Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bursa dhe përkrahje

    Universiteti i Evropës Juglindore në bashkëpunim me miqtë, mbështetës të UEJL-së, donatorë të jashtëm dhe sponsorë nga komuniteti i biznesit, ofron përkrahje financiare përmes pakove të ndryshme financiare për studentët e rinj që do të regjistrohen në vitin akademik 2011/12 në ciklin e parë të studimeve.

    Format e përkrahjeve financiare:

    Bursa

    Bursat dhe grantet paraqesin një formë të përkrahjes financiare për studentët, të specifikuara në programe të veçanta të bursave që ofrohen nga Universiteti, donatorë të jashtëm si dhe komuniteti i biznesit. Bursat kryesisht akordohen në bazë të meritës ndërsa grantet në bazë të nevojës financiare të studentit.

    Të gjitha bursat dhe grantet janë të vazhdueshme nga viti në vit deri në përfundim të ciklit të parë të studimeve trevjeçare. Kushtet për vazhdim të bursave specifikohen në letrën e akordimit të bursës.

    Programi i bursave meritore të UEJL-ës
    90 bursa meritore për studentët e rinj që do të regjistrohen në vitin akademik 2011/12 në ciklin e parë të studimeve.

    Kriteret e akordimit të bursës meritore të UEJL-së (komponentët e vlerësimit)

    Deri në 50 pikë nga testimi në programin e zgjedhur studimor
    Deri në 30 pikë nga testimi i njohjes së gjuhës angleze
    Deri në 20 pikë nga suksesi nga shkolla e mesme
    Për kualifikim në këtë program bursash kandidati duhet të arrijë të paktën 70 nga 100 pikë të mundshme nga tre komponentët e lartshënuara, ndërsa rangimi do të bëhet sipas pikëve të arritura.

    Kategoritë e bursave sipas pikëve të arritura

    Bursat meritore të UEJL-së kategorizohen në tre grupe A,B dhe C varësisht nga pikët e testit profesional dhe pikët nga suksesi i shkollimit të mesëm.



    Kategoria e bursës

    Grupi A

    Grupi B

    Grupi C

    Numri i pikëve

    ≥ 95 pikë

    ≥ 85 pikë

    ≥ 70 pikë



    Programi i bursave të fondit “HESP” (Higher Education Support Program)
    50 bursa sipas nevojës financiare (grante), UEJL në bashkëpunime me Institutin Shoqëri e Hapur (Open Society Institute), i ofron Programi për Përkrahje të Arsimit të Lartë (Higher Education Support Program), për kandidatët që do të përcaktohen të studiojnë në këto fakultete:

    Fakulteti

    Numri i bursave

    Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike

    rreth 25 bursa

    Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit

    rreth 25 bursa

    Fondi i bursave mundëson:

    pagesë të pjesshme të shkollimit - shuma maksimale 1000 euro dhe
    shpenzime të pjesshme për transport - shuma maksimale 600 euro.
    Shënim: Lartësia e bursës do të varet nga nevoja për ndihmë financiare të çdo studenti në veçanti.

    Për kualifikim në këtë program bursash kandidati duhet të arrijë të paktën 60 nga 100 pikë të mundshme nga tre komponentët e lartshënuara, ndërsa përzgjedhja e bursistëve do të bëhet në bazë të gjendjes financiare të studentit.

    Gjatë përzgjedhjes së bursistëve përparësi do të kenë studentët me aftësi të kufizuara!

    Të drejtë aplikimi kanë studentët shtetas të Maqedonisë që do të regjistrohen në studime të rregullta.

    Informata rreth afatit dhe mënyrës së aplikimit mund të merren në Zyrën për Ndihma Financiare të UEJL-ës.

    Programi i bursave nga komuniteti i biznesit “INVESTONI NË TË ARDHMEN TUAJ”
    UEJL në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, përmes programit të UEJL-ës “Investoni nëtë ardhmen tuaj” do tëmundësojë 20 bursa për studentët e rinj që do të regjistrohen në vitin akademik 2011/2012.

    Përkrahja financiare që mundësohet nga financimi i i komunitetit të biznesit është si në vijim :

    Bursa të kompanisë“ALMA-M”
    9 bursa për ciklin e parë të studimeve.
    Bursa të kompanisë“ECOLOG”
    7 bursa për ciklin e dytë të studimeve.
    Bursa të kompanisë“DAUTI KOMERC”
    2 bursa për ciklin e parë të studimeve.
    Bursë e kompanisë“VEZË SHARRI”
    1 bursë për ciklin e parë të studimeve.
    Bursa të kompanisë“EURO ACTIVA”
    1 bursë për ciklin e parë të studimeve.
    Kushtet, kriteret e përzgjedhjes, lartësia e bursës si dhe mënyra dhe afati i aplikimit për programet e veçanta janë të ngjashme me bursat meritore që i ofron UEJL dhe HESP, ndërsa për hollësi mund të drejtoheni në Zyrën për Ndihma Financiare të UEJL-ës.

    Programi “Puno dhe studio”


    Programi “Puno dhe studio” përkrah studentët në aspektin financiar dhe në të njëjtën kohë studentëve u mundëson që të marrin eksperiencë pune dhe të demonstrojnë aftësitë e tyre profesionale.

    Në vitin akademik 2011/2012 do të ofrohen 80-100 vende pune në këtë program.
    Angazhimi maksimal është deri në 15 orë pune në javë dhe studenti mund të angazhohet më së shumti deri në shlyerjen e shkollimit të një viti akademik gjatë kohëzgjatjes së studimeve.
    Të drejtë aplikimi në programin “Puno dhe studio” kanë të gjithë studentët, por përparësi do të kenë studentët që do të dëshmojnë se kanë nevojë për përkrahje financiare si dhe të dëshmojnë shkathtësi për vendin e punës.
    Informata rreth afatit dhe mënyrës së aplikimit mund të merren në Zyrën për Ndihma Financiare në UEJL .

    Përkrahje financiare për studentin e dytë apo të tretë të familjes

    Qëllimi i këtij programi është që të përkrahë familjet që kanë dy apo më shumë studentë që studiojnë në UEJL (vetëm anëtarë të familjes së ngushtë) dhe që nuk përfitojnë nga programet tjera të ndihmës financiare që i mundëson Universiteti.

    Shkalla e përkrahjes financiare:

    studenti i parë i familjes paguan 100% të shkollimit;
    studenti i dytë i familjes paguan 85% të shkollimit;
    studenti i tretë i familjes paguan 75% të shkollimit.
    Lehtësimi financiar aplikohet te studentët që nuk janë shfrytëzues të ndonjë burse, granti apo të ndonjë programi tjetër të ndihmës financiare që administrohet nga UEJL ose institucione tjera.

    Kredi studentore

    Në bashkëpunim me bankat në vend, studentëve të UEJL-ës u mundësohet kredi studentore me interes të volitshëm
    Sui generis

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pagesa e shkollimit

    Studentët paguajnë kompensim për studime, në shumë të caktuar për programin përkatës të studimeve dhe për vitin përkatës së studimeve. Shumat caktohen nga organet e Universitetit, në konkursin për regjistrim të studentëve.

    Pagesa për studentët e vitit të parë
    Pagesa e semestrit të parë që njëherit nënkupton “regjistrimin e semestrit”, për studentët të cilët në vitin akademik 2010/11 do të regjistrohen në vit të parë të studimeve, duhet të bëhet gjatë javës së parë të shtatorit, gjegjësisht nga data 01 deri më 10 shtator 2010.

    Rregulla të përgjithshme për pagesë të shkollimit (studentët aktual)
    Studentët janë të detyruar të likuidojnë pagesat përkatëse vjetore në dy këste - në bazë semestrale:

    • Për studentët aktual, (viti dytë dhe tretë), semestri dimëror duhet të paguhet, më së voni deri më 30 tetor të vitit vijues akademik;

    • Kësti për semestrin veror duhet të paguhet, më së voni deri më 28 shkurt të vitit vijues akademik.

    Nëse studenti në afat prej 60 ditësh nga skadimi i detyrimit nuk e kryen pagesën, studentit i ngrihet (bllokohet) statusi i studentit. Ngrirja e statusit nënkupton bllokimin e evidentimit të notave, bllokimin e certifikatave-transkriptave, diplomës, etj.

    Kthimi i pagesave të studentëve për studime
    Në parim, studentëve nuk iu kthehen pagesat e bëra për studime në UEJL, përveç në ato raste kur egzistojnë arsye objektive (lëshimi i studimeve, pengesa fizike për vazhdim të studimeve).

    Në rastet kur studenti kërkon kthim të arsyeshëm të mjeteve, Universiteti e realizon kthimin me sanksione financiare si:

    • nëse kthimi i arsyeshëm kërkohet në afat prej 15 ditësh nga skadimi i pagesës së bërë, studentit i kthehen mjetet në shumë prej 85% të pagesës;

    • nëse kthimi i arsyeshëm kërkohet në afat pret 30 ditësh nga skadimi i pagesës së bërë, studentit i kthehen mjete në shumë pret 70% të pagesës;

    • pas skadimit të 30 ditëve nga dita e pagesës së bërë, pavarësisht nga arsyet, studentit nuk i kthehen mjetet financiare, pasiqë konsiderohet se Universiteti i ka bërë të gjitha shpenzimet në lidhje me shërbimin e ofruar për studentët.

    Shënim:
    Kërkesat për kthim të arsyeshëm të mjeteve, bile edhe me sanksione, nuk miratohen për studentët e regjistruar në vitin e I-rë të studimeve.

    • Studenti, i cili në raste të arsyeshme kërkon me shkrim transferin e pagesës së tij në emër të anëtarit të ngushtë të familjes (vëllait ose motrës), deri në afat 30 ditësh i mundësohet transferi pa sanksionet e lartpërmendura (në shumën e plotë nominale). Pas 30 ditëve transferi i mundësohet me sanksion ditor prej 1% të vlerës.
    Sui generis

  3. #13
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Profili i Universitetit



    UEJL zhvillon aktivitetet e saj akademike në dy qendra për mësim: në qytezën universitare në Tetovë dhe në qendrën e re universitare për mësim në qendër të kryeqytetit të Shkup-it.



    Qyteza universitare në Tetovë është ndërtuar sipas parimit gjithçka në një vend, duke mundësuar interaksion gjithëpërfshirës midis studentëve të të gjitha disiplinave të studimit. Qyteza universitare ngërthen në vete hapësira të gjelbëruara dhe objekte akomodimi, përfshirë katër amfiteatro të mëdhenj me kapacitet për 200 deri në 500 studentë, më shumë se 30 klasa me kapacitet prej 30 deri 60 studentë, dy qendra kompjuterike bashkëkohore me më shumë se 650 kompjuterë, librari, konvikte për banim dhe një numër të madh të fushave për rekreacion.

    Qyteza vazhdimisht është zgjeruar me ndërtesa të reja, duke u kontribuar kapaciteteve ekzistuese për studim, p.sh. para pak kohësh universiteti u zgjerua me 8 laboratorë të rinj, me 150 kompjuterë të tipit “Sun Thin Client” dhe 50 kompjuterë të zakonshëm për përkrahje të mësimdhënies, mësimnxënies dhe kërkimeve shkencore në Universitet. Pajisjet e mësimdhënies janë moderne dhe praktike, duke ofruar kushte optimale për aplikim të mësimit interaktiv.


    Qendra e mësimit universitar në Shkup nuk është aq e madhe sa qyteza universitare në Tetovë, por i përmban të gjitha veçoritë esenciale që e bëjnë UEJL-ën një universitet unik dhe evropian dhe një vend të mrekullueshëm për të fituar dije dhe diplomë. Qendra e mësimit universitar në Shkup gjendet në qendër të Shkupit, afër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përballë ambasadës së Italisë.


    Qyteza e UEJL-ës është e vetmja në Maqedoni, por edhe më gjerë, në të cilën që nga faza e projektimit dhe e ndërtimit i është kushtuar kujdes mbrojtjes nga ndotja e mjedisit jetësor. Një hapësirë e madhe e qytezës, afër 25.000 m2 është e mbjellë me gjelbërim. Afër 60% të materialeve të përdorura në fazën e ndërtimit janë me karakteristika ekologjike.


    Universiteti përdor ujë nga burimet e veta, i cili më vone filtrohet dhe është me cilësi të lartë dhe mundësi për përdorim të mëtutjeshëm. Në UEJL rëndësi e posaçme i kushtohet edhe përzgjedhjes dhe riciklimit të mbeturinave, kështu që bëhet ndarja e letrës dhe mbeturinave të tjera, të cilat më vonë dërgohen për riciklim në fabrika përkatëse.


    UEJL investon në mënyrë të vazhdueshme në teknologjitë që rrisin efiçencën e energjisë së përdorur elektrike, me çka kursehen sasi të mëdha të energjisë elektrike. UEJL, gjithashtu, parasheh investime në prodhimin e energjisë elektrike nga resurse që ripërtërihen, me çka jo vetëm që do të ndikohet në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit jetësor në Maqedoni, por edhe do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë e Maqedonisë.
    Sui generis

  4. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464


    Burimi i materiali, webfaqja zyrtare e UEJL www.seeu.edu.mk
    Sui generis

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •