Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Mendime rreth çështjes së Kosovës




    Realisht, njohja urgjente e Kosovës nga Athina do të diktonte që të gjithë ne ta kemi një Ballkan vërtetë stabil, demokratik dhe prosperues.

    Politika në botën tonë moderne mbetet edhe më tutje, arti i së mundshmes. Greqia, ka momentin që “artin politik të së mundshmes”, ta kthej në vepër. Me vendim të shpejtë, do t’ishte ideale ta njihte Republikën e Kosovës. Pse ? Me këtë rast, “pse”- et, vërtetë janë të shumta. Greqia, si një nga vendet e rëndësishme të rajonit, do ta shkrinte akullin e politikave të brendshme inerte dhe do ta rriste presionin ndërkombëtar që Kosova të njihet edhe nga vendet e tjera në Evropë, e më gjerë.

    E njohur si “atdheu” i antikitetit dhe “djepi” i filozofisë e demokracisë, Greqia ka shansin që duke e pranuar shtetin e Kosovës, të zhvishet nga imazhi i politikave nacionaliste-agresive. Po të analizohet problemi më thellë, çështja është se Greqia me njohjen e Kosovës, do të përfitonte shumë. Në plan të parë, njohja e Kosovës do t’i shtendoste shumë marrëdhëniet historike të Greqisë me shqiptarët kudo që ata jetojnë. Në këtë mënyrë, do t’i hapte portat e reja të mirëkuptimit, të bashkëpunimit në shumë nivele dhe e ardhmja e përbashkët do t’ishte më e fuqishme se deri më tani.

    Gjithashtu, do të krijohej një raport ndërballkanik më i balancuar nga aspekti gjeopolitik dhe gjeostrategjik dhe kësisoj, s’do të vinte ashtu lehtë si në të kaluarën, deri te konfliktet dhe luftërat në mes të shoqërive dhe popujve ballkanik. Ajo që do ta rriste prestigjin e Athinës tek shqiptarët, do t’ishte influencimi në Nikozi. Në këtë mënyrë, Qipro s’do të vazhdonte të mbetej viktimë e influencimeve serbe ta zëmë, apo të ngjashme në raport me Prishtinën.

    Me njohjen e Kosovës, nuk ka dyshim që Athina do të influenconte pak a shumë raporte më të relaksuara me Turqinë dhe, zgjidhje më të shpejtë të kontesteve me Maqedoninë.

    Por si do të shihej akti i njohjes greke të Kosovës në Bruksel? Njohja e Kosovës, do ta shtonte prestigjin e Athinës në raport me UE-në, si dhe do të ndikonte në ndërgjegjësimin e “klubit” të politikave kokëforta, nacional–hegjemoniste në nivele evropiane dhe, më gjerë.

    Evropa, ka nevojë për sa më shumë hapësira demokratike dhe të paqes, ka nevojë për një Ballkan të qetë, demokratik dhe që shkon drejt integrimit e zhvillimit pozitiv. Nuk ka dyshim që ky akt, do t’ishte i parë me mirëkuptim edhe nga SHBA-të sepse, në këtë mënyrë Athina do ta ndihmonte paqen, stabilitetin dhe perspektivën e rajonit. SHBA-të, duan një rajon sa më të qetë të Evropës Juglindore.

    Me aktin e njohjes së Kosovës, Greqia “rishikon” politikat e veta me Beogradin në kontestin historik, duke i dhënë kah pragmatik të nesërmes së saj. Pse? Tashmë, ka kaluar mjaft kohë që Athina dhe gjithë opinioni grek të jetë bindur për uvertyrën e politikave të gabuara që Beogradi ka ndjekur me të tjerët në gadishull, dhe sidomos me Kosovën. Kujtojmë faktin që Athina, ka zhvilluar tradicionalisht hapa jo real konform politikave të Beogradit ! Dhe është momenti që duke e njohur Kosovën, t’u vihet mur i qartë politikave ekspansioniste serbe.

    Athina, mund të ndihmoj jashtëzakonisht shumë që rajoni ynë ta orientojë të ardhmen sipas koncepteve demokratike dhe, paqja të kthehet në prioritet për shoqëritë dhe popujt tanë. Realisht, njohja urgjente e Kosovës nga Athina do të diktonte që të gjithë ne ta kemi një Ballkan stabil, demokratik dhe prosperues.

    Duke e njohur Kosovën, Greqia do t’i sfidonte në njëfarë mënyre “de jure”, edhe politikat që ndjekin vendet si Spanja, Sllovakia, Rumania etj.

    Greqia, është vend me prioritet në UE, në NATO dhe duhet ta kthejë “artin politikë të së mundshme”, në art politik - pragmatik. Në kohën kur Serbia ka për objektiv që të mbetet ndoshta edhe më tutje “bastion” i rrëmujave dhe konflikteve, është e udhës që vendi si Greqia t’ia pakësojnë asaj shpresat politike dhe diplomatike se, ajo do të mund të vazhdojë edhe në të ardhmen t’i influencoj mu rrëmujat dhe konfliktet, pa paguar asgjë…!

    Njoha athinase do t’ishte mesazh sfidues për këdo që aspiron që marrëdhëniet dhe sistemin ndërkombëtar, t’i ketë si “xhoker” përfitimi vetjak, në dëm të të tjerëve.

    Koha është që kur Kosova po shkon në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, akti i njohjes së Kosovës shtet, të vijë ’u nga Athina. Ndërkaq, Prishtina do t’ishte shumë mirënjohëse nëse njohja greke do të vinte në këto çaste: një njohje që do të ndikonte shumë në zhbllokimin e mentalitetit fragjil – ortodoks që dominon disa politika të vendeve evropiane dhe, më gjerë…

  2. #2
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Cilit argument po i frikësohet Serbia?


    Gent Prokshi



    Analistët vendorë të Kosovës janë disi të hamendur nga dokumenti shumë voluminoz të cilin Serbia e ka deponuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Ç'është edhe më e çuditshme, edhe vetë politikanët e Kosovës, ata në pushtet dhe opozitë pak kanë folur për këtë temë, me përjashtim të disave.

    Historia e Kosovës është e errët nga prizmi ndërkombëtar. Ka raste të pranimit të tregimit shqiptar apo serb ku e kemi rastin tek disa autorë të fundit britanikë, që pak a shumë e pranojnë këtë apo atë tezë.

    Tezat e mitit serb prapë po shfaqen tani në një dukuri të re. Atë në panelet ligjore të Gjykatës Ndërkombëtare në formën e një dokumenti mbi 600 faqesh. Disa mund të qeshin, por ata të mendojnë mirë arsyen e deponimit të këtij dokumenti aq voluminoz me një përmbajte historike, sigurisht krejt serbe, e pse jo edhe te autorëve serbofilë të fundit e të tjerë.

    Historia e betejave, luftërave, kryengritjeve, demonstratave, lëvizjeve politike, shoqërore e kulturor-fetare përfshihen ne këtë dokument.

    Përmbajta i këtij dokumenti është arsyetimi i kinse vazhdueshmërisë të kulturës serbe në Kosovë përmbi 8 shekuj, kurse e shqiptareve analfabet fillon prej vitit 1970 kur u vendos formimi i Universiteti te Prishtinës me bekimin e Beogradit.

    Kurse, qëllimi kryesor i këtij dokumenti është shkatërrimi i argumentit të TË DREJTËS PËR VETËVENDOSJE.

    Argumenti i të të drejtës për vetëvendosje është arma më e fuqishme e Kosovës, dhe do të ishte nëse me të vërtetë Kosova do ta përdorte si duhet. Do të jemi të bindur se shumica e shteteve që do ta njohin Kosovën dhe disa që edhe e kanë njohur duke përfshirë edhe SHBA-të, besojnë në të drejtën e vetëvendosjes. Edhe shtetet si Indonezia kanë konsideratë për argumentin e vetëvendosjes, ku edhe Kosovën e konsiderojnë po në atë kategori.

    Pra sa më shumë njohje në bazë të drejtës të vetëvendosjes deri te verdikti ndërkombëtar, do të jetë një shtytje e madhe për kauzën e lirisë së Kosovës.

    E drejta për vetëvendosje, të drejtë të cilën Kosova e plotëson tërësisht, është frika me e madhe e Serbisë. Shtypja e popullit shqiptar, kolonizimi, vrasjet, burgosjet, ndarja etnike, aparteidi, e e tjera, janë format kryesore të pranimit të drejtës për vetëvendosje.

    Andaj, si kundërshtim i këtyre ngjarjeve tragjike qe i ndodhën popullit shqiptar të Kosovës, rrjedh edhe dokumenti mbi 600 faqesh historik i Serbisë. Zbehja e argumentit të vetëvendosjes duke thënë se shqiptaret e Kosovës nuk janë autokton dhe forcimi i drejtës ndërkombëtare të sovranitetit, do të jetë pikërisht strategjia e Serbisë.

    Frika e Serbisë se Kosova do ta kthej gjykatën drejt vendimit të pranimit të argumentit të të drejtës për vetëvendosje, e ka bërë ekipin ligjor serb që ta kalojë shumicën e kohës në përpilimi e këtij dokumenti voluminoz me përmbajte historike.

    Por, pyetja e Serbisë shtruar Gjykatës është shumë e qartë dhe e thjeshtë dhe lidhet me diçka tjetër, pra rezolutën 1244. Ku, kjo tregon se as Serbia nuk dihet e sigurt që rezoluta 1244 ia garanton sovranitetin. Serbia nuk ka qenë shtet në kohën e 1244 dhe po mbetet vetëm në preambulë. Po ashtu Kosova deri ne vitin 1918 ka qenë si vend i okupuar, territor i kontestuar, nën sovranitetin otoman dhe protektoratin e aleateve rusë, ku ishin bullgarët, serbët e malazeztë. Vetëm në vitin 1919 Kosova u njoh si pjesë e Mbretërisë Jugosllave, ku shqiptarët ishin ose të dytët ose te tretët për nga popullsia shumicë. Kjo është ndër arsyet pse Serbia i ka kushtuar shumë vëmendje procesit historik.

    Megjithatë, Serbia do të mundohet të dobësojë argumentin e vetëvendosjes, dhe këtë e ka pikërisht cakun kryesor të arritjes. Tjerat argumente Serbia sigurisht do t'i përdorë duke argumentuar konventat e traktatet e ndryshme ndërkombëtare rreth sovranitetit.
    Por nëse Kosova nuk ka arritur të argumentojë se Kosova s'ka qenë pjesë e Serbisë, në aspektin ndërkombëtar, duke e argumentuar kualifikimin e të drejtës për vetëvendosje, atëherë fuqia e argumentit të vetëvendosjes çimentohet si boshti kurrizor i verdiktit.

    Kjo është arsyeja pse Serbia ka deponuar dokument voluminoz me përmbajte nga historiografia serbe, për ta sulmuar pikërisht këtë argument të fuqishëm që i frikësohet, dhe që mund të krijojë shtrat të fuqishëm përmbajtjesor si rrjedhim i shqiptimeve të palëve dhe gjykatësve në procesin përfundimtar. Nuk jam edhe aq i vrullshëm si ministri i Jashtëm Hyseni me dokumentin 200-faqësh.

    Prandaj, Serbia po e sulmon vetëvendosjen sepse nuk dëshiron qe ajo t'i ngjitet verdiktit përfundimtar te Gjykatës Ndërkombëtare.

    Ndërsa, ndërkombëtarët mendojnë qe Serbia këtu ka treguar guxim duke e rrezikuar temën e argumentit dhe duke u përqendruar më shumë jashtë aspektit të rezolutës 1244 ku kjo edhe mund te shkapërderdh argumentin dhe të krijojë konfuzione. Mund të jetë që edhe Serbisë i konvenon një verdikt konfuz, i pashtjelluar si duhet, por gjithsesi qëllimi i saj kryesor është shkatërrimi i argumentit të të drejtës për vetëvendosje me anë të këtij dokumenti 600-faqesh historik.

    Dhe nëse e shikojnë atë, në aty mund edhe të humbin në konfuzitet, duke njohur lobimin tonë ndërkombëtar të dobët si në aspektin diplomatik po ashtu medial nga ana e shtetit te organizuar ekzekutivo-legjislator të Kosovës.

    Ndërkohë, Kosova duhet të përgatitet për njohje të mëtejme, dhe një lidhje më të fuqishme me Shqipërinë si një opsion të cilin nuk e mohojnë as disa nga kullat diplomatike te shteteve qe i kemi në Arbëri.

  3. #3
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Purgatori i Kosovës!


    Behxhet Sh. Shala


    Kohëve të fundit është ripërsëritur kërkesa për dialog e cila ka munguar deri më tani për të kaluarën, jo shumë të largët, luftën e UÇK–së dhe protagonistët e saj! Në fakt, rapsodët e vërtetë dhe ata të çastit kanë kënduar vazhdimisht për këtë luftë, dikush sinqerisht, prej zemrës ose siç po përpiqemi t’i kopjojmë ata të Shqipërisë, nga emocionet ndërsa një numër jo i vogël i tyre lekun e kanë pasur emocionin kryesor mos të them të vetmin! E kur leku shndërrohet në emocion me një lehtësi dhe paturpësi aq të lehtë pse mos të shndërrohet edhe lufta në folklor aq pa shije, neveritës, pse mos të harrohen heronjtë e vërtetë dhe të zëvendësohen me kontrabandist të luftës dhe të paqes, pse të mos zëvendësohen antivlerat me vlera dhe.. në fund të fundit, pse mos të konsiderohet krimi si obligim dhe veprim patriotik!

    Heshtja gati 10 vjeçare për luftën ka prodhuar një ortek akuzash dhe dyshimesh, në radhë të parë nga ata, kontributi i të cilëve për luftën dhe çlirimin e Kosovës ka qenë i barasvlershëm me atë të Xhingis Kanit! Gabimi i radhës ishte se çdo përpjekje për të hapur dialog për luftën e që nuk ka qenë në përputhje me qëndrimet dhe interesat e grupeve kriminale e që kanë qenë eminenca gri e pushtetit, ta them gabim i madh vërtetë ishte përpjekja për diskualifikim politik, kombëtar, moral dhe medial i të gjithë atyre që luajtën një rol në këtë përpjekje titanike për çlirim ndërkaq që qëndrimet e tyre dallonin nga pushtetarët, që nga viti 1999 e deri më sot.

    Ndërkombëtarët mrizonin nën hije dhe krijonin dosje, jo kundër atyre që vërtetë mund të kishin bërë krime por kundër atyre që nuk përputheshin në projektet e tyre politike dhe ekonomike! Sa vrasje me motive etnike dhe politike, numri i të cilave nuk është i vogël në Kosovën e pasluftës u zbardhën deri më sot! Sa kriminelë u dënuan për këto krime? Fare pak ! Thuaja asnjë!

    Kutinë e Pandorës e hapi së pari ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, znj. Karla del Ponte në librin e saj ; “ Gjahu, unë dhe kriminelët e luftës”. Aty, zonja në fjalë pasi e dogji mandatin e saj në Tribunalin e Hagës, i akuzoi ish- ushtarët e UÇK-së për rrëmbim, keqtrajtim, vrasje dhe trafikim me organet e të rrëmbyerve (ajo thotë se kanë qenë qytetarë serbë të Kosovës). Akuzë më të tmerrshme, në ditë të sotit as që mund të paramendohet dhe në të cilën implikohen dy shtete, Shqipëria dhe Kosova. Qëllimi është shumë i qartë, vetëm ne shqiptarët nuk po e kuptojmë këtë! Nuk mund të kuptohet gjakftohtësia me të cilën liderët shqiptarë (të Shqipërisë) dhe ata kosovarë (të Kosovës) janë munduar ta injorojnë këtë!

    Heshtja e ndonjë problemi të caktuar i ka dy kuptime dhe mund të interpretohet sipas dëshirës. Me heshtje bëhen përpjekje të injorohet në çështje, nga më e lehta, deri te akuzat e Karla del Pontes psh. Kështu kanë vepruar institucionet e Kosovës. Fatkeqësisht ! Heshtjen e zgjedh edhe i dyshuari apo i akuzuari i cili e di se është i fajshëm apo e di se kush ka kryer krime por heshtjen e zgjedh si mundësi të mbroj veten dhe ata të cilët në të vërtetë janë përgjegjës për krime. Disi si në kajde të Omertas siciliane, e di por nuk flas, kam parë çdo gjë por nuk tregoj etj. Pikërisht në këtë xhoker ka luajtur Karla del Ponte, Çak Sudetiq, prokurorët e Zanierit, prokurorët serb, hetuesi i pajtuar nga Këshilli i Evropës për hetime të “pavarura” dhe , pse mos të them edhe vet Kermabo!

    Kjo situatë i përngjanë asaj kur je duke udhëhequr në futboll me rezultatin 10 me 0 dhe për shkak të gabimeve të shumta ndahesh i kënaqur nëse nuk mundesh nga kundërshtari me rezultat të thellë. Barazimin tashmë e projekton vetëm si ëndërr! Në këtë gjendje jemi tani! Nga një mal provash që i kemi detyrohemi të mbrohemi nga një fije kashte! Në vend që t’i fusim Karla del Pontes një padi për shpifje ordinere me të cilën do të merrej ajo, tashmë po i presim akuzat nga të gjitha palët, si telenovelat amerikolatine!

    Kur njeriu nuk ka ç’të bëjë, i fut një akuzë UÇK-së për krime lufte. Dhe këtë e bënë më lehtë se me e pi një makiato! Përmbajtjen e kanë (të Karlas), modelimin e bëjnë sipas kërkesave, me porosi. Disejnim hesapi!

    Po si sillet pala e akuzuar në këtë rast?! Sikur boksieri të cilit i numërohet ndonëse është goditur kundër rregullave, është goditur nën brez e që llogaritet si goditje e ulët! Ato rregulla po zbatohen sot në Republikën e Kosovës. Shërbimi më i keq që sot mund t’i bëhet Kosovës dhe gjithashtu mbrojtja më e keqe që mund t’i bëhet luftës dhe UÇK-së është slogani: ”ne kemi bërë luftë mbrojtëse, luftë të drejtë dhe luftë të pastër”.

    Se lufta ka qenë e drejtë dhe mbrojtëse është e vërtetë e pakontestueshme, është e ditur edhe për zogjtë e malit! Se ka luftëra të pastra, këtë nuk e besoj asnjëherë! As që ka pasur asnjëherë, madje as në Sony Playstation! Lufta mund të jetë shumë e ndytë dhe më pak e ndytë, e pastër kurrsesi! Mund ta kem edhe gabim! Çdo luftë i prodhon kriminelët e saj që dikush i akcepton si heronj apo i ambalazhon si të tillë. Nëse shteti nuk ndërmerr veprime ligjore kundër kriminelëve të luftës ata shndërrohen në kriminel të paqes, në çdo vend dhe pa përjashtim! Këtu unë e shoh numrin aq të madh të vrasjeve dhe rrëmbimeve në Kosovën e pasluftës, atyre me motive etnike dhe politike ndonëse e them se vetëm preteksti ka qenë politik dhe etnik ngase konteksti ka qenë kriminal, plaçkitje dhe ai ekonomik!

    Lufta e lavdishme e UÇK-së nuk kompromitohet për shkak të një grushti kriminelësh e gjithashtu as pavarësia e shpallur e Kosovës nuk rrezikohet para GJND-së shkaku i atyre kriminelëve sepse po të ishte kështu Serbia do ta humbiste pavarësinë e saj për 1000 vjetët e ardhshëm për shkak të krimeve të kryera në Slloveni, Kroaci, Bosnje, Kosovë dhe Luginën e Preshevës!

    Institucionet e Republikës së Kosovës duhet t’i bëjnë hetimet vet dhe të lirohen nga kriminelët pasi të jenë siguruar dëshmitë. Për shkak të shëndetit moral, politik, kombëtar dhe shtetëror që janë përcaktues të një ardhmërie normale të qytetarëve të saj dhe një shteti funksional duhet ta bëjnë këtë e jo për shkak të tekave të Karlës, Sudetiqit, Vukoviqit, Zanierit etj. Kriminelët duhet të trajtohen si kriminelë, pavarësisht përkatësisë etnike e gjithashtu edhe viktimat!

    Në Kosovë prej 1 janarit 1998 deri më 31 dhjetor 2000 janë vrarë dhe zhdukur afërsisht 15.000 persona në mesin e tyre edhe qytetarë serbë dhe romë andaj gjithsesi duhet të bëhen hetimet në bazë të të cilave do të përcaktohet fajësia. Në të kundërtën spekulimet nuk do të përfundojnë asnjëherë dhe nuk do të vihemi në situatë që luftën dhe UÇK-në, ta mbrojnë horrat të cilët mbrojtjen e saj në fakt e përdorin për komprometimin e saj pa siguruar asnjë fakt!

    Definitivisht duhet të ndahemi, kriminelët të shkojnë aty ku e kanë vendin ndërsa ne duhet të ndërtojmë një ardhmëri për pasardhësit tanë. Nuk duam që ardhmëria të jetë peng i krimit dhe që as shtetin e Kosovës ta gërryejnë minjtë e nëntokës dhe kriminelët e luftës! Edhe të paqes!

    (Autori i shkrimit është drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-së. Qëndrimet janë personale)

  4. #4
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Kur Artemije bëhet të vendosë për Prizrenin?!


    Adnan Abrashi

    Jo! Nuk është ky titull i bërë qëllimisht si sensacional për gazetë, sepse, pas fillimit të aplikimit të Ligjit mbi zona të veçanta të mbrojtura dhe aprovimit të mundshëm të Draft-Ligjit në propozim për Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Qendrës Historike të Prizrenit nga ana e Kuvendit të Kosovës, kjo metaforë e konstatuar nga titulli, praktikisht edhe mund të bëhet si e mundshme.

    Kuptohet se, bukvalisht, peshkopi serb Artemije, nuk ka aspak gjasa të jetë dhe as të zgjidhet kryetar politik i Prizrenit, por nëse së shpejti nga ana e Kuvendit të Kosovës do të votohet një Ligj që tash për tash është në përgatitje e sipër si propozim (draft), atëherë, Selia e Kishës Ortodokse Serbe në Prizren, do mund t’i ketë disa kompetenca tejet të rëndësishme, të cilat, në masë të madhe do ta ngushtojnë vendimmarrjen e pavarur dhe profesionale të një institucionit tejet të rëndësishëm komunal, sikur është Drejtoria Komunale për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor.

    Për çka është fjala më konkretisht?

    Në mbështetje të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës (të hartuar nga Z. Martti Ahtisaari) dhe në Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (Ligji Nr. 03/L-039) të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, për tërë territorin e Republikës së Kosovës në përgjithësi, konstatohen 44 këso zona të veçanta të mbrojtura, ndërsa, neni 8, pika 8.2 , i këtij Ligji, në mënyrë eksplicite obligon krijimin e një zone të mbrojtëse së veçantë si Qendrër Historike e Prizrenit, ku thuhet: “ ...çdo aktivitet i ri në Zonën e Veçantë të Mbrojtur për Qendrën Historike të Prizrenit do të rregullohet me një ligj të veçantë”.

    Pikërisht, për ta përmbushur këtë obligim që del nga neni i sipërcekur të këtij Ligji, e hartuar nga një grup punues i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si projekt për Qendrën Historike të Prizrenit është propozuar ky Draft-Ligj, i cili, së shpejti do t’i ofrohet Kuvendit të Kosovës për miratim.

    Në nenin 3 të këtij Draft – ligji, i cili më ra në dorë përmes disa kanaleve të besueshme nga kjo Ministri, decidivisht thuhet: “Zona e Veçantë e Mbrojtur për Qendrën Historike të Prizrenit, do të themelohet nga organet komunale të Prizrenit në bashkëpunim me KZM (Këshillin Zbatues Mbikëqyrës) dhe ajo në kuadrin e saj do të përfshijë këto objekte monumentale të trashëgimisë kulturore: Kishën e Virgjëreshës së Shenjtë të Levishës; lagjen e vjetër “Mëhalla Marash”; Kishën e Shpëtimtarit të Shenjtë; Shkollën Ortodokse për Priftërinj e Kirilit dhe Metodit të Shenjtë; Kompleksin i Rezidencës Episkopike (që përfshin rezidencën e Peshkopit, Katedralen e Gjergjit të Shenjtë, Kishat e Gjergjit të Shenjtë (Runovic) dhe Nikollës së Shenjtë (Tutic)….etj”

    Nëse e kemi parasysh diametrin e përcaktuar mbrojtës ligjor prej 50-100 metra të çdo objekti kulturor në veçanti, dhe të gjitha këto i bashkojmë në varg me njëra- tjetrën, atëherë, praktikisht, na del se mbi 70 për qind e hapësirës kadastrale të qytetit të Prizrenit, do të përfshihet në një zonë të veçantë të mbrojtur.

    Më tej, neni 6 dhe 7 i këtij Draft-Ligji, si aktivitete të ndaluara dhe të kufizuara në këtë zonë të mbrojtur, përcaktohen: ndërtimet apo zhvillimet industriale, të tilla si eksplorimi dhe shfrytëzimi i burimeve minerale dhe ndërtimi i digave, centraleve elektrike apo linjave të tensionit, furrave dhe fabrikave dhe rrugëve transite në zonat rurale; ndërtimet apo zhvillimet që çojnë në shpyllëzimin apo ndotjen e mjedisit; ndërtimet apo zhvillimet komerciale të tilla si: strukturat ose godinat më të larta se manastiri/kisha/monumenti kulturor që duhet të mbrohet; ndërtimi i rrugëve; ndërtimi i magazinave, punëtorive, shitoreve, restoranteve, bareve, kafeterive, hoteleve, moteleve, tezgave dhe kioskave ushqimore, stacioneve të furnizimit me karburant dhe riparimit të automjeteve, super-marketeve, klubeve të natës, apo ndonjë ndërtimi tjetër në shkallë më të gjerë në zonat rurale; tubimet, argëtimi dhe zbavitja publike; dhe urbanizimi i tokës bujqësore.

    Nëse nisemi nga fakti se në qytetin e Prizrenit, pikërisht në këto hapësira është “KORZO”-ja , shëtitore ku rregullisht tubohen qytetarët për të shëtit; pastaj, mu në këtë zonë janë të vendosura objektet më atraktive të zbavitjes, si: kinemaja, lokalet e ndryshme hoteliere, baret, kafeteritë, dyqanet e shumta të zejtarisë dhe të artizanaleve karakteristike prizrenase...pikërisht në hapësirat e kësaj zone mbahet edhe festivali me rëndësi ndërkombëtare “DOKU FEST... etj.

    Merrni me mëndë, nëse ky Draft-Ligj kalon në Parlamentin e Kosovës, atëherë, për 70 përqindëshin urbanistik të territorit hapësinor të qytetit të Prizrenit, kompetenca më të mëdha të vendosjes për disa çështje, do t’i ketë, kush tjetër, përpos Artemijes. Atij dhe kujtdo tjetër nga Zyra e Kishës Ortodokse Serbe, kur t’u teket dhe aq herë sa do t’u pengoj ndonjë këngë shqipe që vije nga altoparlanti i lokalit 50 metra afër tempullit të tyre fetar, menjëherë mund të kërkojë që të mbyllet ai lokal, e mos të flasim për kompetencat tjera edhe më të mëdha që ua jep ky ligj, për hartimin e të cilit, paraprakisht, nuk është marrë mendimi meritor edhe i qytetarëve të Prizrenit. Përkundrazi, ky ligj si propozim nga politika, po tentohet që në mënyrë të heshtur, tinëzisht dhe pa zhurmë të madhe në opinion, shpejt e shpejtë t’i imponohet Kuvendit të Kosovës për miratim.

    Edhe terreni i ekzekutimit në praktikë të këtij ligji për Prizrenin, veç është parapërgatitur me kohë. Në konkursin e publikuar kohë më parë për drejtor të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore të Prizrenit, në vend se, në këtë post të zgjidhet një ekspert në profesion, qëllimisht dhe në mënyrën më djallëzore është zgjedhur një joprofesionist, kuptohet kuadër i dëgjueshëm partiak.

    Pasi që, nga Kuvendi i Kosovës, ky Draft-Ligji pritet të miratohet diku kah muaji maj i këtij viti, Prizrenasit si qytetar, në asnjë mënyrë nuk duhet të heshtin në këtë drejtim.
    Ata patjetër duhet ta ngrenë zërin e tyre në çdo formë dhe mënyra të ndryshme, duke treguar kështu se këto budallallëqe që bëhen nga një grup me mendësi të kufizuar njerëzish, aspak nuk shpreh vullnetin e tyre qytetar dhe popullor.

    Unë, me këtë rast, sinqerisht shpresoj se, më në fund, prizrenasit e mi do të vetëdijesohen në këtë drejtim...?!

  5. #5
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Kosova dhe globalizimi: nga Somalia në Singapor një rrugë për ta bërë

    Valdrin Grainca

    Fuqitë e Mëdha janë përfitueset më të mëdha në procesin e globalizimit. Ky përfitim vjen nga fuqia e tyre për t’i determinuar marrëdhëniet me shtetet tjera dhe vetë procesin e globalizimit. Mirëpo, një pyetje hamendëse është: si është e mundur që disa shtete, edhe pse të vogla, përkundër procesit të globalizimit mund të kenë mirëqenie mbresëlënëse derisa të tjerat ‘gjithnjë’ janë vende të pazhvilluara? Shembull, Somalia është një vend i varfër me ekonomi të rrënuar, varfëri, dhe anarki. Në anën tjetër, Singapori është një vend i jashtëzakonshëm sa i përket rritjes ekonomike, zhvillimit të teknologjisë, pra, përkundër fuqisë së tij relative ai vend gëzon mirëqenie. Mënyra më e mirë për tu përgjigjur në këtë pyetje është vetë koncepti i fuqisë.

    Ka disa teori që paraqesin pikëpamjen e tyre mbi konceptin e fuqisë (power). Realizmi klasik thekson se fuqia është e barabartë me resurset që një vend posedon. D.m.th. madhësia e popullsisë, gjeografia, pasuritë natyrore, territori etj. Por, humbja e SHBA-së në Luftën e Vietnamit dhe pastaj humbja e Bashkimit Sovjetik nga Afganistani e rrënoi kredibilitetin e këtij koncepti. Një Vietnam në çdo aspekt më inferior fitoi luftën. Si rezultat doli një koncept tjetër mbi fuqinë. Ky është koncepti i fuqisë efektive (effective power). Mbështetësit e këtij koncepti theksojnë se nuk ka rëndësi cilat janë resurset por në sa mënyrë efektive përdoren ato resurse. Shembull, nëse Kina ka më shumë se 1 000 000 000 banorë kjo nuk do të thotë se ka po aq fuqi (burime) njerëzore sepse mundësitë mobilizuese nuk janë në atë nivel. Singapori ka një popullsi të vogël (katër milion) por avancimi në të gjitha rrafshet shoqërore (shembull rrafshi teknologjik) është i jashtëzakonshëm. Pra, është një shfrytëzim efektiv i popullsisë.

    John Rawls, një ndër politologët më të shquar të teorisë normative, thekson se prosperiteti i një vendi nuk varet nga resurset natyrore por nga mundësia e njerëzve që ti zhvillojnë talentet e tyre. Në këtë rrafsh Somalia nuk ka bërë ndonjë veprim, prandaj, është një shtet i dështuar (failed state). Përkundër supozimit që Somalia është e pasur me naftë ky burim i mirëqenies nuk është i shfrytëzueshëm sepse mungojnë talentet. Somalia nuk ka arritur të vendosë një strukturë të drejtë të shoqërisë ku secili individ do të kishte mundësinë të zhvillonte talentin e tij. Ky parim vlen edhe për shumë shtete tjera në botë që nuk kanë arritur të zhvillohen. Për ndryshim nga Somalia, Singapor ka krijuar një mundësi që njerëzit të zhvillojnë talentet e tyre. Aq më tepër, në mes të vendeve të industrializuara ka një konkurrencë shumë të madhe që sa më shumë dhe sa më mirë të i zhvillojnë talentet e tyre. Shembull, nxënësi i klasës së katërt në Singapor mëson matematikën që nxënësit amerikanë e mësojnë në klasën e shtatë. Pra, është një luftë e madhe për dije sepse dija është fuqi dhe rrugë drejt shfrytëzimit sa më të mirë të resurseve njerëzore dhe natyrore.

    Në këtë situatë, Kosova përngjan më shumë me Somalinë ndonëse është më e avancuar. Pasuritë nëntokësore, territori i vogël, fuqia e vogël si shtet, popullsia e re nuk janë përcaktues të zhvillimit tonë në rrafshin shoqëror në përgjithësi dhe në rrafshin ekonomik në veçanti. Sa i përket zhvillimit ekonomik, shpeshherë flitet si përparësi fakti që përqindja më e madhe e popullsisë është e re dhe kjo kategori e njerëzve do të jetë një katalizator i zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Por, ekzistimi i një fakti të tillë s’mund të jetë pozitiv nëse ne nuk e shfrytëzojmë në mënyrë efektive (duhur).

    Duke u nisur nga teoria normative dhe praktikat e shteteve tjera, që Kosova të ketë sukses në zhvillimin e gjithmbarshëm në epokën e globalizmit ne duhet të kemi një strukturë të drejtë (just) shoqërore. Në regjimet komuniste kjo nënkuptonte barazi për të gjithë proletariatin. Në sistemin Evropian nënkupton barazi para ligjit për të gjithë individët. Dhe, në atë amerikan nënkupton barazi kushtesh për të gjithë individët. Cila do që të jetë nga këto dy të fundit është një rrugë e mirë për të qenë një shtet i suksesshëm. Shembull, nëse konkurset për punë të shpallura nga ana e qeverisë do të ofronin mundësi të barabarta për konkurrentët aty do të punësoheshin më të përgatiturit për atë punë. Kjo do të reflektonte pozitivisht në dy aspekte. Aspekti i parë është ai i funksionalitetit. Punësimet e duhura do të bënin një administratë të efektshme dhe kreative për shkak të etablimit të elementit të profesionalizmit. Aspekti i dytë do të ishte dija. Nëse për një vend pune duhet të jesh sa më profesional sepse është kushti bazë për punësim atëherë shumë të rinj do të orientoheshin në arsimim sa më cilësor. Pra, nuk do të kishim studentë vetëm në aspektin kuantitativ por edhe në atë kualitativ. Dhe ky i fundit përcakton shfrytëzimin e resurseve në mënyrë sa më efektive.

    Por, si mund ne t’i bëjmë konkurrencë vendeve si Singapori që kanë krijjuar traditë në këtë proces të globalizimit? Proceset politike ne politikën botërore nuk janë vetëm në krijimin e regjimeve të ndryshme (p.sh. ekonomike) në nivel global. Ato përcaktohen edhe në nivel regjional dhe ky përcaktim ka disa rrjedhoja për Kosovën. E para, Kosova lidhet me regjimet e krijuara nga Bashkimin Evropian. Rregullat e BE mëtojnë që të krijojnë një shoqëri evropiane e aftë të përballet me sfidat e globalizimit. Duke ndjekur këtë rrugë të trasuar nga BE (Marrëveshja e Lisbonës) Kosova mund të arrij një strukturë shoqërore e bazuar në drejtësi si dhe zbatimin e praktikave më të mira. E dyta, në ekonominë botërore dy tregjet më të mëdha janë i SHBA-së dhe BE-së. Kjo nënkupton që shumë kompani do të jenë të interesuara të hyjnë në këto tregje. Në këtë aspekt, investimi bëhet në shtetet që janë në rrugën e anëtarësimit në BE. Kjo nënkupton që konkurrenti ynë nuk janë vendet si Singapori por vendet si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, dhe Shqipëria. Në këtë mes, krijimi i lehtësirave legjislative, qeverisja efikase dhe kreative (krijimi i parqeve industriale) do të jenë përcaktues të primatit në rajon.

    Në përfundim, formimi i një strukture shoqërore të bazuar në drejtësi për të gjithë është një parakusht që Kosova të ndjek shembullin e vendeve si Singapori. Fuqia jonë relative nuk është përcaktues i pozitës tonë në proceset globalizuese por do të jetë efikasiteti i shfrytëzimit të potencialeve tona. Kjo dmth se krijimi i kushteve për individët që të zhvillojnë talentet e tyre do të rezultojë në një Kosovë të aftë të përballet me sfidat në botën e globalizuar.

  6. #6
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Përrallat e kryeministrit

    Shkëlzen Dakaj

    Sot për disa momente në hotelin Grand, pata rastin të shohë një “ëndërr". Befas m’u bë sikur po jetoja në një shtet të Evropës, ku ofron perspektivë dhe ku niveli i papunësisë është në një shkallë shumë të ulët. Për pak momente u ndjeva i mburrur se sa Qeveri të përkushtuar paskemi dhe sa zhvillim të hovshëm paska sjellë qeveria e kryeministrit Thaçi.

    Këto ishin ndjenjat që përjetova sot gjatë kohës sa përcillnim hapjen e një panairi të quajtur “Berëza e Punësimit 2009”, e organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

    U ndjeva i tillë, atëherë kur kryeministri i Kosovës e mori fjalën në këtë konferencë, pas presidentit Sejdiu. Presidenti, edhe pse pati një fjalim bosh, në fund dha një mesazh për bizneset. Mesazhi i presidenti Sejdiu ishte i qartë se po ta punësonin vetëm nga një
    qytetar, rreth 40 mijë biznese në Kosovë, kjo do të ndikojë në zbutjen e papunësisë.

    Derisa kryeministri Thaçi, duke iu drejtuar të pranishmëve, qytetarë të papunë dhe disa përfaqësuesve të bizneseve, foli për zhvillimet dhe përkushtimin e Qeverisë për rritjen e vendeve të punës. Për shumë të arritura të Qeverisë të cilat kanë ndodhur pas shpalljes së pavarësisë, por të cilat nuk kishin emër.

    Kryeministri, pas “përrallës” pak më të butë të presidentit Sejdiu, filloi të tregojë “përralla” aq të rënda sa i ngjanin atyre të Enver Hoxhës, kur ai u tregonte fëmijëve për Shqipërinë me lule. “Qeveria e Republikës së Kosovës është e zotuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar, Qeveria e Republikës së Kosovës po punon në të mirë të interesave të qytetarëve”, ky ishte refreni i zakonshëm i kryeministrit, pa përmendur asnjë projekt konkret.

    Kryeministri shfrytëzoi rastin të mburret me iniciativën e AKB-së, e cila padyshim ka një rëndësi të veçantë në këtë vend me shkallën më të lartë të papunësisë, por që është shumë minor në krahasim me nevojat dhe me punën që duhet ta bëjë shteti në luftimin e varfërisë.

    Kryeministri përshëndeti edhe punën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për përkushtimin dhe të arriturat e kësaj ministrie në punësimin sezonal të të rinjve!
    E çuditshme apo jo?

    Padyshim është e çuditshme, po të kujtohet intervista e ministrit Nenad Rashiq, të cilën e pati para dy-tre ditësh në KTV. Ministri Rashiq, megjithatë u tregua i sinqertë, duke e arsyetuar dështimin e shumë projekteve të kësaj ministrie për punësimin e të rinjve. Ai tha me keqardhje për qytetarët, se projektet e kësaj ministrie kanë dështuar për shkak të krizës globale. Ai nuk u mburr me një numër të vogël të të punësuarve në Afganistan, por pati guximin që në këtë intervistë të shprehë keqardhje për dështimet e kësaj ministrie për punësimet sezonale që kishin premtuar në Itali, Finlandë, Gjermani etj.

    Duhet kujtuar se, pas ngjarjes më të rëndësishme në historinë e Kosovës, ditës së shpalljes së pavarësisë, mesazhet nga të gjithë miqtë e Kosovës kanë qenë të qarta: Përvishuni punës dhe ecni drejt zhvillimit ekonomik të vendit. Ky ishte mesazhi për ndërtimin e një shteti të ri, me stabilitet dhe perspektivë drejt Bashkimit Evropian.

    A ndodhi kjo që u prit nga gjithë qytetarët dhe miqtë e këtij vendi?

    Nëse behët një vlerësim për punën institucionale të Republikës së Kosovës në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve, lehtësisht mund të thuhet se deri më tani nuk ka shkëndija inkurajuese për ditë më të mira. Qeveria ende po feston dhe propagandon me teori të thata, por nuk shihet të ketë përmirësuar diçka në jetën e qytetarëve. Këtë e dëshmon sot edhe fjalimi i kryeministrit, ku në mungesë të ndonjë iniciative ose strategjie të qeverisë për ta luftuar papunësinë, gjen rastin të mburret me iniciativa të tilla që, prapë po them, janë shumë minore në atë çfarë është pritur se do të ndodhë pas pavarësimit të vendit.

    Nga shpallja e pavarësisë e deri më tani nuk e kemi parë asnjë projekt i cili premton punësimin e qindra ose mijëra të rinjve. Nuk na ka ndodhur të shohim kryeministrin apo ministrat duke prerë shiritat e ndonjë fabrike të madhe që është ndërtuar në Kosovë. Nuk kemi parë asnjë kompani gjigande që ka filluar të derdhë kapitalin e vet në këtë vend. Nuk kemi vënë re ndryshime të mëdha në politikat fiskale që joshin investitorët. Nuk kemi lexuar ndonjë statistikë të zbutjes së shkallës së papunësisë, sikur as që e kemi dëgjuar për ndonjë strategji se si duhet të luftohet varfëria e këtij vendi që mbetet edhe më tej në listën e vendeve më të varfra në rajon. Madje, as nuk kemi vërejtur që është zvogëluar numri i atyre që në çdo skaj të Kosovës i sheh, duke zgjatur duart për t’i dhënë lëmosh.

    Ato që vihen re çdo ditë, janë fushatat politike, ose propagandimi për ta shtuar elektoratin. Ndërsa mund të veçohet vetëm puna e dy ministrive: ajo e Transportit dhe e Arsimit.

    Po ashtu, duhet të përmendim se deri më tani nuk e vërejtëm akoma se çfarë u bë me dhuratat e çmuara financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa vendeve evropiane, që u premtuan pas shpalljes së pavarësisë. Apo edhe këto të fundit nuk do të lënë gjurmë të thela në përmirësimin ekonomik të vendit, sikur edhe miliarda të tjerë që thuhet se janë investuar në Kosovë nga organizatat e huaja.

    Si duket tani janë harruar ose nuk po i del kohë Qeverisë për t’u marrë me to! Këto donacione ishin piketime precize drejtuar institucioneve të Kosovës, se kah tash e tutje të orientohet opusi dhe të përmirësohet jeta e qytetarëve.

    Aspak të rastësishme, këto ndihma miliardash u premtuan menjëherë pas njohjes së pavarësisë nga disa shtete. U premtuan për ta forcuar ekonomikisht këtë vend.
    Nuk po e dimë se çfarë ndodhi me to? Ku janë 335 milionë dollarë që Amerika ia fali Kosovës? Çfarë ndodhi me 124.9 milionë euro të bashkimit Evropian të premtuara për vitin e parë të ndërtimit të shtetit ose çfarë do të bëhet me 335 milionë euro, me të cilat institucionet e Kosovës duhet të menaxhojnë deri në vitin 2011. Çfarë ndodhi me 12 milionë franga që Zvicra ia premtoi Kosovës.

    Të gjitha këto shtete premtuan mjete për ta vënë një gur në themelin e ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës nga brenda.

    Të gjitha këto ndihma të premtuara, cak kishin shtyllat më kryesore për rritjen e vendit tonë. Ekonomia, energjetika, bujqësia, sistemi gjyqësor, synonin të ishin fushat e goditura nga portofolat e këtyre vendeve. Në këtë mënyrë, duke investuar në këta sektorë pritjet ishin që të zvogëlohet shkalla e papunësisë dhe të rritet mirëqenia e qytetarëve.

    Ndoshta dikush vlerëson se është herët të flitet për ndryshimet e vërejtura, mirëpo këtu akoma nuk shihet asnjë sinjal. Ndryshimet nuk po vihen re të kenë ndodhur. Institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë dhënë sinjale se iu kanë qasur si duhet sferës jetike për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Deri më tani mund të thuhet se nuk ka lëvizje në këtë drejtim. Të paktën jo tek ata që janë larg pushtetit nëse diçka ka ndryshuar tek pushtetarët.

    Kjo mund të thuhet derisa presidenti, kryeministri dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë guximin të mburren me një projekt, ku kërkesat për punë janë aq të mëdha.

    (Autori është kryeredaktor i revistës “Ekonomisti“)

  7. #7
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Zhvillimi ekonomik i Kosovës nga qytetarët e saj!?


    Alban Kastrati

    Si mund qytetarët e Kosovës të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit? A ka mundësi që një lëvizje qytetare për zhvillim ekonomik, të na nxjerr nga ky mjerim ekonomik? A vlen thënia e famshme e ish-presidentit amerikan (JFK), edhe për ekonominë tonë për të cilën ne të gjithë ndjejmë keqardhje?

    Nuk do të hyja thellë në statistikat e varfërisë dhe impotencës sonë ekonomike në të cilën jetojmë ne qytetarët e Kosovës. Përkundrazi, dua të përsëris atë që është thënë edhe më parë, se në demokraci, fuqia rrjedh nga populli. Mirëpo, çfarë po bën populli për të kapërcyer këto “ditë të zeza” të cilat këtu po zgjasin një jetë të tërë.

    Një kosovar i zakonshëm, nuk mërzitet fort për të tjerët dhe nuk e ka ndjenjën e zhvillimit kolektiv, pasi që ai vuan si mos më keq për të siguruar një jetesë, që me standardin e mirëqenies në Kosovë, do të quhej, jetë normale.

    Unë jam nga ata të cilët me të vërtetë besojnë se gjërat mund të ndryshohen, për të mirë. Se e keqja dhe “varfëria ekstreme” do të mbahen mend si një minoritet i shtatë në Kosovë. Ne duhet të fillojmë një iniciativë të përbashkët për zhvillim dhe mirëqenie, për të gjithë. Duke kontribuar të gjithë që kjo të ndodhë. Atëherë, si ta bëjmë këtë?

    Është një e vërtetë e pamohueshme se vendit tonë, e sidomos politikë-bërësve në Kosovë ju mungojnë idetë. Ndërsa e vërteta tjetër është se gjithçka fillon nga një ide. Prandaj, të fillojmë nga këtu.

    Ne duhet ti inkurajojmë njerëzit e këtij vendi të gjenerojnë ide të vogla, por të fuqishme dhe me ndikim pozitiv në zhvillim. Ne të gjithë duhet të krijojmë një lëvizje të përbashkët për zhvillim. Ndoshta edhe mund ta huazojmë sloganin e famshëm kosovar, “Fol shlirë”, për të çliruar mendjet tona nga mjegulla, për të nis kontributin tonë qytetarë, në misionin tonë për zhvillim kolektiv.

    P.sh. lehtësisht do të mund të krijonim një institut për zhvillim social, ku njerëzit do të mund të kontribuonin me njohuritë dhe ekspertizën e tyre nga lëmi të ndryshme, dhe ti dërgonin ato në një platformë online, ku më pas do të bëhej një përzgjedhje e këtyre ideve, që të njëjtat më pas të shndërroheshin në plane, strategji dhe lëvizje për zhvillim.

    Do të na mjaftonin vetëm 1.000 ide apo propozime të shkurta dhe të vlefshme, për të ndërtuar disa kauza/plane të përbashkëta për zhvillim, si fushata nacionale të cilat i përkasin çdokujt, vlejnë dhe flasin për çdokënd.

    Paramendoni sikur nga këto 1.000 ide, ne të prodhonim vetëm 30 reklama në TV, radio, gazeta, revista, agjenci lajmesh, portale dhe forma tjera komunikimi, të cilat ofrojnë 30 zgjidhje të problemeve të cilat i kemi ne sot, çdo ditë. Edhe më mirë do të bëhej sikur të fitonim përkrahjen e njerëzve me ndikim (liderëve të opinionit) në shoqërinë tonë për këto kauza të cilat kanë për qëllim zhvillimin tonë në nivel nacional.

    Sikur kësaj iniciative ti bashkoheshin të gjithë mediat për të dhënë hapësirën e tyre falas, për të promovuar këto kauza të përbashkëta tek publiku, vetëdija jonë qytetare për këto “master-plane” dhe për rolin tonë që mbajmë ne si individ të kësaj shoqërie do të ngrihej shumë më shpejtë se sa po ndodh sot.

    Në këtë “stuhi mendimesh” për zhvillim, rol shumë të rëndësishëm mbajnë mediat, specialistët e marketingut dhe të marrëdhënieve me publikun, të cilët do të duhej të jepnin të gjithë kontributin e tyre intelektual, për ti promovuar sa më mirë këto plane.

    Mirë do të bëhej nëse do të jepnim alternativën tonë qytetare për evazionin fiskal, taksat dhe tatimet, përmirësimin e bilancit tregtar, investimet e huaja direkte, integrimet ekonomike rajonale, mbrojtjen e produkteve vendore, subvencionimin agrar, korrupsionin dhe sundimin e ligjit, infrastrukturën rrugore, sigurinë, inflacionin, paratë publike, menaxhimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, zhvillimin ekonomik lokal, zhvillimin e know-how, mbrojtjen e ambientit, përgjegjësinë sociale të korporatave, dhe shumë çështjeve tjera të rëndësisë së veçantë.

    Iniciativa Pacifico në Kolumbi për luftimin e krimit të organizuar, është shembulli më i mirë, prej nga janë inspiruar shumë pacifistë produktiv në mbarë botën. Ndërsa, Kosova jonë është shumë e vogël për ta quajtur këtë projekt të pamundur për t’u realizuar.

    Ndoshta kjo ide mund të konsiderohet si shumë e vjetruar dhe e pavend, mirëpo ne tashmë kemi ngecur në këtë sistem të madh ekonomik global i cili për qytetarin tonë mund të duket edhe si i pashpirt, ndërkohë që diçka duhet të bëhet që një gjeneratë si kjo e imja të shpëtojë nga “tranzicioni” i cili në Kosovë nuk po merr fund.

  8. #8
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    A ka opozitë demokratike në Kosovë? Fehmi Ramadani

    Fehmi Ramadani

    Në vendet me demokraci të zhvilluara, opozita demokratike është segment shumë i rëndësishëm i shoqërisë, e cila konsiderohet si shtytëse kryesore e pushtetit për implementimin e sa më shumë projekteve të shoqërisë, në mënyrë që ajo të zhvillohet në të gjitha sferat e saj. Opozita e organizuar mirë, e fortë, me ekipe të mirëfillta dhe profesionale bënë që shoqëria të ecë më shpejt në drejtim të zhvillimit të saj ekonomik dhe përparimit të përgjithshëm shoqëror.

    Opozita demokratike e pa korruptuar, me koncepte dhe plane të qarta për shoqërinë është ajo e cila e sfidon pushtetin (pozitën demokratike) gjatë udhëheqjes së saj dhe bënë të mundur ndërrimin e tij. Opozita e mirëfilltë demokratike është stimuli kryesor i ndryshimeve pozitive në shoqëri të zhvilluara.
    A ka opozitë të mirëfilltë demokratike, të organizuar mirë, me ekipe dhe profesionistë për ta sfiduar pushtetin e tanishëm (pozitën demokratike) në Kosovë? A ka plane (projekte) kjo opozitë se si duhet zhvilluar ekonominë, si duhet zvogëluar papunësinë, si duhet zhvilluar arsimin, shëndetësinë, kulturën, sportin, etj?

    Pas zgjedhjeve të vitit 2008 dhe koalicionit në mes dy subjekteve më të mëdha politike PDK-së dhe LDK-së, skena politike në Kosovë, pothuajse mbeti pa zërin opozitar. Partitë më të vogla si, AKR, LDD, AAK dhe disa subjekte tjera jo parlamentare të krijojnë përshtypjen, sikur e kanë humbur kuptimin e të qenit opozitë, për çka edhe janë të dedikuara të jenë. Këto subjekte tani bëjnë opozitën në Kosovë dhe duken si të paorganizuara, të pa profilizuara dhe nuk kanë ndonjë plan të qartë se si duhet sfiduar pozitën e tanishme, në mënyrë që t’ia rrëmbejnë pushtetin.

    Tani, kur po ofrohet koha e zgjedhjeve lokale, kjo opozitë akoma nuk ka hartuar asnjë plan konkret se si ti ofrohet një kontratë e qartë qytetarit të Kosovës, në mënyrë që përfitojë mbështetjen e tyre. Opozita demokratike, njëherësh duhet të jetë garantë i zhvillimit të projekteve të ndryshme në këtë vend, por edhe të jetë në shërbim të plotësimit të kërkesave të qytetarëve të saj. Ka një vit që kjo opozitë merret vetëm me veten dhe kritika verbale ndaj Qeverisë së Kosovës. Deri më tani nuk kemi parë asnjë projekt konkret se si duhet të zgjidhet një problem i caktuar në këtë vend, përveç ideve dhe konferencave për media.

    Kuptohet, çdo Qeveri ka të metat dhe gabimet e saj, por opozita duhet shfrytëzuar këto, në formë që të krijojë besimi te qytetarët se po punon për të mirën e tyre, për interesat e tyre dhe të vendit në përgjithësi. Duke mos mohuar kontributin e disa liderëve të këtyre subjekteve, sidomos të liderit të AKR-së në aspektin e lobimit të njohjes së shtetit të Kosovës, lirisht mund të thuhet se të tjerë gjatë këtij viti qytetarëve të Kosovës nuk i kanë ofruan asnjë projekt serioz, i cili do ishte në shërbim të tyre.

    Deri më tani krejt mundin dhe djersën e kanë derdhur në konsolidimin e radhëve të tyre, interesave të tyre partiake, grupore dhe klanore. Si është e mundur që opozita, edhe pse ka në duar disa mjete të informacionit, fonde dhe biznese të ndryshme të mos prezantohet para qytetarëve të Kosovës me ndonjë projekt konkret. Kjo opozitë në mungesë të dijes është dashur të marrë mësim nga opozita shqiptare në Shqipëri, pikërisht nga partia e Edi Ramës, i cili me projekte konkrete po dëshmohet si promotor i ndryshimeve të mëdha, sidomos në Tiranë. Ky lider çdo ditë është në terren duke realizuar projekte konkrete dhe ka punuar mjaft në transformimin kryeqendrës shqiptare në një metropol evropiane.

    Këtu në Kosovë, liderët e opozitës përveç kotlluqeve të tyre ngrohta nëpër konferenca me gazetarë dhe kritika ndaj Qeverisë nuk kanë ndërmarrë asnjë punë konkrete, e cila do të ishte në dobi të drejtpërdrejt të qytetarëve. Kush i pengon këta, që së paku të mbjellin ndonjë fidan në qytetet e Kosovës dhe kontribuojnë në gjelbërimin e këtij vendi, kush i pengon në pastrimin e ambientit të këtij vendi? Kjo do të ishte puna më e thjeshtë që do të mundë të bënte opozita, por deri më tani nuk kemi parë as një punë të tillë. Ata janë të interesuar të punojnë vetëm për vete dhe grupet e tyre të interesit dhe krejt energjinë e harxhojnë në këtë drejtim. Kjo politikë shterpë e opozitës duhet të ndërpritet, të fillohet me organizimin e një opozitë të mirëfilltë, e cila në fokus të saj do të ketë qytetarin dhe jetën e tij.

    Një opozitë dinamike, me projekte konkrete dhe në funksion të drejtpërdrejt të qytetarit të Kosovës do të lëviz edhe pushtetin në realizimin e sa më shumë projekteve në këtë shoqëri dhe ka një të ardhme më të mirë.

    Ndryshe, do të kalojë edhe një kohë e gjatë dhe ky vend do të mbetet pa opozitë të mirëfilltë demokratike, pushteti nuk do të ketë ndonjë konkurrentë serioz dhe krejt kjo ndikon edhe në zhvillimin më të ngadalshëm demokratik të kësaj shoqërie.

  9. #9
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Kosovarët: Tani po prekim lirinë e Kosovës

    Mijëra vizitorë nga trojet ku jetojnë shqiptarë, në përurimin e tunelit të Kalimashit

    Është pak të thuash e jashtëzakonshme dita e djeshme për mijëra vizitorët e inaugurimit të galerisë së tunelit të Kalimashit në rrugën "patriotike" Durrës-Kukës-Morinë. Më shumë se 20 mijë njerëz nga e gjithë "Shqipëria e Madhe", kryesisht nga Qarku i Kukësit dhe Kosova, kanë ardhur qysh në mëngjes herët për të përjetuar këtë ditë historike, ku dy kahet e tunelit do të bashkoheshin.

    Njoftimi se në mesditën e diel do të hapet tuneli, u përcoll nga mediat rreth një javë rresht, ndërsa duket se ishte lexuar nga njerëzit që mesditën e datës 31 maj 2009 do të takohen dy anët e të njëjtit komb. E në të vërtetë edhe mesazhi promocional ishte pak a shumë i tillë:

    "Për shumë kohë na ndanë malet dhe historia...". Kurrë më parë kosovarët nuk janë shfaqur aq entuziastë sa dje në portalin e tunelit. "Tani po më duket se e kam prekë lirinë e Kosovës, tani që mundëm të vijmë në Shqipëri, jo vetëm pa pengesa në kufi, por edhe me rrugë", na thotë i emocionuar një malësor drenicas.

    Vizitorët

    Sheshi para tunelit filloi të mbushet aty nga ora 10:00 e mëngjesit, kur edhe vetë punëtorët e "Bechtel-Enka"-s filluan ta "shkrehin" punën. Tuneli kishte pasur edhe më herët turma vizitorësh, por asnjëherë kaq shumë. Të fundmit që e lanë punën ishin punëtorët që merren me infrastrukturën e nënstacionit.

    "Mirë mor lalë, që po e lemë punën, por nuk na jep bukë Sala ne, na japin vetëm krahët tonë", thotë Veseli, një punëtor nga fshati Kolsh.

    Ndërkohë, dikush e thërret për një detyrë tjetër dhe aty mbetet një numër i vogël punëtorësh, aq sa për të ruajtur, siç thanë ata, se dikush lëndohet nga pakujdesia...

    Fotografët amatorë

    Ajo që bie në sy, duke pritur momentin e përurimit, është nxitimi i njerëzve për të fiksuar çdo moment në aparate fotografikë, në celularë, në kamera. Në një rreze prej 100 metrash apo më shumë, badigardë të panumërt kanë krijuar një gardh, duke mos lejuar askënd t‘u afrohet portave. Një badigard qeveritar mban në dorë një listë me emra gazetarësh, që duhet të ishin atashuar më herët për të qenë në inaugurim.

    Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë rritet trysnia e publikut për t‘u afruar te portat, dhe aty nga ora 11:00 dikush nga qeveria apo nga ata të "Bechtel-Enka"-s dha porosi që njerëzit të lejoheshin për t‘u afruar te tuneli. Për disa minuta, qindra kosovarë prekën nga afër "magjinë". U lejuan të hyjnë
    dhjetëra metra në thellësi, duke bekuar rastin e duke bërë foto për të kujtuar
    vite më vonë: kam qenë edhe unë aty atë ditë që u hap tuneli. Pastaj, duke
    pasur parasysh që pas shembjes së "murit" ndarës Kryeministri Berisha do
    të mbante një fjalim, dikush arsyetoi që fjalimi nuk mund të mbahej pa njerëz.

    "Pash një Zot na lini të kalojmë, mirë në tunel nuk po hyjmë, por deri te porta
    do të shkojmë", thërret turma dhe ecën përpara me entuziazëm. Gjëja e parë që
    bëjnë në grupe, vetëm apo me familje, është fotografia te harku i tunelit."E di si po më duket ky harku i tunelit, si Harku i Triumfit", thotë një burrë.

    Në tunel janë lejuar të hyjnë vetëm një numër i kufizuar gazetarësh për të asistuar në momentin emocional, kur në mesin e tunelit do të shembej
    distanca e mbetur dhe kur dy kryeministrat të takoheshin. Thanë se kishte
    qenë emocionuese me të vërtetë.

    Gazetarët
    Qindra gazetarë ishin të pranishëm në ceremoninë e tunelit. Gazetarët e zellshëm kishin vendosur aty kamerat e tyre që herët në mëngjes, madje kishte prej tyre që kishin fjetur gjithë natën te porta e tunelit. Një numër kamerash transmetonin direkt për mediat e tyre. Një grup mediatik nga Beogradi mblidhte siç bëhet zakonisht në kësi rastesh, intervista nëpër njerëz. Një i intervistuar tha se ky tunel, dhe rrjedhimisht kjo autostradë, lidhte dy shtete, dhe gazetari i huaj,
    i cili vetëm pak vite më parë do të ishte parë si armik, thotë ashtu si politikanët, se kjo autostradë mund të lidhë më shumë se dy shtete. Një grup gazetarësh nga Shkupi, të cilët ashtu si shumica e gazetarëve kishin fjetur në Kukës, duke pirë cigare, bëjnë llogarinë se Shkupi është tashmë shumë afër me Tiranën, po aq sa edhe Prishtina.

    "Ne jemi ndjerë të izoluar nga mjedisi jonë etnik, sepse nuk kemi pasur rrugë, por tash shpresoj se do të afrohemi me të vërtetë dhe do të ndjehemi më të lirë", thotë një gazetar i kanalit shtetëror në gjuhën shqipe.

    Një ditë më parë, në qytetin e Kukësit ishte tepër e vështirë të gjeje një dhomë në hotel. Vetëm në vitin 1999, kur në Kukës mbërritën qindra mijëra kosovarë, që u dëbuan nga trojet e tyre, ka pasur një interesim mediatik të tillë.

    Mjedisi

    Ku ka shkuar gjithë ai material i nxjerrë nga tunelet? Kjo është pyetja e parë që bëjnë vizitorët dhe kalimtarët e rastit. Jemi mësuar që nëpër segmentet e autostradës, ku kanë punuar firmat vendase, është "normale" që syri të të
    ndeshë pirgje dherash. Aty ku është gërmuar, po aty apo diku afër, pa shumë
    kujdes është hedhur edhe dheu. Ndërsa te tuneli nuk shihet asgjë. Masivi i malit
    duket sikur është prerë me thikë dhe mbetjet nuk shihen. "Bechtel-Enka"
    ka krijuar male artificiale me dheun e tunelit dhe të skrapeve. Në hyrjen e tunelit është mbushur kështu një hapësirë disa hektarëshe, e cila pas ngjeshjes duket unike me relievin natyror. Mbi të është ndërtuar nënstacioni elektrik si dhe infrastruktura shërbyese e tunelit, aty ku do të vendoset administrata kujdestare. Mjedisi është ruajtur me të njëjtin kujdes siç është ruajtur jeta e njeriut nga kompania "Bechtel". Asnjë viktimë nuk është shënuar në më shumë se dy vite punë në këtë vepër ku, sipas specialistëve, ishte llogaritur të ndodhnin edhe të tilla. E pra aty kanë punuar dhe punojnë 24 orë rreth njëmijë punëtorë.

    Fitimi

    Një inxhinier vendas gjen kohë të lirë për të treguar se autostrada do të jetë me fitim të madh për vendin tonë, por edhe për të tjerët. Ja, e shihni, dy mijë automjete kalojnë sot në rrugën e vjetër nga Kosova në Tiranë etj., që harxhojnë 17 orë nga Prishtina; kamionët bëjnë dy ditë rrugë të vështirë; mijëra mjete nuk
    udhëtojnë drejt Tiranës vetëm prej rrugës tepër të keqe, sepse ka qenë
    një rrugë strategjike antishqiptare...", thotë inxhinieri.

    Më tej ai tregon se nga transporti që mund të kryhet në autostradë nxirren rreth 600 milionë dollarë fitime në vit llogaritur për ton/km. Në këtë fitim nuk është përfituese vetëm Shqipëria, por kushdo që kalon këtej, sepse shkurton një distancë prej njëmijë km nga Evropa Qendrore drejt Mesdheut kjo rrugë
    (përkatësisht Porti i Durrësit), në krahasim me Portin e Selanikut.

    Shteti
    shqiptar vetëm nga taksa hyrëse e mjeteve merr një fitim vjetor prej rreth 90 milionë dollarësh... "Dhe e dini që është kjo rrugë që do të na fusë në BE, nuk janë qeveritë", arsyeton inxhinieri kuksian, duke biseduar me një grup vizitorësh. "E atëherë përse nuk e kemi bërë më herët", pyet natyrshëm një vizitor. "Sepse
    ka kushtuar shumë", përgjigjet një tjetër... Ndërkohë, në altoparlantët e vendosur kudo ngrihet muzika, është një muzikë festive, që njofton se dy kryeministrat po mbërrijnë në dalje pas takimit që kanë pasur në mesin e tunelit. I pari që i drejtohet turmës është Kryeministri shqiptar, i cili në fjalën e vet nënvizoi: "Ky tunel ka kushtuar vërtet shumë, por jo më shumë se sa na ka kushtuar dhe do të
    na kushtonte mungesa e tij".

    Hamburger dhe fruta për vizitorët

    "Bechtel-Enka" kishte menduar edhe për vizitorët. Ndoshta askush nuk e kishte
    llogaritur se kaq shumë njerëz do të ngjiteshin në lartësinë e tunelit, por gjithsesi aty, në dy platforma gjigante, janë përgatitur mbi 10 mijë hamburger, fruta, pije freskuese lëngje frutash dhe ujë industrial. Kishin gatuar edhe ushqime me lugë (pulë me perime, pilaf, si dhe nga një frutë), paketë që njerëzit e merrnin në pjata alumini një përdorimshe. Kur gjithçka ceremoniale të përfundonte, të
    gjithë njerëzit do të merrnin bukë dhe pije apo ujë. Një kryepunëtor turk, i cili bashkë me disa specialistë vendas sot kryen edhe detyrën e menaxhimit të një
    pjese të drekës, ndërsa dhjetëra të tjerë kujdesen në maksimum për mjetet e punës aty, për hyrjen e tunelit, makineritë.

    "Sot kena festë, thotë turku me një shqipe të çalë, hajni plot", thotë ai me dashamirësi.

    Fillimisht shumë pak njerëz ia hodhën sytë platformës gjigante të drekës në të djathtë të hyrjes së tunelit, por aty nga ora 13:00, pas shumë orësh qëndrimi në diell situata ndryshoi. Mijëra njerëz iu bashkuan drekës kolektive.

    Dita e Ajshes

    Ajshja është një grua lypëse, 45 vjeçe, që jeton në Kukës prej disa vitesh. Nëse mund të thuhet për një lypëse "është e respektuar", kjo gjë mund të thuhet edhe për të. Ajo është ngjitur te tuneli dhe shtrin dorën për ndonjë lek, duke u thënë njerëzve, jo vetëm "zoti të dhashtë", madje ndoshta nuk e thotë fare, por "E gëzofshim tunelin, burra". Kjo grua gjendet për një çast në vorbullën e valles që po luajnë një grup njerëzish nga zona të ndryshme, aty hyn në valle kush të mundet, mjafton të mos prishë ritmin, dhe ajo Ajsha, e shtyrë nga një kureshtar, hyn në valle. Dhe e luan si askush tjetër, me aq elegancë dhe energji. Në turmën e stërmadhe prej mbi 20 njerëzish shihen edhe një numër lypësesh të tjera, mes tyre një bionde e re që mbledh, siç komentoi një vizitor, taksën e festës së tunelit. Është edhe për lypësit një ditë me fat, pasi janë shumë të rrallë dorështrënguarit, në mënyrë të veçantë kosovarët.

    Arturi, ish-minatori invalid

    Në mesin e mijëra njerëzve që udhëtuan për të qenë dëshmitarë të dritës së
    tunelit, ishte edhe një djalosh nga fshati i Kalimashit, Artur Zhupi, një invalid, i
    cili kishte bërë 7 km autostradë me karrocë, qysh herët në mëngjes. "E kisha merak të isha edhe unë këtu, sepse më ka kushtuar aq shumë rruga e gjatë për Tiranë", thotë 29-vjeçari në karrocën e invalidit. Ai na tregon se ishte aksidentuar në Greqi para 8 vitesh dhe se prej asaj kohe nuk reshte së kërkuari derman, me shpresën që një ditë do të mund të ringrihej përsëri në këmbë. "Për shkak të një plage që kam në fund të shpinës, më duhet të udhëtoj mjaft shpesh në Tiranë, dhe udhëtimi nëpër rrugën e vjetër është një torturë", thotë Arturi. Ai tregon se malet e Kalimashit ku ishte hapur tuneli i njihte shumë mirë, jo vetëm se ishte nga ajo zonë, por edhe sepse kishte punuar tre vjet si minator në minierën Kalimashit, para se të shkonte emigrant në Greqi. Ai qëndron disi larg nga turma dhe tymos i menduar. "Ka ardhur vetë me karrocë, nuk ka pranuar të hipë në makinë", kështu tregon vëllai i Arturit, i cili i qëndron afër si shoqërues.

  10. #10
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Kosova - hapësirë konspirative e eksperimenteve gjeo-strategjike globale


    Adnan Abrashi

    Si ithtar i flaktë i ekzistimit të teorive konspirative në botë, gjithnjë e më tepër mbështes dyshimin tim të bazuar se, në mesin e shumë vendeve dhe rajoneve tjera të botës, edhe Kosova e jonë e mjerë, është bërë viktimë dhe poligon eksperimental për arritjen e disa qëllimeve të caktuara të “më të fuqishmëve”.

    Duke medituar nga ky këndvështrim, që për shumë kë mund të cilësohet si “çmenduri”, gjithnjë e më tepër po bindem se për Kosovën ekzistojnë shumë iluzione të imponuara artificialisht, për të cilat, ne, patjetër dikur do të këndellemi. Dikur po, por mos të jetë atëherë shumë vonë?!

    Të shkojmë që nga fillimi - hyrja e trupave të NATO-së në Kosovë! Edhe pse ky intervenim neve kosovarëve, pa dyshim se na ka “hekë qafe” një armik të përbetuar historik - SHKAUN, ajo, realisht, nuk është bërë vetëm për shkaqe humanitare, sikurse të gjithë ne e komentojmë këtë të vërtetë, por edhe për interesa tjera strategjike globale, sepse, me intervenimin e një fuqie më të madhe ushtarake botërore në Kosovë, për herë të parë në historinë e NATO-së, legalizohet një ndërhyrje e një aleance ushtarake, jashtë hapësirës territoriale të shteteve anëtare të saj.

    Për herë të parë, aplikuar në Kosovë si një territor që nuk i përket asnjë shteti anëtare të saj, ky pretekst humanitar edhe praktikisht promovoi NATO-n si “xhandar” dhe mbikëqyrëse globale botërore.

    Iluzioni tjetër i yni është ai i politikës dhe interesit amerikan në Kosovë. Se SHBA-të, kanë interesa të veta strategjike dhe politike në Kosovë, kjo më nuk ka aspak dyshim, por jo edhe ashtu, sikurse ne mendojmë dhe sikurse ky konformizëm na është imponuar në praktikë.

    Amerikanët, çdo politikë dhe interes të tyre strategjik, parimisht e realizojnë në dy drejtime: e para, duke vepruar sipas situatës momentale të politikës ditore, dhe e dyta, duke u bazuar në një strategji analitike afatgjate globale më parë të përcaktuar si synim. Andaj, nga ana e jonë si kosovarë, ky partneritet me amerikanët, nuk duhet të merret bukvalisht, me patetikën e një “jaranie” klasike, por si një balancim në mes të kërkesave tona reale dhe asaj strategjie afatgjate të interesit amerikan në këtë rajon.

    Pa dashur që më gjatë ta elaboroj këtë konstatim, desha të jem më konkret me shembuj nga praktika e jonë: ta zëmë, zakonisht të gjitha protestat e shqiptarëve për liri dhe pavarësi, gjithmonë, ato janë gjykuar zyrtarisht nga po kjo politikë ditore amerikane, por, nga ana tjetër, në favor të sensibilizimit të kërkesave tona të drejta popullore, mu kjo politikë, i kishte aktivizuar mediet më të fuqishme botërore, duke parapërgatitur sikur opinionin e vet, nga njëra anë, ashtu edhe atë botëror, nga ana tjetër, për veprimet e ardhshme strategjike që do t’i ndërmarri më vonë.

    Iluzioni tjetër i yni është se amerikanët, gjoja po na e dashkan këtë politikan, apo po e përkrahin atë politikë në Kosovë.

    Jo, assesi! Ata gjithmonë janë në anën e politikës dhe politikanëve që në rend të parë e kanë përkrahjen sa më të gjerë të popullit të vet. Pra, e favorizojnë autoritetin individual të një politikani, përmes të cilit do t’ua imponojnë vullnetin e tyre popullit që e përkrah atë.

    Si shembull të dëshmimit të këtij konstatimi t’i marrim ngjarjet e viteve 98-99.
    Atëbotë, amerikanët nuk shkuan të bisedojnë, sikur bënin zakonisht, me Ibrahim Rugovën, i cili veç e kishte humbur ndikimin e tij në popull, por shkuan dhe u ulën këmbëkryq në odë të burrave për të biseduar me përfaqësuesit e UÇK-së, të cilët, realisht e kishin përkrahjen e madhe të popullit.

    Rast i njëjtë është edhe me emërimin e Hashim Thaçit, e jo të Ibrahim Rugovës, si udhëheqës të bisedimeve të palës shqiptare në Rambuje. Kur e përmendim Rambujenë, ajo është një faqe tjetër e historisë tonë, ku edhe për këtë Konferencë ndërkombëtare për Kosovën, ne, sot e kësaj dite, i kemi ende iluzionet tona. Një iluzion i madh qëndron tek nënshkrimi ose mosnënshtrimi, nga ana e palës kosovare, i kësaj marrëveshjeje të imponuar.

    Shumë mirë e dimë se çka ndodhi pas nënshkrimit të atij dokumenti dhe mosnënshkrimit të saj nga ana e Serbisë, por kurrë nuk merremi edhe me anën tjetër të medaljes. çfarë do të ndodhte sikur edhe ne të mos e nënshkruanim atë dokument?

    Rambueja ishte shansi i fundit që evropianët ta zgjedhin vetë këtë çështje të ndjeshme në oborrin e tyre, dhe kjo punë ju besua Francës, një mikeje të vjetër të Serbisë. Kosova si rast, nuk ishte vetëm një provë e fundit e Francës, por edhe e evropianëve që ta zgjidhin këtë çështje.

    Jam tejet i bindur se, sikur, ta zëmë, të kishte dështuar Rambueja me mosnënshtrimin e marrëveshjes edhe nga përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës, atëherë problemi do të kalonte definitivesh në duart e amerikanëve. Si kishin vepruar ata në këtë rrethanë, është një çështje që mund të ketë shumë variante të supozimit. Por, më e kapshme do të ishte ai potez veç i aplikuar amerikan në këto situata. Diçka e ngjashme sikur me talibanët në Afganistanit, të cilët i armatosi me armatim më modern dhe ata vetë e çliruan atdheun e tyre të robëruar nga sovjetikët.

    Mos të harrojmë! Në Kosovë, atëbotë, UÇK-ja veç e kishte ndezur luftën e armatosur çlirimtare.

    Por, na ndodhi ajo çfarë na ndodhi dhe pas hyrjes së trupave të NATO-s, ne u bëmë viktimë edhe të një iluzioni tjetër. Heshtëm dhe pranuam t’na çarmatoset dhe transformohet UçK-ja. E arsyetuam si kompromis të dhembshëm gjoja mos t’ju prishim qefin aleatëve tanë që na shpëtuan. Me këtë veprim apo mosveprim, ne si popull, definitivisht e humbëm forcën e armatosur dhe në zgjedhjet e para që u organizuan pas lufte, me mbi 70%, e votuam“opsionin e paqes dhe të bisedimeve me Serbinë”. Kështu, në mënyrë të heshtur dhe ngadalë, filloj të realizohet politika e hartuar nga disa shtete antishqiptare të bashkësisë ndërkombëtare që vepronin në kuadrin e UNMIK-ut, e në favor të copëtimit të Kosovës dhe ndarjes së saj me Serbinë.

    Pasi kishte përfunduar testimi i naivitetit tonë si popull, në këto rrethana të krijuara, tanimë dihej se kah do të orientohet edhe politika ditore amerikane: kah Rugova paqësor i cili ishte mbyllur në “sarajin e tij mbretëror”, dhe si një president kukull, pranonte të nënshkruante çfarëdo marrëveshje dhe kontrate që i ofrohej nga bashkësia ndërkombëtare.

    Nuk kishte më dyshim. Amerikanët e përkrahin Rugovën dhe partinë e tij, por askush nga ne nuk vërente se kjo përkrahje vinte nga një politikë ditore, e jo analitike afatgjate amerikane.

    Sikur ne, atëbotë, kur deshën të na çarmatosin UÇK-në, të kishim reaguar unik si popull, ashtu sikur reaguam unik kur na hiqnin flamujt kombëtar në disa vende zgjedhore dhe zyre të komunave, dhe i rikthyem sërish ato, sot nuk do ta kishim këtë situatë që e kemi.

    Më tej, një tjetër iluzion i yni, është iluzioni i ekzistimit të medieve të lira në Kosovë. “De facto” ato kontrollohen nga ndërkombëtarët dhe ky interes i qarqeve të ndryshme globale realizohet përmes dy planeve: atij të donacionit dhe sponzorizimit, ku si kundërshpërblim kompensohet me imponimit paraprak të “rregullave të caktuara të lojës”, dhe, në anën tjetër, përmes trajnimeve “falas” të kuadrove profesionale nga kjo sferë, dhurimit të emisioneve të ndryshme dokumentare, telenovelave, filmave etj.

    Të gjitha këto veprime bëhen, duke pasur paraprakisht si orientim një plan të detajuar të hulumtimit kolektiv të mentalitetit të popullatës sonë dhe eksperimentimit të metodave sa më të suksesshme të ndikimit në masa. Rezultatet e arritura nga ky eksperimentim, duhet të shërbejnë si modele që do të aplikohen edhe nëpër regjione tjera të botës.

    Në Kosovë, sikur duket testohet dhe eksperimentohet politikisht me çdo gjë, e në rend të parë, me sistemet e reja organizative të strukturave politike dhe shtetërore. Si shembulli më i freskët në këtë drejtim, është “Pakon e Ahtisarit” me “fantom” rregulla të krijimit të një shteti dhe shtetësie të re në botë, funksionimi i së cilës, për herë të parë ka pasur të testohet në Kosovë.

    Gjendja e tanishme e viktimizimit tonë për këto dhe shumë qëllime tjera në emër të “interesave më të larta”, si duket është në fazën e vetë përfundimtare, andaj, ne si popull, sot kemi arritur në asi “pat” situate, saqë shumë pak mund të veprojmë arsyeshëm në këtë drejtim.

    Gjersa mediet tona masive janë të “trajnuara mirë”, dhe lidershipi ynë politik, tërësisht i ka përmbushur kushtet e këtij eksperimenti të suksesshëm, nuk na mbetet asgjë tjetër, përveç se ta ngrehim zërin tonë kolektiv popullor në shpalosjen e fuqishme të synimit tonë të vetëm shekullor si popull - e kjo është VETËVENDOSJE dhe asgjë tjetër si alternativë. Ta themi këtë haptas, çdo herë dhe kudo...edhe në rrugë kur ta kërkoj nevoja!

    Me këtë veprim, sigurisht do t’ia lëmë hapësirën e aplikimit të ngadalshëm, por më efikas, anës tjetër të politikës amerikane: asaj analitike afatgjate për Kosovën?!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  5. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •