http://www.botasot.info/reklama/2ndr-t-dervishi-1.jpg
Ndërroi jetë Teki Dervishi, drejtor i gazetës kombëtare “Bota sot”
Bota sot
Pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë Teki Dervishi, aktualisht drejtor i gazetës kombëtare “Bota sot”, shkrimtar, publicist, ish i dënuar politik nga regjimi komunist serb.
Teki Dervishi u lind në Gjakovë më vitin 1943. Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vjeçare, ku vuajti dënimin disavjeçar në burgjet serbe. Teki Dërvishi është ndër të burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në burgun famëkeq jugsollav të Goli Otokut.
Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij u murr me shkrime letrare e publicistike.
Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama. Është autor i romaneve: Pirgu i Lartë, 1972, Padrona, 1973, Skedarët. 1974, Herezia e Dervish Mallutës, 1981, Palimpsest për Dush Kusarin, 1993. I përmbledhjes së tregimeve: Etje dhe Borë, I vëllimit të poezive Nimfa 1970, Shtëpia e Sëmurë 1978, Thashë 1981, Nimfa 1986. Ka botuar edhe këto drama: Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979, Bregu i Pikëllimit, 1985, Pranvera e Librave, 1990, Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990, Kufiri me atdhe, 1996, Vojceku, 1996, Eshtrat që kthehen vonë, 2000, Nesër nisemi për Parajsë, 1999, Ku është Populli?, 2003 si dhe i veprës me ese e kritika mbi teatrin Qan e qesh Talia 1978.
Teki Dervishi ishte ndër themeluesit e gazetës që u angazhua në gazetën kombëtare “Bota sot” që prej themelimit të saj 16 vjet më parë dhe ishte ndër të parët që krijoi stafin e parë të redaksisë së gazetës "Bota sot". Ai ishte redaktor, kolumnist dhe së fundi drejtor i përgjithshëm i gazetës.
Njoftojmë të gjithë opinionin se varrimi i të ndjerit Teki Dërvishi, sipas dëshires së tij të fundit, do të bëhet në prezencen e rrethit të ngushtë familjarë. Ju falenderojmë për mirëkuptim. Ngushëllimet pranohen të shtunen prej orës 09 deri 16-të, dhe të dielen prej orës 08 deri në orën 14-të, në familje. Rruga Sadik Stavileci, nr. 151. Nga familja Dervishi
http://www.botasot.info/mesme/30%20t...ret%20copy.jpg
Komente (98) Kthehu | 30.06.2011
Qofte lavderuar shembelltyra jote, Maestro! Pas nje deshire timen te madhe qe te te takoja, kosa e mprehte e ndarjeve e kish vendosur te mos takoheshim. Por, nje vister figurash tuat origjinale prej te cilave le t\'i kujtojme vetem keto: Hyu, Ga Nocri e Maestro, me bejne te mos besoj se s\'do te takohemi... Nese me degjon atje tek je (e e di se me degjon), te premtoj se ne interpretimin tim te lire, po te perpiqem te jem i vertete ashtu sic eshte e vertete vepra jote e madhe, o stilisti yne me i madhi! Te qofte e shenjte vepra e madhe, Maestro!
Nehas Sopaj 01.07
LAMTUMIRE, MAESTRO !Lamtumire, maestro ! Nuk u dorezove kurre, as para fortunave me te medha... Njerezit e medhenj, sic ishe ti sakrifikojne shendetin ne te mire te njerezimit. Bere shume per letersine, publicistiken... Kolumnet tua ngriten ne kembe Kosoven... Kam pasur fatin te shoqerohem me TEKIUN, te shkemebej me te mendime... E kam ndier veten te lumtur kur me te kam cakerruar gotat... Ai i permbahej urtesise sone: Fjala e embel therret mikun, qeteson dhe ngushellon armikun...
Agim Muhaxheri 01.07
Po bisedoj me ju, z.Dervishi, tashmë, kur mushkëritë tuaja nuk frymojnë më. As vuajtjen, as qelinë, as shtëpinë e ngrohtë e familjen, as gazetën nuk e ndjeni dot më, nuk e shihni apo të dëgjoni zërat e dashur. Nuk është punë shqisash, është pikëndalim ku njeriu përballet me jetën dhe i nderuar e i vlerësuar ecën edhe përtej brigjeve, aty ku bëhet i padukshëm fizikisht dhe mbetet përgjithmonë i nderuar dhe i respektuar. I njëjtë është edhe dëshpërimi mes nesh kur humbet njëriu. E njëjtë është edhe kujtesa, kur mbahet fort në dashurinë e madhe për lirinë. Ne jemi udhëtarë të së njëjtës rrugë.Kjo ishte një rrugë e gjatë, sepse ishte rrugë lirie, dhe ajo është më e mundimshmja rrugë në jetën e një burri. Futët në vuajtjen e kësaj rruge edhe artin e të shkruarit, të letërsisë, për vet faktin e thjeshtë se bota nuk është aq e qartë pa shpjegimin e artit. E shmangëm fatin e keq të të mos dashurit prej njerëzve, por më shumë vuajtëm, sep
miranda haxhia 01.07
Ngushëllime familjes Dervishi, ngushëllime gasetës \"Bota sot\", ngushëllime dhe për mbarë kombin shqiptarë, që po i jep lamtumirën e fundit, fatëkeqësisht parakohe një biri të tij që ja kushtoj gjith jetën çeshtjes kombëtare, artit dhe kulturës shqiptare.
preng s. gjikola 01.07
ARRATISJA NE BABA TOMORTeki Dervishi, vertete ishte njeri dhe eshte shkrimtar i madh. Letersia shqipe humbi nje pene rebele, po veprat e tia: Shtepia e semure, Thashe, Herezia e Dervish Mallutes, Bregu i pikellimit... rrine koke me koke neper shtepite tona, ne biblioteke. Ende vazhdon te marre fryme ne mesin tone si shkrimtar i pavdekshem.Arratisja e tij e papritur, eshte arratisje prane Zotit, ne Baba Tomor. Vendin e perendive, Tyrben ku pihet vera, shkruhet poezia. Dhe, behet dashuri...Lidhja e Shkrimtareve Shqiptar - ShkupKalosh Celiku - kryetar
Kalosh Celiku 01.07
Ngushellimet e mija te
sinqerta do te na mungosh mete vertet i leht te qoft dheu i kosoves
mahiri 01.07
Njerez si Teki Dervishi kurrë nuk vdesin....!Ngushllimet e sinqerta familjes Dervishi. Miku i Juaje:
R. Hajdini,SHBA 01.07
Ngushllimet me te sinqerta per familjen e z. Derishi dhe gazeten Bota Sot .Vdekja fizike eshte proces i pashmangshem per te gjithe ,por intelektualet e medhenje qe e kane shkruar historine, vuajtjet dhe krenarine kombetare nuk vdesin ,Vepra jote jetësore e kombëtare do të jetë një shembull dhe një frymëzim i veçantë për brezat e ardhshëm
Lola Jahjaga New York 01.07
Ngushllime familjes Dervishi, ngushllime redaksis dhe lexuesve të Kombëtares ´´Bota sot´´! Të qoft i leht dheu i Kosovës,që aq shumë e deshe, dhe aq shume bane për te! Ike kur ma së shumti Kosova ka nevojë për intelektualin e rangut tand, po vepra jote e madhe do jetoj n´dër shekuj! Me respekt dhe dashuri, ish nxansi yt i një shkolle fillore të viteve `70 në komunen e Lypjanit! Me respekt për redaksin!
Kurbetqari, Suedi 01.07
TEKIU MBETET - TEKI !Fatkeqësisht mbetëm edhe pa Teki Dervishin,njeriun që bëri shumë për shtetin e Kosovës.E kaluam ditën e sotit pa mikun tonë Tekiun.Ai veq jetë ndërroi,sepse në kujtimet gjithshqiptare do të mbetet përherë si drejtor i kombëtares\"Bota sot\".Ngushëllimeamiljes Dervishi,botuesit të gazetës z.Xhevdet Mazrekajt dhe gjithë stafit të kombëtares\"Bota sot\"nga Bahri Rashica me familje-Gjermani.
Bahri Rashica 30.06
gazetes kombetare BOTA SOT ngushlime per vdekjen e zotri dervishit po ashtu ngushllimi ju shprehi edhe fmljes se tij dhe gjith redaksis se gazetes kombetare bota sot.
luftetari 30.06
Me dhembje te thelle muarem lajmin per vdekjen e publicisti e gazetarit te shquarTeki Dervishi, ishprehim ngushllimet mete sinqerta familjes Dervishi,ngushllime te sinqerta edhe per stafin e gazetes Bota sot.Nga shoqata humanitare Shqiptare gjermane kryetari Syle Rugova.
syle rugova 30.06
Qofte i perjeteshem kujtimi dhe nderimi per te ! Ngushllime familjes DERVISHI,miqeve dhe farefisit si dhe ju stafit te gazetes Kombetare \"Bota sot\", vertete nje lajm i dhimbeshem,nje humbje e madhe per ne si Komb.Zoteriu Teki Dervishi ishte nje intelektual i denje dhe la gjurme ne Gazetari,Publicistike,ne krijimtari letrareramaturgji,poezi,roman,kritike,eseistike!Ishte nje simbol i rezistences kombetare,i burgosur politik per vite me radhe!Redaksia e gazetes \"Bota Sot\"ngeli pa drejtuesin dhe punetorin e pa lodheshem qe me vite qyshe nga themelimi ishte me tere qenjen ne nivelin e duhur,pra, zoti B.Morina ngushllime juve dhe stafit sikunder edhe mbare lexuesve ne Atdhe dhe diaspore! Te qofte i lehte dheu i Kosoves qe aq shume e doje dhe ne vargje e praroje ne Perjetesi !!!
Brahimi Austri 30.06
DHIMBJE E MADHEKumti për ikëje nga jeta të Teki Dërvishit na këputi krahëroret.Ai ishte mbi të gjitha veprimtarë kombëtarë,njeri i mençur dhe i guximshëm,intelektual i kalibrit të lartë,njeri i pa epur i cili kurrë nuk diti për pushimin.Ishte burrë dhe mik,i dashur dhe i urtër.Shkrimtarë i madh,gazetar i shquar.Kudo kemi hasur në shkrimet e tijpo në të përditshmën\"Bota Sot\",ishte yll shkëlqyes.Çdo ditë që kam shfletuar gazeten kombëtare\"Bota Sot\"fillimisht kam ndjekur shkrimet e tij,për të shfletuar të tjerat më pas.Teki Dërvishi,një figurë e pazëvendsueshme,njeriu që bëri shumë për Kosovën,sot kur iu desht më së tepërmi rrugëtoi për në botën tjetër!Ai po ndahet vetëm fizikisht nga ne nga se vepra e tij do të jetoi nëpër breza.Familjarëve të të madhit Teki Dërvishi,gazetes\"Bota Sot\" miqëve të panumërt të tij u shprehi ngushëllime me dhimbje të përzemërt dhe kërkoi të gjejnë qëndresën dhe dhimbjen të e ndajnë bashk me ne.Lavdi për veprën dhe i lehtë i qoftë dheu shqiptar.
Shaban Cakolli 30.06
NGUSHLLIME TSINQERTA FAMILJES DERVISHI DHE KOMBTARES BOTA SOT PER VDEKJEN E TEKI DERVISHIT.JA SE NA IKU EDHE NI NJERI E PENES ICILI DHA SHUM PER KOSOVEN SI SHKRIMTAR,PUBLICIST DHE GAZETAR PIKLLIMI ASHT TEPER I MADH KUR E MARRIM PARA SYSH SE KUSH KA QEN TEKI DERVISHI TE NDJERIT I QOFT I LEHT DHEU I KOSOVES .
shpendi 30.06
Ngushllime ....Gjithe Nacionalistve Shqiptare....An e mban Botes.....Te lumte ...zef doda...Vajtoje mire kete Patriot...Edhe ky na shkoi Heret...mbetem Jetime....qka do bejme ne pa nje Elite Intelektuale....Dardania Plake e Mbetun Jetime....Vajtone se mbetem pa Dituri...Faqet e Bardha te Historise Popullit Shqiptare kurr nuk do e Harrojne kete Vella te Madhe qe e patem,dhe do e keme gjithmone ne Kujtimet tona....ZOTI ME NE......
Dardania..AL 30.06
Ngushellime familje se te ndjerit,bashkepunetoreve dhe gazetes Bota sot , vertete letrat shqipe sot e paskan humbur te zotin e vet. ngusehllime.
Fadil Pervizaj 30.06
Ngushlim te sinqerta familejes .dervishi..ky ka vdekur por vepra dhe ideali i teki dervishiot kurr nuk ka me vdekur..dheu i leht i kosoves te koft.
Lemza 30.06
Ngushllime familjes dhe redaksisë për humbjen e njeriut të guximshëm të letrave shqip. Me këtë rast po rikujtoj një takim nga një qëndrim një muajditësh i të ndjerit Teki Dervishi në Stokholm para dhjetë vitesh. Atëherë ai do shkruante një pjesë dramatike në bashkëpunim me aktorët ("Nesër nisemi për parajsë") dhe shfaqja testuese u luajt në teatrin e qytetit në Stokholm ndër të tjerë nga Bajrush Mjaku, Refet Abazi, Arta Muçaj, Yllka Mujo e Ndriçim Xhepa...Një pasdite ndërsa po e vizitoja e gjeta duke punuar në dhomën e hotelit.Tavolina e punës përplot letra, dy-tri taketuke dhe dy cigare të ndezuar. Një në buzë e një tjetër poashtu e ndezur qëndronte në taketuke. Biseda zhvillohet herë për Kosovë e herë për Suedi. Dhe i them: Teki, si po të duket Suedia?- Çka të vyen ky shtet ku funksionon çdo gjë, u përgjigj me mahi.
shuquri sejdijaj 30.06
E nderuara Familja Dervishi, Pranoni ngushëllime të sinqerta në këto momente dhimbje dhe pikëllimi. Tekiu u nda nga jeta dhe përditshmëria me të cilën Ai ballafaqohej dhe përmes shkrimeve ,si shkrimtar, publicist, gazetar dhe analistë la gjurmë të pa shlyera që jo vetem se Tekiun do ta bëjnë të përjetshëm por edhe të pa harruar, si për familjarët, miqë e dashamirë e në veçanti lexuesit, që ai i ka bërë jo vetem t`i lexojnë shkrimet e tija por edhe të mësojnë se si duhet kubdërvu situatave të rënda në periudha të ndryshme kohore për popullin tonë të shumëvuajtur sa nga i huaj aq edhe nga ngatrresat mes vete, që na kanë kushtuar dhe vazhdimisht po na kushtojnë.Teku do të mbetet në kujtesë përherë me veprimet dhe shkrimet e tija brilante në shumë drejtime.Prandaj Teku u nda nga jeta dhe kjo botë me plagë dhe dhimbje për gjendjen e Kosovës sikur përpara dhe tani, andaj le të prehet i qetë në botën e amshueshme.Qoft i përjetshëm kujtimi dhe nderimi për te ,veprat e tij do të jetojn.
Abas Fejzullahi 30.06
Familjes mbi te gjitha, stafit te Kombetares Bota Sot, nacionalisteve Shqiptare dhe gjithe patrioteve bashkepunues , NGUSHELLIME e te prehet ne token amtare Pellazgo-Iliro-Dardano-Arbnore, me respekt e mirenjohje si bashkekombas juaj ... A.S. Hoxha.
Abaz S. Hoxha 30.06
Ngushllime te perzemerta familjes Dervishi si dhe stafit Bote Sot
Pashki Gjermani 30.06
Ngushllime familjes, kolegve. Ka qen nje njeri shum i madh. Dhe fal punes tij, ne sot gezojm Gazeten Bota Sot
Naim Murseli 30.06
Ngushllimeme te sinqerta familjws dhe stafit te \"Bota sot\" per kete humbje te madhe per kombin none ne teresi.
Aziz Zuka, Pozharan,30.06.2011 30.06
Ngushllime familjes dhe gazetës Bota sot,u preft në paqe.
Bekim Berisha 30.06
Ngushëllimet më të sinqerta Familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Gazetës Kombëtare \"Bota Sot\". Emri dhe Vepra e Tekiut do të mbetet e përjetshme, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
Jahir Demaj 30.06
Ngushellime familjes Dervishi qoft i leht dheu i Kosoves
Emri 30.06
Zum Abschied von Teki Dervishi mein tief empfundenes Beileid. Ich wünsche der Familie Dervishi viel Kraft und *** in dieser schweren Zeit.
Angi Mazrekaj 30.06
Mua përsonalisht më preku thellë në shpirt kur dëgjova se ndrroj jetë Zotëriu Teki Dervishi sepse ishte nji atdhetar dhe gazetar shum i madh i cili tërë jetën ja kushtoj shkrimeve dhe informatave ashtu qfar dhe duhet të jenë reale.Une i shprehi ngushllime familjes Dervishi,farefisit dhe të gjithë dashamirëve të fjalës së shkruar që me andje e kanë lexuar nga tash i ndjeri Teki Dervishi.I qoftë i lehtë dheu i tokës së Kosovës.
Fadil Golaj 30.06
Shprehi keqardhje te jashtzakonshme per kyt figure shum te randsishme t'dijes t'ktij kom.Kjoshi vete, mos paci ma keq, e paci kivet.
Shkodrani 30.06
ngushellim te perzemerta familejes teki dervishi
aronit osdautaj isniq 30.06
Nje humbje shume shume e madhe per te gjithe shqiptaret .Ngushellime familjes dhe stafit te "Bota sot" Humbem njeriun me te guximshem dhe me te drejtperdrejt ne shprehjen e mendimit atdhetar e intelektual. Ky njeri i ndritur shume do te na mungoje
ela A 30.06
Humbje shum e madhe per Kosoven.Guximtar dhe analist i vertet.Gjuha e tij ishte e kuptueshme per shumicen e Shqipetareve dhe Helm per pakicen e deformuar politike.Ngushlimme Familjes se nderuar,Ngushllime gazetes se vetme Kombetare"Bota sot",
FARKU 30.06
Do të më mungojn shkrimet e ti bombastike që i shkruante në Bota Sot :*( Vërtet ky dhe Bardhyli më kan pëlqy teper me shkrime në Bota Sot.Ngushllime familjes dhe i leht i qoft dheu i kosovës se lirë.
Gjilanasi 30.06
Ne emer timin dhe te Familjes ju shprehi ngushtellimet tona ma te sinqerta Familjes se veprimtarit te pa lodhur te qeshtjes e Kosoves Teki Dervishit si dhe Redaksis Bota Sot ju shprehum ngushtellime per humbjen e nji gazetari te qmuar
Esat Gashani 30.06
N.gushlime familjes te nji atdhetari tmadh si pat.Kosova ngushllime.per nje shkrimtar patriot.si asht teki dervishi.
Libri I jetes sime 30.06
Ngushllimet me te thella familjes Dervishaj per humbjen e anetarit te tyre i cili nga tani e tutje po lene mungese te madhe.
Riza Zeqiraj 30.06
Ngushllime familja Dervishi.Duhet te mburreni cfare bashkeshorti,prindi dhe gjyshi keni patur.Une e kam njofte qe nga vitete e para te studimeve.Ai ishte shok i vertete,patriot dhe intelektual i shquar.Shkrimet e tija ishin te shkelqyera.atdhetare dhe me stil qe te lente mbresa kenaqesie.Me padurim i pritsha shkrimet e tije dhe te z.Abdi Baleta.I qofte i lehte dheu i Kosoves qe aq shume e deshti.
mal kadriu 30.06
Paska shpetue Isa Mustafa prej kritikave te tia.
Hashimi 30.06
Ngushllime familjes dhe gazetes Bota Sot eshte nje humbje e madhe z.Tekiu ka qen dhe do te mbetet perher i pranishem me vera ne ter Kosovën. Vdekja fizike eshte proces i pashmangshem per te gjithe ,por intelektualet e medhenje qe e kane shkruar historine, vuajtjet dhe krenarine kombetare,kurre nuk do te vdesin ne mendjet tona qoft i perjetshem kujtimi per ju u prefshi ne paqe me shum respekt e shum merzi
Lizza n.y 30.06
Ngushllime familjes dhe Gazetes Kombtare Bota Sot.
Rama 30.06
Ngushllime familjareve , farefisit , kolektivit te ,,BOTA SOT,,-dhe gjithe kombit Shqiptare per humbjen ne njërit nder patriotet me te medhenje TEKI DERVISHI-- I QOFTE I LEHTE DHEU I KOSOVES
ZIJA MURAKOLA 30.06
prehu ne paqe i madhi teki dervishi.ngushellime te sinqerta familjes,miqve dhe stafit te kombetares \"b.sot \": lavdi jetes dhe vepres se t.dervishit,i pavdekshem kujtimi per ju
teuta 30.06
Ngushllime familjes Dervishi,te ndjerin Zoti i madhnueshem e shperblefte me te gjitha te mirat ne boten e ameshueshme.Poashtu ngushellime edhe stafit te gazetes\"Bota Sot\"ngushellimet me te sinqerta per humbjen e drejtorit te juaj.Ju humbet nje njeri shum te madhe,njeri i punes dhe i pendes.Tekiu vdiqe por veprat e tije do e lene te gjalle perjete.I lutem Allahut per Tekiun.
Gjel Ati Kanada 30.06
Ngushllime Familjes Dervishi dhe Botes Sot nje Humbje e madhe per Kosoven dhe Boten Sot
Gjoni 30.06
Vdekja esht akti i fundit.I lumturisé dhe i mundit.Qdo gja e ka fundin.Harron dhimbjet dhe mundin.Harrohen burgjet e randa.Te kaluemet e gjana.Harrohet edhe gezimi.Falet edhe hidhérimi.Pershendet me te tané.Se letren ta kané dhané.E merr atà rrugé te gjaté.Sa veshtiré kush eshté ngaté.Per herén e fundit ndahen.Me sy hallallet bahen.Veshtiré per familje.S,ka mund ik prej kesaj katilje.Qe ti iké askush.Lotet dalin per fushé.Qajné nipa dhe femija.Shoqja dhe miqésija.Krejt miqét e punes.Boll ma i thua dhunes.Qe me dhimt t,sakatoi.E kreu punen dhe shkoi.Keshtu jeta mbaroi.Nuk jane njerzit njésoj.Sa e kané rrethin shum te gjané.Dhimbéje krejtéve u bané.Por ju i nderuari Teki.Kishe shum miqési.Ne mbaré Kosoven.Dijetaré e dhe Proven.Ashtu ne troje tjera.Tu kishte rrité vlera.Perse ne moshé te miré.Zoti e merr detyré.Te dergojé né até jeté.Na pa ty me mbeté.Te qoft dheu I lehté.O zot jepju ndihem te afermve te tijé.Qe ta perballojné humbjen pa keqési.Ashtu Stafit Bota Sot.Flladi prej t,MA.ZOT
zef doda ch 30.06
Ngushellime te sinqrta Popullit SHQIPETAR, Familjes Dervishi si dhe Gazetes mbare-Kombetare Bota Sot. UNITED STATE of ALBANIA
PreferuesiX 30.06
Ngushlllime Familjes DERVUISHI. Tekiu ishte i nadh ne cdo kohe e ne cdo veprim. Ishte njeri i madh, kishte moral te madh kombetar e njerezor. ishte shkrimtar i madh, kishte ide te mdha e te forta, Kishte percaktim te njohur e te dukshem. Ishte gazetar e publicist i vlerave te vecanta. Ishim gjeneracion dhe rrespektoheshim njerezisht e kombetarisht. Andaj, zonjes dervishi, femijeve-pasardhseve te Tekiut, ngushllimet tona te sinqerat vellazerore e njerezore. Zoti i madh do ta rendis ne panteon te vecante. Nugsullime te gjithe shokeve, miqeve bashkepuntoreve.
Ismaili 30.06
Teki Dervishi ka qene nje shkrimtar i jashtezakonshem, nder me te miret e kombit shqiptar. Kurse atdhedashuria e tij eshte deshmuar ne koherat me te veshtira. Prehu ne paqe, i madhi Teki Dervishi!
Zeri i Popullit 30.06
Ngushëllime të sinçerta familjes dhe kolektivit të Bota sot. Humbje e madhe për ju dhe për lexuesit. Do të na mungojnë shkrimet e tilla të kjarta dhe të guximshme. Ishte një publicist për lakmi!
Reshitaj 30.06
Ngushllime.Nuk besoj qe ka met ma n\"kete vend nonji burre tjeter patriot e menqum ,qi i ka xane fjala vend e ka goditun mu ne lule te anmikut,fjalet e tija s\'besoj qe mun i persereit ma ky dhe qe po kalbet perdite nga mjeran e e persjak politik .,diletanta e te shitun ,xhepat plot e barke e tru that.......S\'ma ma kundervenje te flakt qe te rrenqethte kur ta lexojshe kete kolos e shqiptare i vertet si TEKI dervishi.Une me sot kam perfundue se lexuari gazeta shqip se se vlen ma ...............
varferi shpirtnore 30.06
Ngushllime familjes Dervishi, miqeve dhe lexuesve te veprave te njerit prej krijusve me te mire shqiptare ne fushen e letersise.Ishte nje nga boemet e paket qe ka patur Kosova.Prehu i qete ne Token Tende Maestro !
Dhaskalli 30.06
NGUSHLLIME FAMILJA DERVISHI JETA DHE PUNA E TEKI DERVISHIT ISHIN SHUM DRITARE E ATYRE SE PATEN FAT TA KET KET BURR TE MADH NE KET GAZET KOMBTARE BOTA SOT
XHEMILI vushtrri 30.06
tani sa mora lajmin per vdekjen e nje burri te madh te Kosoves dhe tere shqiptarise , njeriut i cili tere jeten e ti ja kushtoi kombit .cdo fjal , cdo shkrim , cdo gje qe themi eshte teper .nuk po mundem te gjeje fjal se cka te shkruaj per kete njeri , sepse po frigohem se nuk mundem ta vlersoi ashtu si duhet ,vepren e Tek Dervishit burrit te madh te Kombit .Ne do te mburremi me ty o Teki Dervishi ! i leht te qofte dheu i Dardanise qe aq shum e dashte !
Dedushaj 30.06
Ngushellime Familjes, ngushellime stafit te gazetes Bota sot, z.Teki Dervishi u prefte ne paqe.
Ismet Jahjaga 30.06
Ngushllime falijes Dervishi dhe gjith stafit te Bota ot
Getoar 30.06
Ngushllime familjes se Teki Dervishit dhe stafit te gazetes kombetare Bota Sot.Na e mori zoti edhe nje shpirte qe vetem shqip punoj dhe mendoj. i lehte i qofte dheu i atdheut per te cilin dha gjithqka.
shakal 30.06
Ngushëllime familjes Dërvishi.Ngushëllime dhe për Bota Sot,Ky njeri ishte ndër më të rrallët dhe më të guximshmit për ta thënë të vërtetën.Kosovës do ti mungojë një autor i madh i letrave shqipe.
dede 30.06
Njerzit e mirë të zot i merr PERENDIA ngat vete.Familjes Dervishi nga Gjakova Ngushllimet më të sinqerta për Tekiun,kurse stafit të botës edhe juve ngushllime inshalla
nostradamusi 30.06
Lavdi jetes vepres dhe atdhetarizmit tuaj Ngushellime familjes DervishiIqoft i leht dheu i Kosoves
luan pula 30.06
Se pari ngushellime te sinqerta per familjen Dervishi e pastaj edhe per te punesuarit ne gazeten kombetare \"Bota sot\" ku punoi dhe veproi me aktivitetin e vet z. Dervishi. Eshte kjo nje humbje e madhe per te gjithe ne shqiptaret kudo qe jemi qe humbem kolegun tane te nderuar ne fushen e publicistikes me cka i ndjeri Dervishi nuk u ndal kurre per te deshmuar te verteten mbi jeten, torturat qe kaloi populli yne gjate regjimit monist me cka deshmoi se kurre nuk u tremb per te deshmuar te verteten.Kjo eshte nje humbje e madhe per Kosoven ku i ndjeri Dervishi pushoi te perdore fjalen e tij te embel e gazetari shqiptare pa publicistin e njohur. Ngushellime.
shaban peraj 30.06
Vepra,penda,truri,mendja dhe ideali yte per nje Kosove te pavarur e demokratike ishin vyrtyt i yti qe do t\'i mungojne Kosoves. Ju i dhat shume fjales se lire,gazetarise dhe lexuesit kosovar,shqiptar.Ju dhe koleget e juaj te idealit ne kete medium gjigant nga cilesia,Bota Sot, srreshtet se shkruari e punuari ateher kur atakoheshit nga carqe te caktuara antishqipare.Ju e shkruat te verteten,ju dhe koleget e tuaj mbrojten Kosoven,mbrojtet idealin e presidentit Rugova,idealin e shqiptareve te Kosoves,te kombit shqiptar.Pushofsh i qete o penda e Kosoves.
Labi 30.06
Ngushllime te sinqerta familjese Dervish dhe dhe te gjithe stafit bota sot.
Bashkim .sh 30.06
ngushllimet me te sinqerta te familjes dervishi
shkamb vokshi 30.06
KUQ E ZI...S\'m osht dhone mundesija per t\'ADHURU kapaciteti [AQ I AFTE]. NGUSHLLIME...
EMINI 30.06
Ngushellime familjes Dervishi dhe kometares Bota Sot.Kjo vdekje na shkaktoj pikellim te thelle pasi dihet kush ishte Teki Dervishi,i burgosur politike,shkrimtar me nje stil te veçant,gazetar nder me te çmuarit ne Kosove e mbi te gjitha njeri shume i mire dhe shume i urte. I qoft i leht dheu i Kosoves per te cilen punoj tere jeten.Lavdi jetes dhe vepres se tij.
IKRASNIQI 30.06
Eshte rast i rralle qe njeriu te beje emer kaq te madhe e te nderuar, sa Teki Dervishi. Per te gjitha keto aresye humbja e te ndjerit Teki Dervishi eshte nje dhimbje e jashtezakonshme. Prej mbreme ai do t\'i mungoje familjes, teatrit, shoqates se krijuesve, gazetes \"Bota sot\" me te cilen ai ishte njesuar, lexuesve te panumert, miqve te tij te dashur, kolegeve, bashkepunetoreve, do t\'i mungoje opinionit shqiptar. Dhashte zoti qe vepra e Teki Dervishit te jete frymezuese per brezat e sotem e te ardhshem, me qellim qe Kosova, Shqiperia, shqiptaret te vetedijesohen edhe me shume per idete dhe vlerat e jashtezakonshme, te cilat Teki Dervishi i ka promovuar ne krijimtarine dhe gazetarine e tij.Dhashte Zoti dhe shpirti i tij prehet ne parajse, qofte dhe ne kembim te asaj parajse kombetare qe Teki Dervishi e enderroi, por nuk mundi ta jetoje, qofte dhe per kontributet e tij te jashtezakonshme ne dobi te njerezve dhe te popullit te vet.I perjetshem qofte kujtimi i tij.
enver bytyci 30.06
Ngushëllimet më të thella për ikjen nga kjo botë të Teki Dervishit,me të cilin kam patur fatin të punoj në kohë të vështira,në kohë lufte e paqe të turbullt,në kohë të sendërtimit të pavarësisë e travajeve që i duhen Kosovës të ndërtojë shtetin e së drejtës pas një pushtimi mizor që synoi t\'i përçudnonte shqiptarët.Teki Dervishi ishte një profesionist i jashtëzakonshëm,një gazetar i klasit të parë e një njeri i palodhur që jetoi në kohë të vëshira,ku liria e fjalës është shpesh lojë në duar të pushtetit.Ai i mbijetoi tallazeve të postluftës me ironinë e tij,me mjeshtërinë e tij,por këto tallaze e plagosën,pasi ai besonte se koha e lirisë do të ishte koha e përsosjes jo e zvarritjeve;se koha e lirisë do të ishte koha e bashkimit e jo e përçarjeve të reja;se koha e lirisë do të ishte më e bukura për të jetuar e assesi për të ikur dhe ai u zhgënjye kur ato që kishte paraparë ai për të ndodhur tani dashkan rishtas kohë për të humbur.Largimi i Teki Dervishit humbje e madhe për fjalën e lirë
Elida Buçpapaj 30.06
Vdekja e gazetarit, publicistit, studiuesit, krijuesit te letrave shqipe, vdekja e njerit prej korifejve te gazetarise mbareshqiptare, Teki Dervishit, mw ka pikelluar pa mase. Eshte nje nder lajmet me te hidhura qe kam marre ndonjehere per shkak te njohjes se vepres se Teki Dervishit, jo per shkak te njohjes qe kam pasur me kete personalitet te shquar te letrave shqipe. Te jem i sinqerte, jam takuar vetem dy here me te ndjerin e natyrisht qe ruaj kujtime te shkelqyera. Por humbja e tij i kalon kufijte e humbjes se nje njeriu te zakonshem, qofte dhe te afert. Eshte nje humbje qe zor te kompensohet lehte per shoqerine shqiptare, per kombin shqiptar, per lexuesit e tij te shumte. Eshte zor qe ne krijimtarine letrare e artistike si dhe ne gazetarine shqiptare te vijne njerez me kapacitete intelektuale e energji krijuese, si Teki Dervishi. Eshte veshtire te gjenden burra te guximshem si ai ne mbrojtje te se vertetes e te vlerave kombetare shqiptare.
enver bytyci 30.06
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Tekiut, stafit të Bota Sot, që humbi inspiruesin e mendjes së shëndoshë, krijuese dhe kombëtare. Pa ty, Teki, gazetaria kosovare dhe ajo shqipetare do të jenë shumë më pak tërheqëse. Pusho i qetë, se ti e ke përmbushur detyrën tënda ndaj nesh, lexuesve të botës dhe librava tu. Rahimi
Rahimi 30.06
Ngushllime BS...Ngushllime Familjes DErvishi....Ngushllime Elites Intelektuale te Kombit Shqiptare....Ngushllime Lexuesve te BS dhe Te gjithe atyne qe jene dhe do jene ne Kujtimin e Teki Dervishi...Kurr nuk do te Harrojme I Dashur Vella i Madhe i Nacionalizmit Shqiptare....Zoti me ne....
Hoti...CH 30.06
eshte humbje e madhe per kete atdhetar te pa shoq past ndjes lavdi e perjetshme jetes dhe vepres se Teki Dervishit ngushllime stafit te gazetes kombetare bota sot , dhe familjesse tij.
burimi 30.06
Ngushllime familjes e gjithe kombit...gazetaret e rinje ne jeten e vepren e tij do te gjejne force e inspirim per pune ne dobi te kombit...LAVDI JETES E VEPRES SE TEKI DERVISHIT!
shabani 30.06
Ngushellime Familjes. Nje humbje e madhe jo vetem per familjen per mbare publicistiken shqiptare. Nje nga penat e rralla qe ka shkruar per te verteten e pakomprementuar qe na mungon aq shume ne shtypin shqiptar. Do te na mungojne shume analizat e tij aq te mirepritura ne gazeten Bota SotTeki Dervishi do te mbahet mend si nje nga penat me te ndritura te gazetes se vetme kombetare sic eshte Bota Sot. Lexuesi shqiptar ka humbur shume sot me vdekjen e tij qe e mori kaq para kohe.Nuk besoj qe ka sot gazetar te pakten ne treven e Kosoves qe te shkruaj me kaq profesionalizem trimeri e vertetesi si i ndjeri Teki Dervishi. Ai ishte jashte interesave te politikave klanore. Ai i sherbeu kombit te tij e shqiptarizmit. I lehte i qofte dheu i Kosoves te cilen e deshi aq shume. Le te sherbeje shembulli i tij per gazetaret e rinj se siduhet te shkruajne e kontribuojne per ceshtjen kombetare shqiptare qe eshte ne aq nevoje per kuntribut te mirefillte intelektual si i Teki Dervishit
Milaim Nela, Britani e Madhe 30.06
Një lajm i hidhur dhe i rëndë për kombin shqiptar,për penen shqipe për letërsinë shqipe për gazetarinë kombëtare,Familje e nderuar Dervishi ne këto momente të rënda me rastin e humbjes së ma të dashurit tuaj ju shpreh ngushllime nga zemra dhe atij i qoftë i lehtë dheu i Kosovës,redaksisë Bota sot e humbem editorin e pa zavendsueshem guximtarin e denj udhërrëfyesin e kombëtares. Letërsia humbi një letrar i cili i dha shtytje te madhe gjuhes dhe artit te shkruarit shqip. Të perkujtojmë për jetë e mot Lavdi!
Islami Suedi 30.06
Ngushllime ma te sinqerta Familjes Dervishi.
Gjilan gj Shqiperia(Kosova) 30.06
Ngushllime Familjes Dervishi, ngushllime kosoves,ngushllime Bota Sot.Tekiu, ylli qe na i qetsonte shpirtin me shkrimet e tija, Zoti e qetesofte shpirtin e tij.Tekiu qe ndriqonte me perkushtimin e tij atdhetar.Zoti ia baft drit jeten e tij ne amshim. E njoha vetem me shkrimet e tija, por tani po me bene te qaj per te.Familje e Tekiut ju mbshtes dhe iu bashkangjitem ne merzin per Tekiun.
Samiri 30.06
Ngushllime ma te sinqerta Familjes Dervishi.
Podujeva 30.06
NGUSHLLIME FAMILJE DERVISHI U PREFTE NE PAQE
albana Gjakove 30.06
Heretik i kauzes kombetare. U prefte ne paqe shpirti i tije. Kujtim trishtues per jeten plot dhembje ne brendi te shpirtit te shendoshe. I mungonte vetem liria kolektive pasi qe ate personale e kishte me bollek. Nuk trembej prej te vertetes dhe prej kthjellesise se mendjes dhe shpirtit te tije. Kalores i letrave shqipe. Ngushellime per familjen, shoket miqet dhe te gjithe ata qe e njohen e deshen dhe e nderuen.
Skender lluka 30.06
Një humbje e madhe për Kosovën.Tekiu ishte një mendje e ndritur e jona.Ngushllime familjes dhe Botës....por edhe Kosovës
Musa 30.06
ngushllime bota sot mos merziti
valoni 30.06
Ngushllimet ma te sinqerta ja shprehi familjes dhe mbare kombit shqiptare. Ishte nje guximtare i vertet.Pushofte ne Paqë
isaki 30.06
Ngushllimet me te sinqerta per familjen Dervishi. I perjetshem qofte kujtimi per kete atdhetare.
Bekimi 30.06
Ishte shume i madh dhe atdhetar i pashoq, lavdi jetes dhe vepres suaj ndersa familjes se tij ngushllimet me te sinqerta
Nora Sh 30.06
Ngushellime Familjes u shua edhe nje intelektual nje shkrimtar nje trim tani kur mase shumti i duhej kosoves i duhej gazetaris se mirfillt kosovare,i qoft i leht dheu i Kosoves
Ferizaj 30.06
Ngushllimet me te sinqerta per familjen Dervishi dhe Gazetes Kombetare Bota Sot do te jete gjithmone ne zemrat tona. genci gjeneve.
genci 30.06
Ngushllime familjes Dervishi,ngushllime stafit dhe lexuesve te botes sot dhe mbare Shqiptarise.Kosova sot ka nje intelektual ma pak.Lexuesit e Botes sot,qe kane qene te privilegjuar ti lexojne kolumnet e shkelqyara te te madhit Teki Dervishi, nuk do ta kene me ate privilegje.Do te jemi te privuar nga ajo knaqesi qe e patem.Vdekja fizike eshte proces i pashmangshem per te gjithe ne,por intelektualet e medhenje qe e kane shkruar historine, vuajtjet dhe krenarine kombetare,kurre nuk do te vdesin ne mendjet tona.Te qofte dheu i lehte i madhi Teki,te falenderojme nga zemra per te gjitha qe na i dhurove me veprimtarin tuaj.Allahu ju shperblefte me parajse.
Destan Begu 30.06
NGUSHLLIMET E MIA ME TE SINQERTA FAMILJES DERVISHI,ky esht nje lajme i zi per mua personalisht.Sot e ndiej veten shume te pikelluar,e ndiej veten shume te varefer pa TEKI DERVISHIN,personalisht me ka vdek nje drite e DIJES,une kame qene shume i lidhur i afert permes shkrimeve,kolumneve,analizave,Pa TEKIN BOTA SOT DO TE JET SHUME E ZBEHT,TEKIA KA QENE NJE ZE I DREJT REALIST,I KA PARE GJERAT ASHTU SI KANE QENE TE VERTETA.
skender ahmet haxholli 30.06
I qofte i lehte dheu i Kosoves martire, njerit prej patrioteve me te shquar te kombit.
Xhavit 30.06
Ngushllime familjes.
rifati 30.06
Ngushllimet me te sinqerta familjes dhe gazetes Bota Sot
Atdhe 30.06
Kosoves tani po i mungon edhe nje njeri i penes dhe dijes-Teki Dervishi! Ky lajm i hidhur,personalisht me preku thell ne shpirt,per vdekjen e papritur te ketij njeriu te madh te Kosoves,i cili i kontribuoje vendit me tere qenjen e tij deri ne fund te jetes! I shprehu ngushellime me te perzemerta familjes se tij te ngushte, si dhe stafit te \"Bota sot\",i cili nekete gazete punoje me se nje decenje e gjysme! Per te gjitha keto q i bere per Kosove,populli qdo here do te perkujton me plote malle!
Dasa 30.06
O SA LAJM I ZIII.NGUSHLLIMET E MIJA ME TE SINQERTA FAMILJES SE TIJÉ,SHOQERISÉ SE TIJÉ,KOSOVES,NE PERGJITHSI,DHE KREJT SHQIPTARISE KUSH E KA NJOFTÉ KET BURRE TE MADHÉ QE E BANI NJÉ GROPE SHUM TE MADHE NE KOMBIN SHQIPTARÉ.SI DHE NGUSHLLIME GAZETES KOMBÉTAR BOTA SOT PER DREJTORIN DHE PUNETORIN E MADH TEKI DERVISHIN.
zef doda ch 30.06
Ngushellimet me te sinqerta per kete njeri te madh qe humbi Kosova.Une kam percjellur me per se afermi krijimtarine e shquar te Teki Dervishit dhe kam qene adhurues i mash i veprave te shumta qe ka pas.Permes veprave do te jetoje edhe ne kete bote.O lehte i qoft dheu i Kosoves.Ngushellimet me te sinqerta per te gjithe te afermit e tije dhe dashamiret.
Shuki 30.06
Ngushelllimet me te sinqerta familjes Dervishi,stafi te gazetes ,,Bota Sot\'\' si dhe mbare popullit shqipetar.Kosova mbeti pa njerin nga gazetaret me te mire.Ngushellime.
Miloti 30.06
Ngushllime familjes Dervishi dhe gjith stafit Bota sot
Meti 30.06
Ngushellime te sinqerta Familjes Dervishi. U shua dhe nje ze i kthjellet ne Kosove, tani ne kohen kur ka mes se shumti nevoje per te... I perjetshem qofte kujtimi.
shqiptari 30.06
Krijoni Kontakt