Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366

    Kosova e pavarur, s’është pjesë as e Serbisë, as e Shqipërisë



    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff ka thënë se zgjidhja e situatës në veri të Kosovës kërkon angazhim të përbashkët, ngase nuk mundet një vend i huaj ta zgjidhë problemin e veriut të Kosovës.

    “Duhet që të jemi shumë kreativ dhe të punojmë në një strategji të përbashkët për t’iu qasur problemeve në veri”, ka thënë Cliff gjatë intervistës dhënë RTV21.

    I pyetur se cili është qëndrimi i Britanisë së Madhe rreth ndarjes së Kosovës ose shkëmbimit të territoreve me Serbinë, Cliff ka thënë se kjo është ide e keqe.

    “Duke folur nga përvoja ime në Bosnjë e Hercegovinë unë e di pse kjo është një ide e keqe. Kur sekretari ynë i jashtëm ishte për vizitë këtu, e tha shumë qartë se komuniteti ndërkombëtar ka rivizatuar kufijtë e Ballkanit vazhdimisht për 130 vjet të tëra dhe koha për këto gjëra tashmë ka kaluar. Ne duhet të punojmë me kufijtë aktual. Dhe, nëse shikohet situata në rajon, shihet qartë pse ndarja nuk është ide e mirë dhe pse mund të prodhojë probleme të tjera”, ka thënë Cliff.

    Lidhur me idenë e këmbimit të pjesës veriore të Kosovës me Luginën e Preshevës, Cliff ka thënë se dyshon se Kosova dhe Serbia do të merren vesh për këtë punë.

    “Ajo që po thoni ju, është tentim për krijim të shteteve etnike në Ballkan dhe sido që i rishkruani kufijtë një minoritet do të mbetet në njërin vend të caktuar. Siç e thashë edhe më parë një ide e këtillë mund të nisë probleme të shumta në Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni dhe në shumë vende të tjera”, ka thënë ambasadori britanik.

    Sipas tij, Kosova është e pavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë, por nuk është as pjesë e Shqipërisë.

    “Ideja që mund të diskutohet diçka e tillë mendoj se nuk ka fare bazë dhe mendoj se edhe vendet tjera të BE-së nuk do ta pranonin këtë qasje. Unë e di se lansohen hipoteza rreth kësaj çështjeje siç ishin deklaratat e z.Dacic para disa ditësh edhe për të parë se si do të reagojmë ne të gjithë ndaj këtyre ideve. Për këtë arsye mendoj se është mirë që të gjithë të reagojmë në mënyrë shumë të vendosur në mënyrë që Serbia ta kuptoj mesazhin se ndarja nuk është fare në agjendë”, ka thënë Cliff.
    Burri 1 X flet !

  2. #2
    Zoteri Ambasador.
    Populli Shqiptar i Kosoves dhe ne pergjithesi Kombi Shqiptar kudo qe jane, jane shume mirenjohes dhe falenderues te medhenj per ndihmen qe ka dhene Britania e Madhe per Kosoven ne Luften e Fundit. Dhe gjithmone do jemi mirenjohes rreth kesaj.
    Mirepo Zoteri Ambasador, nuk eshte e juaja te theni qe Kosova nuk eshte pjese e Shqiperise. Sepse Kosova ishte pjese e Shqiperise para 1912 kur fuqite e medha te asaj kohe nder to edhe Shteti te cilen ju e perfaqesoni kontriboi shume per ndarjen e Kombit Shqiptar ne 5 Shtete pa deshiren e tyre.
    Populli Shqiptar I Kosoves eshte ai I cili do vlersoje dhe do jep mendimin e tij rreth asaj se a do bashkohet Kosova me Shqiperine apo jo me ane te referendumit. Ju nuk mund te flsini e te vendsoni ne emer te popullit Shqiptar per Lirine dhe te drejten e tij sikuse qe keni bere ne vitin 1912. Populli Shqiptar eshte ai vete qe do vendose per Lirine dhe Fatin e tij, sepse populli Shqiptar eshte ai i cili sakrifikoi rreth 500 nen sundimin Turko-Otoman dhe rreth nje shekull nen sundimin Serbo-Sllav. Tani ka ardhe koha qe edhe populli – Kombi Shqiptar ti gezoj te drejtat dhe Lirine dhe vete te vendose per fatin e vet, sikurse qe kete te drejte e kane edhe popujt me demokratik te botes dhe sikurse kete te drejte e ka edhe populli i juaj anglez-britanik.
    E sa i perket asaj se Kosova eshte e Pavaruar apo jo me fakte mund te them edhe pse kemi nje gjysme Lirie e nje pavarsi vetem nga Serbia. Kosova aspak nuk eshte e Pavaruar sepse rreth 30% te territorit te saj i ka Serbia nen kontroll te saj me ane te strukturave Paralele. Kosova nuk ka ushtrine e saj dhe nuk gezon te drejten te kete, sepse kete ka me ndalese te Pakos se Ahtisarit dhe ligjve qe rrjedhin nga kjo Pako. Kosoven nuk e pranojne 5 Shtete te BE-se, dhe ne EULEX-i ne Kosove ka mandat neutral qe do te thote qe nuk njeh Pavarsine e Kosoves.
    Pra per ne fund Zoteri Ambasador. Ju jeni ne Kosove per ta kryer detyren si ambassador e jo per te vendosur per te drjeten, per te vendosur per fatin e Shqiptareve dhe te Kosoves, sepse kur Shteti Juaj dhe fuqite e medha te 1912 vendosen per fatin e Kosoves dhe Popullit Shqiptar e dijme te gjithe se si ishte ajo, keshtu qe vetem Populli Shqiptar I Kosoves dhe ne pergjithesi Kombi Shqiptar vete do vendose se ku deshiron te jetoje ne Kosove te Pavarur apo Bashkim me Shqiperine.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •