Close
Faqja 11 prej 25 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 246
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    VETVENDOSJE ‘lë në hije’ LDK-në dhe AAK-në

    Protesta kundër bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, paralajmërimi për mbajtjen e një proteste paqësore në Prishtinë, për të mërkurën, më 22 qershor, me moton “Me protesta kundër hajnisë”, protesta e fundit Walk of Shame apo Ecja e Turpit, janë aksionet spektakolare të lëvizjes Vetvendosje kundër siç thonë ata, kryeministrit dhe qeveritarëve të korruptuar e shantazhuar të Kosovës.

    Kjo thuhet në analizën e Organizatës për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropianë (OBRIE), për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, njofton agjencia e lajmeve INA.

    OBRIE thekson se, lideri i lëvizjes politike VETVENDOSJE, Albin Kurti me aksionet e tij për demaskimin e politikave të gabuara qeveritare në Kosovë, po paraqitet si liderë kryesorë i opozitës duke lënë në hije Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës(AAK).
    Sipas OBRIE, AAK ndjehet e ‘hendikepuar’ në mungesë të lideri të saj, Ramush Haradinaj, ndërsa LDK po ballafaqohet me mungesë të reformave, të profilizimit të saj për tu rikthyer si një parti e fortë në Kosovë.
    Kurti thotë se, qeverisja aktuale në Kosovë po e vjedh buxhetin përmes tenderëve, por vjedh pasurinë kombëtare dhe publike përmes privatizimit të egër neoliberal dhe gjithashtu po synon ta humb territorin e Kosovës përmes bisedimeve me Serbinë.
    “Të domosdoshme protestën me moton “Kundër Hajnisë” e bënë fakti se kryeministri Thaçi së fundi ka deklaruar se, nuk e do edhe një mandat tjetër si kryeministër dhe duke marrë parasysh se ai është i izoluar dhe shantazhuar ai është shumë i rrezikshëm gjatë kësaj periudhe për shkak se po përgatitet të ta shes Postën dhe Telekomin e Kosovës, që është ndërmarrja më fitimprurëse në Kosovë, ta shes KEK-un, ta likuidoj dhe ta shes Trepçën, dhe gjithashtu të jap një si lloj autonomie për serbët brenda Kosovës në funksion të Bosnjëzimit të Kosovës. Ai rrezikon që Kosova të humbasë territor dhe pasuri vetëm që të fitoj edhe ndonjë muaj në pushtet, prandaj kjo protestë është e domosdoshme”, ka deklaruar Kurti për mediat.
    OBRIE thotë se, Vetëvendosje gjithnjë e më shumë po gjen përkrahje tek qytetarët, të cilët janë të pakënaqur me sistemin aktual dhe qeverisjen e vendit.(INA)/20 Jun 2011/
    Ja cka me tha nje aktivist i LDK prej Prizreni ne fb ne lidhje me protesten e VV me 22 qershorit:
    o LLAP
    a jeni te forte

    o hoja...hahahaha
    po
    kogja

    bravo

    bravo
    hahahaa

    krej ymyti te Llapi e kam
    per mi qi nonen Hajnave te Drenices

    per qka ashtu
    me vetevendosjen kurr
    se keta veq mask e kan

    po thu a

    majtista jan keta

    e di

    une nuk ju besoi

    mire e ki
    po i kam do shok aty
    qe jane kone ne PDK

    po de

    e tash jaam ka i nxiti

    aty nuk ka veq te LDK

    kishe mire e kane
    sikur ata
    qe e nxiten Dacin edhe LDD
    kunder LDK-se
    po tash une po ju rrehi shpinen
    se e dobesojne PDK
    se so ka ma ha
    se ja u qi familjne

    ide te mira

    ata e din qe 12 vjet mos tisha kone i forte me famlije

    por nuk jan ne nje kulem PDK e VV

    kishin me na hanger
    po kurr sun na kane rru
    jane munu me na ble
    me pozita per pune
    e qesi sene
    po durim edhe pak
    Fitim Mexhuanin a ma njeh

    si emer po me dukete e paskam degjue
    prej Dumoshi apo..?

    valla jemi jone bashke ne kryesi te FR te LDK se ne qender ne pr
    ai prej Podujeves
    e une prej pz
    kemi punu bashke
    njohemi qe 10 vjet

    A ne VEtevendosje je ti tash a?

    jo more kurrrrrrrrrr
    hajgare a
    veq te kallzova
    po bohem kishe po i perkrahi

    po mendova se poe reklamon thierrjen e tyre

    realisht po i perkahi
    se e di qe ne pz ekstremistat e pdk
    kane dal ne VV
    e e di qe kanee me ja qi nonen atyn
    e une po kul **** kapak

    Me dukete e kan forumuar nje parti me Zafirin?

    kishe po ju thom qe mie e kane
    po Zafir me nje ane
    e disa ne VV
    mire o puna
    hyne ne www.ldk-prizren.org

    per qka mire?
    ok

    e menaxhoje me do shok qe faqe
    po jo publikisht
    se punoje per PRocreditin
    po prej shpise i qes lajmet

    ok
    a ke ndonje shkrim tendin

    qeky me pranga
    eshte i jemi
    po se qes emrin

    aha ok

    se kam informata prej KK

    me dukete e kam lexuar dikun neper forume

    [p e kom postu ne BLU REVULUCION
    e kam grupin tem ne FB

  2. #102
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    ku jeni pydykyja?qka e kishi pru ton at polici para qeverise,jeni tut qe po ju hin kush mrena a?jo mos tutni se nuk flliqen njerzia n`juve,vet keni me ik prej atij objekti e kurr marrja e turpi ska me u hjek prej jush..
    juve perkrahsve te ktyre hajnave(qe jeni hajna garant vet) nuk ju dulen statistikat e bera,keni than se do te mledhen 500 veta hahah..

    populli po zgjohet nga gjumi.

  4. #104
    Qarte po shifet se SHPK-ja apo kjo Polici e tanishme e Kosoves eshte bere vetem e vetem qe mos ti lejojne Shqiptaret te kerkojne: Lirine e Vertete per VETEVENDOSJE.
    Sa herash qe LVV organizon protesta e demonstrata kunder te keqijave qe po i kanoset Kosoves dhe Popullates Shqiptare sic jane: Bosnjezimi i Kosoves, ndaraja e Kosoves ne baza etnike, nga shitja e pasurive Shteterore e Shoqerore te Kosoves, nga vjedhjet e hajnite qe po i ndodhin Kosoves dhe Popullit Shqiptar- kjo polici mobilizohet dhe ta krijon bindjen se prishja e stabilitetit vije nga qytetaret e Kosoves, ta krijojne bindjen se Shqiptaret jane ata qe cilet perfaqesojne rrezik ne Kosove. Ndersa kur protestohet ne anen veriore te Kosoves ( Mitrovices ), kur bllokohen rruget nga ana e strukturave okupuese serbe, po kjo e njejta polici fare nuk gjindet ne ate pjese dhe ta jep bindjen se atje na qenka me rrahat dhe nuk ka frige per ndonje prishje te stabilitetit.

    Para ca javesh ministri i brendshem i Kosoves - Bajram Rexhepi pat deklaruar se do i dergoje forcat speciale policore te Kosoves per ta shtrir pushtetit edhe per te vend rend e ligj edhe ne ate pjese te Kosoves. Kur KFORI dhe Strukturat Nderkombetare dhane drite te gjelbert per kete. Bajram Rexhepi humbi dhe fare me nuk u permend kjo. Pse nuk e beri kete Bajram Rexhepi kete e din me se miri ai vet.

    E sa i perket protestave te sodshme. Personalisht mendoj qe Popullit te Kosoves ende i duhet edhe nje kohe qe te vetedishet ne ate mase te nevojshme qe i duhet Kosoves.
    Kur pushtetaret - vjedhin, manipulojne me vetedijen me intelegjencen e popullit dhe se kur kemi nje opozite te forte, dhe mund te them opoziten me te vertete te Shqiptareve jo vetem ne Kosove por edhe mbar Kombit Shqiptar, dhe kur kjo opozite ne krye me nje liderin i cili eshte nje gjendje te sakrifikoj jeten e tij per te drejten dhe VETEVENDOSJEN e drejte te Popullit e ne anen tjeter Populli nuk eshte ne gjendje qe te pergjigjet kesaj ne madhe te madhe, atehere lirisht mund te thuhet se ne si Shoqeri ende nuk jemi te gatshem qe ne vet ti marim punet ne duar tona dhe vete ti kryejme detyrat e shtepise.

    Edhe pse sod nje numer i konsiderueshem kane dale te protestojne kunder HAJNISE - pesonalisht besoj qe ne kete rast duhej te dilnin e gjithe Popullata e Kosoves qe jane kunder Hajnise.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #105
    Albin Kurti në protestë: Shteti të lirohet nga hajnat!

    Publikuar: 22.06.2011 - 10:00
    Prishtinë, 22 qershor – (E plotësuar) Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në protestën me moton Kundër hajnisë, deklaroi se shteti duhet ”të lirohet nga pushteti aktual dhe hajnat”....
    Kurti me xhepat e nxjerrë jashtë që simbolikisht paraqet varfërinë e qytetarëve për shkak të hajnisë së pushtetarëve, tha se shqiptarët duhet t’i ndërpresin bisedimet me Serbinë.
    Duke iu drejtuar qytetarëve para Teatrit Kombëtar, lideri i Vetëvendosjes tha se nëpërmjet negociatave në Bruksel është duke u vjedhur territori i Kosovës. Sipas tij, Qeveria e Kosovës shkon në bisedime sepse “është korruptuar dhe e ka bishtin e zënë”.
    Në kohën kur anëtarë të Vetëvendosjes shpërthyen ballonët me figurat e Thaçit, Kurti tha se do t’i largojnë hajnat nga pushteti.
    Sipas tij, në vend hajnia është e trefishtë duke cekur këtu tenderët dhe manipulimi me to.
    Ndërkaq, Shpend Ahmeti, tha para protestuesve se bina e Vetëvendosjes është larguar me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, mirëpo sipas tij, nuk kanë mundur t’i ndalojë të flasin, pasi për 5 minuta e kanë rregulluar tjetrën.
    Protestues, përkrahës dhe anëtarë të lëvizjes Vetëvendosje gjatë protestës po ashtu kanë brohoritur “poshtë hajnat” etj. Protestën e kanë përkrahur edhe përfaqësues të Sindikatës së punëtorëve të fabrikës “Sharrcem”.
    Protesta e organizuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” në kryeqytet ka përfunduar e qetë dhe pa asnjë incident. Para se të shpërndaheshin, protestuesit kanë bërë spastrimin e qytetit duke larguar çdo mbetje nga rruga e trotuaret nga kaluan, madje duke e lënë qytetin edhe më të pastër sesa që e gjetën para protestës


    Ashtu, siç ishte paralajmëruar, në hapësirat para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë në orën dymbëdhjetë u mblodhën mijëra qytetarë – përkrahës të Vetëvendosjes dhe të pakënaqur të tjerë me politikat e Qeverisë Thaçi. Ata nga aty marshuan drejt qendrës së qytetit, me pankarta në të cilat shkruante “Kundër hajnisë” dhe duke fishkëllyer me pipa, me simbolikën që “të dëgjojnë” ministrat dhe qeveria “vjedhëse”, siç e cilësojnë.
    Protestuesve po u prinë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, bashkë me deputetë të kësaj lëvizjeje dhe anëtarë të udhëheqjes së saj.
    Aktualisht kanë nisur fjalimet, por podiumin që e kishin ngritur për këtë qëllim, në orët e mëngjesit e rrënoi policia. Fjalët e oratorëve po shoqërohen me brohoritje përkrahëse, “Hashimi hajdut”
    Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje ka për moto “Protesto kundër hajnisë”. Aktivistët e Vetëvendosjes po protestojnë kundër shitjes së aseteve publike dhe marrëveshjeve me Serbinë.
    Mbrëmë u zhvillua po ashtu një koncert po me moton “Kundër hajnisë”

    Me qëllim të parandalimit të vjedhjes së pasurisë publike dhe të keqpërdorimit të saj, lëvizja “Vetëvendosje” sot do t’i nxjerrë sërish në rrugë qytetarët për ta kundërshtuar politikën aktuale që është duke e bërë Qeveria Thaçi, e cila sipas kësaj lëvizjeje është duke punuar në dëm të vendit. Për ta shprehur pakënaqësinë qytetare, ndaj kësaj politike, kjo lëvizje ka premtuar se të mërkurën do të zhvillojë një protestë paqësore me moton “Protesto kundër hajnisë”. Në një konferencë për media lideri i “Vetëvendosjes”, deputeti Albin Kurti, duke treguar itinerarin e protestës për të cilën kjo lëvizje ka nisur fushatën javën e kaluar, ka paralajmëruar se protesta do të jetë e qetë dhe se gjatë saj do të shënohen aksione simbolike.
    “Do të ketë marshim paqësor të qytetarëve dhe elementi kryesor simbolik janë xhepat e nxjerrë jashtë të protestuesve gjatë këtij marshimi, por do të ketë edhe parulla dhe brohoritje përveç fjalimeve. Xhepat e nxjerrë jashtë do të paraqesin simbolikisht varfërinë e qytetarëve për shkak të hajnisë së pushtetarëve, sepse mjerimi social në Kosovë nuk është fatkeqësi natyrore, por është fatkeqësi politike”, ka vlerësuar Kurti.
    Ndërsa ka shtuar se në vendin tonë aktualisht janë duke u zhvilluar tri lloj vjedhjesh, të cilat, sipas tij, janë duke i dëmtuar shumë qytetarët e Kosovës dhe pasurinë e saj.
    “Janë tri lloje të hajnisë në Kosovë. Së pari është manipulimi me tenderët që u jepen biznesmenëve që janë miq të Qeverisë. Së dyti kemi shitjen e ndërmarrjeve publike me këtë privatizim të egër që ua mbush xhepat ministrave dhe së treti kemi marrëveshjet e paralajmëruara me Serbinë që na e vjedhin territorin e Kosovës”, është shprehur Kurti. Madje, sipas tij, kjo Qeveri është duke funksionuar me buxhet të paligjshëm dhe se për këtë ka planifikuar t’i shesë edhe tri ndërmarrje publike.
    “Siç e dini kjo Qeveri operon tash me buxhet të paligjshëm. Ajo planifikon që t’i shesë lirë dhe shpejt KEK-un, PTK-në dhe “Trepçën” dhe gjithashtu mendon që t’i bëjë gjashtë marrëveshje me Serbinë, me ç’rast jo vetëm që qytetarët e Kosovë dhe deputetët nuk dinë se çfarë përmbajnë ato, por njëkohësisht platforma e bisedimeve mbetet e panjohur madje edhe për Kryesinë dhe kryetarin e Kuvendit”, ka theksuar Kurti. Duke folur për qëllimin që kjo lëvizje synon ta arrijë përmes protestave, Kurti ka deklaruar se është e mjaftueshme që përmes presionit qytetar të arrihet të pengohet apo të ngadalësohet politika e keqe që është duke e bërë Qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi.
    Protesta fillon në orën12:00 me moto: Kundër hajnisë. Protestuesit nisen nga Biblioteka Kombëtare dhe vazhdon nëpër sheshin Nëna Tereze deri para Qeverisë.

    http://www.koha.net/?page=1,13,59676
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    ariani tb,une mendoj se kjo proteste e sodit eshte vetem nje fillim i vertete i protestave te verteta.shumica e popullates jan kunder hajnise,por shumica jon edhe frajera pritojn me dal ne diell e pritojn me ardh puna mu kacafyt me polici,por kjo proteste e sodit ka me jau qel syt besoj qe mos mi besu atyre rrenave t`hajnave qe thojn se vv jane arroganta,fmi jetima,tpa edukate etj etj.kjo proteste eshte vetem fillimi e ishalla protesten tjeter ka ma shume njerez se sot.
    eee sa per polici skem qka flasim,marioneta jan te shkretit.vend se me shku ne mitrovice me qblloku rrugen ata rrishin prishtine tu i rujt shqiptart hahah.

    ps.o hajnat e pykydys pse spo folni naj llaf,a u mledhen 500 veta a sa?
    nuk e di a e pat llapin me ni qarshaf tbardh qe kish dal rrugve tprishtines hahahaha tu e perkrah hashimin me ni qarshaf si dhompir u doke bre robt..
    a ka najkush naj foto me qit ktu me pa qfar perkrahs ka hashimi hahahahahahah.
    Ndryshuar për herë të fundit nga B.C.B : 22-06-2011 më 09:57

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796

  8. #108
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Mesimet e marra nga policia (herave te kaluara) funksionuan kesaj radhe, sepse ishin me te disiplinuar ( dajaku osht dal prej parajse).

    Edhe pse ne kete proteste nuk ishin me shume se 2000 veta shume nga ta persona te mitur.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  9. #109
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anëtarësuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    152
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Gjithnje e me shume po shihet, se ne protestat e kesaj levizje majtiste nuk po marrin pjese njerzit e ndershem. Mirepo ketu marrin pjese; vagabond, bandite, rrugaqer dhe persona te mitur te manipuluar. Kjo do ndodh edhe neser ..
    Une nuk jam simpatizant i asnje partie politike, por nuk do te doja qe njerezit e Kosoves te cilet protestojne per dicka qe atyre u duket se nuk eshte ne rregull ne Shtetin tone, te quhen vagabond, bandit etj. Ata jane sikur te gjithe te tjeret, qytetare te Kosoves.
    Dhe nuk besoj se ke nevoje t'i ofendosh per shprehjen e mendimeve te ndryshme nga ato qe i ke ti.

  10. #110
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Damastioni Lexo Postimin
    Une nuk jam simpatizant i asnje partie politike, por nuk do te doja qe njerezit e Kosoves te cilet protestojne per dicka qe atyre u duket se nuk eshte ne rregull ne Shtetin tone, te quhen vagabond, bandit etj. Ata jane sikur te gjithe te tjeret, qytetare te Kosoves.
    Dhe nuk besoj se ke nevoje t'i ofendosh per shprehjen e mendimeve te ndryshme nga ato qe i ke ti.
    Atehere me trego se si quhet nje person qe gjuan me gure ne ndertesen e qeverise? Si quhet?

    Me trego se si quhet nje person qe shkallavit zebrat per kembesore? A duhet ato zebra ti lyej komuna a po qeveria me parat e qytetareve? si quhet?

    Kisha me perdor fjal tjeter, mirepo nuk ka fjal me te mire se sa vagabond apo rrugaqer.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

Faqja 11 prej 25 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •