Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Përgjithmonë të rinj?

    Një ilaç që ka marrë emërtimin "përgjithmonë të rinj" do t′i lejojë njerëzit të plaken më ngadalë, dhe do të jetë në dispozicion brenda 10 viteve.

    Pr. Linda Partridge, një eksperte në gjenetikën e plakjes, tha se shkenca po përparon aq shumë, sa që së shpejti do të jetë e mundur për të parandaluar shumë nga sëmundjet e moshës.

    Duke marrë një pilulë në ditë që nga mosha e mesme, ne do të plakemi pa u rrezikuar nga sëmundjet e trupit dhe mendjes, të tilla si Alzheimer dhe sëmundjet e zemrës.

    Njerëzit do të mund të punojnë për më shumë kohë - ose thjesht të bëjnë më të mirën gjatë daljes së tyre në pension. Disa studime sugjerojnë se lëkura dhe flokët do ta mbajnë shkëlqimin e tyre.

    Sado të pabesueshme të duken parashikimet, ato janë të bazuara në studime shkencore nga e gjithë bota.

    Shkencëtarët kanë zbuluar gjenet e rëndësishme të lidhura me jetëgjatësië dhe shëndetin- dhe kanë gjetur mënyra se si të veprojnë me to, të paktën tek kafshët.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Ky ilac nuk ka efekte negative apo vetem pozitive ?
    Shkenca po mundohet te dominoi ligjet e natyres , cikli i jetes nuk duhet te manipulohet lol
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #3
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Ky ilac nuk ka efekte negative apo vetem pozitive ?
    Shkenca po mundohet te dominoi ligjet e natyres , cikli i jetes nuk duhet te manipulohet lol
    Po luajne me Telomeret ne kromozomet pra ne gene. Pershembull nese ti i ke me te gjata telomeret sesa une rron me teper. Femijet i kane me te gjata telomeret sesa pleqt. Pra gjate viteve qe kalojne telomeret shkurtohen dhe njeriu plaket. Kjo po ashtu eshte edhe nje nga arsyet e shkaktimit te cancerit.

    Me mire keshtu si jemi sesa te besh eksperiment laboratori me jeten tende

  4. #4
    Opo se dua hic

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Po luajne me Telomeret ne kromozomet pra ne gene. Pershembull nese ti i ke me te gjata telomeret sesa une rron me teper. Femijet i kane me te gjata telomeret sesa pleqt. Pra gjate viteve qe kalojne telomeret shkurtohen dhe njeriu plaket. Kjo po ashtu eshte edhe nje nga arsyet e shkaktimit te cancerit.

    Me mire keshtu si jemi sesa te besh eksperiment laboratori me jeten tende
    si ai qe pinte nje koker e behej 20 vjec me i ri
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Urimy-meraga
    Anëtarësuar
    23-04-2011
    Vendndodhja
    Hijen e drites
    Postime
    223
    Se kane pa akoma këtë ëndërr na ala

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878
    Ku duhet t'lajmerohem per testim t'ilaqeve?
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Urimy-meraga
    Anëtarësuar
    23-04-2011
    Vendndodhja
    Hijen e drites
    Postime
    223
    O njerëz hiquni këtyre mashtrimeve se qdo semundje ka sherim perveq vdekjes,e kana afatizune ne gjene kur kena me vdek lërni kto llafe kota mirrumi me donjë gje me interesant

  9. #9
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    cfare jane efektet anesore?

    jam e sigurt qe do jet hit. njerezit po bejne operacion plastik qe eshte me i veshtire.
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #10
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Permbledhje: Gjenet jane nje pjese e vogel e ADN-se qe i thojne trupit te beje proteine. Njeriu ka rreth 25,000 gjene. Gjenet jane te paketuara sebashku ne tufa, dhe keto tufa quhen kromozome. Njeriu ka ne total 46 kromozome. Kromozomet jane te perbera nga ADN-ja dhe proteine. Kromozomet gjinden ne qelizat (qelizat besoj qe e dini cjane). Telomeret ndodhen ne fund te kromozome-ve.


    Ja nje foto qe tregon permbledhjen mesiper (cell=qelize).




    .

    Tani nje foto e kromozomes. Sic e shihni ne fund te cdo kromozome ka telomere, te ngjyrosura me te zeze (klikoni ta zmadhoni foton).
    http://www.subtelomeres.com/images/c...ustration3.gif




    Puna e telomere-s eshte te parandaloj humbjen e sekuences se ADN-se ne kromozome. Menyra me e lehte qe mund ta shpjegoj eshte keshtu, kur qepni rrobe i beni nyje fijes qe te qendrroj dhe mos te dali. Pra dhe telomeret jane si nyje qe mbrojne ADN-ne te mos dale nga kromozomet.

    Mos mendoni qe telomeret jane vetem nyje, edhe ato jane te perbera me ADN-ne e cila ne rastin e tolemereve eshte non-coding ose nuk-lexohet (s'di mire si ta perkthej shqip). Po e lej me kaq kete shpjegim.


    Kjo foto tjeter tregon zogun dhe shkurtimin e telomereve gjate moshes.





    Gjate viteve nyja (telomera) vazhdon te shkurtohet dhe prishet. Nese ju kujtohet delja qe klonuan Dolly qe ngordhi e vogel. Kur i studiuan telomeret ne krahasim me delet e tjera te moshes se saj, Dolly i kishte me te shkurtura telomeret. Cfare po mundojne te bejne shkenctaret eshte te ndalojne shkurtimin e telomereve. Ne te ardhmen kur te flasin per ilace te qendrosh i ri, gjithmone duhet te ju shkoj mendja tek telomeret. Pra po luajne me to.

    Telomeret kane lidhje dhe me kancerin. C'eshte kanceri? Riprodhimi i pa ndaluar i qelizave.
    Kur shkurtohen fare telomeret qelizat vdesin. Kur e mendon thua s'ka efekte anesore te ndalojne shkurtimin e telomereve. Sa me te gjata aq me shume rrojne qelizat. Keni te drejte!! POR po beri vaki te ndalosh shkurtimet e telomereve ne qelizat kanceroze? Me kuptoni ku dua te dal. Thashe pak me siper qe kur shkurtohen telomeret qelizat vdesin. Po te bej vaki qe mund te keni qeliza kanceroze por s'di gje qe i keni, dhe ketyre qelizave kanceroze nuk i shkurtohen telomeret? Domethene vazhdojne vazhdojne te riprodhohen.......Nese shkenctaret i dalin perballe ketij problemi atehere hani ilace per te ndejtur te rinj sa te doniiiiiiiiii


    .
    jam e sigurt qe do jet hit. njerezit po bejne operacion plastik qe eshte me i veshtire.
    Kush te duket me e veshtire tani? : )

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •