Close
Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 246
  1. #1

    Thumbs up VV, më 22 qershor, “Protestë kundër hajnisë” !!!!

    Lumturie Blakaj | 15-06-2011 15:09 CET
    Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi të mërkurën se më 22 qershor do të organizojë një protestë paqësore në Prishtinë me moton “Kundër hajnisë”. Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, gjatë një konference të jashtëzakonshme me gazetarë akuzoi Qeverinë dhe kryeministrin Thaçi, siç tha, për vjedhje të buxhetit me tenderë, shitjen e aseteve shtetërore, por edhe për negociatat që po zhvillohen në mes Prishtinës dhe Beogradit.

    Kurti iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës që do të mbahet të mërkurën e ardhshme, në mënyrë që t’i tregohet qeverisë “Thaçi 2” se, siç deklaroi ai, kjo hajni nuk tolerohet dhe shpërfillja e interesit të qytetarëve duhet të ndalet.

    ”Pas vjedhjes së votave në Kosovë, po vidhet buxheti me korrupsion në tendera, pasuria po vidhet me privatizimin e egër, kurse territori po vidhet në negociata me Serbinë. Në Kosovë po blihet posti publik, por janë qytetarët ata që duhet ta dëshmojnë se nuk mund të blihet heshtja e tyre”, ka thënë Kurti.

    Sipas tij, me aktakuzat e reja ndaj zyrtarëve të lartë publikë e shtetërorë, po i ngushtohet rrethi kryeministrit Thaçi.

    “Në një intervistë të fundit, Thaçi ka paralajmëruar se nuk do të jetë kryeministër herën e ardhshme. Duke qenë i izoluar dhe i shantazhuar atij po i ngutet që t’ia japë korporatës Bechtel-Enka edhe autostradën Prishtinë-Shkup, ta shesë PTK-në, ta shesë KEK-un, ta likuidojë Trepçën për ta shitur edhe atë, dhe t’ua japë autonominë speciale veriut të Kosovës dhe enklavave me shumicë serbe. Vetëm duke dhënë pasuri dhe territor të Kosovës ky kryeministër mund të marrë ditë të reja në pushtet”, është shprehur kreu i lëvizjes Vetëvendosje.

    Kurti gjithashtu kritikoi edhe punën e EULEX-in në luftimin e korrupsionit. Sipas tij, ky mision është mbi ligjin dhe nuk ndërmarrë veprime për luftimin e kësaj dukurie, por sipas tij, janë ata prokurorët dhe gjyqtarët vendor që mund ta vendosin zbatimin e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit.

    Edhe Shpend Ahmeti nuk e la pa folur para gazetarëve. “Kjo është qeverisja e cila paguan trefishin e çmimeve të njësive në kontrata të fshehta. Ekzekutivi i ka veturat më luksoze të qeverive në rajon, i shpenzon mbi 18 milionë euro në derivate të naftës, i shpenzon mbi 8 milionë euro në telefona e impulse, dhe i shpenzon mbi 8 milionë të tjera në udhëtime jashtë vendit”, ka thënë Ahmeti.

    Ai madje theksoi se këta politikanë janë pasuruar brenda natës, ndonëse përmendi se kjo qeverisje akuzohet nga prokurorët për keqmenaxhim të ndërmarrjeve publike.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...under-hajnise/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    shume e vertete qfare thot albini,topi se lun...hajde tash ata qe po ankohen le te kallxohen burra e le te dalin me perkrah albinin ne proteste e jo vetem ne internet me fol..te merkuren shihemi te veni.

  3. #3
    Ju W dini te beni vetem zhurme!

    Eshte per te ardhur keq qe mosha kaq te reja, te tregohen kaq te paafte per te dhene nje ide, por ne vend te saj zgjedhin format e Debatikut komunist te Shqiperise, per te dale rrugeve.

    Kosova ne keto momente vetem per zhurmen tuaj nuk ka nevoje! Dilni ne ndone maje mali e flladituni!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    a bon me shku n`deti mu la,mos me shku n`mal?qka po thu ti?
    ti mdoket i shqipnise je?pse nuk i kqyr punet atje po qaq n`dyzen ju atje qe ke met ktu me jap ide a?.dydrinas sa vjet i ki ti,232 vjet?i moqem koke haver,veq prej t`moqmit ska hajr kurgjo.

  5. #5
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Dydrinas

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ju W dini te beni vetem zhurme!

    Eshte per te ardhur keq qe mosha kaq te reja, te tregohen kaq te paafte per te dhene nje ide, por ne vend te saj zgjedhin format e Debatikut komunist te Shqiperise, per te dale rrugeve.

    Kosova ne keto momente vetem per zhurmen tuaj nuk ka nevoje! Dilni ne ndone maje mali e flladituni!
    ju injorantet gjdo gjeh e shikoni me syrin e frikes por po harroni se edhe shtetet me demokratike dhe me nje ekonom shum me stabile se kosova protestojn qe besa bejne protesta shum me te dhunshme se ne kosove bile ne kosove protestat jan gjdoher paqsore por juu i shikoni si te dhunshme

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    si gurisht duhet te protestohet bile un them paksa eesht e vonuar nje protest e till

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    beni33

    kjo qeveri ka miliona kurse nje pjese shum e madhe sakan as buk per te ngren
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ju injorantet gjdo gjeh e shikoni me syrin e frikes por po harroni se edhe shtetet me demokratike dhe me nje ekonom shum me stabile se kosova protestojn qe besa bejne protesta shum me te dhunshme se ne kosove bile ne kosove protestat jan gjdoher paqsore por juu i shikoni si te dhunshme
    beni,kta jon persona qe ende ja kan friken shkaut,jan persona qe gjate kohes se luftes jon vesh me dimija e kan ik prej kosoves tu kajt.kta nuk e dijne qka eshte evropa e bota o vlla,kta deri dje n`shupa kan jetu,kta nuk e dijne qe protesta ne evrope eshte shume me e dhunmshme se ketu,kta e kuptojne evropen me lula edhe me ndertesa te medha...mos ju nxin per te madhe se ende frikohen prej shkaut sikur shefi i tyre hashimi.me t`mira.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ju injorantet gjdo gjeh e shikoni me syrin e frikes por po harroni se edhe shtetet me demokratike dhe me nje ekonom shum me stabile se kosova protestojn qe besa bejne protesta shum me te dhunshme se ne kosove bile ne kosove protestat jan gjdoher paqsore por juu i shikoni si te dhunshme
    Po qka ka me protestu vv,vv esht ne parlament aty ajo duhet me gjet ndonje zgjidhje per gjdo gje ,e jo vetem me britma e vajtime neper rruge,se i muren ne qaf femit tu i qite neper rruge ,vv nuk po i len femit mu rrit po vetem neper rruge po i mson me nejte ....hej apasni ble ve me shliper !!!!!??e ku i murret dinarin qe i blejte!!?
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

Faqja 0 prej 25 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •