Close
Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 142
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Ha re burre se na vjen dhe turp me repliku, por ka fundja dhe te ngop njeriu me ligesi.Her here me dukesh i mangut por, kur shof qe si ty jane po thuaj te gjithe komunistet, atehere them se je shejtan.Po shikoji mernjeri se si i kapen ato diskordncat qe derdellis ti dhe ai i pabreku qe mbron ti, horri apo i pa besi, i pa morali apo rrugaci qe ti i pergjerohesh dhe na cave tarravilen, me shkrim rezultatin e kane shkruar korrekt, ndersa me shifra tjeter per tjeter dhe keshtu qe dhe ligji nuk i kap.Or ka thane Arbenori qe jeni specialista ju.
    Hajde rob allakacalla hajde.
    Pse paske turp me repliku me lale. Tu ca tarravelja ty? Po mos me lexo re. Le qe dukesh qe ske menere me diskutu me themel , un them ujku ti thu gjurma, un them Eu ti i pabreku, ne cilin rresht kom shkru per pabrekun ti e din.
    Po mir me rrush kom faj une qe dite e nate ju rri pabreku parasyve?
    Si nuk dul i i mencem ka nahija Sales bre.

    Na lale na kulturohu icik me gjonat aktuale:

    MESAZHI/ Zyrtarja amerikane: Ju nuk jeni vendi i 53-të i SHBA, e ardhmja juaj është BE
    (E PERDITESUAR) Kur dukej se qeveria shqiptare nuk po e vë ujin në zjarr për kritikat e ashpra të Brukselit, një zyrtare amerikane i tregon ‘vendin’: Ju keni prioritet BE-në
    Kur presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso anulloi vizitën në Tiranë, në një akt të paprecedent që do i hapte rrugën ftohjes së madhe me Brukselin, kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk e do statusin e kandidatit. Ishte një sinjal i qartë. Pak ditë më parë një nga gazetat më të rëndësishme në Europë, Frankfurter Allgemeiner Zeitung shkroi se sinjalet që dërgon Brukseli në drejtim të Tiranës bien në vesh të shurdhër për shkak se integrimi evropian është tejet i largët.
    Në këto kushte për kryeministrin Sali Berisha është e qartë se Bashkimi Europian nuk e qas, madje përmendja e emrit të tij në Bruksel krijon ndjesi të këqija për zyrtarët atje. Në kërkim për të gjetur një qendër mbështetje, njësoj si diktatori që kërkonte një aleat, sado larg të ishte ai, Berisha po zhytet në borxhe me botën arabe. Qindra miliona dollarë po merren nga Arabia Saudite, ndërsa Berisha nuk po ngurron të rregullojë marrëdhëniet me Rusinë. Duke shlyer borxhet e vjetra ndaj këtij vendi, ai synon të nënshkruajë marrëdhënie të mëdha bashkëpunimi. Po ashtu Serbia po tenton të fusë në një lojë të ndyrë Tiranën, duke deklaruar se e njeh si partner për të bashkëpunuar për ndarjen e Kosovës.
    Dihet se ka dy qendra të demokracisë në botë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Meqë ky i fundit i ka mbyllur dyert qartazi qeverisë Berisha, kjo e fundit shpreson ndoshta se Uashingtoni do e mbajë me hatër. Por dje edhe Uashingtoni është treguar i prerë: Shqipëria e ka pikësynimi Brukselin, jo Uashingtonin.
    Jennifer Brush, drejtore në Departamentin Amerikan të Shtetit për çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore gjatë një leksioni mbajtur në Tiranë u shpreh qartë dhe prerë.
    Pavarësisht se në Shqipëri fryma pro amerikane është në nivelet më të larta, kjo nuk do të thotë se për çdo problem të brendshëm, shqiptarët duhet t’i hedhin sytë dhe të kërkojnë zgjidhje nga Amerika.
    Sipas diplomates së lartë amerikane, shqiptarët duhet të përqendrohen në rekomandimet e Bashkimit Europian.
    “Ne jemi të lumtur të mbështesim Shqipërinë, por nuk mund të zgjidhim të gjitha problemet tuaja këtu. Dhe jo vetëm kaq. Nuk mund të jeni vendi i 53-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo nuk është e mundur. Kjo nuk është e ardhmja e Shqipërisë. E ardhmja e vendit tuaj është t’i bashkoheni familjes europiane. Ne punojmë me Bashkimin Europian në një partneritet me ta, por Bashkimi Europian është një lider në këtë rajon dhe kjo nuk ka për të ndryshuar. Prioriteti juaj si studentë apo profesorë të universiteteve të ndryshme përfshi rolin e politikanëve është të ndiqni rekomandimet e Bashkimit Europian duke ndjekur rrugët më të volitshme në realizimin e aspiratave tuaja europiane”, u shpreh diplomatja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 17-06-2011 më 16:22
    Albania Uber Alles

  2. #42
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tirana, KQZ miraton aktin, rinumërimi nis në orën 17:00

    TIRANE- Komisioni Qendror të Zgjedhjeve miratoi në tërësi me 4 vota pro dhe 2 kundër aktin për hapjen e kutive dhe numërimin e fletëve të kontestuara në 365 qendrat e votimit të bashkisë Tiranë. Vendimarrja e sotme ne KQZ pasoi vendimin e Kolegjit zgjedhor ne 13 qershor pas ankimimit te PS.
    Akti u miratua fillimisht në parim, më pas u miratua pikë për pikë. Kryetari i KQZ Arben Ristani deklaroi se rinumërimi do të bëhet nga 8 grupe numërimi dhe do të nisë sot në orën 17:00.

    Sipas këtij vendimi, KQZ për numërimin dhe rivlerësimin e votave, që nuk janë hedhur në kutitë respektive të së njëjtës Qendër Votimi në kutitë për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Këshillin e Bashkisë Tiranë, kryetarin e Njësisë Bashkiake dhe Këshillin e Njësise Bashkiake, do të ngrejë tetë grupe numërimi në ndihmë të Komisionit.

    Nga 1940 kuti të procesit zgjedhor për Tiranën janë 1793 kuti që do të hapen për të rinumëruar fletët e kontestuara, sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Rinumërimi do të nisë me kutitë e njësisë bashkiake nr 1 ose KZAZ 45 për të vijuar më pas me kutitë e KZAZ-ve të tjera sipas rendit rritës.

    Procesi i numërimit do të kryhet në sallën kryesore të KQZ, aty ku zhvillohen dhe mbledhjet e ketij institucioni. Secili grup i numërimit do të jetë nga dy anëtarë që i përkasin administratës së KQZ- së dhe do të hapë katër kutitë e të njëjtës qendër votimi. Votat e gjetura në kutinë e gabuar do të kërkohen në zarfin e fletëve të kontestuara në secilën kuti, do të numërohen dhe rivlerësohen nga grupet e numërimit, dhe para se të tabulohen do t'i njoftohen KQZ-së, për t'i pasqyruar në tabelë.

    Akti parashikon që pranë çdo grupi numërimi subjektet zgjedhore kanë të drejtë të caktojnë nga një vëzhgues, i cili në rast se vëren parregullsi gjatë procesit të hapjes së kutive ia bën prezente KQZ-së.
    Në përfundim të procesit të numërimit dhe rivlerësimit të votave, që nuk janë hedhur në kutitë respektive të së njëjtës Qendër Votimi në kutitë për kryetarin e bashkisë Tiranë, këshillin e bashkisë Tiranë, kryetarin e njësisë bashkiake dhe këshillin e njësisë bashkiake, KQZ do të miratojë tabelën përfundimtare dhe mbi bazën e tyre do të hartojë tabelën përmbledhëse të rezultatit të votimit për zonën zgjedhore Bashkia Tiranë.

    Por, beteja nuk pritet të mbyllet gjithsesi me përfundimin e rinumërimit.PS-ja ose PD-ja mund të ankohen sërish në Kolegjin Zgjedhor, pas përfundimit të procesit të numërimit nga KQZ-ja të votave të kontestuara në Tiranë. Ligji u njeh palëve të kërkojnë përsëritje të zgjedhjeve në Tiranë, gjë që mund të shtyjë sërish përcaktimin e fituesit për këtë


    PS: Jo grupeve të numërimit, kutitë t'i hapë KQZ
    Ora 11:00 Mbledhja e KQZ nisi me diskutimin nen për nen të pr/ aktit. Pika 2 ka të bëjë me ngritjen e grupeve të numërimit të fletëve të hedhura gabim në kutitë e gabuara, procesin e hapjes së kutive, numërimit dhe tabulimi i tyre në tabelat e rezultateve. Në përgjigje të përfaqësuesit të PS-se, Genc Gjoncaj, kreu i KQZ-së Arben Ristani sqaroi se do të ngrihen 8 grupe numërimi për numërimin e të gjitha kutive të pahapura. "Janë rreth 1800 kuti që do të hapen, numërimi i të cilave nuk mund të bëhen vetëm nga 7 anëtarët prandaj është parashikuar ngritja e 8 grupeve të numërimit."- tha Ristani.

    Kreu i KQZ-se sqaroi procedurën si do veprohet. Sipas Ristanit "Do të jenë grupet e numërimit që do hapin kutitë do nxjerrin fletët dhe do bëjnë tabulimin në tabelat përkatëse. Sa i përket saktësimit të veprimeve në tabelat përkatëse do të jenë vëzhguesit e partive dhe anëtarët e KQZ që do të bëjnë verifikimin."

    Nënkryetarja e KQZ-së, Deshira Subashi kundërshtoi ngritjen e grupeve të numërimit. Sipas saj hapja e kutive duhet të bëhet në sy të anëtarëve të KQZ, sic u operua me hapjen e 117 kutive të para me fletët e kontestuara.

    “Në këtë mënyrë i takon që të tjerët të jenë vëzhguesit e fletëve të votimit, ndërsa ne të bëjmë miratimin e atyre që ne nuk kemi parë me sy”- deklaroi Deshira Subashi. “Fleta e votimit të mos velerësohen nga administrata por nga anëtarët e KQZ... fletët
    duhet të vijnë në tavolinën tonë të vlerësohet. Jemi në një proces ankimor.. dhe jemi ne që do bëjmë vlerësimin e fletëve.. kjo nuk ha kohë aq të gjatë sa thuhet”

    Edhe përfaqësuesi ligjor i PS kundërshtoi ngritjen e grupeve të numërimit. "Ne nuk kemi besim te KQZ, jo më të kemi besim ti hapë dhe ti numërojë votat administrata e KQZ"- tha përfaqësuesi socialist. Ndërsa përfaqësuesit ligjor të PD janë dakord me ngritjen e grupeve të numërimit.
    Mbledhja u ndërpre në orën 12:00 dhe do vazhdojë në orën 13:00.

    (s.g/balkanWeb)
    Sui generis

  3. #43
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    KQZ nis numërimin për të gjitha njësitë e Tiranës

    Tirana, KQZ numëroi votat për njësinë nr 2. Basha 92 vota para

    TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi dje rreth orës 17:35 procesin e hapjes së kutive dhe numërimit të fletëve të kontestuara në 365 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë. Në orën 22:36, ky institucion i dha fund procesit të numërimit të votave të njësisë bashkiake Nr.1, ku nga hapja e 156 kutive të votimit rezultuan 28 vota në favor të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe 26 për rivalin e tij socialist, Edi Rama. KQZ rinisi sot numërimin rreth orës 10:30, me kutitë e njësisë bashkiake Nr.2. Deri tani, nga kutitë e hapura kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha vijon avantazhin e tij ndaj rivalit socialist Edi Rama.

    KQZ VIJON PASDITE MBLEDHJEN. NUMEROHEN 201 KUTI. BASHA NE AVANTAZH ME 91 VOTA GJITHSEJ
    Ora 14:20-KQZ sapo ka mbyllur mbledhjen e nisur prej orës 10:30 të paradites së sotme. Mbledhja u mbyll me përfundimin e kutive të fundit te njesise nr 2. KQZ do të rinisë mbledhjen pasdite në orën 18:00 për të vijuar rinumërimin e fletëve të kontestuara në njesine nr3.

    Nga numerimi i 201 kutive te njesise bashkiake nr 2 te Tiranes, Basha qëndron në avantazh me Ramën me 92 vota gjithsej. Nga numërimi i sotëm për njësinë nr 2, u gjeten 33 flete te kontestuara gjithsej, ku pro Bashës u gjetën 21 vota të kontestuara që u vlerësuan të vlefshme, kurse për kundërshtarin Rama 13 vota. KQZ numëroi sot 201 kuti votimi.

    KQZ, NJESIA NR 2, BASHA 19 VOTA, RAMA 10 VOTA
    Ora 14:00-Deri tani nga votat e kontestuara ne kutite e votimti te njesise bashkiake nr 2 jane gjetur 19 Vota pro Bashes dhe 10 pro Rames. Basha ne avantazh me 92 vta para

    KQZ, NJESIA NR 2; 18 VOTA BASHA, 8 VOTA RAMA
    Ora 13:37-Vijon hapja e kutive minute pas minute ne KQZ. Aktualisht jane gjendur 18 vota pro kandidatit te PD, Lulzim Basha, kurse per Ramen, numri i fleteve te kontestuara arrin ne 8. Nga 83 vota qe dje Basha ishte ne avantazh, diten e sotme, Basha sot shenon avantazhin me 93 vota gjithsej.

    KQZ, NJESIA NR 2, 17 VOTA BASHA, 8 VOTA RAMA
    Ora 13:35-Vijon hapja e kutive minute pas minute ne KQZ. Aktualisht jane gjendur 17 vota pro kandidatit te PD, Lulzim Basha, kurse per Ramen, numri i fleteve te kontestuara arrin ne 8. Nga 83 vota qe dje Basha ishte ne avantazh, diten e sotme, Basha shenon avantazhim me 92 vota gjithsej.

    KQZ, BASHA NE AVANTAZH
    Ora 13:30-Vijon rinumerimi i votave per njesine numer 2 ne Tirane. Deri tani per Bashen kane rezultuar 17 vota te kontestuara, kurse per Ramen 6.

    MBI 160 KUTI NUMEROHEN, BASHA PARA
    Ora 13:10-Nga rinumerimi i fleteve te votimit, vijon gjetja e fleteve te kontestuara. Basha gjithsej 16 vota te kontestuara, 6 Rama. Aktualisht Basha kryeson garen per Tiranen.

    NUMËROHEN MBI 60 KUTI, BASHA 3 VOTA, RAMA 1
    Ora 11:45-Ka përfunduar rinumërimi i mbi 60 kutive të votimit te njesise nr 2 ne te cilat rezultuan se pati fletë të kontestuara për kryetar Bashkie nga ku rezultuan 3 fletë të hedhura gabim për Bashën dhe 1 për Edi Ramën. Së bashku me votat e numëruara dje nga njësia numër 1, Basha kryeson me 31 vota, kurse Rama me 27 vota. Në total me kutitë e numëruara dhe në muajin Maj, Basha kryeson me 86 vota.

    VIJON NUMERIMI I DHJETRA KUTIVE
    Ora 11:30-Grupet e rinumerimit po vijojne me numerimin e votave te hedhura gabim ne kutite per njesine bashkiake nr 2 ne Tirane. Deri tani asnje flete votimi e hedhur gabim per kryetarin nuk eshte hasur ne kutite e hapura.

    VIJON RINUMËRIMI; DERI TANI ASNJË FLETË E HEDHUR GABIM
    Ora 11:10-Pavarësisht debateve, kreu i KQZ, Arben Ristani urdhëroi vijimin e numërimit të votave. Numerimi po vijon paralelisht për disa kuti. Mësohet se në 2 kutite e para nuk ka patur asnje fletë të hedhur gabim për Kryetarine Bashkisë, Tiranë.

    TENSION NË KQZ. PËRFAQSUESJA E PS: KOLEGU I PD MË KËRCËNOI ME LARGIM NGA PUNA
    Ora 11:00-Debatë kanë përfshirë sallën në KQZ ku po vijon numërimin e votave për njësinë bashkaike numer 2. Një përfaqësuese e PS ne perfaqesine e vezhguesve ankohet se kolegu nga PD e kërcënoi me largim nga puna personalisht atë dhe bashkëshortin e saj. “ I nderuar z. Ristani, përfaqësuesi i PD më kërcënoi se do më largojë nga puna. Burri im është ushtarak. Cfarë janë këto kërcënime”.
    “Unë nuk e kërcënova, thjesht i sugjerova si të shkruante emrin në një procesverbal sepse e ngatërroi, duhej Etleva Shkurta”, u justifikua përfaqësuesi i PD.
    I mënjehershëm ka qënë reagimi i Genc Gjoncaj, përfaqësuesi juridik i PS në KQZ. “Z. Ristani, këtë mbledhje e drejtoni ju apo PD. Duhet që KQZ të drejtojë mbledhjen jo të lerë këta njërez që e quajnë veten burra të drejtojnë këtu”. Situata shkaktoi disa minuta zhurme ne sallen e KQZ, ndersa Ristani kerkoi qe mos te deklarohen "eksese" ne kete proces.

    KQZ, NIS MBLEDHJA
    Ora 10:45-KQZ nisi mbledhjen per rinumerimin e votave te gabuara te hedhura ne kutite e votimit per zgjedhjet lokale te Tiranes. Sot vijon numerimi per kutite e njesise bashkiake numer 2 te Tiranes. ne total kjo njesi ka 190 kuti.

    KQZ VIJON DHE SOT RINUMERIMIN. DO HAPEN 190 KUTI. DJE BASHA PARA ME 83 vota
    Ora 07:00-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi dje rreth orës 17:35 procesin e hapjes së kutive dhe numërimit të fletëve të kontestuara në 365 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë. Në orën 22:36, ky institucion i dha fund procesit të numërimit të votave të njësisë bashkiake Nr.1, ku nga hapja e 156 kutive të votimit rezultuan 28 vota në favor të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe 26 për rivalin e tij socialist, Edi Rama. Në total Basha kryeson momentalisht garën për kreun e Bashkisë së Tiranës me 83 vota në avantazh. KQZ pritet të rinisë sot numërimin rreth orës 10:00, me kutitë e njësisë bashkiake Nr.2.

    Është shoqëruar me debate procesi i rinumërimit të votave të hedhura gabim. Anëtarët e KQZ-së debatuan dje në lidhje me kodin e disa kutive, ku kishte parregullsi të shifrave të tyre. Dy prej kutive me probleme në kod rezultuan ato me Nr.16/99/2 dhe 16/85. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani deklaroi gjatë fjalës së tij në lidhje me këtë çështje se “kodet u ballafaquan me procesverbalet e kutisë dhe janë të rregullta. Është thjesht gabim material”.
    Në replikë me të, zv/kryetarja Dëshira Subashi kërkoi që të bëhej hetim administrativ tërësor për këto kuti votimi. “Nuk është gabim material që është shënuar një kod dy herë”, - tha ajo.
    Pas saj, kryetari i KQZ-së, Arben Ristani u shpreh: “Ju keni logjikën tuaj të gabimit, mbani shënime dhe bëni ankime ku duhet”. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Genci Gjonçaj u shpreh se “kodet janë ndryshuar rrugës dhe kjo rezulton se edhe rezultati është ndryshuar rrugës”.

    KQZ miratoi dje në tërësi me 4 vota pro dhe 2 kundër aktin për hapjen e kutive dhe numërimin e fletëve të kontestuara në 365 qendrat e votimit të bashkisë Tiranë. Vendimmarrja e djeshme në KQZ pasoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor në 13 qershor pas ankimimit të PS-së. Kreu i KQZ-së, Ristani bëri të ditur se rinumërimi do të bëhej nga 8 grupe numërimi. Nga 1940 kuti të procesit zgjedhor për Tiranën janë 1793 kuti që do të hapen për të rinumëruar fletët e kontestuara, sipas vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Rinumërimi do të nisë me kutitë e njësisë bashkiake nr. 1 ose KZAZ-së 45, për të vijuar më pas me kutitë e KZAZ-ve të tjera sipas rendit rritës. Procesi i numërimit do kryhet në sallën kryesore të KQZ-së, aty ku zhvillohen dhe mbledhjet e këtij institucioni. Secili grup i numërimit do të jetë nga dy anëtarë që i përkasin administratës së KQZ-së dhe do të hapë katër kutitë e së njëjtës qendër votimi. Votat e gjetura në kutinë e gabuar do të kërkohen në zarfin e fletëve të kontestuara në secilën kuti, do të numërohen dhe rivlerësohen nga grupet e numërimit, dhe para se të tabulohen, do t’i njoftohen KQZ-së për t’i pasqyruar në tabelë.

    (d.b/BalkanWeb)
    Sui generis

  4. #44
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tirana, KQZ numëroi votat në njësinë nr.3 Basha 76 vota para

    TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi dje rreth orës 17:35 procesin e hapjes së kutive dhe numërimit të fletëve të kontestuara në 365 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë. Në orën 22:36, ky institucion i dha fund procesit të numërimit të votave të njësisë bashkiake Nr.1, ku nga hapja e 156 kutive të votimit rezultuan 28 vota në favor të kandidatit demokrat, Lulzim Basha dhe 26 për rivalin e tij socialist, Edi Rama. KQZ rinisi sot numërimin rreth orës 10:30, me kutitë e njësisë bashkiake Nr.2 ku nga 201 kutitë e hapura janë gjetur në kutitë e gabuara, 33 vota, ndër të cilat 21 shkojnë në favor të kandidatit demokrat Lulzim Basha dhe 12 në favor të kandidatit socialist Edi Rama. KQZ rreth orës 18:18 nisi punen per numerimin e fleteve të njesise nr. 3. Në këtë njësi, KQZ hapi 117 kuti, ku rezultat prodhuan vetëm 18 kuti, ku rezultoi që kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha është 76 vota para kundrejt Edi Ramës.

    bw
    Sui generis

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ne, 5 femrat që nuk na kundërshtoni dot

    http://www.panorama.com.al/argument/ne-5-femrat-qe-nuk-na-kundershtoni-dot






    Sashenka Jonuzi, Entela Prifti, Dhurata Haveri, Meriban Mullai dhe Marie Qiriazi janë 5 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, nga 8 që janë gjithsej. Një shumicë femërore që rastisi nga shorti ndërmjet dhjetëra gjyqtarëve nga e gjithë Shqipëria, në dorë të të cilave varet fati i kryetarit të ardhshëm të Bashkisë së Tiranës, por edhe i ligjshmërisë përfundimtare të zgjedhjeve

    Ato janë 5 femrat më të famshme të momentit, edhe pse ajo çfarë i shmangen është pikërisht fama. Fati i tyre u vendos rastësisht nga kapriçiot e disa goglave, por asnjëra nuk i është kundërvënë. Një short që u ra për pjesë; një pjesë që përfshin secilin nga ne, votën tonë! ...



    Dhurata Haveri

    Aktualisht është kryetare e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Është diplomuar si juriste në vitin 1992 në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit të Tiranës. Pas përfundimit të studimeve të larta, ajo është emëruar si gjyqtare në qytetin e vendlindjes. Në të njëjtën kohë, gjatë viteve 1992-1996 dhe 2000-2001, Haveri ka qenë pedagoge e jashtme pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër. Gjatë viteve 2000-2004 ka ushtruar funksionin e gjyqtares pranë Gjykatës së Apelit, në Shkodër. Në dhjetor të vitit 2007 është emëruar edhe anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjyqtarja Haveri ka qenë anëtare e Kolegjit Zgjedhor edhe në vitin 2009, ndërsa herën e fundit u zgjodh relatore e seancës së 13 qershorit.


    Entela Prifti

    Lidhjet me qytetin e Korçës i ka të forta, si emocionalisht, për shkak se e ka vendlindjen e saj, por edhe sa i përket karrierës. Ajo është diplomuar si juriste në vitin 1992 në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit të Tiranës. Pas diplomimit është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Që prej vitit 2001 ajo ushtron funksionin e gjyqtares pranë Gjykatës së Apelit në Korçë. Prifti ka qenë edhe një herë tjetër anëtare e Kolegjit Zgjedhor. Aktualisht është kryetare e Gjykatës së Apelit në Korçë.



    Sashenka Jonuzi

    Gjyqtarja Sashenka Jonuzi është anëtarja e Kolegjit Zgjedhor me më shumë eksperiencë pune në Sistemin e Drejtësisë. Ajo ushtron funksionin e gjyqtares pranë Gjykatës së Apelit të Vlorës që prej vitit 1987 dhe për pak muaj do të dalë në pension. Që prej vitit 1998 ajo ushtron funksionin e gjyqtares pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë. Falë punës dhe integritetit të saj gëzon një emër të mirë në radhët e juristëve, por edhe mes partive politike, aq sa është miratuar dy herë për të qenë anëtare e Kolegjit Zgjedhor.


    Marie Qirjazi

    Ka rreth 15 vjet që ushtron funksionin e saj pranë Gjykatës së Gjirokastrës në Shkallën e Apelit. Prej disa vitesh ajo është gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit në qytetin jugor, ku ka shërbyer që prej diplomimit të saj. Gjyqtarja Marije Qirjazi ka qenë anëtare e Kolegjit Zgjedhor edhe në vitin 2009.



    Meriban Mullaj

    Gjyqtarja Meriban Mullaj, aktualisht gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit në Korçë, është diplomuar si juriste në vitin 1976. Pas dhjetë vitesh në funksionin e juristes, ajo është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit të Korçës, funksion që e ushtroi deri në vitin 1994. Më pas, për pesë vite me radhë ka ushtruar profesionin e lirë të avokates. Në vitin 1999 është rikthyer në Sistemin e Drejtësisë si gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Korçë. Edhe Mullai vjen në trupën e Kolegjit Zgjedhor për herë të dytë.




    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 19-06-2011 më 18:34

  6. #46
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tirana, KQZ numëron votat në Njësinë 4, PS: Po manipulohet


    TIRANE- Komisioni Qendror Zgjedhor vazhdoi sot me numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara në 43 qenda votimi të KZAZ Nr 48, që i përket njësisë nr 4. Deri dje janë numëruar votat e kontestuara të njësive bashkiake nr.1, nr.2 dhe nr.3. 474 kuti votimi të hapura. Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës kryeson ndaj kreut socialist Edi Rama. Zëdhënësi i KQZ Leonard Olli hedh poshtë akuzat e përfaqesuesve ligjore të opozitës për mosperputhje të kodeve të sigurisë

    VAZHDON NUMERIMI I KUTIVE TE NJESINE 4
    Ora 14.00 Në KQZ vazhdon numërimi i fletëve të votimit në kutitë e gabuara në 43 qenda votimi të KZAZ Nr 48, që i përket njësisë nr 4. Nga të dhënat paraprake mësohet se Basha është në avantazh me 82 vota.

    Ora 12: 59 Në një kuti të KZAZ 48 janë zbuluar 91 vota të hedhura gabim, raporton NEWS24.

    bw
    Sui generis

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Nis numërimi i njësisë 5, Basha ruan avantazhin

    UPDATE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave të hedhura në kutinë e gabuar edhe për njësinë 5. Pas mesdite KQZ mbylli numerimin e votave në njesine bashkiake numer 4.

    Deri në këto momente, kandidati demokrat, Lulzim Basha vazhdon te ruaje avantazhin ndaj rivalit Rama me 79 vota

    Njësia 4

    Në proces janë përfshirë 160 kutitë e 43 qendrave të votimit të njësisë bashkiake nr. 4 që përkon me KZAZ-në nr. 48 në Tiranë.

    Debatet per kodet

    Mbledhja u shoqerua me debate nga ana e perfaqesuesve te PS-se lidhur me integritetin e kutive dhe mosperputhjen e kodeve te sigurise.

    Dita e djeshme u mbyll me numerimin e votave te ‘gabuara’ ne tre njesi, perkatesisht ate 2 dhe 3.

    Ne njesine bashkiake numer 2, kandidati demokrat Lulzim Basha kishte 9 vota me shume, ndersa ne njesine bashkiake numer 3, Rama mori 14 vota me shume se rivali i tij.

    Ne total, qe nga nisja e rinumerimit jane hapur 474 kuti dhe basha ruan avantazhin me 78 vota, ne krahasim me Edi Ramen.

    Tension në KQZ, përjashtohet vëzhguesja e PS

    UPDATE- Mbledhja e sotme e KQZ-se nis me tension mes kreut te komisionit Arben Ristani dhe vezhgueses se PS-se ne nje nga tryezat e numerimit te votave.

    Sipas kreut te KQZ-se, Ristani ne ate tavoline ka gjithnje konfuzion dhe probleme, nderkohe qe ka akuzuar vezhguesen Anila Cobani per thyerje te kutise se votimit. “Per kete qe sapo bere ti nuk meriton te jesh me ne ate tavoline numerimi”- ka thene Ristani, duke kerkuar largimin e saj nga salla.

    Ka kundershtuar menjehere, perfaqesuesja e PS-se, ne KQZ, Deshira Subashi, duke e quajtur absurde kalimin ne vote per nje propozim te tille. “Nuk mund te kaloni ne votim e me tej te hiqni me vote 4 me 2 vezhguesen”- ka thene Subashi. Por megjithe kete, vezhguesja eshte larguar pas votimit me shumice te thjeshte votash nga anetaret e KQZ-se.

    Mbledhja e se dieles


    Pas nje ndërprerje rreth orës 14:15, numerimi ka rifilluar pas orës 18:00.

    KQZ po vijon me hapjen e kutive te njesise nr.3 ne Tirane, ndersa gjate paradites ka hapur kutite e njësisë nr.2.

    Nga të gjitha kutitë e numëruara deri në këto momente kandidati i “Aleancës për qytetarin” Lulzim Basha është në avantazh ndaj kandidatit socialist, Edi Rama m.

    Nga numërimi i njësisë nr.2, Basha mori 21 vota, kundrejt 13 votave qe mori Edi Rama.

    Sipas projekt aktit te miratuar, numerimi i votave te hedhura ne kutine e gabuar behet nga 8 grupe numerimi, ne tryeza te posacme te vendosura ne sallen e mbledhjeve te KQZ dhe ne sy te vezhguesve te dy koalicioneve dhe anetareve te komisionit.

    Rinumërimi nisi me kutitë e njësisë bashkiake nr 1 ose KZAZ 45 për të vijuar më pas me kutitë e KZAZ-ve të tjera sipas rendit rritës.

    Secili grup i numërimit do të jetë nga dy anëtarë që i përkasin administratës së KQZ- së dhe do të hapë katër kutitë e të njëjtës qendër votimi.

    Sipas kreut te KQZ-se, Arben Ristani, votat e gjetura në kutinë e gabuar do të kërkohen në zarfin e fletëve të kontestuara në secilën kuti, do të numërohen dhe rivlerësohen nga grupet e numërimit, dhe para se të tabulohen do t’i njoftohen KQZ-së, për t’i pasqyruar në tabelë.

    Perfaqesuesi i PS-se, Genc Gjoncaj ka dekalruar se vezhguesit e PS-se jane njoftuar te ngrene doren per cdo rast kontestimi qe do te hasin gjate punes, nderkohe qe ka kerkuar qe ata vete te levizin per te ndjekur nga afer procesin.

    Nje gje e tille eshte pranuar nga Ristani, edhe pse perfaqesuesi i PD-se, Kosovrasti ka kundershtuar duke e juastifikuar kete me krijimin e konfuzionit per shkak te mjedisit te ngushte.

    Miratohet projekt akti

    Pas debatesh per projekt-aktin qe percakton proceduren e veprimit te KQZ per hapjen e kutive dhe numerimin e votave te gabuara, komisioni e ka miratuar ate ne parim.

    Mbledhja e sotme ka nisur me debate per miratimin e projekt- aktit për zbatimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për hapjen e të gjitha kutive dhe numërimin e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar dhe ne menyre te vecante per proceduren e numerimit.

    Perfaqesuesi i PD-se, Njazi Kosovrasti, ka vleresuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor ne vijim te punes se mire qe ka bere KQZ. “Une dhe PD kemi qene dakord gjate gjithe kohes ne menyre qe kerkimi dhe transparenca, vota e cdo qyteti dhene per kryetarin ose keshillat te vleresohen dhe te numerohen”- tha ai.

    Ai ka kerkuar te saktesohet gjithe metodika qe do te ndiqet per te cuar ne vend vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

    Perfaqesuesi i PS-se, Genc Gjincaj ka kritikuar menyren e hartimit te ketij prijekt akti, qe sipas tij nuk eshte i njejte me eksperiencen e perdorur per hapjen e 117 kutive.

    “Përmbajtja e këtij projekt akti nuk i afrohet asaj të 117 kutive. Në projekt akt vlerësimi i votës do bëhet nga grupi i numërimit, por në asnjë pikë të kodit nuk përcaktohet që grupi i numërimit të bëjë vlerësimin dhe tabulimin e votave. Mendoj që në këtë pikë duhet pasur kujdes pasi është vetë Kolegji Zgjedhor, që sqaron se do të jetë KQZ ai që do të bëjë vlerësimin e votës, pra ai dhe jo inspektorët e KQZ”- tha Gjoncaj.

    Panorama

  8. #48
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Vendimi kolegjit eshte shume i drejte. Per mendimin tim pas vendimit te KQZ per hapje te pjesshme te kutive te votimit Ps duhet te kish kerkuar hapjen dhe verifikimin e tere kutive kjo do te ishte kerkese llogjike per nje transparence te plote dhe ne vijim te llogjikes per nje proceses transparent. Pasi te kish patur nje transparence te plote te gjithe procesit e mbi te gjitha per mos perputhje te numrin te votuesve me fletet e gjetura ne kuti gjithmone nese ka dyshime per nje gje tille atehere duhet te ishte kerkuar pavlefshmeri e zgjedhjeve qe do te ishte nje rezultat logjik I pakontestuar dot oasis fialen dhe ligjet interpretohen bfax kendveshtrime te ndryshme pot shifrat vestige to moments.Ne PS nervozismi dhe frustration(nuk e gjej fialen ne shqip) kundrejt sjelljes arrogante te KQZ dhe pozites I ka errur gjykim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kundraRRYMES : 20-06-2011 më 14:38 Arsyeja: editim automatik i telefonit

  9. #49
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tirana, KQZ numëron fletët e Njësisë 5, Basha 82 vota para

    TIRANE- Komisioni Qendror Zgjedhor përfundoi sot në mesditë numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara në 43 qenda votimi të KZAZ Nr 48, që i përket njësisë nr 4, ndërkohë që pasdite rinumëroi votat për KZAZ 49 që i përket njësinë nr. 5. Gjatë numërimit ka pasur debate mes kryetarit të KQZ-së Ristani dhe një vëzhguesi socialist, i cili edhe u përjashtua. Në avantazh vazhdon të jetë kandidati i djathtë Lulzim Basha.
    Procesi i hapjes së kutive dhe numërimit të fletëve të kontestuara në 368 qendrat e votimit të Bashkisë Tiranë, filloi ditën e shtunë dhe do të vazhdojë pë 11 minibashkitë e Tiranës. Kandidati i PD-së Lulzim Basha kryeson ndaj kreut socialist Edi Rama. Deri tani përgjatë tre ditëve KQZ ka hapur mbi 630 kuti, nga 1793 që është në total numri i parashikuar, në vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Numërimi bëhet nga 8 grupe njëkohësisht, në të cilat bëjnë pjesë dy punonjës të administratës së KQZ-së dhe nga një përfaqësues i dy forcave politike, PD-së dhe PS-së.

    KQZ: BASHA NË AVANTAZH ME 82 VOTA
    Ora 21:00- Zgjati rreth 4 orë numërimi i fletëve të hedhura gabim i KZAZ-së nr. 49 që i përket njësisë bashkiake nr. 5. Ishin plot 220 kuti që janë numëruar në një kohë të shpejtë dhe nëse procedohet kështu, pritet të kemi një rezultat rreth fundjavës, deklaron gazetari i NEWS 24 Arbër Hitaj. Edhe nga ky numërim, rezulton të jetë në avantazh, kandidati i PD-së Lulzim Basha me 82 vota. KQZ do të vijojë sërish nesër paradite në orën 10:00 numërimin e fletëve për njësinë 6 dhe 7.

    PËRFUNDON NUMËRIMI NË NJËSINË 5
    Ora 20:52 KQZ ka përfunduar numërimin e flletëve të hedhura në kutitë e gabuara për njësinë numër 5. Në këtë njësi kandidati demokrat Lulzim Basha ka marrë 7 vota, ndërkohë kandidati socialist ka marrë 3 vota.

    bw
    Sui generis

  10. #50
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tirana, Basha kryeson me 74 vota, KQZ pasdite nis numërimin e fletëve në Nj.7

    TIRANE- Kandidati demokrat, Lulzim Basha kryeson me 74 vota në avantazh ,ndaj kreut socialist Edi Rama në garën për Bashkinë e Tiranës. Rezultati paraprak i përket numërimit të votave të hedhura gabim në 820 kuti, nga 1793 që është në total numri i parashikuar në vendimin e Kolegjit Zgjedhor. KQZ pritet që në orën 17:00 të pasdites së sotme të mblidhet për të nisur numërimin e fletëve të hedhur në kutitë e gabuara që gjendjen në kutitë e KZAZ nr 51, që i përket njësisë nr 7.

    KQZ MBYLL NUMERIMIN E 190 KUTIVE NE NJESINE 6
    Ora 13:30 Përfundon numërimi i fletëve të kontestuara në kutitë e që i përkasin KZAZ 50, njësisë numër 6. Nga të dhënat zyrtare, kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, Edi Rama ka marrë 27 vota, ndërkohë që Basha ka marrë 20 vota. Në total janë gjetur 47 fletë votimi të hedhura gabim. Nga numërimi i fletëve të hedhura gabim në 190 kutive votimi në këtë njësi, që përkon me zonën e Kombinatit, Rama është në avantazh me 7 vota.

    Në total rezultati është 74 vota plus për kandidatin demokrat Lulzim Basha, nga 82 vota që ishin një ditë më parë, nga numërimi i votave të hedhura gabim në 630 kuti.

    KQZ pritet që në orën 17:00 të pasdites së sotme të mblidhet për të nisur numërimin e fletëve të hedhur në kutitë e gabuara që gjendjen në kutitë e KZAZ nr 51, që i përket njësisë nr 7.

    Seanca e sotme u shoqërua me debate të forta mes kryetarit të KQZ, Ristani e përfaqësuesve ligjor të PS-së. Mollë e sherrit ka qenë pikërisht mungesa ose moshkruarja e kodit 5 nga komisionerët e KZAZ 50. Kodi 5 ka shkaktuar debate e akuza të forta mes dy kampeve politike.

    Pikë tjetër që shkaktoi debat ka qenë një kuti e cila nuk ishte mbyllur mirë, por u duk sikur ishte e thyer. PS deklaroi se kjo ishte provë se në këtë proces mund të ketë dhe manipulime. Problem tjetër ishte dhe gjetja e tre fletëve të votimit që i përkisnin një kuti të një tjetër Qendre Votimi, janë gjetur në një kuti tjetër Qendër Votimi. Nga verifikimet e KQZ që hetoi këtë kuti rezultoi se fletët korrespondonin me atë QV, dhe u vendos që të quheshin. Dy fletë votimi ishin për këshillin bashkiak, dhe fleta tjetër i përkiste kandidatit Basha.

    bw
    Sui generis

Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •