Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Shqiperia historikish ka vujtur nga armiqt e brendshem, dhe po vuan nga nje gje e tille.
    Hapi i pare qe duhet te hedhi shqiperia eshte te bashkohet me kosoven, ne raste se bashkohet, atehere ka bere gjysmen e punes, dhe pasandaj shifet per me tutje, keshtu si diskutohet nga hapesi i temesm i bije fikes ajo shprehja qe po fluturon me pras me sum .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mr Zeid : 13-06-2011 më 21:54

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    per tu realizuar kjo enderr e shqiptarve duhet urgjendisht te ndrrohen elitat politike ne kosove dhe shqiperi

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Sovrani
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Vendndodhja
    V
    Postime
    193
    Bashkimi Kombetar eshte i mundshem, Shqipetaret e deshirojne ate.
    Kushtet jane ideale qe kjo te ndodhe, Serbia armikja kryesore po leshon pe, ajo nuk eshte anetare as e BE-se as e Natos, Maqedonia eshte shtet i brishte me 40% Shqiptar, me probleme te shumta me fqinjet.
    Parimet baze te bashkesise nderkombetare ishin mosndryshimi i kufijve me dhune(lufte) por ata ndryshuan si ne Bosnje ne Kosove dhe ne Maqedoni egziston nje baze solide e ndarjes teritorjale, ky parim pjeserisht u thye megjithse ne pamje nuk duket, por bashkesia nderkombeare nuk e ndalon ndryshimin e kufijve PA dhume, Shqiperia duhet te kerkoje nga aleatet e saje qe teritoret e saja te aneksuara nga fqinjet ti kthehen ne baze te nje Konference te ngjajshme si ajo e Londres kur u coptuan tokat tona. Mendoj se per te aritur Bashkimin e Kosoves dhe Maqedonise Perendimore duhet qe Shqiparet te bejne leshimet e tyre psh Chameria eshte nen Greqine anetare te NATOS dhe BE-se,kemi parasyshe interesin e Greqise per shkaterimin e Maqedonise, pra Greket mund te dakordohen njejt si Bullgaret qe Maqedonia te ndahet ndersa pretendimet tona per Camerine te ndalen, nuk them se kjo eshte finalja mirpo kjo eshte e mundur, tani per momentin, dhe jorastesisht as Serbia as Maqedonia nuk jane ne Nato. Me sa kuptoj qe Serbet gjithashtu duan qe te bashkojne repoblikaserbsken qe gjendet ne Bosnje me Serbine, gjithashtu Serbet mbajne veriun e Kosoves qe jane te gatshem ta shkembejne me Luginen e Presheves.
    Mendoj se eshte momenti i favorshem qe Shqiperia te kerkoje mbajtjen e nje Konference per ridefinimin e Ballkanit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sovrani : 13-06-2011 më 22:03

  4. #24
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Lajmet nëpër shtypin ektronik dhe ato audiovizuele për mua janë shumë dekurajuese dhe si pasoj e kësaj, Bashkimi Kombëtar, për momentin është një ëndërr e parealizueshme.

    Sipas faktorit ndërkombëtar, Bashkimi Kombëtar nënkupton krijim shtetesh etnike dhe si përundim - ndryshim kufijsh.

    Nuk po lëshohem në deklaratat e burrështetasve fqinj as në deklaratat e dashamirësve të Bashkimit Kombëtar ( të cilit grup i përkas edhe unë ), por po e hap si bisedë me ju të bisedojmë për këto çështje:

    1. Pse nuk është i mundshëm Bashkimi Kombëtar? dhe
    2. Nëse është i mundshëm, siç është i dëshiruar, si mund të realizohet kjo?

    Do të dëshiroja prej jush, ata që marrin pjesë në bisedë të jenë racionalë dhe të kenë kulturë shkrimi, të flasin me argumente dhe pa fyerje.

    Respekt për gjithë ata që në shpirt e kanë Bashkimin Kombëtar!
    A i`a vlen valle te biem ne primitivitetin e "burreshtetasve" fqinje (tadiç), me kompensim territoresh e idiotizma te kesaj natyre??? Patjeter qe nuk shtrohet ideja e bashkimit, perndryshe duhej te behej "rikonfigurimi" i gjithe planetit.
    S`besoj te kete interes aq te madh komuniteti nderkombetar qe t`i hyje nje nisme te tille.
    Me zgjuaresi te dyanshme, askush nuk na pengon nje bashkepunim te dyanshem intensiv (*ekonomik, kulturor,...etj.),ne interes po te dyanshem,... por (sic tha dikush me siper) kjo varet nga vullneti i "elitave" ne te dy anet. ne kete rast "bashkimi" de fakto eshte kryer.
    Por me primitivizem dhe babezi per pushtet e para, gjithcka eshte e kote.
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  6. #26
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Jam i bindur se mbi 60% e popullsisë janë për bashkimin Kombëtar... dhe po e zëmë se i zgjodhëm edhe udhëheqësit e merituar
    që e duan dhe punojnë për Bashkimin Kombëtar... atëherë
    cila është formula konkrete që edhe faktori ndëkombëtar të bindet se është i arsyeshëm dhe i mundshëm ky Bashkim Kombëtar?
    Ky 60% eshte sa per sy e faqe. Nje pohim koke, asgje me shume. Perndryshe do te kishte nje pjesemarrje me aktive dhe zgjedhje me te denje te perfaqesuesve.
    E vetmja formule konkrete qe mund te bind faktorin nderkombetar eshte ndershmeria jone, puna e ndershme e lidereve tane. Perkushtimi i sinqerte dhe dashuria ndaj popullit, qe per momentin nuk egziston, eshte argument i pathyeshem. Sepse qellimi eshte jashtezakonisht fisnik dhe s'mund te diskutohet. Ne jemi popull i vogel dhe keshtu te ndare e perqare shkojme drejt asimilimit. Mirepo lideret e sotem qe s'dine tjeter perpos te zgerdhihen para kamerave, nuk mund ta bindin askend.
    Ne kemi kundershtar por kemi edhe aleat.. duhet dime vetem t'i shfrytezojme. Amerikanet kane nevoje te madhe per nje aleat serioz te besueshem dhe stabil pse jo edhe te forte, ne ballkan. Greket e serbet jane prorus, ndersa ne jemi palaqo.

    Bashkimi duhet te behet ne terren, pa pritur se a do na japin a jo driten jeshile te medhenjte dhe pa kurrfar referendumi. Referendumi nevojitet per ta legalizuar dhe jo per ta bere ne praktik. Per kete askush s'na pengon, perpos lidereve tane natyrisht. Shqiperia legalisht eshte shtet, por praktikisht eshte pazar/treg denglash, ku se njeh qeni te zotin.

    Faktori ndërkombëtarë natyrish se nuk është i interesuar për bashkimin e kombit tonë.
    Jo pse i pengon , por nuk ka ndonjë domethënie të madhe për të.
    Deshira per bashkim nder shqiptar simbas bindjes sime ,jo vetem qe esht deshir ,pore une do thosha detyr,
    prioritet ose te jem me i kjart domosdoshmeri.
    Keto dy thenie mendoj se jane shume me vend.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Bashkimi kombetar nuk behet nga faktori nderkombetar por nga faktori kombetar......si dhe sa i pelqen faktorit nderkombetar bashkimi i faktorit kombetar kjo as qe perben ndonje problem.
    Rrjepja e mentalitetit partiak dhe fetar si dhe vetkuptimi se ku qendrojne mangesite, do te jene malgam per nje shikim me me vertetesi se si dhe sa shpejt mund te arrihet KY BASHKIM, QE NE PARAMETRAT BASHKE KOHORE SI GJEOPOLITIK ASHTU EDHE EKONOMIKODEMOGRAFIKE JANE ME SE TE PRIRURA PER NJE BASHKIM TE TILLE.....KJO MREKULLI HISTORIKE NA PRET VETEM NE QE JO BETEM TA BESOJME POR EDHE TA VEME NE JETE NE TE GJITHA ASPEKTET..
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  8. #28
    Citim Postuar më parë nga Sovrani Lexo Postimin
    Bashkimi Kombetar eshte i mundshem, Shqipetaret e deshirojne ate.
    Kushtet jane ideale qe kjo te ndodhe, Serbia armikja kryesore po leshon pe, ajo nuk eshte anetare as e BE-se as e Natos, Maqedonia eshte shtet i brishte me 40% Shqiptar, me probleme te shumta me fqinjet.
    Parimet baze te bashkesise nderkombetare ishin mosndryshimi i kufijve me dhune(lufte) por ata ndryshuan si ne Bosnje ne Kosove dhe ne Maqedoni egziston nje baze solide e ndarjes teritorjale, ky parim pjeserisht u thye megjithse ne pamje nuk duket, por bashkesia nderkombeare nuk e ndalon ndryshimin e kufijve PA dhume, Shqiperia duhet te kerkoje nga aleatet e saje qe teritoret e saja te aneksuara nga fqinjet ti kthehen ne baze te nje Konference te ngjajshme si ajo e Londres kur u coptuan tokat tona. Mendoj se per te aritur Bashkimin e Kosoves dhe Maqedonise Perendimore duhet qe Shqiparet te bejne leshimet e tyre psh Chameria eshte nen Greqine anetare te NATOS dhe BE-se,kemi parasyshe interesin e Greqise per shkaterimin e Maqedonise, pra Greket mund te dakordohen njejt si Bullgaret qe Maqedonia te ndahet ndersa pretendimet tona per Camerine te ndalen, nuk them se kjo eshte finalja mirpo kjo eshte e mundur, tani per momentin, dhe jorastesisht as Serbia as Maqedonia nuk jane ne Nato. Me sa kuptoj qe Serbet gjithashtu duan qe te bashkojne repoblikaserbsken qe gjendet ne Bosnje me Serbine, gjithashtu Serbet mbajne veriun e Kosoves qe jane te gatshem ta shkembejne me Luginen e Presheves.
    Mendoj se eshte momenti i favorshem qe Shqiperia te kerkoje mbajtjen e nje Konference per ridefinimin e Ballkanit.
    Përshëndetje sovrani,
    po e zëmë se u dakorduam me fqinjtë dhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk e ndalon ndryshimin e kufijve ( siç thua më lart ) pa dhunë, atëherë a do të dukej SHQIPËRIA ( gjithë trojet shqiptare ) si në hartën që ka sjellë sterni?

    shiko hartën këtu:
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...6&postcount=25
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #29

    Ian Cliff - zgjidhja e situatës në veri të Kosovës kërkon angazhim të përbashkët

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff ka thënë se zgjidhja e situatës në veri të Kosovës kërkon angazhim të përbashkët, ngase nuk mundet një vend i huaj ta zgjidhë problemin e veriut të Kosovës.

    Duhet që të jemi shumë kreativ dhe të punojmë në një strategji të përbashkët për t’iu qasur problemeve në veri”, ka thënë Cliff gjatë intervistës dhënë RTV21.

    I pyetur se cili është qëndrimi i Britanisë së Madhe rreth ndarjes së Kosovës ose shkëmbimit të territoreve me Serbinë, Cliff ka thënë se kjo është ide e keqe.

    Duke folur nga përvoja ime në Bosnjë e Hercegovinë unë e di pse kjo është një ide e keqe. Kur sekretari ynë i jashtëm ishte për vizitë këtu, e tha shumë qartë se komuniteti ndërkombëtar ka rivizatuar kufijtë e Ballkanit vazhdimisht për 130 vjet të tëra dhe koha për këto gjëra tashmë ka kaluar. Ne duhet të punojmë me kufijtë aktual. Dhe, nëse shikohet situata në rajon, shihet qartë pse ndarja nuk është ide e mirë dhe pse mund të prodhojë probleme të tjera”, ka thënë Cliff.

    Lidhur me idenë e këmbimit të pjesës veriore të Kosovës me Luginën e Preshevës, Cliff ka thënë se dyshon se Kosova dhe Serbia do të merren vesh për këtë punë.

    Ajo që po thoni ju, është tentim për krijim të shteteve etnike në Ballkan dhe sido që i rishkruani kufijtë një minoritet do të mbetet në njërin vend të caktuar. Siç e thashë edhe më parë një ide e këtillë mund të nisë probleme të shumta në Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni dhe në shumë vende të tjera”, ka thënë ambasadori britanik.

    Sipas tij, Kosova është e pavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë, por nuk është as pjesë e Shqipërisë.

    Ideja që mund të diskutohet diçka e tillë mendoj se nuk ka fare bazë dhe mendoj se edhe vendet tjera të BE-së nuk do ta pranonin këtë qasje. Unë e di se lansohen hipoteza rreth kësaj çështjeje siç ishin deklaratat e z.Dacic para disa ditësh edhe për të parë se si do të reagojmë ne të gjithë ndaj këtyre ideve. Për këtë arsye mendoj se është mirë që të gjithë të reagojmë në mënyrë shumë të vendosur në mënyrë që Serbia ta kuptoj mesazhin se ndarja nuk është fare në agjendë”, ka thënë Cliff.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #30

    Ja një përgjigje e kryeministrit shqiptar

    Sali Berisha: Ideja e bashkimit kombëtar, nga njerëz spekulantë


    ”Spekulant, njerëz të cilët janë absolutisht me mungesë totale identiteti shqiptar, duhet të mendojnë në një kontekst më të gjerë, interesi kombëtar evoluon, interesi kombëtar ka dinamizmin e tij”.

    Ideja e bashkimit të trojeve shqiptare, e hedhur në media nga organizata dhe personalitete të veçantë, është komentuar sot dhe nga kryeministri Sali Berisha në mbledhje e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Me tone të ashpra, Berisha ka deklaruar se përçuesit e kësaj ideje duhet të kenë parasysh se shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet kombit është integrimi në Bashkimin Evropian.

    “Ata që paraqesin pas 20 vitesh idenë e bashkimit, duhet të kenë parasysh se interesi më i mirë i shqiptarëve është Europa e bashkuar. Toka është e përjetshme, njerëzit janë udhëtarë. Integrimi i tyre në BE është, përveç tjerash, edhe mënyra e sigurt e ndërprerjes përfundimtare të vjedhjes, grabitjes së trojeve shqiptare”, tha Berisha.

    Por, në mënyrë direkte kreu i qeverisë shqiptare ka komentuar edhe personat që kanë hedhur këtë ide. Ai ka deklaruar se ata janë spekulantë dhe kanë mungesë identiteti shqiptar. Sipas tij, koha kërkon që politikanët dhe njerëzit të mendojnë në një mënyrë më të gjerë.

    “U ndala në këtë moment, sepse spekulant, njerëz të cilët janë absolutisht me mungesë totale identiteti shqiptar, duhet të mendojnë në një kontekst më të gjerë, interesi kombëtar evoluon, interesi kombëtar ka dinamizmin e tij. Ne nuk imponohemi, ecim drejt standardeve. Europa është transparente”, tha Berisha.

    Komentet e kreut të mazhorancës kanë ardhur pas deklaratave të lëvizjes “Aleanca Kuq e Zi”.

    origjinali këtu
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •