Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Faktori ndërkombëtarë natyrish se nuk është i interesuar për bashkimin e kombit tonë.

    Jo pse i pengon , por nuk ka ndonjë domethënie të madhe për të.

    Nëse e shiqojm interesin e shteteve fqinje , që për fat të keq i kemi armike dhe që mbajn të okupuara toka tona, atëher kjo e bën bashkësin ndërkombëtare që edhe më pak të jet e interesuar që të bashkohet kombi ynë.
    Kjo se pse si greqia ashtu edhe serbia kan pozita më të mira se ne dhe natyrisht edhe ndikim më të madh .

    Por pa marë parasysh kundërshtimeve nga bashkësia ndërkombëtare , mendoi se fajtor kryesor është vet politike e jonë.

    Nëse populli shqiptarë ka vullnet për bashkim , dhe zgjedh për udhëhqeës njerëz që punojn për bashkim kombëtarë , atëher bashkësia ndërkombëtare do të mbështes bashkimin tonë .

    Bashkësia ndërkombëtare ka regullat e veta që jan ligje dhe që nuk mund të i thejnë si fjala e referndumit për bashkim kombëtarë.

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Përshëndetje KILI
    Jam i bindur se mbi 60% e popullsisë janë për bashkimin Kombëtar... dhe po e zëmë se i zgjodhëm edhe udhëheqësit e merituar që e duan dhe punojnë për Bashkimin Kombëtar...
    atëherë
    cila është formula konkrete që edhe faktori ndëkombëtar të bindet se është i arsyeshëm dhe i mundshëm ky Bashkim Kombëtar?

    respekt,
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 13-06-2011 më 16:08
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #12
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Edhe pse respektoj mendimet e te tjereve, mund te them se aspak fare nuk pajtohem me kete se cka thote apo shkroi Dydrians.

    1. Kombi Shqiptar nuk ka fare probleme te brendshme apo te jashtme sic pretendoni ju. Problemet I kane udheheqesit – politikanet sin e Shqiperine Ame, si ne Kosove, si ne Iliride, si ne Lugine te Presheves, e si ne Malesi te Madhe. Pra populli – kombi Shqiptar nuk ka fare probleme.

    2. Populli – Kombi Shqiptar me askend nuk ka probleme, e ne radhe te pare me fqinjte. Ndose kombi Shqiptar ende eshte I Okupuar nga Sllavo Serbet e Maqedonasit dhe nga Greket. Serbia ende mban rreth 30 % te territorit te Kosoves nen okupim me strukturat e saja paralele. Shqiptaret ne Iliride jane pertej mase te diskriminuar ne gjdo aspekt jetesor, sikurse edhe Shqiptaret ne Lugine te Presheves. E most e flasim per Shtetin Ame Shqiperine, ku kufijte e saj ajeror I kontrollon Greqia dhe pertej saj tenton qe te mare toke shqiperise.

    3. Edhe pse ne shikim te pare duket te jemi te dobet Ekonomikisht, realisht nuk jemi sepse kemi nje mergate te forte kuqo qe jane, dhe kemi kapacitet te medha qe per nje periudhe te shkurte kohore te behemi ekonomikisht te forte. Mirepo natyrisht se keshtu te ndare ne 5 kufije te padrejte asnjeherash nuk mundemi qe ndonjehere ekonomikisht te forcohemi.

    4. Komunikimi ndermjet Shqiptareve te Shqiperise, Kosoves, Ilirides, Lugines se Presheves, Malesise se Madhe e Camerise eshte ne nivel shume te madh, dhe pa asnje pengese ndermjet tyre. Sepse shume Shqiptare si nga Kosova e si nga Ilirida e Lugina e Preshves e Malesia e Madhe gjdo vite veror kalojne pushimet neper pllazhet e bregdetit Shqiptar, dhe shume biznese jane te lidhura ndermjet Shqiptareve nga te gjitha anet. Ndonese problem te komunikimit kane politikanet nga te gjitha trevat, sepse atyre nuk ju konvenon Bashkimi Kombetar.

    5. Kerkesa per Bashkim Kombetar aspak fare s’ka te beje me perralla apo romantizem. Por kjo kerkesa eshte nje gje jetesore dhe elementare e Kombit Shqiptar. Sepse nuk jemi ndare ne vete, por jemi te ndare padrejtesisht nga fuqite e medha. Keshtu qe ketu nuk ka asgje te frigshme nga askush nese ne si komb kerkojme bashkimin tone.

    6. Kombi Shqiptar eshte shume I afte ndaj gjdo sfide. Sepse po te mos ishim te afte, nuk do I mbijetonim as okupimit te Turqise gati 5 shekuj sa ishte, dhe as atij sllav qe ishte thuajse 1 shekull. Keshtu qe personalisht mendoj qe ne kemi aftesi shume te madhe te perballemi me cdo situate. Ndonese politikanet e sodshme nuk kane ket aftesi te perballen me situate te ndryshme.


    Ne fund mendoj qe bashkimi I Kombit Shqiptar do ndodhe – deshen apo nuk deshen te huajt, deshen apo nuk deshen edhe armiqte tane qe kmi rreth nesh. Dhe deshen apo nuk deshen edhe politikanet e sodshem.
    Nese i sheh gjerat me syrin folklorik dhe romantik, ashtu eshte siç thua ti, mirepo nga ana tjeter kjo tregon shkallen e ulet te njohjes se problematikes shqiptare brenda per brenda dhe ne marredheniet me rajonin.


    E kam thene gjithmone se enderrat romantike dhe perrallat me tupan sjellin zhgenjime te medha!

  3. #13
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Nese i sheh gjerat me syrin folklorik dhe romantik, ashtu eshte siç thua ti, mirepo nga ana tjeter kjo tregon shkallen e ulet te njohjes se problematikes shqiptare brenda per brenda dhe ne marredheniet me rajonin.


    E kam thene gjithmone se enderrat romantike dhe perrallat me tupan sjellin zhgenjime te medha!
    Fare nuk i shoh gjerat me syrin folkorik e romantik. Gjerat i shoh ashtu sic jane dhe me fakte mundohem ti debatoj keto. Probleme ndermjet Kombit Shqiptar nuk ka. Por ka probleme ndermjet politikane ne pushtet, sepse atyre nuk ju intereson as populli as qeshtja kombetare por vetem pasuria e tyre individuale, familjare, farefisnore e partiake.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin

    1. Pse nuk është i mundshëm Bashkimi Kombëtar?

    2. Nëse është i mundshëm, siç është i dëshiruar, si mund të realizohet kjo?
    Pyetje 1 -Bashkimi kombetar per momentin nuk varet nga shqiptaret, por nga nderkombetaret.... Nuk mund t'ju interesoje europianeve bashkimi i shqiptareve (duke mos injoruar as politikat e ngaterruara ku x vend europian mbeshtet y vend ne ballkan etj), kur per momentin vete shqiptaret nuk interesohen.

    Te gjitha vendet e tjera i kane perfunduar bashkimet brenda nje shteti ne baze etnie. Zhvillimi social, si grup, i shqiptareve eshte shume i prapambetur ne krahasim me te gjitha vendet e tjera te Europes perendimore.

    Nga eksperiencat ne Shqiperi mund te them qe nje numer i konsiderueshem shohin vec interesin e tyre personal: dmth paret e asgje tjeter.

    Nuk mendoj se eshte i mundur aktualisht, por uroj te mos perkeqesohet me tej situata (e te mos 'shperbehet' perfundimisht) per shkak te c'ka thene Ariani:

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Fare nuk i shoh gjerat me syrin folkorik e romantik. Gjerat i shoh ashtu sic jane dhe me fakte mundohem ti debatoj keto. Probleme ndermjet Kombit Shqiptar nuk ka. Por ka probleme ndermjet politikane ne pushtet, sepse atyre nuk ju intereson as populli as qeshtja kombetare por vetem pasuria e tyre individuale, familjare, farefisnore e partiake.
    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sofi _ : 13-06-2011 më 17:10

  5. #15
    Citim Postuar më parë nga Sofi _ Lexo Postimin
    Pyetje 1 -Bashkimi kombetar per momentin nuk varet nga shqiptaret, por nga nderkombetaret.... Nuk mund t'ju interesoje europianeve bashkimi i shqiptareve (duke mos injoruar as politikat e ngaterruara ku x vend europian mbeshtet y vend ne ballkan etj), kur per momentin vete shqiptaret nuk interesohen.

    Te gjitha vendet e tjera i kane perfunduar bashkimet brenda nje shteti ne baze etnie. Zhvillimi social, si grup, i shqiptareve eshte shume i prapambetur ne krahasim me te gjitha vendet e tjera te Europes perendimore.

    Nga eksperiencat ne Shqiperi mund te them qe nje numer i konsiderueshem shohin vec interesin e tyre personal: dmth paret e asgje tjeter.

    Nuk mendoj se eshte i mundur aktualisht, por uroj te mos perkeqesohet me tej situata (e te mos 'shperbehet' perfundimisht) per shkak te c'ka thene Ariani:

    ...
    Përshëndetje Sofi dhe ARIAN

    po ju referohem shkrimeve tuaja, gjithmonë duke tentuar që të mos zgjatem shumë. ARIANI në përgjigjen paraprake përmnad nja 6 pika, për të cilat thotë se nuk janë problem ndërshqiptar dhe perfundimish vini nëpërfundim se problemi kryesor për mosrealizimin e Bashkimit Kombëtar është elita politike gjegjësisht udhëheqëse e shteteve shqiptare.

    Mendimi im është nëse pengesa kryesore për mos Bashkimin Kombëtar është elita polike, unë them se ky qenka problemi më i vogël.

    Po e zëmë: e hoqëm këtë elitë politike, si do ta bëjmë Bashkimin Kombëtar?
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 13-06-2011 më 19:04
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Pershendetje Projekt,

    Ne fakt une jam shpreh se kjo (problemi politik) nuk eshte pengesa kryesore, kjo eshte vec simptome, por mund ta degjeneroje situaten me tej. Mendoj se problemi kryesor jemi ne vet, ku si grup (te gjithe bashke, jo si individe) nuk kemi ende ate gjegjesim kombetar qe popujt e tjere (flasim per Europen perendimore) kane te pakten 1+ shekull qe e kane arritur.

  7. #17
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Problemi është elita politike, por problemi tjetër më i madh është fraksionalizimi i shoqerisë shqiptare në grupacione interesash dhe në ndjekje modelesh shoqërore që nuk promovojnë bashkim grupi, por defeksion. Muslimanët, ndjekin modelin e tyre shoqëror, Krishterët modelin e tyre dhe një pjesë tjetër modelin e tyre. Feja dhe ndarja fetare është ndoshta problemi më madhor i shqiptarëve, që ne sado ti biem vërdallë e ta injorojmë, po bëjmë si një pacient që nuk do ta pranoj se ka një sëmundje që duhet kuruar. Rilindasit u munduan të gjenin një zgjidhje, por përpjekja e tyre për të c'rrënjosur mbihypjen e këtyre shtresave toksike mbi kulturën e shqiptarit nuk pati përfundimin e dëshiruar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #18
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Përshëndetje Sofi dhe ARIAN

    po ju referohem shkrimeve tuaja, gjithmonë duke tentuar që të mos zgjatem shumë. ARIANI në përgjigjen paraprake përmnad nja 6 pika, për të cilat thotë se nuk janë problem ndërshqiptar dhe perfundimish vini nëpërfundim se problemi kryesor për mosrealizimin e Bashkimit Kombëtar është elita politike gjegjësisht udhëheqëse e shteteve shqiptare.

    Mendimi im është nëse pengesa kryesore për mos Bashkimin Kombëtar është elita polike, unë them se ky qenka problemi më i vogël.

    Po e zëmë: e hoqëm këtë elitë politike, si do ta bëjmë Bashkimin Kombëtar?

    Me plote kuptimin e fjales e them qe ne pergjithesi populli shqiptar ndermjet veti nuk aspak fare probleme te medha, ndonese ndonjehere nuk jane te gjithe te njetit pajtim.
    Per sa i perket asaj se kush eshte pengesa kryesore per mos lejimin e bashkimit kombetar shqiptar nuk eshte edhe aq e rendesishme sa qe eshte e rendesihme ajo se po te mbahej nje referendum mbar kombetar Shqiptar rreth kesaj, jame mese i bindur qe pjesa me dermuese si ne Kosove, si ne Shqiperi, si ne Iliride, si ne Lugine te Presheves jane PRO Bashkimit Kombetar.
    Natyrisht se tani ka bllokime rreth kesaj, e keto bllokime kryesisht vijne nga ca qarqe anti-shqiptare nderkombetare si Greqia, si Italia e ca Shtete tjera ku me ndihmen e politikaneve tane Servile mundohen qe Kombin Shqiptar ta perqajne ne baza fetare, ne baza klanore e ku ta dije.

    Vete fakti qe ne Kosove - qe permes krijeses se quajtuar Komb Kosovar dhe Shtet Multietnik mundohen ta ndajne popullin Shqiptar, mirepo kjo pune eshte shume e kot.

    E si do behet Bashkimi Kombetar. Bashkimi Kombetar do behet shume shpjet bile bile me shpejte se sa disa mendojne. Kosova do behet Shtet Sovran dhe I Shqiptarve ku me Pakon e Ahtisarit nuk eshte. Dhe me pastaj do behet ose Konfederate ose Federate ndermjet Kosoves dhe Shqiperise dhe me pastaj aty gradualisht do inkuadrohen Shqiptaret e Ilirides, e ata te Lugines se Preshves. E me vone ndonese do shkoje nje periudhe e caktuar kohore edhe Cameria do bashkohet Shqiperise Natyrale.

    Sepse nje gje eshte me se e ditur, e kete gje e dijne edhe fuqite me te medha se pa u zgjedh qeshtja Shqiptare ashtu sic duhet asnjehere nuk do kete rrahati ne kete pjese te ballkanit e europes, e ajo zghedhje eshte bashkimi kombetar shqiptar.

    Personalisht mendoje qe Shqiptaret ne BE - do hyjne te bashkuar si nje komb i vetem. Sepse edhe vete BE-ja eshte e perbere nga kombet. E Kosova nuk mund te kete komb Kosovar. Ndersa Shqiptaret e Maqedonasit asnjehere nuk mund te jetojne bashke.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #19
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Deri vone ARIANI_TB ka pasur nje firme shume te qelluar(edhe kjo e sodit eshte gjithashtu) qe thoshte "Politika pa historin eshte loje". Pra une mendoj qe udherrefyesi me i mire per cfardo hapi te metejme eshte mesimi qe duhet te nxjerrim nga historia.
    Kur u bashkuan shqiptaret gjate historise dhe pse..? Bashkimi me i forte mendoj se ka qene gjate Lidhjes se Prizrenit dhe kjo u be vetem ateher kur kolonat e muhaxhireve te perzene nga shtepite e tyre mbushi Kosoven.. dmth kur u be urgjente te nderrmirret diqka. Pse nuk u be nje gje e tille me heret.. diku 5 ose 10 vite me heret qe do te ishte padyshim shume me e frytdhenese ne idealet e saj? Sepse nuk ishte urgjente, mungonte largpamesia e lidereve dhe nuk parashihej qe turqia te kapitullonte aq shpejte. Pra deri sot shtyrje, nxitje per veprim ka qene urgjenca, jo realizimi i planit. Ashtu ndodhi me 1912 dhe edhe ne luften e fundit pat nje bashkim te turpshem te krereve sa per fotokujtim.
    Egziston nje teori qe thote se per ti eliminuar urgjencat e te ardhmes, duhet sot dmth paraprakisht, ti perkushtohemi gjerave qe kane rendesi ne jeten tone. Rendesia sot shmang urgjencen neser. Ti paraprijme me aktivitetin tone te sotshem ne qeshtjet me rendesi primare arritjen e diteve te veshtira. Te jem proaktiv sot ne kete drejtim per ti eliminuar gjendjet kritike te se ardhmes.

    Mendoj qe duhet se pari te jemi te vetedijshem per rendesine qe ka bashkimi ndershqiptar. Eshte absurde por shumica s'ja kan haberin kesaj rendesie. Ketu faji nuk eshte i popullit, eshte i lidereve inegzistent, i klases intelektuale inegzistente. Ne kemi lider qe si hajn as qente. Fajin kryesor te mungeses se lidershipit te vertet e shoh sot ne bashkesin nderkombetare. Kjo bashkesi nuk eshte e interesuar per mireqenien tone dhe e ben te pamunduren qe keta lider te mos lindin. Keta jane mjeshter ne shantazhe, kane shtete qindravjeqare dhe e din rendesin e fjales lider.
    Pra bashkimi mendoj se eshte i mundur, por per ta arritur kete duhet se pari te ngrisim lider te vertet(jo pazarxhi) dhe ti vendosim ne krye te vendit. Kjo eshte puna e veshtire, nese e arrijme kete, ateher bashkimi eshte i pandalshem.
    Vetem njerezit e medhenj mund te bejne vepra te medha. Ata kane guximin dhe largpamesin e mjaftueshme te shtrojne(sepse din rendesin) dhe te zgjedhin qeshtje te medha.
    Bashkesin nderkombetare, veqanerisht amerikanet, qe sot i kemi penges ne ngritje te lidershipit neser do ti kemi perkrahese te sigurte drejt bashkimit.
    Albin Kurti mendoj se ka premisa te mira dhe munt te jete njeri nga lideret e vertet. Ktu me shtym fakti se ai sot eshte i padeshiruar nga te gjithe, si nga sahanlepiresit vendor ashtu edhe nga pushtetaret nderkombetar. Shpresoj me tere fuqine e shpirtit te mos me zhgenjej.

    Feja dhe ndarja fetare është ndoshta problemi më madhor i shqiptarëve,
    Kjo eshte problem, por vetem derisa nuk kemi lider.

    Sepse nje gje eshte me se e ditur, e kete gje e dijne edhe fuqite me te medha se pa u zgjedh qeshtja Shqiptare ashtu sic duhet asnjehere nuk do kete rrahati ne kete pjese te ballkanit e europes, e ajo zghedhje eshte bashkimi kombetar shqiptar.
    Sic duhet nuk egziston te fuqite e medha. Kosova eshte rast tipik, ata e dinin mire se duhet zgjidhur qeshtja, por nuk leviznin as gishtin e vogel ne kete drejtim. U deshte te levizim ne seriozisht, per ti vere ne levizje ata.

    Mendimi im është nëse pengesa kryesore për mos Bashkimin Kombëtar është elita polike, unë them se ky qenka problemi më i vogël.
    Per mua ky eshte PROBLEMI. Elita ne pergjithesi, jo vetem ajo politike.

    Po e zëmë: e hoqëm këtë elitë politike, si do ta bëjmë Bashkimin Kombëtar?
    Elita eshte e pahjekshme. Mund ta zevendesosh me njerez te duhur, por jo mos ta kesh fare. Bashkimi arrihet permes elites, eshte rruge e pashmangshme. Elita krijon udherrefyesin. Pa elite jemi te vdekur si shoqeri.. qe ne fakt jemi shume afer.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  10. #20
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540


    ne 2025 do te jemi 6 milione dhe shumica e botes do na quajne cifutet e ballkanit po kujt i plasi

    sa e sigurte eshte kjo
    100 % eshte shkruar ne qitapet e masonryse ketu ne ameriqi



    shendet e para


Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •