apo kemi para nesh nje besim te ri, nje fe a nje Zot tjeter?...

    Shikoni cfare po ndodh: Jo thjesht mospranimi i zgjedhjeve, ose bojkoti parlamentar, ose mosnjohja e gjykatave... Po ndodh qe te pabindurit ne asnje te vertete te krijuar qe nga lindja e njerezimit, o nuk degjojne, o nuk prekin, o nuk shikojne. Me dashje keta nuk perdorin nje, dy, ose tre shqisa. Nuk eshte aq e thjeshte; madje eshte shume e rendesishme te verehet kjo qe po ndodh: Nje fe e re po perpiqet te formatohet, fillimisht si fe politike. Ja kjo po ndodh.

    1.

    Elementi i pare qe ka lidhje me shqisat.

    Kategorite fetare qe i dedikohen Zotit, sipas varesise “shpirterore” ose “trupore”, ndryshojne mes tyre, pikerisht ne lidhje me shqisat. Disa nga shqisat jane me lendore, si psh., prekja, degjimi, shija; ndersa te tjerat ndodhen ne nje shkalle me te larte, por edhe me larg trupit, si psh., kujtesa, vullneti, etj. Keta qe mbrojne mos-numerimin e votave dhe shenjterojne kutite, ose mbrojne bojkotin, ose hedhin poshte gjykatat, ose mallkojne evropianizimin e Shqiperise; keta njesoj si dje edhe sot edhe neser, sic e shikoni nuk perdorin shqisat e nivelit lendor. Keta as degjojne, as prekin, as shikojne, por thone pa pushim te njejten gje: “bojkot, vjedhje votash, hapje (mbyllje) kutish, grabitje territoresh, beteje, rezistence, lufte). Nuk e keni vene re se disa prej perfaqesuesve te “fese se re politike” nuk njohin babane per baba. Babai nuk iu ka dhene gje tjeter vec trupit, qe per fetaret e kategorise perkatese nuk njihet. Po ju sjell vetem dy fakte: Kryetari i Mjaft (qe tani shkruan letra te zeza per Shqiperine) qe ben pjese ne kete “fe te re” ka deklaruar ne publik se “jam biri i askujt”; ndersa kryetari i PS kishte mohuar babane meqe ishte komunist e per ca arsye te tjera, gje qe s’e ka kundershtuar kurre. Por thelbi fetar i fenomenit eshte se “keta perbuzin cdo gje te dukshme”, sipas Platonit. Ajo qe preket dhe shikohet, per keta nuk ekziston. Per shembull nuk ekziston parlamenti, nuk ekziston OSBE, as Keshilli i Europes, as Komisioni i KE, as e verteta per ujerat votat e pa numeruara, as fakti qe njeri nga te dy ndodhet ne opozite sepse nuk ka fituar me shume se aq...

    2.

    Njeriu fetar, i kesaj kategorie i rri larg cdo gjeje qe ka te beje me trupin, ose me lendoren, truporen, te prekshmen..., domethene. E padukshmja e rremben kete njeri, domethene e rremben amshimi. Eshte si ne nje dashuri pa fre. Ne nje nga tregimet e Legjendes se arte, (sipas Luca d’Ascia), harbimi i te dashuruarve eshte kulmi i dashurise. Ne rastin e fese se re politike, tere dashuria i eshte dedikuar pushtetit. Para nje viti qe nga qyteti i Shkodres, keta i thane publikut te tyre se “sa te jete Berisha ne pushtet, ju nuk do te keni vize per jashte shtetit”. Keta therrasin perdite per demonstrata te dhunshme qe te marrin pushtetin nga armet e popullit. Thirrja eshte e qarte: “rrembejeni pushtetin e na e jepni ne”. Domethene rrembejeni te dashuren per zemren tone. Keta tani nuk rrojne me si qenie e pavarura; keta teresisht kane hyre brenda qenies se dashuruar (pushteti). Keta jane shkeputur nga vetvetja dhe jane zhvendosur te tjetri, qe eshte pushteti. Pushteti ne qeveri, ne parlament, por edhe ne Partine Socialiste. Keta tani jane ne kllapi, sepse nuk i perdorin me organet e tyre. Si shkruan Erazmi i Roterdamit? “C’kuptim kane valle shprehjet “nuk eshte me vete”, ose “eja me vete””. Thuhet per ate qe ka hyre ne nje metamorfoze fetare qe nuk e perfill te dukshmen dhe te prekshmen.

    3.

    Edhe komunizmi u ndertua si fe; ky kishte edhe shtrirjen me te gjere dhe shkaktoi rrezik me te madh. Megjithese edhe fete e reja politike nuk jane pa rrezik. Marksizmi perdori te njejten skeme si Kristianizmi. A kishte Kristianizmi dogme; po keshtu edhe Marksizmi (psh., lufta e klasave). Heretike kishte feja, heretike- politika marksiste; rituale- feja, riuale- ideja marksiste; martire ka feja, martire edhe politika e Marksit; kulte kishte feja, kulte edhe politika marksiste... Nuk shikoni edhe sot me “fene” e re politike qe po perdor dogmen (hapje (mbyllje) kutie dhe bojkot); po aplikon heretiket (deputetet qe duan te thyejne bojkotin); ritualet e filleses (tribuna triumfale dhe lule ne sfond si Obama); po perdor trinine (Rama- Ruci- Veliaj)...

    Vecse, perseri “feja politike” ose Zoti tjeter, perben nje rrezik te madh per te gjithe; edhe sikur te mos jete nje Masoneri, sic edhe kane aluduar.

  7. #17
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    A e dini kush eshte Luan Omari?

    nipi i Enverit. i vrau te atin derdimenit

    kush eshte bektesh e merr vesh

  8. #18
    Po per ca sigurie behet fjale ketu?
    Jo per gje por ne disa aspekte edhe une mendoj qe ne kohet e sotme s'kane edhe shume siguri shqiptaret. Nuk dua te bej krahasim me kohrat e diktatures, thjesht po bej nje koment ne lidhje me kohen e tashme.
    Ne shqiperi nuk ke asnjelloj sigurie... sot je ne pune, neser te hedhin ne mes te rruges. Nuk ke siguri nga ana shendetesore, shume mjeke/infermieri jane ne pune kot, pa patur asnje lloj aftesie e nese nuk ja ka qejfi te lene aty te vdesesh. Nuk ke siguri nga shteti ne rast psh te ndodh nje aksident ne pune, e behesh invalid... kujt i bie ndermend? Edhe shoqerite e sigurimeve bejne sikur te ndihmojne e max te japin nje rroge invaliditetit me te cilen as ne fund te muajit nuk arrin dot.
    Ka siguri per drejtesi neper shkolla? Ku s'ka lene njeri pa marre nje diplome universiteti, ku punen e gjen me mik e lek? etj etj

    Ja, ka edhe nga keto lloj sigurish qe ne shqiperi nuk i ke....

    La vita non si spiega, si VIVE!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-07-2010
    Postime
    10

    Ja nje arsye:

    Para vitit 1990,si rezultat i politikes vetizoluese,shteti shqiptar,ndonse kishte mposhtur kundershtaret e brendeshem dhe i kishte bere ata te parrezikshem per regjimin,ne sfondin e jashtem kishte krijuar shume kundershtare(shtete te vegjel,te medhenj dhe koalicione)te cilave u trembej seriozisht.Per pasoje,pjesa derrmuese e buxhetit te shtetit investohej ne fushen e mbrojtjes.Vendi jetonte sikur te ishte ne nje gjendje armepushimi te perkohshem,se vendin e priste nje lufte e sigurte per jete a vdekje,ndaj per Atdheun s`duhej kursyer asgje.Mbahej i gjalle e prioritar sllogani"Mbrojtja e atdheut,detyre mbi detyrat".Dhe me kete abuzohej kaq shume sa qe vendin po e conin drejt te ushqyerit me bar.Jo vetem buxheti rridhte me te madhe per mbrojtjen,por u be normale edhe puna hangari,si ne mesjete.Energji kolosale dhe pune rraskapitese beri populli per fortifikimet ne terren.Nuk mund te numerohen sakrificat ne keto pak rreshta,por nje gje eshte me se e sigurte gjithe ajo pune,djerse e sakrifica mbinjerezore u investuan ne nje sfere joprodhuese,joproduktive,qe e varferuan popullin dhe e cuan deri ne mjerim.Perendimi e dinte mire qe kjo ishte thembra e akilit per cdo shtet e rend,ndaj dhe i rendonin cdo dite e me teper,deri sa e gjunjezuan,jo me shtete me potenciale kaq te vogla si Shqiperia,por dhe shtete te medha e gjithe boten komuniste.Por cudia me e madhe qe na vjen serisht nga Perendimi eshte qe,edhe pse jane te bindur se lideret ne shtetet ish komuniste jane te interesuar ta zvarritin sa me shume tranzicionin,te ruajne kaosin e paligjshmerine ne vendet e tyre,perseri heshtin,ose me sakte thone shume e s`thone asgje.Keshtu popujt provokohen e u nxitet nostalgjia per te kaluaren e "sigurte".Per ta mjafton vetem te krijohen kapitalistet e rinj ne vendet ish komuniste,pa nuk kane rendesi kriteret morale e ato te drejtesise,sepse dhe vete brezat e meparshem te tyre keshtu e krijuan klasen kapitaliste dhe vone,shume von e me sakrifica te medha idhane formen qe kane sot.Ndaj nuk na i lejojne as neve kete luks.Eshte kjo arsyeja qe shijne sot e njezet vjet politikane sharlatane e te pafytyre si keta tanet,pa di mire Evropa e SHBA se si behen"terbijet"monstra e perbindesha te tille.

  10. #20
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    " "Profesor" Luan Omari: "Në diktaturë nuk ishim të lirë, por ishim të sigurt"!? "

    I dashur Luër Omëri, përse s'e bën ti një zezditë të t'fusin në burg - përjetësisht, sipas mundësisë - dhe t'i japesh fund ndjenjës sate të pasigurisë dhe ankthit që të prish lumturinë?!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •