Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514

    Deputetet shqiptare "punojne" edhe diten edhe naten

    Shumė herė disa prej tyre vinin natėn me makina tė shoqėruar me ndonjė femėr tė bukur. I ndėrronin dhe vinin me ndonjė tė re. Mbylleshin nė dhoma dhe qėndronin me drita tė fikura deri nė mėngjes

    Flet Faik Daja, ish-roja i parlamentarėve pėr orėt e pasmesnatės nė hotel

    "Aventurat e deputetėve me femrat tek "Arbana"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Bushi

    LAJMI

    Quhet Faik Daja, ka kryer studimet e larta nė Shkollėn e Policisė, ėshtė 64 vjeē dhe rrėfen historinė e tij tė rrallė, por tė vėrtetė gjatė punės sė tij si roje i deputetėve te hotel "Arbana". Duke shėrbyer edhe gjatė orėve tė natės, Faiku tregon disa prej lidhjeve sporadike tė parlamentarėve me bukuroshet shqiptare. Me vėrtetėsi dhe korrektesė ai tregon se si gjatė orėve tė pasmesnatės deputetėt ktheheshin nė hotel tė shoqėruar nga vajza tė reja, tė cilat e kalonin natėn nė dhomat e katit tė tretė. Sipas ish-rojes, deputetėt shqiptarė bėjnė njė jetė nate aktive, ndėrsa nė mėngjes ata nisen nė kohėn e duhur drejt seancave parlamentare. Gjatė punės sė tij 9-mujore pranė deputetėve tė hotel "Arbanės", Faiku tregon se nė sjelljet ndaj femrave, socialistėt dhe demokratėt ishin tė urtė dhe xhentilė.

    JETA NE HOTEL

    - 60 deputetė flenė tek "Arbana"
    - Shumica janė nga koalicioni qeveritar
    - Dy ditė nė javė shkojnė nė shtėpi
    - 7 deputetė hanė darkė nė hotel
    - 90 pėr qind janė tė martuar
    - 10 deputetė luajnė me letra nė darkė
    - Tė gjithė e pinė kafen e mėngjesit nė hotel

    Shumė prej deputetėve vinin nė hotel "Arbana" pas mesit tė natės, tė shoqėruar me vajza tė reja, ndėrsa nė mėngjes ato iknin herėt dhe asnjėherė nuk ka pasur incidente". Kėshtu shprehet eskluzivisht pėr "Gazetėn Shqiptare", ish-roja i deputetėve, Faik Daja, i cili ėshtė i njohur prej tė gjithėve pėr shėrbimin e tij korrekt gjatė 9 muajve tė punės nė hotel. "Ata mbylleshin nė dhoma dhe qėndronin me drita tė fikura pa bėrė asnjė zhurmė", thekson ai.

    Cila ishte detyra qė kryenit ju te hotel "Arbana"?
    Pėr 9 muaj rresht unė shėrbeva te hyrja kryesore si roje. Detyra ime ishte qė tė ruaja makinat e deputetėve dhe vetė deputetėt. Qė nė fillim, ju them se punėn time e kam bėrė me ndėrgjegje dhe askush nuk kishte vėrejtje pėr mua.

    Nė ē'orė e fillonit punėn?
    Orari i punės sime niste mė 15.00 tė drekės deri nė 07.00 tė mėngjesit tė ditės tjetėr. Njė ditė e kisha punė dhe njė ditė pushim. Sapo shkonte ora 11 e natės unė kisha detyrė t'i vija drynin portės.

    Nė ē'orė ktheheshin deputetėt nė dhomat e hotelit?
    Kthimi i deputetėve nė hotel vazhdonte deri nė orėt e pasmesnatės. Disa vinin nė orėn 12, ndėrsa tė tjerė i binin borive rreth orės 1 ose 2 pas mesnatės.

    A ishin tė dehur apo esėll?
    Kishte raste qė e mbanin veten, por shpesh herė deheshin keq. Kishte edhe raste qė i mbante dikush prej krahėsh ose mbaheshin te parmakėt dhe nėpėr mure derisa hynin nė dhomė.

    A fusnin deputetėt femra gjatė orėve tė natės?
    Po. Por jo tė gjithė. Shumė herė disa prej tyre vinin natėn me makina tė shoqėruar me ndonjė femėr tė bukur. Ndodhte qė pas dy-tri ditėsh i ndėrronin dhe vinin me ndonjė tė re. Mbylleshin nė dhoma dhe qėndronin me drita tė fikura deri nė mėngjes.

    Si reagonit ju nė kėto raste?
    Detyra ime ishte qė t'i mbroja nga keqbėrėsit dhe jo nga femrat. Unė i ndihmoja vetėm kur mė kėrkonin ndihmė. Por ata s'mė flisnin fare nė kėsi rastesh. Vetėm kur u vinin njerėzit e familjes ose gratė, mė kėrkonin ndihmė pėr t'u mbajtur valixhet.

    Cilėt deputetė ishin mė tė suksesshėm me femrat, socialistėt apo opozitarėt?
    Te femrat nuk kishte ndarje tė tilla. Tė dy palėt ishin nė garė se kush gjente femra mė tė bukura. Pėr hir tė sė vėrtetės do tė them se ato vajza qė hynin aty, ishin me tė vėrtetė tė bukura?

    Si ishin?
    Ndonjėherė me minifunde, ndonjėherė me dekolte dhe shumė rrallė tė veshura me pallto dimėrore. Ata vinin aty pas darkave qė kishin ngrėnė nėpėr lokale luksoze. Ngjiteshin nė katin e tretė. Kur ishin tė dehur, gati e pėrplasnin makinėn te hekurat e portės, duke i rėnė fort borisė.

    Ka pasur raste kur njė deputet ėshtė mbyllur nė dhomė me dy femra njėkohėsisht?
    Po. Ka pasur disa raste me njė deputet nga Shqipėria e Mesme. Ai ishte i pashėm dhe femrat e pėlqenin. Ndėrsa njė tjetėr nga Veriu hyri nė dhomė me tre vajza, nė orėn 2 tė natės.

    A mendoni se femrat paguheshin prej deputetėve apo shkonin pa parą?
    Nuk e di. Vetėm mbaj mend njė rast kur njė vajzė e bukur zbriti njė mėngjes nga lart dhe tha: "I kam marrė kot sė koti 100 dollarė, sepse nuk ishte i zoti tė bėnte gjė fare". Por kjo ndodhte me ata qė ishin tė vjetėr. Mendoj se kryesisht femrat shkonin pa pagesė.

    Ēfarė mbani mend tjetėr?
    Njė herė erdhi njė bukuroshe dhe kėrkoi njė deputet. Ai mė kishte thėnė qė, po tė mė pyeste kush, t'i thosha se nuk ėshtė nė dhomė. Unė i dhashė kėtė pėrgjigje, por ajo u nxeh dhe mė tha: "I thuaj se pėr ato sytienat qė mė ka mbajtur si kujtim, do t'i ēoj letėr Parlamentit". Pastaj u qetėsua, qeshi dhe iku.

    A e pėrgjonin deputetėt njėri-tjetrin gjatė natės?
    Jo. Nė hotel ishte qetėsi. Askush nuk pėrgjonte, sepse tė gjithė ishin seriozė. Por nė mėngjes, kur hipnin nė makina, hidhnin ndonjė kunj pėr njėri-tjetrin.

    Keni hyrė ndonjėherė nė dhomat e deputetėve?
    Po. Kur mė thėrisnin pėr t'u blerė cigare. Janė me kushte tė mira dhe me vaska. Gjatė kohės sė lirė ata lexonin ose luanin me letra. Ndėrsa dikur nė katin e gjashtė ka qenė njė bilardo qė u prish.

    Pėrse nuk pranoni tė punoni mė pranė deputetėve?
    Sepse mė datėn 16 shtator nė orėn 11 e 30 tė natės disa policė mė kanė rrahur padrejtėsisht e mizorisht dhe mė kanė shkaktuar shumė dėmtime nė trup. Megjithėse gjatė kėsaj kohe tė gjitha strukturat e prokurorisė dhe tė shtetit mė kanė dhėnė tė drejtė, fajtorėt nuk janė ndėshkuar. Unė e respektoj shtetin dhe pres vendimin e drejtė. Kam mbaruar Shkollėn e lartė tė Policisė dhe gjithmonė kam qenė korrekt nė punėn time.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rryma !

    Shkruaj se ku e ke marre kte artikull.

    Me ke pare mua si shkruaj qe ne fillim se ne cilen Gazete e kam psonisur nje shkrim.

    Ka rendesi kjo.

    Pra hoteli i deputetve eshte bordello.

    Kur Deputetet jane bordellista kush pra do luftoje bordellizmin ne Shqiperi?
    Socializmi i PS-se baraz me Bordellizem.

    Le ta quajme PS-ne Parti e Bordellove.

    Turp.

  3. #3
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621
    He more se nje *** jane te dyja palet.
    Injoranti eshte......
    Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!

  4. #4
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Jo nuk jane njesoje.
    Keta deputetet e P.S-se kan dhe pervojen e krevatve qe mbanin neper zyra ne kohen e Partis se Punes!!!!
    Per kete shiko se te gjithe bejne gare se kush e ka sekretaren me te bukur.Ju kujtohet thenia e Nanos:"Qe une sjam nga ata qe mjelin lopet e te tjerve"
    Ku e pranojne barazimin Socjalistat more...e.e.eeee

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •