Lajmet nëpër shtypin ektronik dhe ato audiovizuele për mua janë shumë dekurajuese dhe si pasoj e kësaj, Bashkimi Kombëtar, për momentin është një ëndërr e parealizueshme.
Sipas faktorit ndërkombëtar, Bashkimi Kombëtar nënkupton krijim shtetesh etnike dhe si përundim - ndryshim kufijsh.
Nuk po lëshohem në deklaratat e burrështetasve fqinj as në deklaratat e dashamirësve të Bashkimit Kombëtar ( të cilit grup i përkas edhe unë ), por po e hap si bisedë me ju të bisedojmë për këto çështje:
1. Pse nuk është i mundshëm Bashkimi Kombëtar? dhe
2. Nëse është i mundshëm, siç është i dëshiruar, si mund të realizohet kjo?
Do të dëshiroja prej jush, ata që marrin pjesë në bisedë të jenë racionalë dhe të kenë kulturë shkrimi, të flasin me argumente dhe pa fyerje.
Respekt për gjithë ata që në shpirt e kanë Bashkimin Kombëtar!
Krijoni Kontakt