Tadiç ka thënë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të ishte një zgjidhje, nëse edhe Serbia do të fitonte territor si kompensim
Në një intervistë të tij dhënë gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, kryetari i Serbisë, Boris Tadiç ka folur veç tjerash edhe për Kosovën gjegjësisht për çështjen e shtruar kohëve të fundit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Këtë çështje ai e ka përmendur në kuadrin "zgjidhjeve praktike" që mund të pranohen nëse ato sigurojnë paqe të qëndrueshme në regjion.
Tadiç lidhur me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ka thënë se ajo mund të ishte një zgjidhje, nëse me atë rast edhe Serbia do të fitonte territor si kompensim. Kush e lexon historinë, mund të identifikojë në Shqipërinë e Madhe planin afatgjatë të shqiptarëve.
Si synim i njëanshëm, sipas tij "Shqipëria e Madhe" është shumë e rrezikshme, mirëpo, nëse ajo është pjesë e një zgjidhjeje më të madhe, ne `mund të jetojmë me të`". Do të ishte fjala për një marrëveshje "me të cilën të gjitha palët fitojnë nga diçka dhe e cila do të krijonte një zgjidhje të qëndrueshme. Paqe dhe stabilitet.
Tadiç, që paku në mënyrë indirekte, ka lënë të kuptohet se Serbia, si kundërvlerë për njohjen e pavarësisë së Ksoovës do ta priste bashkimin e Republika Srpska-s me Serbinë. "Nuk them se Shqipëria e Madhe është një ide e mrfekullueshme. Unë po ashtu nuk besoj se as Serbia e Madhe është zgjidhje e mirë. Ashtu sikundër që jam edhe kundër ndarjes së Bosnjës. Unë jam kundër një politike të krijimit të shteteve të mëdha(nacionale, në Ballkan). Mirëpo, le të përpiqemi, që të gjejmë zgjidhje praktike për problemet", ka thënë veç tjerash Tadiç për gazetën gjermane "F.A.Z."
Krijoni Kontakt