Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Mustafa Nano: Edi Rama një dizastër

    E pabesuar por e vertete, me ne fund Mustafa Nano e kuptoi se Edvin Rama eshte jashte cdo realiteti... LEXOJENI
    ************************************************** *****

    Këtë shkrim po e mbyll përpara se Kolegji Zgjedhor ta thotë të vetën. Dhe po e nis duke qenë i bindur se Kolegji Zgjedhor, në fund fare, do të vendosë ashtu siç do Kryeministri. E di, nuk është fort gazetareske kjo ngasje për të vënë “bast” lidhur me ngjarje të pritshme, por në këmbim po ju them se, sikur Kolegji t’ma përgënjeshtronte këtë hamendje, unë do të kapesha më pas, dhe me duar n’daçi, me të gjithë ata që do të vijojnë t’i mëshojnë spekulimit se institucionet janë të kontrolluara nga Berisha. Mirëpo, derisa të vijë momenti fantastik i përgënjeshtrimit, po vijoj të eci me logjikën se Kryeministri po e çon vendin për herë të n-të (në fakt, po e mban) në një cul-de-sac të rrezikshëm. Lind pyetja: Po pse nuk shqetësohet Kryeministri nga ky cul-de-sac, i cili, sido që t’i vish rrotull, penalizon në radhë të parë qeverisjen? Kush dreqin e di; ndoshta ka shqetësime të tjera më të mëdha se sa qeverisja; ose ndoshta mendon se nuk ka asnjë presion ndërkombëtar që të mund ta dëmtojë apo ta largojë nga pushteti; ose ndoshta është kontrolli i plotë që ka mbi faktorët e rëndësishëm të jetës ekonomike, mediatike, intelektuale, politike, institucionale, që e bën të ndihet kararmadh në ushtrimin e pushtetit e të mos pyesë për askënd; ose ndoshta mendon se ndërkombëtarëve mund t’u nxjerrë përpara gogolin e luftës civile, të cilën ai mund ta provokojë në çdo moment (duke organizuar tubime në favor të paqes!!!!). Ndoshta…. Nuk di ç’të them. Ecja në binarët e arsyes nuk të çon në përfundime të tjera.

    Si i bëhet punës në këto rrethana? Edhe në përgjigje të kësaj pyetjeje nuk është se mund të thuhet ndonjë gjë e madhe. Në pamje të parë, dy janë opsionet bazë te të cilat të çon n’daçi një analizë e shtruar e racionale, n’daçi një gatishmëri “për t’i prerë drutë shkurt”: 1. ta lëmë Berishën të bëjë ç’të dojë gjatë mandatit qeverisës, dhe më pas ta rinovojë këtë mandat sa herë të ketë qejf nëpërmjet trukimit të rezultatit elektoral; 2. t’i shpallim luftë atij. Kuptohet, njëra rrugë është më e rrezikshme se tjetra. Prandaj duhet kërkuar me hir, me pahir ndonjë rrugë tjetër. Dhe një rrugë e tillë, sipas meje, ekziston.

    Cila është? Është forcimi i opozitës, dhe me këtë gjë kam në mendje në radhë të parë krijimin e një fryme opozitare deri në atë farë feje, sa të jetë nder e modë të jesh në opozitë (sot jemi në situatën më surreale e më të çmendur, ku nder e modë është të jesh me pushtetin!!!), dhe në emër të realpolitikës – jemi prapë te rruga që duhet ndjekur – duhet synuar ndërgjegjësimi i faktorit ndërkombëtar mbi faktin se në Shqipëri është krijuar më në fund kjo frymë. Faktori ndërkombëtar ka zënë të mbajë për arsye të vetat një qëndrim kritik ndaj klikës që sundon në Tiranë, por, nga ana tjetër, ata kanë pasur e kanë një thes me vërejtje lidhur me opozitën shqiptare. Ka qenë absolutisht i qortueshëm ledhatimi që ata i kanë bërë Berishës gjatë viteve të fundit, por nuk ke se ç’thua lidhur me vërejtjet që kanë pasur për opozitën, të cilat konvergojnë në një pikë: opozita është inkompetente dhe nuk ngjall besim. Është bash kështu, dhe nuk e luan as topi. Zërat lokalë kritikë ndaj Edi Ramës kanë synuar denoncimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, por kanë harxhuar fare pak fjalë në adresë të leader-it të opozitës.

    Si kryetar bashkie, Edi Ramës do t’i njihen ca merita. Për hir të së vërtetës ka bërë edhe dëme në qytet, por kam përshtypjen që historia, një ndër gjërat më të pasakta e më të padrejta të kësaj bote, do ta marrë me të mirë e do t’i regjistrojë ndoca arritje. Ndërsa si leader i opozitës nacionale ai ka qenë një dizastër (ka hyrë tanimë kjo fjalë e huaj në zhargonin e rrugës; e nuk di pse ma ka qejfi në këtë moment ta përdor këtë zhargon). Dhe kur them këtë nuk është se bazohem te ndonjë fiasco e natyrës elektorale (partia që ai drejton është, në fakt, partia nr. 1 e vendit, dhe opozita e komanduar nga ai nuk ka marrë pak vota në rrethanat kur ka pasur kundër një establishment të tërë sundues). Jo, e them këtë dhe kam parasysh faktin që ai ka bërë pothuaj çdo gjë gabim në funksionin e kryetarit të opozitës, që ai ka humbur pothuaj të gjitha betejat që ka bërë, që ai nuk ka mundur të sjellë ide të reja në politikën shqiptare (dhe nuk mund të ketë gjë më të kollajtë se sa të sjellësh një ide të re në politikën shqiptare), dhe që ai nuk ka mundur të krijojë një frymë opozitare (fryma opozitare në Shqipëri krijohet edhe pa pasur ide; krijohet me energji, entuziazëm, karizëm, stil, klas, moral, autoritet, ekipe drejtuese, e gjëra të kësaj natyre).

    A mund të bëhet ai, më në fund, një leader frymëzues? A mund të ngrejë ai një furtunë të madhe opozitare, a mund të ndërtojë ai një program reformash që lipsen në këtë vend, a mund të bëjë tok ai të gjitha energjitë opozitare të kombit, a mund të mbledhë ai një grup të madh njerëzish që kanë mend, nder, moral, ndikim e autoritet në këtë vend, dhe bashkë me ta, të ngrejë Shqipërinë në këmbë? Ka shumë njerëz që mendojnë se po, por personalisht kam frikë, se jo. Madje, unë kam një frikë më të madhe se sa kaq: ai as që e mendon, se duhen të tilla gjëra për të qenë frymëzues. Veprimtaria e tij politike e dy viteve të fundit, e sidomos zgjedhjet e muajit të shkuar, kanë dëshmuar si kurrë më parë limitet, cenet, veset e papërsosmëritë e tij. Improvizoi një fushatë kuturú, aq sa përballë tij, edhe një gërdallë e marrok si Berisha po u sillej shqiptarëve si një gjë e ngjërueshme. Për sa i takon krahasimit me Lulzim Bashën, as që mund të flitet; Lulzim Basha, një nulitet shetitës, u bë stari absolut i kësaj fushate, dhe e gjitha kjo ngaqë përballë tij ishte një gjë e demotivuar, e mërzitshme, pa nerv, fillikat, pa dell kreativ, si Edi Rama. E nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur robi kandidon për herë të katërt. Pse e bëri këtë? Sepse “nuk kish një kandidat tjetër më të mirë”, thoshin. Më vinin zorrët te goja kur i dëgjoja ta thoshin këtë gjepur idolatrike. Si ua bën goja këtyre njerëzve të të thonë, se “ne kemi vetëm leader-in e nuk kemi asnjë tjetër që të barabitet me të”? A nuk është më kollaj të të vijë në mendje ideja tjetër, d.m.th. që “ky është leader-i ynë i gabuar”? Me siguri, më e kollajtë është. Por ec e gjeje pse njerëzit shkojnë e mendojnë gjënë që mezi arrin tek antenat e trurit. Pastaj, kur një pohim i tillë bëhet nga vetë leader-i, kemi të bëjmë me një vetëpëlqim të pahonepsshëm. Dhe të frikshëm.

    Por përsëris: Nuk më shqetëson fakti që Rama ka humbur zgjedhjet (përballë Berishës, që s’lë gjë pa bërë, mund të humbë kushdo); më shqetëson më shumë fakti që Edi Rama ka më shumë tahmá për pushtet, e më pak ide; më shqetëson fakti që ai jepet më shumë pas hileve, marifeteve, çikërrimave të ditës, që i japin mundësi të ruajë e të marrë pushtet, e më pak pas politikës dhe politikave, që ai nuk ka dëshmuar se ka ndonjë gjë kundër sistemit e rendit të gjërave, por thjesht do ta kontrollojë e komandojë këtë sistem e këtë rend, që ai nuk ka dëshmuar se ka inteligjencën për të kuptuar se mbështetja që i është dhënë këto kohë nuk ka lidhje thjesht me të, dhe se kjo mbështetje do t’i jepej pak a shumë çdo leader-i tjetër opozitar.

    E dini? Një shkrim të fokusuar te hallet e opozitës e kisha menduar për ta bërë pak më tutje, pasi Kolegji ynë i famshëm të bënte të vetën e pasi gjakrat të qetësoheshin, por më cyti një letër e hapur që Edi Rama na u dërgonte të gjithëve (apo askujt?). Nuk është se e lexova. I hodha një sy kalimthi. Nuk mund ta lexoja. Ajo ishte vepër e një njeriu që s’di më se ç’të bëjë. Me siguri ka harxhuar nja dhjetë orë të mira për ta hartuar atë letër të gjatë. Po pse vallë e ka parë të udhës të bëjë një gjë kaq të ngeshme? Është trill artistik i njeriut të penës? Është ngasja e krijimit, që e ka kapur (ai di të shkruajë)? Ndoshta, mirëpo ishte gjëja më pak politike që mund të jetë bërë këto njëzet vitet e fundit. Dhe ndodhi ajo që prisja. Askush nuk i kushtoi vëmendje. E kuptoni? Leader-i i opozitës bën një letër të hapur publike, dhe askush nuk merret me të. Kjo është e rëndë.

    Gazeta SHQIP

    E dij qe shume edvinista ketu nuk mund te besojne qe edhe Mustafa Nano filloi te shkruaje kunder Rames, por ja linku ne vazhdim

    http://www.gazeta-shqip.com/#/opinio...bec613363.html

  2. #2
    Mustafa Nano me se fundi konfirmon ate qe eshte thene qe pas zgjedhjeve te 2009, Rama per pushtetin personal eshte gati te djeg gjithe vendin.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Ca ka per tu habit ktu?
    Mustafa Nano eshte i majte dhe historikisht te majtet kane shpreh mendimet e tyre ashu sic i ndjejne. Nuk kane frike te shprehen. Nuk dine te shtiren sic bejne tek PD qe ska ngel pike burrerie dhe feminizmi ,por perkundrazi jane mledh nje tufe sahan lepirsish qe bejne ca u thote Berisha dhe s'u degjohet as gek as mek lol. Une sugjeroj t'i nderroni emrin nga PD ne PKS = Partia komuniste servilave ,se vetem demokrat ska ne at parti lol
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  4. #4
    Me se fundi "u zgjuan nga gjumi" pas dy vitesh dhe po thone "te lire" mendimin e tyre.
    Ah po, edhe per kete e ka fajin Berisha
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Po ky Berisha paska qene i poshter fare.
    E paska blere edhe Mustafa Nanon????????
    Booo
    Po tani kush do e mbroje Ramen neper media?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    Edi Rama eshte shume me teper se nje disaster sepse:

    1. E mori Partine me moton: "Nje anetar nje vote". Donte ta liberalizonte dhe demokratizonte me teper. Koha tregoi qe kjo moto ishte thjesht nje populizem dogmatik. Nen udheheqjen e Rames, PS pati hemorragjine me te madhe ne historine e saj.

    2. Organizoi 2 protesta qesharake perpara kryeministrise pikerisht ne periudhat kur diskutohej anetaresimi i Shqiperise ne NATO dhe kur diskutohej heqja e vizave te udhetimit ne Europe.

    3. Beri nje opozite dekonstruktive dhe demagoge per 2 vite me preteksin se iu vodhen votat. 2 vjet me vone ne zgjedhjet locale, diferenca midis koalicionit te Berishes dhe koalicionit te tij thellohet ne rang vendi. Ne rast se keto te fundit do te ishin zgjedhje parlamentare, Rama do te kishte disa (6-7) deputete me pak ne parlament. Pra shume zhurme per asgje.

    4. Organizoi Tentativen per Grusht e Shteti me 21 Janar. Ishte i pari dhe i vetmi manifestim apo proteste gjate gjithe ketyre viteve ku Edi Rama nuk ishte ne krye te turmes. Veshtire te besohet si koincidence.

    5. Organizoi dhe udhehoqi fushaten me negative elektorale qe ka pare ndonjehere Shqiperia gjate ketyre 10 viteve te fundit. Kurre nuk u tha nje fjale se cfare do te bente ai apo bashkiaket e tjere gjate 4 viteve te ardhshme. Ai u mor vetem me sulme ndaj qeverise dhe u perpoq te merrte vota duke vjell vrer dhe armiqesi ndaj kundershtarit. Rama u soll tamam si nje tipik shqiptar inatci. Eshte me lehte te ulesh kundershtarin sesa te ngresh veten.
    Ne vendet qe kane me kulture demokratike se ne dhe ku media eshte me profesionale, Rama nuk do te mund te mbaronte fushaten si kryetar partie. Kurre nuk kam degjuar dhe lexuar aq shume propagande negative per kundershtarin. Aq te shumta dhe te shpeshta (cdo ore publikohej nje e re) ishin keto sulme sa te lind frika qe nje Enver tjeter po kerkon pushtetin.

    6. Ndersa vete kandidonte per kryetar bashkie ne Tirane, ai u mor bashkite e tjera duke injoruar komplet Tiranen pasi mendoi qe fitoren e kishte ne xhep. Nuk ka rendesi nese ai e fiton apo e humbet Tiranen per 10 - 20 vota. I rendesishem eshte fakti qe ai humbi diferencen prej disa dhjetra mijerash vota qe kishte me pare.

    7. Kandidoi per here te 4-rt. No comment here. Lexoni cfare ka thene Dritero Agolli per kete gje.

    Kjo liste eshte shume e gjate, por po e le ketu per momentin.

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    E pabesuar por e vertete, me ne fund Mustafa Nano e kuptoi se Edvin Rama eshte jashte cdo realiteti... LEXOJENI ..

    te jesh i bindur realist se me shume mundesi ky mustafai ja ka kthyer shpinen edvini ngaqe edvini mund ti ket hequr grazhdin ku hante mustafai..ose dikush tjeter i ka ofruar ndonje grazhd me te mire per te ngrene..ndryshe mustafai nuk ja kthen shpinen kurre..nuk ka parime burrerore por parime ngrenje...i ke me shumice te vetequajturit '' analiste '' ne shqiperi qe lehin aty ku hane..i ke te shumte politikanet qe lehin aty ku hane..i ke te shumte ata qe nderrojne karriget sa here grazhdi i nje tjetri eshte me i mire se grazhdi ku hanin me pare...bie ere pune grazhdi edhe kjo e fundit e mustafait...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    C'do te behet tani me rrogen prej 3000 euro/muaj te Mucit (te pranuar nga vete ai ne nje emision televiziv)?

    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Ca ka per tu habit ktu?
    Mustafa Nano eshte i majte dhe
    Nese nuk gaboj, ky e mbante veten te "pavarur" dhe ne cilesi te tille ftohej ne TV te ndryshme, sikur edhe ai Lorenc Vanxheli dikur.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Hanez tash e morri vesh a? . Te koka i vonshem.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  10. #10
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    "C'po me ndegjojne syte e po me shofin Veshet" rofl. Muci keshtu? OMFG

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga Prometeu2 Lexo Postimin
    C'do te behet tani me rrogen prej 3000 euro/muaj te Mucit (te pranuar nga vete ai ne nje emision televiziv)?

    Nese nuk gaboj, ky e mbante veten te "pavarur" dhe ne cilesi te tille ftohej ne TV te ndryshme, sikur edhe ai Lorenc Vanxheli dikur.
    Po po eshte aq i pavarur sa Henri Cili apo dikush tjeter.

    Analist te pavarur nuk ka ne shqiperi. Ndoshta vetem Skender Minxhozi mundohet t'i afrohet sadopak ,por edhe ai anon pak nga e majta.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Me sa kuptoj te ky shkrim i Nanos kerkohet kjo:

    Z. Rama, ndeshu! Ke shansin historik të simbolizohesh me lirinë!

    Shiko vetëm këtë fakt domethënës. Të gjithë ata u futën në një llogore tani. Të gjithë, me Sali, me Fat-sos, me Ilir, me Neritan, me Kastriot, me dreqin e të birin. Pyetja është: Çfarë lloj pluralizmi paskemi patur gjithë këto 20 vite? Ata u bënë të gjithë bashkë tani, me të "djathtë", të "qendrës", të "majtë", siç ishin nën Partinë e Punës. Ku shkoi konflikti 20 vjeçar mes tyre?

    Është evidente se gjithçka paska qenë lojë. Ata kanë tallur bythën me demokracinë shqiptare, dhe bashkë me të edhe me ne. Kurse tani, që janë në siklet, shumë në siklet, u shtrënguan të hedhin tutje maskat, që ju patën vënë sh. Ramiz me druzhe Millosheviçin në '91n, dhe të gjithë u mbyllën përsëri në të njëjtin bunker, në bunkerin e Enverit, në bunkerin e izolimit të Shqipërisë. Tani çdo gjë u kthye përsëri në bazë. Sot ne jemi në vitin 1990.

    Z. Rama, për sa më lart është merita juaj. Ju i dogjët ata. Kjo tregon se keni forcë, shumë forcë, të cilën duhet ta menaxhoni në interes të vendit dhe demokracisë.
    Duhet të kini parasyshë se çdo shqiptar patriot e demokrat e ëndërron sot pozcionin tuaj. Ju mund të bëheni një hero, një figurë që inspiron dhe do inspiroj për një kohë të gjatë shqiptarët për demokraci.

    Për të përmbushur këtë, mos mendoni shumë për karrierën tuaj personale politike (nuk ka perspektivë politike nën "garancitë" që ofrojnë bandidët në pushtet, në gjykata, në KQZ...), por fokusohuni të përmbysni regjimin që po i merr shpirtin vendit. Është destinim, z. Rama, s'ke çfarë bën, të ka zënë. Duhet të ndeshesh me vemjet e shkjejve që na kanë pirë gjakun prej 100 vjetësh. Është destinim, dhe destinimit nuk mund t'i shmangesh dot. Ju zotëroni plotësisht aftësitë e duhura për ta përmbushur këtë task me sukses.

    Lufto z. Rama, priji njerëzit të ndeshen me të keqen. Shqiptarët e vërtetë janë sot me ju.

    P.S. Edhe Perëndimi duket se është për ndeshje sot...
    Albania Uber Alles

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin

    Problemi eshte se nje pjese e madhe e popullit nuk ndan kete mendim, edhe ata qe votojne per PS-ne jo te gjithe e konsiderojne gjendjen po aq "alarmante" sic e paraqisni ju:
    1. ne 1990 s'kishte organe te lira te shtypit, sot askush nuk e beson fabulen tuaj se pushteti kontrollon mediat, te pakten ate me te forten "TCH" vetem i marri mund te thote se e kontrollon pushteti (qendror).
    2. ne vitin 1990 endrra e shqiptareve ishte ta benin Shqiperine si gjithe Evropa, ceshtja eshte se ate Evrope ata e kishin pare vetem ne TV, sot me 100 euro ne xhep ajo Evrope mund te shihet nga cdo shqiptar me pasaporte biometrike. Vete fakti se megjithe mundesine per te udhetuar lirshem, nuk ka dyndje drejt Evropes, tregon se potencial migrator i Shqiperise as nuk mund te krahasohet me 1990!
    3. Derisa ne 1990 Shqiperia ishte shnderruar ne nje lecke qe s'e donte as Perendimi e as Lindja, ajo si anetare me te drejta te plota e NATOs eshte qartesisht e orientuar strategjikisht drejt Perendimit.

    Pra, keshilla ime per ju eshte te jeni me realiste ne vleresimin e situates, sepse po shnderroheni si ai bariu qe alarmoi fshatin disa here per ujkun, kur ky i fundit nuk ishte asgjekundi, por kur ne fakt ai erdhi askush nuk e besoi bariun kur alarmoi. Sot fabulen e PS per gjendjen dramatike ne Shqiperi mund ta besoje vetem nje pakice teper e vogel njerezish. Partia me e madhe ne Shqiperi (PS) duhet t'i beje nder vetes dhe te mos shnderrohet ne OJQ (si Mjafti) por te beje politika sic ben cdo parti normale ne Bote!

  14. #14
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Edi Rama eshte njeriu i duhur per ta udhehequr Shqiperine drejt te ardhmes tone . Ai eshte njeriu qe mund ta ktheje Shqiperine ne nje vend demokratik Europian. Ai mund ta beje Shqiperine shtet ne te gjitha drejtimet, me ekonomi solide.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 15-06-2011 më 10:48
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Edi Rama eshte njeriu i duhur per ta udhehequr Shqiperine drejt te ardhmes tone . Ai eshte njeriu qe mund ta ktheje Shqiperine ne nje vend demokratik Europian. Ai mund ta beje Shqiperine shtet ne te gjitha drejtimet, me ekonomi solide.
    Kete nuk e beson as Rama vete
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  16. #16
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Me se fundi "u zgjuan nga gjumi" pas dy vitesh dhe po thone "te lire" mendimin e tyre.
    Ah po, edhe per kete e ka fajin Berisha
    Rendesi ka mendimi qe shprehet , nuk ka rendesi koha, 10 vjet apo 100 vjet . Nese kemi nje mendim ndryshe kjo eshte pozitive pasi gjithmone mendimi kritik eshte me realist se mendimi lavderues.

    Ndoshta ju habiteni dhe ju vjen mire se dikush shprehet kunder tij sepse ju nuk mund te pranoni lavderimet per Ramen , vetem kritika mostruoze duke ndjere kenaqsine e brendshme se si denigrohet njeriu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 15-06-2011 më 10:58
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Rendesi ka mendimi qe shprehet , nuk ka rendesi koha, 10 vjet apo 100 vjet . Nese kemi nje mendim ndryshe kjo eshte pozitive pasi gjithmone mendimi kritik eshte me realist se mendimi lavderues.

    Ndoshta ju habiteni dhe ju vjen mire se dikush shprehet kunder tij sepse ju nuk mund te pranoni lavderimet per Ramen , vetem krtika mostruoze duke ndjere kenaqsine te brendshme se si denigrohet njeriu.
    Po ty t'paskan hack acc? lol
    Me kto shkrime po me dukesh me socialist se vete Rama
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anëtarësuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga Prometeu2 Lexo Postimin
    Problemi eshte se nje pjese e madhe e popullit nuk ndan kete mendim, edhe ata qe votojne per PS-ne jo te gjithe e konsiderojne gjendjen po aq "alarmante" sic e paraqisni ju:
    1. ne 1990 s'kishte organe te lira te shtypit, sot askush nuk e beson fabulen tuaj se pushteti kontrollon mediat, te pakten ate me te forten "TCH" vetem i marri mund te thote se e kontrollon pushteti (qendror).
    2. ne vitin 1990 endrra e shqiptareve ishte ta benin Shqiperine si gjithe Evropa, ceshtja eshte se ate Evrope ata e kishin pare vetem ne TV, sot me 100 euro ne xhep ajo Evrope mund te shihet nga cdo shqiptar me pasaporte biometrike. Vete fakti se megjithe mundesine per te udhetuar lirshem, nuk ka dyndje drejt Evropes, tregon se potencial migrator i Shqiperise as nuk mund te krahasohet me 1990!
    3. Derisa ne 1990 Shqiperia ishte shnderruar ne nje lecke qe s'e donte as Perendimi e as Lindja, ajo si anetare me te drejta te plota e NATOs eshte qartesisht e orientuar strategjikisht drejt Perendimit.

    Pra, keshilla ime per ju eshte te jeni me realiste ne vleresimin e situates, sepse po shnderroheni si ai bariu qe alarmoi fshatin disa here per ujkun, kur ky i fundit nuk ishte asgjekundi, por kur ne fakt ai erdhi askush nuk e besoi bariun kur alarmoi. Sot fabulen e PS per gjendjen dramatike ne Shqiperi mund ta besoje vetem nje pakice teper e vogel njerezish. Partia me e madhe ne Shqiperi (PS) duhet t'i beje nder vetes dhe te mos shnderrohet ne OJQ (si Mjafti) por te beje politika sic ben cdo parti normale ne Bote!
    Ne 20 vjet demokraci edhe ne gjendjen qe eshte populli Shqipetare , ju PROMETEU2 ju duket e mjaftueshme qe populli te kenaqet me antaresimin ne NATO edhe me mundesimin e levizjes me pasaporte biometrike?
    Nuk eshte Shqiperia vetem "Tirana" por i gjith territori i saj ku po ti hapesh syte mire e te shkosh anekend do shohesh varferi , njerez qe s'kane te hane e jo me per tu argetuar apo per te shetit Europen ashtu si thua ti me 100E , ku e ke degjuar kete perralle ore ? ti sa hyn ne zonen e kontrollit gjeja e pare qe bejne pasi te kontrollojne pasaporten te kontrollojne kuleten edhe motivi eshte sa euro ke me vete e sa dite do qendrosh qe te bejne ata llogarit tuaja, kete quan arritje ti .
    ndersa une do doja shume, qe rruget te ishin te lira pa kushtezime, pa me kontrolluar njeri kuleten per te pare sa para kam me vete.
    por me e rendesishme eshte te ket rregull e seriozitet ne ç'do institucion, ne shqiperi vetem vidhet nuk investohet , duan te behen pjes e UE po ku do vem ore ku do shkojme , a kemi ne ekonomi po te konvertohet leku ne euro ne nuk ham as dy dit buk me keto cmime qe jane, sa eshte GTP-ja vjetore e popullit tone a ka ndonje ekonomist te me shpjegoje edhe mesatarishte sa paguhet ne muaj nje punonjes .Ajo qe kane sote njerezit e kane arrit me forcat e veta , shteti nuk i ka favorizuar asgje sepse edhe fshati eshte pjese e ketij vendi por asgje nuk behet per ti ndihmuar , etj... se ka shume gjera por te me falni nese i kam ren perciptas sa per te kujtuar qe pushtetaret tane, nuk kane bere asgje.
    Kane tallur menderen me ne per 20 vjet me radhe edhe vazhdojne ta tallin akoma.

  19. #19
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Me sa kuptoj te ky shkrim i Nanos kerkohet kjo:

    Z. Rama, ndeshu! Ke shansin historik të simbolizohesh me lirinë!

    Shiko vetëm këtë fakt domethënës. Të gjithë ata u futën në një llogore tani. Të gjithë, me Sali, me Fat-sos, me Ilir, me Neritan, me Kastriot, me dreqin e të birin. Pyetja është: Çfarë lloj pluralizmi paskemi patur gjithë këto 20 vite? Ata u bënë të gjithë bashkë tani, me të "djathtë", të "qendrës", të "majtë", siç ishin nën Partinë e Punës. Ku shkoi konflikti 20 vjeçar mes tyre?

    Është evidente se gjithçka paska qenë lojë. Ata kanë tallur bythën me demokracinë shqiptare, dhe bashkë me të edhe me ne. Kurse tani, që janë në siklet, shumë në siklet, u shtrënguan të hedhin tutje maskat, që ju patën vënë sh. Ramiz me druzhe Millosheviçin në '91n, dhe të gjithë u mbyllën përsëri në të njëjtin bunker, në bunkerin e Enverit, në bunkerin e izolimit të Shqipërisë. Tani çdo gjë u kthye përsëri në bazë. Sot ne jemi në vitin 1990.

    Z. Rama, për sa më lart është merita juaj. Ju i dogjët ata. Kjo tregon se keni forcë, shumë forcë, të cilën duhet ta menaxhoni në interes të vendit dhe demokracisë.
    Duhet të kini parasyshë se çdo shqiptar patriot e demokrat e ëndërron sot pozcionin tuaj. Ju mund të bëheni një hero, një figurë që inspiron dhe do inspiroj për një kohë të gjatë shqiptarët për demokraci.

    Për të përmbushur këtë, mos mendoni shumë për karrierën tuaj personale politike (nuk ka perspektivë politike nën "garancitë" që ofrojnë bandidët në pushtet, në gjykata, në KQZ...), por fokusohuni të përmbysni regjimin që po i merr shpirtin vendit. Është destinim, z. Rama, s'ke çfarë bën, të ka zënë. Duhet të ndeshesh me vemjet e shkjejve që na kanë pirë gjakun prej 100 vjetësh. Është destinim, dhe destinimit nuk mund t'i shmangesh dot. Ju zotëroni plotësisht aftësitë e duhura për ta përmbushur këtë task me sukses.

    Lufto z. Rama, priji njerëzit të ndeshen me të keqen. Shqiptarët e vërtetë janë sot me ju.

    P.S. Edhe Perëndimi duket se është për ndeshje sot...

    Ja Gjoni i dha dum muhabetit.

    Ke te drejte o Gjon. Nuk po e ul figuren e qelbur te Vrromes, por po e ngre me lart akoma. Po i jep justifikimin per dhune, per djegie. Nuk do te habitesha nese do te lexoja ne ndonje gazete te shtypur nga Vrromsat qe "banoret e x qyteti i kerkojne Vrromes te udheheqe revolucionin".

    Muc Nano, nuk ka tope t'i dale kunder nje bishe si Vrroma. E di qe eshte i tredhur porsa shkrimi i tij te mberrije ne ndonje redaksi.

    Komplimentet e mia per shkrimin tek Shekulli ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  20. #20
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Hë mo, e reabilituat edhe një tjetër??
    Deri dje na lodhët veshët, M.Nano kështu, M.Nano ashtu, komunist, selimrozist, bukëshkal, anti shqiptar, i shitur, etj, etj........
    Tani fare pa pritur na bëhet "hero"!!!!!
    Sikur të ishte Enveri gjallë dhe të thoshte ndonjë fjalë kundër Ramës do ta bënit njëriun më të "ëmbël" mbi këtë tokë.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •