Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Bakteri E-coli po shkakton frikë gjithnjë e më të madhe

    Gjermaneve u është kërkuar të mos konsumojnë më tranguj, deri sa analizat shkencore të identifikojnë burimin e shpërthimit të epidemisë vdekjeprurëse nga Escherichia Coli që ka marrë 10 jetë njerëzish nëpër Europë.

    Tranguj organike te importuar nga Spanja besohet te jene shkaku i semundjes, megjithate testime te metejshme po kryhen per percaktimin e sakte te origjines se bakterit vrases. Perimet e prekura prej tij kane lene qindra vete me probleme te veshkave ne Suedi, Danimarke, Hollande dhe Britani.

    Te dielen, edhe autoritetet ceke e ato austriake terhoqen nga tregu sasi trangujsh te kultivuar ne Spanje. Tranguj te infektuar nga Escherichia Coli jane eksportuar edhe ne Hungari dhe Luksemburg. Dy sera ne Spanje te identifikuara si burim i semundjes jane mbyllur, ndersa po hetohet per te pare nese ka edhe vatra te tjera. Epidemia, te cilen qendra europiane per parandalimin dhe kontrollin e semundjeve e cileson si nje nga me te medhate te raportuara ndonjehere ne Gjermani, ka goditur me rende zonen e Hamburgut.

    Ajo qe cuditi ekspertet ishte fakti qe semundjet e shkaktuara nga Escherichia Coli zakonisht prekin femijet sidomos ata nen moshen 5 vjec, por ne rastin e Gjermanise, 90% e te infektuarve jane te rritur, dhe dy te tretat e tyre gra. Shkencetaret do te analizojne ADN-ne e bakterit, me shpresen se kjo do te ndihmoje te hidhet drite edhe mbi menyrat e pikasjes se tij qe ne fazat e hershme te infektimit.

    Semundja nuk eshte ngjitese, por mund ta kalohet nga nje njeri tek tjetri, nese personi i prekur pergatit ushqim per te tjeret. Sipas autoriteteve gjermane, burimi i epidemise qe shkakton bllokim te veshkave, diarre hemorragjike dhe demtim te sistemit nervor eshte ende aktiv, cka do te thote se epidemia mund te vazhdoje te perhapet.
    "Shoku Mjekesise"

  2. #2
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    shenjat e semundjes nga bakteri E.coli jane: dhimbje te forta barku, diarre me hemorragji, perzierje dhe te vjellura, marrje mendsh, dhe ne raste ekstreme mund te coje ne anemi emolitike (shkaterrim i rruazave te kuqe te gjakut) dhe insuficience renale akute (kur prishet funksioni i veshkave).

    per te parandaluar infektimin: ne radhe te pare kujdesuni per higjienen vetjake, lani mire fruta e perime (per kete mund te perdorni uje me sode buke- 1 luge sode buke per 5L uje) dhe hani ushqime pasi ti keni zier ose pjekur mire, sidomos mishin.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    Trangujt ka dite qe nuk konzumohen, dhe jo vetem trangujt por gati gjitha perimet, askush nuk ble peme e perime, momentalisht konzumohen vetem gjellerat qe qendrojne disa minuta mbi 70 grade celsius (per te zhdukur cdo virus).
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  4. #4
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Kastravecët-vrasës, nëntë të vdekur në Gjermani
    28/05/2011 15:45

    Kastravecët-vrasës, nëntë të vdekur në Gjermani
    Nëntë persona kanë humbur jetën në Gjermani pas prekjes nga bakteri vrasës “Escherichia coli”, i transmetuar nga disa kastravecë.

    Mikroorganizmi është zbuluar nga Instituti i Higjenës në Hamburg dhe mendohet të jetë me prejardhje nga Spanja dhe Holanda.

    Autoritetet spanjolle kanë mbyllur dy ndërmarrje prodhuese në afërsi të Malagas dhe Almeiras.

    Ndërkohë autoritetet holandeze megjithatë kanë mohuar se një nga kastravecët “nën akuzë” ka ardhur nga vendi i tyre.

    Sëmundja ka goditur më shumë se 1 mijë persona, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

    Prodhuesit gjermanë po shkatërrojnë, me shumë humbje ekonomike, qindra tonë produkte, tashmë të pashitshëm për shkak të panikut që po përhapet në popullsi.
    "Shoku Mjekesise"

  5. #5
    O "Shoku i Mjekësisë", Kujdes nga "bakteri i kastravecit" jo nga "virusi i kastravecit" sepse nuk janë e njëjta gjë.

  6. #6
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Me siguri qe kane ardhur ne shqiperi keta trangujt...........

  7. #7
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Kujdes nga virusi kastravecit
    O ti shoku mjekësisë, titullin ja vure ti apo ja ka vënë autori i shkrimit?

    Si thuhet edhe më poshtë është bakteri Ehec: enterohemorrhagische E. Coli. Është një bakter që popullon zorrët e kafshëve (veçanërisht viçi, dhia, delja) dhe njeriut dhe raste të Ehec-së ka çdo vit. Vetëm se këtë vit numri i këtyre rasteve është i lartë dhe rrjedhja e sëmundjes po kështu ( ka pasur disa të vdekur(!) )

    Së dyti, çdo kush që ka qoftë edhe më të voglën dije nga natyra duhet ta dijë se në këtë kohë nuk maturohen kastravecat dhe domatet në Gjermaninë veriore. Pjesa më e madhe e kastraveceva të importuara nga Gjermania janë të Hollandës, vendin e dytë e zë Spanja.


    Është një panik i kot që mbi të gjitha po shkakton dëme të mëdha ekonomike prodhuesve gjermane.
    Elegance is an attitude.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Sot eshte vertetuar se nuk eshte kastraveci i spanjes ai qe ka sjell kete bakterie ne Deutschland.
    Jetë e rëndë.......!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Kastravecat spanjolle nuk jane nje here per njehere:
    http://nachrichten.t-online.de/ehec-...46869944/index

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kan me vdek dhe ca te tjere sa ta gjejne shkencetaret.
    Kan qit tjeter gjo sot pacientet kan konsumu o kastarvec, o domate o sallate jeshile.
    Po pranvere eshte kush eshte ai qe si ha barishtet ne ket kohe.
    Prit kur te dali nga mishi si doli ne UK lopa kanibale se gjermont konsumojne teper mish.
    Albania Uber Alles

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •