Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 142
  1. #21
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Nuk mund te hidhen poshte votat se nuk i pelqen disa njerez qe mendojne per interesat personale e partiake.

    Opozita per dy vjet kerkoi hapjen e kutive . Tani qe nuk i leverdis dhe gjen pretekset se votat ne kutine e gabuar jane te paligjshme dhe duhet te quhen te pavlefshme .Vendimi i Kolegjit zgjedhor i dha nje pergjigje te merituar ligjore nje njeriu te paqendrueshem se vota eshte e drejta me themelore qe duhet numeruar e lexuar, pavaresisht kutise ku eshte hedhur , ato jane te rregullt.
    Nese situata do ishte ndryshe, nese Rama do ishte ne situaten Bashes, ai do kerkonte numerimin e cdo vote te hedhur ne kutine e gabuar , vetem e vetem se ai mendon per interesin e tij.

    Po edhe nese do ishte fitues Rama me 10 vota, nuk te ben krenar fakti qe eshte nje diference shum e ngushte si nje kryetar Opozites me te madhe te vendit perballe nje ish minister qe eshte nje kandidat i thjeshte , dhe ka humbur 7-4 per minibashkite , keshilin bashkiak te Tiranes.

    Ky vendim i Kolegjit zgjedhor nuk do jape mundesine te ngrihet alibia e manipulimit sepse do numerohen te gjitha kutite, nje gje qe Rama e kerkoi per 2 vjet
    Jam i sigurte qe Rama do ta perdore situaten per te mbijetuar politikisht dhe do tentoje te destabilizoje vendin per strategji politike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 14-06-2011 më 16:59
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  2. #22
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    KQZ, Ristani: Do hapim kutitë, riformulojmë tabelat e rezultateve

    TIRANE- Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Arben Ristani deklaroi sot se, me të marrë vendimin e arsyetuar të Kolegjit Zgjedhor, do të hapen të gjitha kutitë e votimit për të numëruar fletët e votimit që janë hedhur në kutitë e gabuara.

    Sipas kreut të KQZ-së, vendimi i Kolegjit Zgjedhor rikonfirmoi se procesi i ndërmarrë nga KQZ-së për rinumërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara, ishte i drejtë e ligjor dhe se procesi në vazhim është një hetim i mëtejshëm i çështjes.

    “Kolegji mesa duket, por sigurisht na duhet ta shohim vendimin të arsyetuar, kërkon një hetim të mëtejshëm të cështjes. Duhet shkuar më tej me hapjen e kutive të tjera të cilat nuk janë hapur nga KQZ. Një gjë është fakt, që KQZ u ka kërkuar me forcë partive politike që të sillnin cdo pretendim, që ato kishin, sepse ne kemi pasur të gjithë vullnetin për ta bërë këtë punë dhe përpara se të urdhëronte Kolegji Zgjedhor, por më mirë akoma. Në këto kushte që jemi do të hapen të gjitha kutitë dhe do të merren të gjitha fletët që janë hedhur në kutitë e gabuara, që do të thotë janë të panumëruar për ti tabuluar për kryesisht tabelën e kryetarit."- deklaroi Ristani për gazetarët.

    Kreu i KQZ sqaroi dhe procedurat si, kur, dhe sa do të zgjasë procesi i numërimit.

    "Numërimi do të nisë me të marrë në dorë vendimin e arsyetuar të Kolegjit Zgjedhor...Numërimi do të zhvillohet në KQZ me grupe numëruesish të ngritur nga ky institucion dhe cdo procedurë do të jetë e hapur për median.... s'mund ta parashikoj saktë, por mund të zgjasë rreth 1 javë".


    Ristani kërkoi të nënvizonte se KQZ ka certifikuar njëherë kryetarin e bashkisës së Tiranës duke iu referuar vendimit i cili shpall fitues të garës për Bashkinë e Tiranës kandidatin e koalicionit të djathtë "Aleanca për Qytetarin", Lulzim Basha me 81 vota para. Sipas kyetarit të KQZ ky është një “proces i mbyllur” dhe situatën aktuale e quajti fazën e "procesit ankimor në zhvillim” ku mund të ketë ose jo ndryshim të rezultatit.

    “Do riformulohen tabelat përmbledhëse por ne kemi dhënë një vendim. Ka pasur një certifikimim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Fakti është që ka një proces ankimor në fund të procesit mund të ketë ose mund të mos ketë ndryshim, por kjo nuk të bëjë me KQZ, e rëndësishme është që kemi ndjekur një procedurë të konfirmuar tashmë si ligjore dhe të saktë. “- nënvizoi Ristani.

    Kolegji Zgjedhor urdhëroi mbrëmë KQZ të rinisë procesin e numërimit të votave të kontestuara, të hedhura në kutitë e gabuara. Trupa gjykuese e Kolegjit Zgjedhor vendosi të anullojë vendimin nr.711 të KQZ-së, i cili shpallte fitues të garës për Bashkinë e Tiranës kandidatin e koalicionit të djathtë "Aleanca për Qytetarin", Lulzim Basha dhe të urdhërojë Komisionin Zgjedhor të rivlerësojë dhe të rinumërojë të gjitha votat e kontestuara në kutitë e pahapura të materialeve zgjedhore për bashkinë e Tiranës, për 368 qendrat e votimit të kryeqytetit.


    (s.g/balkanWeb)
    Sui generis

  3. #23
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rama: Kolegji s’dha drejtësi. Opozita aksion për shpëtimin e demokracisë


    TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh sot në një konferencë për shtyp nga selia rozë rreth vendimit që u shpall mesnatën e se henes nga Kolegji Zgjedhor për procesin zgjedhor në Tiranë. Sipas Ramës, Kolegji vendosi padrejtësisht duke rikthyer cështjen në KQZ, pasi sipas numrit 1 të PS, institucioni për zgjedhjet ka dëshmuar se cënoi votën e qytetarit.

    “Dje ne nuk morëm drejtësinë që kërkuam. Dëgjuam një vendim të turbullt, ku duket se pranohen një pjesë e pretendimeve tona, por vuloset po ashtu padrejtësia që e degjeneroi procesin pas numërimit publik të votave që na nxori fitues. Kolegji s’pati kurajën të shohë në sy të gjithë të vërtetën, po njëkohësisht nuk mbylli plotësisht sytë përpara rezultatit të manipuluar të KQZ-së që nxori humbësin fitues dhe nuk pranoi ta vulosë atë. Sot procesi është rikthyer në tavolinën e kanibalizmit elektoral, aty ku u grabit fitorja jonë në sytë e të gjithëve dhe ku u prodhua tabela e turpshme e një rezultati jo vetëm me më shumë vota sesa zgjedhës, por edhe me më shumë vota sesa tërësia e fletëve të votimi të gjetura në kuti”.

    Rama riktheksoi se opozita do ti shkojë deri në fund betejës ligjore edhe pse mungon besimi tek KQZ.
    “Grabitësit e dhunshëm të këtyre zgjedhjeve mund t’i shpëtojnë shumë gjërave dhe mund të dhunojnë hapur në ditën për diell edhe vetë aritmetikën për të vulosur si fitore një humbje që e pa dhe e di gjithë bota, po asnjëherë ky popull s’do t’i shohë ata si fituesit e 8 majit të shkuar në Tiranë”.

    Kreu i PS shprehu besimin se fitorja e PS ishte e bindshme jo vetëm në gjtihë Shqipërinë, por dhe në Tiranë, ndaj opizita tani ngarkohet me një mision të radhës.
    “Në fituam në fushën e garës dhe si fitimtarë në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë, kemi të gjithë përgjegjësinë për të ndërtuar aksionin e mëtejshëm opozitar në funksion të shpëtimit të demokracisë, të çlirimit të drejtësisë, të rimëkëmbjes së ekonomisë”.

    Sipas Ramës procesi zgjedhor në Shqipëri ka humbur integritetin dhe besueshmërinë dhe është shembulli më konkret për largimin 1 orë e më parë të pushtetit.
    “Dhe sigurisht një arsye e madhe më shumë, për ta vijuar betejën opozitare në çdo front me pasion, durim e besimin e palëkundur që na jep e drejta që kemi me vete", shtoi Rama.


    b.w
    Sui generis

  4. #24
    Sipas Ramës dmth:
    Nqs Kolegji shpall PS fituese,është në rregull...nqs jep çdo lloj vendimi tjetër ,është i kompromentuar dhe korruptuar.


    Humor
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Sipas Ramës dmth:
    Nqs Kolegji shpall PS fituese,është në rregull...nqs jep çdo lloj vendimi tjetër ,është i kompromentuar dhe korruptuar.


    Humor : D
    U mendua shum qe e tha gjith kte ? lol

    BlooD,pse nuk marin ca kinez andej nga Kina,dhe marojn dhe numerimet me shpejt

    E dum rrugen e lire kur te vijm anej,dhe jo me çadra kampingu
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    E keqja ka zene rrenje te thella ne kete vend.Se c'kishte ketu per ta cu vendimin deri ne oren 12:00, kete nuk kam arrite ta kuptoj. Kishin nje jave kohe.Gjeja me e thjeshte ne bote eshte te mbrosh te drejten dhe u vertetua nga vete relatorja qe nuk tha me shume se 10 fjale ne 7-te sekonda.Pra nje jave kohe me nga dy senca ne dite, ato gjyqetare i kane kaluar per te gjete mundesi per te argumentuar nje c'drejten.Zot na ruj.Isha duke pare Klanin dhe ne momentin qe pashe se Fejziu u vu ne veshtiresi per tu lidhe direkt, fillova me telekomande te kerkoj nje stacion tjeter.Emocionet kishin arrite kulmin dhe ja TV KOHA.ne ekran ishte nje avokat i shemtuar qe ca dhe nga difekti i transmetimit, ca nga fjalet qe thoshte, pjesa e gojes i dukej si nje gjurme e zeze goje te monstrave.U tremba seriozisht.Si eshte e mundur thash nje qenje e tille te pranohet ne nje emision publik?Nodhi me ne fund ajo qe pritnim tha, u anallua vendimi, pra Basha nuk eshte me kryetar.Zot i madh, po lexoja poshte avokat dhe s'po i besoja vesheve.Nejse , sot ne mengjes po i tregoja kete precedent shokeve te mi dhe njeri prej tyre me tha , ja ku e ke.Me dha ne dore gazeten Telegraf, ku shoh nje mega artikull,Ishte nje autobiografi e ketij njeriu monster qe pashe ne 12:00, Idajet Beqiri.Po kishte qene 18 vjec sekretare rinie i Fierit,ndersa 19 vjec drejtor i ndermarrjes me 600 punetrore te naftes.Kesaj i thone te tallesh ****** me personalitetin e atyre qindra inxhinjereve te pregatitur ne rusi, ceki, poloni e ku ta di une.Ky njeri sajonte mjaft bukur dhe historine e Pirro Gushos, sesi i kishte pregatite me duart e tija nje autokritike pasi ai nuk kishte ndermend ta bente nje gje te tille.I shkreti Pirro, pasi e lexoi ate dhe pa reagimin e shokeve te partise, kerkoi pak pushim, hyri ne dhome dhe vrau veten.Ndoshta u vet vra , por mendja me thote se ate e kane qeruar , se ku do ta gjente armen ky ne ato momente kritike, ku kishte hyre per te dhene hesape. Merreni me mend se cfar malli ka ne sistemin e drejtesise shqiptare, merreni me mend se cfar monstrash mban ne gjirin e saj PS.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  7. #27
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Sipas Ramës dmth:
    Nqs Kolegji shpall PS fituese,është në rregull...nqs jep çdo lloj vendimi tjetër ,është i kompromentuar dhe korruptuar.


    Humor
    Dhe kerkon te behet kryeministeri ardhshem i Shqiperise , me tiparet e hitlerit. Hitleri ishte me probleme mendore
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  8. #28
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    E keqja ka zene rrenje te thella ne kete vend.Se c'kishte ketu per ta cu vendimin deri ne oren 12:00, kete nuk kam arrite ta kuptoj. Kishin nje jave kohe.Gjeja me e thjeshte ne bote eshte te mbrosh te drejten dhe u vertetua nga vete relatorja qe nuk tha me shume se 10 fjale ne 7-te sekonda.Pra nje jave kohe me nga dy senca ne dite, ato gjyqetare i kane kaluar per te gjete mundesi per te argumentuar nje c'drejten.Zot na ruj.Isha duke pare Klanin dhe ne momentin qe pashe se Fejziu u vu ne veshtiresi per tu lidhe direkt, fillova me telekomande te kerkoj nje stacion tjeter.Emocionet kishin arrite kulmin dhe ja TV KOHA.ne ekran ishte nje avokat i shemtuar qe ca dhe nga difekti i transmetimit, ca nga fjalet qe thoshte, pjesa e gojes i dukej si nje gjurme e zeze goje te monstrave.U tremba seriozisht.Si eshte e mundur thash nje qenje e tille te pranohet ne nje emision publik?Nodhi me ne fund ajo qe pritnim tha, u anallua vendimi, pra Basha nuk eshte me kryetar.Zot i madh, po lexoja poshte avokat dhe s'po i besoja vesheve.Nejse , sot ne mengjes po i tregoja kete precedent shokeve te mi dhe njeri prej tyre me tha , ja ku e ke.Me dha ne dore gazeten Telegraf, ku shoh nje mega artikull,Ishte nje autobiografi e ketij njeriu monster qe pashe ne 12:00, Idajet Beqiri.Po kishte qene 18 vjec sekretare rinie i Fierit,ndersa 19 vjec drejtor i ndermarrjes me 600 punetrore te naftes.Kesaj i thone te tallesh ****** me personalitetin e atyre qindra inxhinjereve te pregatitur ne rusi, ceki, poloni e ku ta di une.Ky njeri sajonte mjaft bukur dhe historine e Pirro Gushos, sesi i kishte pregatite me duart e tija nje autokritike pasi ai nuk kishte ndermend ta bente nje gje te tille.I shkreti Pirro, pasi e lexoi ate dhe pa reagimin e shokeve te partise, kerkoi pak pushim, hyri ne dhome dhe vrau veten.Ndoshta u vet vra , por mendja me thote se ate e kane qeruar , se ku do ta gjente armen ky ne ato momente kritike, ku kishte hyre per te dhene hesape. Merreni me mend se cfar malli ka ne sistemin e drejtesise shqiptare, merreni me mend se cfar monstrash mban ne gjirin e saj PS.
    Nesto mos u merzit se i ka kto jeta te mbushu me Eda
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  9. #29
    Citim Postuar më parë nga Linda5 Lexo Postimin
    U mendua shum qe e tha gjith kte ? lol

    BlooD,pse nuk marin ca kinez andej nga Kina,dhe marojn dhe numerimet me shpejt

    E dum rrugen e lire kur te vijm anej,dhe jo me çadra kampingu
    Kam thënë unë,të marin ca kinezë e ti numërojnë ata.
    S mer vesh Kinezi kush është Sala e kush është Berisha.Jepi nga një kupë oriz në vakt atyre,e bëjnë atë punë brënda ditës ata.Po s më dëgjon njëri derbardhë.

    Do rrugën e lirë thua ?
    PËR JU QË VINI NGA JASHTË S KA RRUGË FARE MI ,FARE !

    Rrugë do ti,nga ane anës nuk vjen për të votuar Ramën ë ? Ku ke parë kështu ti ? Të lë Merkeli kështu në Gjermani ty : P ?
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  10. #30
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Lindaqe mos bej gafe te vish se ta nxiu jeten dhe ty, shikoje Nestin ...
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •