
Postuar më parë nga
illyrian rex
Dydrinas, leri fjalet e medha anash e shiqo realitetin ne sy.
Vleresimi 'veper madhore' vlen vetem per pjesen e autostrades qe i takon Shqiperise. Ne pjesen e autostrades se Kosoves, me konkretisht Vermice- Serbi, nuk ka kurrfar madheshtie...ose me mire te themi eshte madhore vetem per Serbine.
Ne pjesen e Kosoves nuk ka pasur nevoje per nje investim te tille. Ka mjaftuar qe te rregullohen dhe te zgjerohen rruget ekzistuese qe te dergojne deri ne Vermice e jo te investohen qindra miliona per t'i siguru Serbise qasje me te lehte ne portet e Shqiperise.
Kosoves, me makine, mund t'i biesh nga skaji ne skaj per me pak se 2 ore. Ne rast te zgjerimit te rrugeve ekzistuese do te behej edhe me shpejt.
Kjo eshte njera nga arsyet pse nuk nuk duhej nje investim kaq i kushtueshem per buxhetin e lodhur te Kosoves.
Kjo rruge ia japi te mbrapshten buxhetit te Kosoves. Per kete rruge po shitet PTK-ja, per kete rruge ra qeveria e kaluar dhe e dergoi Kosoven buze kolapsit, per kete rruge qytetaret e Kosoves do te paguajn per nje kohe shume te gjate...e neper kete rruge do t'na kalojne cdo dite maunet e Serbise kah hunda...sepse ai eshte qellimi final i kesaj rruge.
Por nuk i fajesoj teresisht qeveritaret tane, sepse shume gjera nuk mvaret nga ata. Te miren dhe te keqen e ndajne se bashku me nderkombetaret...prapa shpines se qytetarit, ne kurriz te qytetarit.
E montuan nje solemnitet me rastin e hapjes se punimeve, ne te cilat nuk mori pjese asnje nderkombetar, vetem sa per t'na hedhur hi syve.
Nuk guxojne te shkojne as ne WC pa i pyetur nderkombetaret, e veteshfaqen si heronje te cilet guxuan te ndermarrin nje vendim te tille miliardesh duke dale fitimtar perkunder presionit nderkombetar. Tentim i bukur.
Te mos flasim edhe per ndryshimin e trasese se rruges dhe kthimin e saj perskaj arave te 'blera' paraprakisht nga te ashtuquajturit 'madheshtore'.
Krijoni Kontakt