
Postuar më parë nga
halla mine
VETVENDOSJE ‘lë në hije’ LDK-në dhe AAK-në
Protesta kundër bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, paralajmërimi për mbajtjen e një proteste paqësore në Prishtinë, për të mërkurën, më 22 qershor, me moton “Me protesta kundër hajnisë”, protesta e fundit Walk of Shame apo Ecja e Turpit, janë aksionet spektakolare të lëvizjes Vetvendosje kundër siç thonë ata, kryeministrit dhe qeveritarëve të korruptuar e shantazhuar të Kosovës.
Kjo thuhet në analizën e Organizatës për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropianë (OBRIE), për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, njofton agjencia e lajmeve INA.
OBRIE thekson se, lideri i lëvizjes politike VETVENDOSJE, Albin Kurti me aksionet e tij për demaskimin e politikave të gabuara qeveritare në Kosovë, po paraqitet si liderë kryesorë i opozitës duke lënë në hije Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës(AAK).
Sipas OBRIE, AAK ndjehet e ‘hendikepuar’ në mungesë të lideri të saj, Ramush Haradinaj, ndërsa LDK po ballafaqohet me mungesë të reformave, të profilizimit të saj për tu rikthyer si një parti e fortë në Kosovë.
Kurti thotë se, qeverisja aktuale në Kosovë po e vjedh buxhetin përmes tenderëve, por vjedh pasurinë kombëtare dhe publike përmes privatizimit të egër neoliberal dhe gjithashtu po synon ta humb territorin e Kosovës përmes bisedimeve me Serbinë.
“Të domosdoshme protestën me moton “Kundër Hajnisë” e bënë fakti se kryeministri Thaçi së fundi ka deklaruar se, nuk e do edhe një mandat tjetër si kryeministër dhe duke marrë parasysh se ai është i izoluar dhe shantazhuar ai është shumë i rrezikshëm gjatë kësaj periudhe për shkak se po përgatitet të ta shes Postën dhe Telekomin e Kosovës, që është ndërmarrja më fitimprurëse në Kosovë, ta shes KEK-un, ta likuidoj dhe ta shes Trepçën, dhe gjithashtu të jap një si lloj autonomie për serbët brenda Kosovës në funksion të Bosnjëzimit të Kosovës. Ai rrezikon që Kosova të humbasë territor dhe pasuri vetëm që të fitoj edhe ndonjë muaj në pushtet, prandaj kjo protestë është e domosdoshme”, ka deklaruar Kurti për mediat.
OBRIE thotë se, Vetëvendosje gjithnjë e më shumë po gjen përkrahje tek qytetarët, të cilët janë të pakënaqur me sistemin aktual dhe qeverisjen e vendit.(INA)/20 Jun 2011/
Krijoni Kontakt