Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Citim Postuar më parë nga a.koci Lexo Postimin
    Ne 20 vjet demokraci edhe ne gjendjen qe eshte populli Shqipetare , ju PROMETEU2 ju duket e mjaftueshme qe populli te kenaqet me antaresimin ne NATO edhe me mundesimin e levizjes me pasaporte biometrike?
    Nuk eshte Shqiperia vetem "Tirana" por i gjith territori i saj ku po ti hapesh syte mire e te shkosh anekend do shohesh varferi , njerez qe s'kane te hane e jo me per tu argetuar apo per te shetit Europen ashtu si thua ti me 100E , ku e ke degjuar kete perralle ore ? ti sa hyn ne zonen e kontrollit gjeja e pare qe bejne pasi te kontrollojne pasaporten te kontrollojne kuleten edhe motivi eshte sa euro ke me vete e sa dite do qendrosh qe te bejne ata llogarit tuaja, kete quan arritje ti .
    ndersa une do doja shume, qe rruget te ishin te lira pa kushtezime, pa me kontrolluar njeri kuleten per te pare sa para kam me vete.
    por me e rendesishme eshte te ket rregull e seriozitet ne ç'do institucion, ne shqiperi vetem vidhet nuk investohet , duan te behen pjes e UE po ku do vem ore ku do shkojme , a kemi ne ekonomi po te konvertohet leku ne euro ne nuk ham as dy dit buk me keto cmime qe jane, sa eshte GTP-ja vjetore e popullit tone a ka ndonje ekonomist te me shpjegoje edhe mesatarishte sa paguhet ne muaj nje punonjes .Ajo qe kane sote njerezit e kane arrit me forcat e veta , shteti nuk i ka favorizuar asgje sepse edhe fshati eshte pjese e ketij vendi por asgje nuk behet per ti ndihmuar , etj... se ka shume gjera por te me falni nese i kam ren perciptas sa per te kujtuar qe pushtetaret tane, nuk kane bere asgje.
    Kane tallur menderen me ne per 20 vjet me radhe edhe vazhdojne ta tallin akoma.
    Une nuk thash qe situata eshte rruge e shtruar me lule, mirepo nuk eshte as e tille sic e paraqisni ju, se ku i shihni ata njerez te uritur, e dini ju, une per vete kur dal neper Shqiperi shoh njerez me probleme mbipeshe e jo njerez te uritur. Shoh shume bastore dhe njerez te dhene pas ketyre dukurive, kjo sidomos ne province, mirepo per njerez te uritur kete po e degjoj nga ju!

    Une nuk thash se mund te shetisesh ne Evrope me 100 euro ne xhep, une thash qe mund ta "prekesh" Evropen dhe jo vetem ta shohesh ne TV sic ndodhte ne 1990. Kjo ishte replike me Juaniton qe tha se gjendja tani eshte sikur e 1990, pra per t'i treguar atij se ky krahasim nuk qendron, s'ka "brume"per revolucion sic kishte atehere. Sot edhe ne protesta nese do t'i ftosh njerezit, duhet t'i paguash qe te godasin policet, kurse ne 1990 kur rrezonin buste e benin greva urie, nuk merrte kush para nga njeri.

    Nuk e di cka nenkupton ti me termin GTP, nese e ke fjalen per GDP-ne, atehere mund te te them se si Shqiperia, ashtu edhe Kosova ishin me "fat", ato te dyja perballuan krizen financiare 2008-2010 dhe kishin trend pozitiv gjithe kohen. Shiko Greqine apo vende te ngjashme, po te ndodhte ajo gjendje ne Shqiperi, atehere do t'i jepja te drejte Juanitos dhe ty. Perndryshe, them se shihni situaten permes nje dioptrie shume te shtremberuar. Gjendja nuk eshte mire, mirepo nuk eshte katastrofe sic e paraqisni ju te dy.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Përsa i përket varfërisë,e kam shkruar edhe në një temë tjetër,edhe pse këtu ku banoj unë një qytet fare i vogël me rreth 6000 banorë,nuk mund të flas për varfëri kur vetëm nga sallat e llotove të futbollit dhe nga sallat e kompjuterave,dalin nga ky vënd miliona e miliona lekë në ditë!Ndaj nuk jam i sigurtë të them se ka varfëri.Këtë jua them shumë sinqerisht.Natyrisht që ka edhe familje të varfëra por të pakta dhe kjo për shkak të lojrave të fatit.E ku nuk ka familje të varfëra?

  3. #23
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Kete nuk e beson as Rama vete
    Ben mire te mos me besoje
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  4. #24
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Rendesi ka mendimi qe shprehet , nuk ka rendesi koha, 10 vjet apo 100 vjet . Nese kemi nje mendim ndryshe kjo eshte pozitive pasi gjithmone mendimi kritik eshte me realist se mendimi lavderues.

    Ndoshta ju habiteni dhe ju vjen mire se dikush shprehet kunder tij sepse ju nuk mund te pranoni lavderimet per Ramen , vetem kritika mostruoze duke ndjere kenaqsine e brendshme se si denigrohet njeriu.
    E drejte, reflektimi eshte dicka pozitive kur behet, por nderkohe, iken kohe dhe rrethana qe jo gjithmone perseriten...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #25
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    E drejte, reflektimi eshte dicka pozitive kur behet, por nderkohe, iken kohe dhe rrethana qe jo gjithmone perseriten...
    Rrethanat qe te bejne te reflektosh , nuk eshte kurre vone . Pranaj them qe nuk ka rendesi koha.. Sa per personin qe eshte kritikuar , e njoh mire psikologjine dhe nuk pres ndryshim . Ketu eshte problemi, i eshte drejtuar personit te gabuar kritiken. Kritikoje ate dit e nate , nuk ndryshon njeriu me psikoze primitive dhe me prirje diktatorial e tipit hitlerian
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 16-06-2011 më 18:13
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Rrethanat qe te bejne te reflektosh , nuk eshte kurre vone . Pranaj them qe nuk ka rendesi koha.. Sa per personin qe eshte kritikuar , e njoh mire psikologjine dhe nuk pres ndryshim . Ketu eshte problemi, i eshte drejtuar personit te gabuar kritiken. Kritikoje ate dit e nate , nuk ndryshon njeriu me psikoze primitive dhe me prirje diktatorial e tipit hitlerian
    Sigurisht qe koha ka rendesi...Ndryshimi nuk eshte dicka e lehte, se sikur te gjithe te analizonin gabimet dhe te ndryshonin, nuk do ishin keshtu gjerat ne Shqiperi. Ndryshimet kerkojne karakter, dicka qe i mungon liderit te opozites.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #27
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    Sigurisht qe koha ka rendesi...Ndryshimi nuk eshte dicka e lehte, se sikur te gjithe te analizonin gabimet dhe te ndryshonin, nuk do ishin keshtu gjerat ne Shqiperi. Ndryshimet kerkojne karakter, dicka qe i mungon liderit te opozites.
    Shigjeta , ti mendon qe koha eshte e kufizuar ? Pra nese ti pret qe mund te ndryshoje njeriu nga gabimet duke analizuar vetveten , koha nuk eshte e kufizuar . Njeriu ndryshon kur e ndjen qe ka gabuar dhe ben autokritike vetes per te nxjerre ne pah te gjitha te metat qe e bejne te gaboje . Pra mund te ndryshoje pas 1 dite, 1 jave , 1 muaj , 1 vit apo 50 vjet nuk ka rendesi koha. Kur reflekton pas shume kohes , rendesi ka qe pranon gabimet me ndergjegje.

    Por ai lideri qe ti flet, nuk ndryshon kurre, e them me bindje kete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 16-06-2011 më 18:33
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  8. #28
    Sheraton Party
    Ndodhi vetëm tri ditë më parë dhe sa për t’ua hequr merakun atyre që e kishin këtë merak: po, u duk sexy në televizor. Një nga party-t më mondane të muajve të fundit, ajo e SP (që në këtë rast duhet lexuar jo si “Sheraton” por si “Socialist” Party) of Albania, u kremtua në një moment kur opozita shqiptare ndjen se ka prekur realisht fundin.
    Të marrë tek e tek, shumë nga përfaqësuesit socialistë flasin këto ditë të zymta qershori për një klimë të rrënuar moralisht brenda organizatës së tyre, për diçka të thyer, për një lloj zie që mbahet për dyzetë ditë pasi vdes dikush, për helmim përfundimtar të atmosferës, për këputje të shpresave. Janë zhdukur nga ekrani propagandistët kinse të pavarur. Janë tretur trumpetat luftarake të dekorit të aleatëve. Mbeten ende teknicienët juridikë që i thërrasin në skenë vetëm në raste pazarllëqesh të pamundura apo tentativash për të interpretuar të zezën për të bardhë. Gjithsesi në Sheraton gjithçka shkëlqente para tri ditësh, fytyrat, buzëqeshjet, kostumet madje edhe orët e florinjta, duke të kujtuar ty pakashumë atë që ndodhi vitin që shkoi për Krishtlindje, kur në mes të “krizës” së hapjes së kutive, befas kupola socialiste shpalli një ndërprerje publicitare, sa për të lejuar udhëheqjen e saj të kalonte disa ditë pushime. Jashtë shtetit, sigurisht.
    Të kthehemi tek party i Sheratonit: gjithçka ishte ujdisur kasten për të ofruar pak relaks në pauzën kur luanët socialistë duhej të shkonin pas pak sërish të përlesheshin në mbrojtje të votës nga sistemi i korrupsionit. Dukej se një dorë e kujdesshme dhe nikoqire kishte marrë masat me merak atje për çdo detaj. Edhe për pijet e shtrenjta, edhe për ceremonialin dhe radhën e kronometruar të lëvizjeve, edhe për këndin e kalkuluar të objektivit të kamerave e deri edhe për një fashë dritash rozë që derdhej gjithë lezet mbi sallë duke krijuar një dekor fluoreshent që ishte adapt për të bërë efekt tek teleshikuesi i lajmeve të darkës. Nën këtë kujdes prej gruaje, imperfeksionet s’binin fare në sy dhe shkëlqimi ekzaltohej në maksimum. Fjalë të mira thuheshin nga të gjithë. Në parkingun e hotelit më luksoz të Shqipërisë mund të prezantoheshe në ato momente të paharrueshme me katalogun më të fundit të automjeteve më potente, më të kushtueshme dhe më të zeza të ndoshta mbarë gadishullit ballkanik. Por, me tërë mend? A është kjo Partia Socialiste? A janë këta njerëzit që lypin solidaritet nga shtresa e të pa-privilegjuarve të këtij vendi? Një muaj pas zgjedhjeve vendore të cilat Partia Socialiste i fitoi, do të ishte i mirëkuptueshëm gjithsesi ky entuziazëm dhe ky afishim brutal arsenali pasuror si ai i tri ditëve më parë në Sheraton.
    Por kujdes. Në Partinë Socialiste nuk flasin aspak për fitore. Atje këto zgjedhje konsiderohen të vjedhura e të manipuluara. Ndaj më shumë sesa një manifestim i bujshëm luksi, kremtimi në Sheraton duhet parë thjesht si një stil i rëndomtë jetese, si një ritual i zakonshëm i lidershipit rozë, që s’ka të bëjë aspak me gëzimin e fitores a hidhërimin e humbjes. Socialistët kremtojnë dolce vita-n, e kjo e Sheratonit është mënyra sesi ata e bëjnë këtë, ndonëse siç thotë një proverb skocez, një festë është vendi ku secili shfaqet si njeriu që do donte të ishte. Në këto vite të modelit socialist Rama, kjo ka qenë në të vërtetë Partia Socialiste. Një spekullim festiv me detaje të kuruara vizualisht që ngjan bukur nga jashtë, ndonëse përmban asgjënë përbrenda.
    E megjithatë, pavarësisht imponimit të këtij modeli piktural, nuk mund të themi se në rastin e Partisë Socialiste kemi të bëjmë me asgjënë perfekte në ekspozim të plotë. Anëtarësisë e shumë prej militantëve të thjeshtë anekënd, sivjet u doli prapanica vendit dhe kjo u shpërblye: Partia Socialiste fitoi për herë të parë në një shkallë aq të gjerë qytetesh saqë 8 maji mund të arkivohet si një datë suksesi për ta. Kandidatë që kësaj partie që garonin për herë të tretë a të katërt korrën fitore edhe më të thella se në zgjedhjet e kaluara në bastionet e tyre tradicionale. Njerëzit tejpërtej Shqipërisë thanë se duan të qeverisen në mënyrë socialiste, se ua besojnë atyre pushtetin dhe ua delegojnë atyre administrimin e të ardhurave në nivel lokal në shumicën e qyteteve të mëdha e të vogla.
    Krejt ndryshe ndodhi me njërin prej kandidatëve socialistë, që përkon edhe me kryetarin e kësaj partie. Zoti Rama pavarësisht fushatës së nderë që udhëhoqi, pavarësisht gjuhës së ashpër, pavarësisht inkuadrimit shpesh edhe haptaz të një numri tmerrësisht të madh opinionbërësish që thuajse e “bënë” vërtet opinionin sikur fitorja e tij ishte e padiskutueshme, nuk e arriti dot këtë fitore të padiskutueshme. Pas shock-ut, zjarrmisë dhe skandalizimit të ditëve të para, më në fund duket se ka ardhur bashkë me davaritjen e zhurmës, edhe konfirmimi se sa pak e besonin edhe vetë mbështetësit e Ramës legjendën e fitores së merituar por të grabitur. Askush nuk del më në favor të tij sepse shumë nga ish-zyrtarët e administratës socialiste të dërguar në media me mision agjitatori e ndjejnë që Rama tashmë është i pambrojtshëm. Kauza e tij është e humbur ndaj dhe argumentet e mbështetësve janë përherë e më të zvargur. Njerëz të ndryshëm po ftohen ndaj tij për arsye të ndryshme. Industrialistë e biznesmenë të fuqishëm që e shihnin deri tani si një bashkëpunëtor dhe partner në punën e tyre, s’e shohin më si të tillë. Idealistë dhe dashnorë të rinisë së përjetshme në politikë, e quajnë atë tani një avaz të vjetër. Eksperimenti i tij për kapitalizimin e socializmit dështoi ndërkohë që të gjithë e dinë se ishte pikërisht e kundërta që ai duhej të advokonte. Bashkë me të humbi edhe shpresa për të ardhur në pushtet e për t’u shpërndarë nesër ofiqe sekretarësh ministrie shërbyesve të sotëm. Deri edhe Muç Nano ndjehet i ofenduar nga Edi Rama kur bën zbulimin (më mirë vonë se kurrë) se kryesocialisti është katandisur në atë derexhé saqë askush nuk e merr më seriozisht as kur shkruan letra të hapura.
    S’ia vlente të tërhiqej edhe ky shkrim në katakombën miniatureske rreth numërimit të asaj a kësaj kutie, a të aq apo kaq votave, por diçka duhet thënë edhe për këtë histori të fryrë e të mitizuar këto kohë kaq shumë. Mendimi është pak a shumë i njëjtë dhe i hasur e i artikuluar në forma të ngjashme nga shumë e shumë njerëz të thjeshtë që e klasifikojnë veten përgjithësisht majtas: dhjetë votat e avantazhit të Ramës mbi Lul Bashën janë njolla më e turpshme që një lider opozite mund të mbartë mbi ndërgjegjen e tij. Dhjetë vota të mjera më shumë se një kandidat i konsideruar vrasës, hajdut ordiner, sahanlëpirës dhe tradhtar i atdheut, janë prova se kjo retorikë nuk të bind, ose më mirë akoma, se e thënë prej një lideri aq jo-frymëzues dhe jo të besueshëm sa Edi Rama, të nxisin vetvetiu të bësh të kundërtën. E nëse brenda katër vjetësh numri i atyre që kanë votuar kundër teje ka shkuar nga 75 mijë në thuajse dyfishin, para kësaj situate çdo njeri normal që ka lypur rikonfirmim me votë duhej të arratisej një orë e më parë nga sytë këmbët duke i vënë më pas edhe gishtin kokës për të zbuluar se çfarë u ka bërë këtyre njerëzve që e neverisin në këtë shkallë. Në të kundërt, Rama po na servir përrallën e ulët të “kosovarëve që janë shpërngulur në Tiranë për të votuar Bashën”, një shaka pa kripë dhe pa bazë për sa kohë askush ndër ne banorët e Tiranës s’ka qenë dëshmitar i haluçinacionit të këtij bumi kaq të madh demografik të qytetit, e për sa kohë pasaportizimet në këtë qytet i administron po ajo Bashki e kontrolluar gjatë gjithë kohës nga zoti Rama.
    Partia Socialiste dhe e majta në Shqipëri, nuk kanë nevojë për një fitore të Tiranës me 10 a 100 vota plus, ose të përftuar përmes ankesave të pafundme në Kolegj Zgjedhor e zvarritjes deri në mërzi të një procesi tashmë të marrë vesh sesi do të jetë edhe pa kallauzin përkatës. Zgjedhjet morën fund ditën kur dy kandidatët rezultuan ngjitur me njëri tjetrin dhe të paktën për ata që i kishin mëshuar për dy vjet rresht teorisë së hendekut të thellë që ndante dy palët dhe “të vetmes rrugë”, ato, zgjedhjet, janë të humbura përfundimisht e pa kthim. Ky rezultat nuk është fitore e askujt por dëshmi sesa identik është kandidati i së majtës me atë: vrasësin, hajdutin ordiner, tradhtarin e atdheut. Ndaj largimi prej kësaj fitoreje do të ishte distancimi i vetëm që do ta ndante zotin Rama nga perceptimi i përbashkët me konkurrentin e tij.
    Nga ana tjetër, nuk ka asnjë justifikim e asnjë qarje që mund ta shpëtojë kryetarin e Partisë socialiste nga fakti i hidhur se përkundër gjithë socialistëve të tjerë, ai është i vetmi që herë nuk guxon të konkurrojë fare në zgjedhje (si në ato të përgjithshmet parlamentare) e herë e humbet turpshëm mbështetjen popullore kur garon (si në këto vendoret për Tiranën). Ky nuk është lideri për të cilin e majta shqiptare ka nevojë dhe këtë është mirë të fillojnë ta kuptojnë të majtët e inkuadruar institucionalisht se sa për ata të parreshtuarit, kjo ka qenë e ditur me kohë e vakt.
    Një lider i vërtetë i së majtës në Shqipëri do të ishte një burrë a një grua që do të sillte më në fund në skenë e do t’u jepte peshën që u takon debateve të rënda për të cilat çdo shqiptar që e sheh mirëqenien me dylbi vret mendjen përditë. Si ta bëjmë më të begatë jetën e çdo qytetari? Si ta ndalim hovin e ndërsyer të privatizimit që flak në rrugë njerëz, që ua merr atyre pasurinë e ndërtuar me djersë nga prindërit e ua shet pastaj po të njëjtëve njerëz me çmime ku shteti s’ndërhyn dot, se normale – ka hequr dorë nga administrimi i kësaj prone? Si ta bëjmë që të paguajë më shumë njeriun që përfiton më shumë nga shfrytëzimi i pasurisë së vendit, nga infrastruktura e tij, nga forca punëtore dhe krijuese e shqiptarëve? Si t’i orientojmë pastaj këto para drejt pagave të punëtorëve publikë? Drejt spitaleve të shtetit që sot ngjajnë si një rrjet barrakash përballë ofensivës arrogante të spitaleve private ku jeta shitet e blihet me çmime ligjërisht të pakontrollueshme? Si ta shpëtojmë arsimin dhe dijen që e ka krijuar njerëzimi nga paketimi dhe tregtimi i saj në shitoret private të dijes ku i pasuri blen gjithçka, e i varfëri lihet në paditurinë e magazinës popullore publike ku askush nuk interesohet për të derisa ai vetë t’ia bëjë bam e të shkojë edhe ai të shpenzojë kursimet tek privatët? Si t’i thërrasim njerëzit në rrugë sa herë secili prej këtyre interesave preket sadopak e si të bëhemi barrikadë trupash jo për të mbrojtur mandate deputetësh milionerë, por interesa shqiptarësh anonimë? E në fund, nëse sërish nuk do të jetë në gjendje të gjenerojë atë energji që do ta shndërronte partinë e tij, opozitarizmin siç thotë Muç Nano, në një frymë e modë të përgjithshme, ky lider të kishte kurajon të telefononte kundërshtarin e tij për t’i uruar fitoren e të tërhiqej me dinjitet.
    Këtë mision që zoti Rama e paraardhësi i tij nuk arritën ta përmbushin dot, duke iu dorëzuar ankthit burokratik të marrjes së pushtetit për veten e grupin përreth, është koha që ta marrë përsipër dikush tjetër që të ketë kurajon, dëshirën dhe energjinë për ta realizuar. Partia Socialiste ka një mision për të përmbushur dhe ofiqarët e saj teknikë janë thjesht të përkohshëm dhe të shkarkueshëm në rast dështimi. Ndaj edhe pse ekziston përpjekja për t’ia adresuar humbjen personale të zotit Rama gjithë Partisë Socialiste, e për t’i bërë thirrje zgjimit më në fund të gjenisë krijuese të këtij kryetari që vazhdojnë ta presin të zgjohet e që vazhdon të ofrojë artific pas artifici vetëm për të mos u gjykuar si humbës, është mirë që të bëhet përfundimisht leximi i duhur i asaj që ka ndodhur. Humbësi i vërtetë nuk është Partia Socialiste. Kjo parti i fitoi zgjedhjet. Shqiptarët nuk kanë asgjë kundër saj. Humbësi për herë të disatë qyshse ka marrë timonin e kësaj partie është kryetari i saj aktual. Shqipëria foli dhe ajo ka një problem personal me këtë lider dhe modelin e ofruar prej tij. Fajin nuk e ka kurrë populli dhe të ulësh qepenat e partisë së shndërruar në dyqan sa herë s’i del fitimi pronarit, është shantazhi më i ulët që një biznesmen mund t’i bëjë të majtës dhe pronës publike të një vendi ku bën pjesë edhe një Parti e deklaruar si Socialiste.
    Ndaj Rama duhet të gjejë kurajon të zbulojë për herë të parë jo gabimet që të tjerët kanë ndaj tij, por ato që ai ka ndaj gjithë të tjerëve. E në fund, të hapë rrugën për shpëtimin e Partisë Socialiste që s’është pronë e tij, nga një epokë eksperimentimi që jo vetëm s’prodhoi sukses por po ka kosto të lartë për të gjithë shqiptarët që rrezikojnë të humbasin prej tij mundësinë e shenjtë të zgjedhjes mes dy të ndryshmeve.

    Sokol Shameti (Gazeta "Shqip", 15 qershor 2011)

  9. #29
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Mustafa Nano eshte simboli i njeriut pa shtylle kurizore.Ka qene fillimisht me PDne pastaj me PSne pastaj u shtir si i pavarur,pastaj tellall i Koco Kokedhimes dhe me pas i Edi Rames.Tani i lepihet Bashes,neser ndoshta Rames.Mua me cudit fakti si e lexoni akoma kete njeri!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  10. #30
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Ke te drejt Lamo , u bo lajm mediatik. Aq shume u bo sa nisen te komentonin neper media si ka mundsi Musta flet kunder Edit . Mua nuk me habiti dhe nuk i jap rendsi, per te tjeret e bene lajm surprize
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •