Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Angelina si te pelqeu popullorcja ime?? Shkencerisht je teper e drejte, per vete humba me ate 3 presjen tende .
    Teza tjeter qe do ceket (kam bere mend neser) eshte oksigjeni dhe qelizat lol. (Oxidative burst, phagolysosomes, NADPH oxidase edhe nga ketu do prekja oksigjenin radikal dhe rreziqet e saj). Po pate kohe filloje haha vet e ke fajin qe hyre ne teme.

    Brooklyn, jam dakort qe shkenca ka avancuar dhe do te vazhdoj ne kete horizont, doja te thoja qe eshte me mire te presesh sesa te hash ilace te reja pa ditur ende cfare efekte anesore mund te japin.

    **** mbase te kane thene per ndonje ilac tjeter, se kjo qe permenda une eshte hequr nga qarkullimi. Gjithmone duhet te jesh vete e kujdesshme dhe per cdo ilac pyet per efektet anesore.

  2. #22
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Trupi ka qeliza te kuqe dhe te bardha. Qelizat e kuqe jane te mbushura me hemoglobin dhe hekur te cilat lidhen me oksigjenin (O2) dhe karbonin dyoksid (CO2). Qelizat e bardha kane forma te ndryshme (monocyte, neutrophils etj.) dhe jana ata qe luftojne infeksionin ne trup.

    Tani kur kemi infeksion bakterial ose kerpudhe/fung, qelizat e bardha leshojne enzimen NADPH oksidaze e cila perpunon O2 ne ---> O2- nga enzima Superoxide Dismutase ----> H2O2 pastaj kjo perpunohet nga enzima Myeloperoxidase ne HOCl- (hypokloride)....HOCl tashme ka mundesine te copetoje bakterian, pra ta vdes ate. (O2-->O2- -->H2O2 -->HOCl-)

    Radikalet formohen nga oksigjeni i shumte, nga duhani, dritat UV, rrezatimet, ajri i ndojtur. Trupi eshte mahnitse sepse ka si ti luftoj keto radikalet nepermjet vitamines C, E edhe A te cilat quhen antioxidants. Keto vitamina ne i marrim kur hajme fruta dhe perime. Por kur radikalet jane ne sasi te shumta, shembujt qe dhashe me lart, antioxidants e kane te veshtire punen e tyre per te mbajtur balancin e duhur.

    Rreziku i oksigjenit qendron ne formen O2- radikale ku i mungon nje elektron. O2- i ben dem trupit (reperfusion injury). Oksigjeni mund ti bej dem mushkerinjve nese i jipet ne spital per nje kohe te gjate njerezve. Po ashtu femijet qe jane lindur parakohe dhe kane probleme me fymemarrjen, nese i jipet oksigjeni per nje kohe te gjate formohen O2- radikale; plus demit te mushkerinjve femijet mund te behen dhe te verber sepse i prishet retina e syrit nga oksigjeni i tepert.

    Sa per oksigjenin si kurim per kancerin nuk jam e sigurte, dje hapa dhe librat qe kam por s'me tregojne gje per kete. Cfare lexova ne internet nuk me bindi te krijoj nje mendim te sigurte dhe per kete arsye s'dua te shkruaj me tej. Nqs Angelina di me shume atehere te presim nga ajo.

  3. #23
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Angelina si te pelqeu popullorcja ime?? Shkencerisht je teper e drejte, per vete humba me ate 3 presjen tende .
    Teza tjeter qe do ceket (kam bere mend neser) eshte oksigjeni dhe qelizat lol. (Oxidative burst, phagolysosomes, NADPH oxidase edhe nga ketu do prekja oksigjenin radikal dhe rreziqet e saj). Po pate kohe filloje haha vet e ke fajin qe hyre ne teme.
    Popullorçja jote ishte e përkryer! Më vinte të qeshja me mënyrën si e kishe përshtatur për ta bërë sa më të kuptueshme Bravo, për më tepër prej viteve që jeton jashtë, sepse e di shumë mirë që kur vjen puna ti thuash gjërat që studion në gjuhën e nënës është shumë e vështirë.


    Sa për radikalet e lira je e lirë ta zhvillosh vet, po shtoj tani ca rreshta, më shumë s'kam kohë sepse më duhet të përgatit deri për të premten imunologjinë (tema: maturimi, aktivimi dhe regulacioni i lymfociteve) kështu që go on

    Sa per oksigjenin si kurim per kancerin nuk jam e sigurte, dje hapa dhe librat qe kam por s'me tregojne gje per kete. Cfare lexova ne internet nuk me bindi te krijoj nje mendim te sigurte dhe per kete arsye s'dua te shkruaj me tej. Nqs Angelina di me shume atehere te presim nga ajo.
    Se tani e lexova këtë: Mesa di unë akoma nuk është arritur të vërtetohet nqs antioksidantët ( psh vitamina E ose C )mund të ngadalësojnë plakjen apo të parandalojnë kancerin (sa për kurim s'kam lexuar kurrë deri tani). Ajo që di është se efekti kardioprotektiv i vitaminës E është vërtetuar në shumë studime.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ☆Angie☆ : 15-06-2011 më 09:44
    Elegance is an attitude.

  4. #24
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Sa për radikalet e lira je e lirë ta zhvillosh vet, po shtoj tani ca rreshta, më shumë s'kam kohë sepse më duhet të përgatit deri për të premten imunologjinë (tema: maturimi, aktivimi dhe regulacioni i lymfociteve) kështu që go on
    Ta dish ti sa kam per te mesuar une do thoje c'ben akoma ketu. Kaq kisha une, mbarova ate cdoja te thoja per radikalet. Me keme apo mendje te mbare te premten

  5. #25
    Kur e pyeten njehere Sofia Loren, nje nga ikonat e bukurise, mbi faktin pse nuk kishte bere asnje nderhyrje per te eleminuar rrudhat ne fetyre, u pergjigj: "Pse te heq rrudhat kur me eshte dashur nje jete e tere per t'i bere"?

    Eliksiri i rinise se perjetshme, thuhet qe eshte zbuluar me kohe nga alkimistet, por lind pyetja se per cfare rinie behet fjale ne te vertete?

    Kjo frika e pleqerise me shume me duket se vjen nga femrat sesa nga meshkujt, sepse nga studimet dhe sondazhet e bera rezulton se meshkujt te cilet i perkasin moshes pas te 35-tave, duken me terheqes dhe me te pelqyer nga femrat sesa ata qe jane me te rinj. Arsyetimi mbeshtetej ne faktin qe meshkujt e tille dukeshin me terheqes kur fillojne t'u dalin thinjat sepse tregonin fisnikeri, dhe dukeshin po aq terheqes kur iu dilte ndonje rrudhe, sepse tregonin maturi, ekuilibrim, dhe dukeshin ne kete menyre ne syrin e femrave si me serioze dhe me terheqes.

    Me thene te drejten, mendoj se cdo faze e jetes ka vecantine dhe bukurine e vet, po keshtu edhe pleqeria. E rendesihme eshte te ndihesh mire dhe i ri ne shpirt, sepse e brendshmja e njeriut reflektohet mrekullisht ne pamjen e jashtme. Keshtu qe me mire te kriojne medikamente qe i bejne njerezit te lumtur, se sa te rinj nga jashte.
    Tani per t'a mbyllur, po ia le fjalen nje prej atyre qe nuk vdesin kurre dhe jane te rinj ne cdo epoke, e kam fjalen per E.M.Remark: "Ne momentin kur do reshtim se qenuri foshnjarak, atehere do e kuptojme qe vertete jemi plakur"

  6. #26
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Angelina si te pelqeu popullorcja ime?? Shkencerisht je teper e drejte, per vete humba me ate 3 presjen tende .
    Teza tjeter qe do ceket (kam bere mend neser) eshte oksigjeni dhe qelizat lol. (Oxidative burst, phagolysosomes, NADPH oxidase edhe nga ketu do prekja oksigjenin radikal dhe rreziqet e saj). Po pate kohe filloje haha vet e ke fajin qe hyre ne teme.

    Brooklyn, jam dakort qe shkenca ka avancuar dhe do te vazhdoj ne kete horizont, doja te thoja qe eshte me mire te presesh sesa te hash ilace te reja pa ditur ende cfare efekte anesore mund te japin.

    **** mbase te kane thene per ndonje ilac tjeter, se kjo qe permenda une eshte hequr nga qarkullimi. Gjithmone duhet te jesh vete e kujdesshme dhe per cdo ilac pyet per efektet anesore.
    nuk e mbaj mend emrin por ne 2007 me rekomanduan nje ilac te tille qe hiqte simptomat qe te jep shtatzania gjate first trimester. ndodhej ne cdo farmaci edhe duhej recet nga mjeku. sigurimi mjkesor nuk e mbulonte kushtonte pak. gjithmon kam pas tmerr nga ilacet sepse dihet qe te gjitha kane efekte anesore. sa me i madh benefit aq me i madh rreziku.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #27
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559

    Radikalet e lira dhe plakja.

    Po shkruaj ca rreshta në lidhje me radikalet e lira dhe antioksidantët, jo vetëm sepse është brenda teme (proçesi i plakjes, kanceri) por edhe se ma ngeci s0ni:P bëj shaka, përbën interes mendoj

    Së pari të sqarojmë pak çfarë janë radikalet e lira:
    Kushedi sa herë i keni dëgjuar, sidomos në reklama kozemetike për kremërat e fytyrës apo në sezonin e verës teksa ju thuhet të ruheni nga rrezet e forta të dielli. Radikalet e lira përbëhen nga 1 ose 2 atome dhe kanë në shtresën e jashtme elektrone të paçiftëzuara. Ky fakti i bën ato të jenë shumë të prirura për të hyrë në reaksione me molekula të tjera të organizmit. Se çfarë shkaktojnë ato, mund ta shohim çdo ditë në pasqyrë: rrudha! - radikalet e lira nxisin plakjen. Ato janë të afta të ndërfuten në membranën e qelizave tona duke i sulmuar ato, sulmojnë gjithashtu proteinat, sheqernat, lipidet dhe dëmtojnë ADN-në. Me kalimin e viteve ky sulm radikal kthehet në një efekt patofiziologjik për organizmin duke shkaktuar sëmundje të tilla si : sëmundjet e zemrës, infarktin, kancerin dhe arteriosklerosën.

    Nga burojnë këto radikale?
    Radikalet e lira të oksigjenit janë produkt i metabolizmit në çdo organizëm që ka nevojë për oksigjen. Vendi kryesor i prodhimit të tyre janë mitokondritë ( ‚reaktorët energjik të qelizës‘) dhe fagocitët (organizma gllabërues). Format e radikaleve të prodhuara janë: Hyperoksidi O2−ose hidroksili OH· të njohura edhe si reactive oxygen species, ROS. Këto janë përbërje me elektrone të paçiftëzuara (dmth elektrone të lira në shtresën e jashtme të orbitës) që kanë aftësinë të sulmojnë atomet e molekulave të tjera me qëllim që t‘u marrin elektrone. Vetëm 80% e radikaleve të formuara arrijnë të asgjesohen nga Superoxiddismutaza intramitokondriale. Pjesa tjetër arrin të dalë në citozolin e qelizës duke reaguar aty me të tjera substanca e duke formuar kështu radikale të tjera ( sulmohen prapë atome për tu marrë elektronet). Në këtë mënyre fillohet një reaksion zinxhir që prek shumë funksione të organizmit. Nqs organizmi nuk ka një sistem mbrojtës kundër këtij sulmi radikal, atëherë shkaktohen sëmundjet e mësipërme.

    Faktorë që influencojnë lindjen e radikalëve:
    -Faktorë të brendshëm (endogjen)
    Stresi.
    Sistemi imun
    Inflamacionet etj

    Fakktorë të jashtëm (ekzogjen)
    Duahani
    Alkooli
    Mjekime të caktuara
    Smogu, gazrat e makinave, ndotja e ajrit
    Rrezet UV, Rrezatimi X.
    Pesticidet, Dioksinat, Metani, Ozoni, metalet e rënda.

    Si mund të mbrohemi nga radikalet e lira?
    Përveç faktit që duhet të evitojmë faktorët e jashtëm: si psh duhanin, alkoolin apo rrezatimin e gjatë UV, organizmi ynë është i pajisur me një sistem natyror mbrojtës: Antioksidantët.

    Antioksidantët s’janë gjë tjetër vetëm përbërje që arrijnë të futen në reaksionet zinzhir të radikaleve të lira (lexo sipër) dhe e ndërpresin zinxhirin e reaksioneve të reja duke u dhënë radikaleve elektrone pa u shëndërruar vetë në radikale. Janë si të thuash 'policët e organizmit tonë'. Antioksidantët më të njohur janë :
    -vitamina E dhe vitamina C ( do i trajtoj më poshtë)
    -karotinoidet –B karotina ( e gjejmë te karrotat, kungujt, specat, domatet, pjeshkët por edhe tek brokoli, spinaqi dhe lakra jeshile)
    -Seleni ( kryesisht në produketet e mishit dhe te peshku, por edhe në disa perime si patatet psh ) dhe Zinku (djathi dhe mishi)

    Si na mbrojnë antioksidantët:
    -ngadalësojnë proçesin e plakjes
    -ulin rrezikun e arteriosklerozës
    -ulin rrezikun për çdo lloj kanceri
    -ngadalësojnë zhvillimin e sëmundjes së Alzajmerit
    - kanë efekt stopues ndaj metastazave
    -mbrojnë ndaj sëmundjeve kroniko-obskurative të mushkërive si: astma, bronkitis dhe emfizema. Etj.

    Përveç ushqimit të shëndetshëm, antioksidantët mund ti marrim edhe nëpërmjet kapsulave apo tabletave të ndryshme (vitamina A, C, E, Zink)

    Mos harroj këtu të them se kafja, kakao, çokollata (sidomos ajo e hidhur me përmbajtje të lartë të kakaos dhe vera e kuqe janë burime të shkëlqyera të antioksidantëve.

    A.B

    vijon...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ☆Angie☆ : 15-06-2011 më 12:48
    Elegance is an attitude.

  8. #28
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559

    Vitamina C dhe Vitamina E.

    Thuhet se deri në 25% e jetëgjatësisë së njeriut varet nga gjenet, 25% nga lloji dhe kushtet e jetës sociale të hershme të jetuar dhe 50% të asaj të vonshme.
    Ndër teoritë më të rëndësishme për plakjen përveç asaj të telomerëve (të përmendura nga s0ni sipër) dhe asaj të gjeneve ( të rrosh gjatë është e shkruar në gjene) është edhe teoria e radikaleve të lira.

    Thamë që qelzat kanë nevojë për okisgjen që kthehet në energji (djegia) në qelizë(mitokondri). Gjatë djegies së tij krijohen radikale të lira që si e thamë sërish, e dëmtojnë qelizën në pikën e saj më të dobët: ADN-në. Pikërisht në mitokondri sistemet e mbrojtjes së qelizës nga radikalet nuk funksionojnë, kjo sepse mitokondria nuk ka të tilla!!! Kështu që ADN-ja vetjake e mitokondrive (reaktorëve energjik) me kalimin e viteve dëmtohet edhe më shumë deri sa vjen një moment kur ‘‘reaktorët fiken fare‘‘ –qeliza plaket.

    Kaq sa për plakjen. Ndaj është e rëndësishme lloji i jetës që bëjmë dhe kujdesi ndaj vetes tonë!

    Tocopherol- Vitamina E

    Forma më e rëndësishme e vitaminës E është a-Tocopherol. Është një nga antioksidantët më të rëndësishëm të organizmit tonë (bën si të thuash kapjen e radikaleve të lira) Gjendet vetëm te bimët, prandaj burimet më të rëndësishme të vitaminëns E janë vajrat bimor si vaji i lulediellit, vaji i ullirit dhe ai i grurit (se di si quhet tjetër, por ka përmbajtjen më të lartë të vitmaninës Endër vajrat bimor).
    a-Tocopheroli përthithet prej ushqimit nga zorra e hollë dhe ruhet në indin lidhor dhe muskulor.
    Shumë shkurt për mënyrën e veprimit:
    a –Tocopheroli vepron si antioksidant duke mbrojtur yndyrnat e pangopura nga oksidimi me radikale hidroksili OH- duke ndërprerë reaksionin zinxhir që shkaktohet nga radikalizimi i acideve lyrorë.-->(në këtë mënyrë mbrojtje kundër arteriosklerozës bashkë me vitaminën C)

    Hypervitaminoza nuk ka. Hypovitaminoza shkaktohet rrallë (duke qënë se në trup ruhet mjaftueshëm vitamin E, aq sa mund të përballojë mungesën e saj deri në 1 vit) dhe si shfaqje të saj është i ashtuquajturi stresi oksidativ.

    Stresi oksidaztiv nuk është gjë tjetër veçse kombinimi i mungesës së antioksiduesve dhe një formimi të shumtë të radikaleve të lira nga organizmi.



    Vitamina C- Acidi askorbin (upps përkthimi :/)

    E gjejmë në masë tek agrumet (limoni, portokalli, etj) por edhe te speci, domatet, spinaqi. Njeriu e prodhon vetë këtë lloj vitamine ndërkohë që mungon te primatët (u mungon një enzimë që oksidon një produkt parësor nga i cili rrjedh një produkt dytësor e më pas spontanisht vitamina C).
    Vitamina C vepron si antioksidant sepse ka aftësi mbrojtëse gjatë reaksioneve në të cilat kalohen/lindin elektrone apo radikale të lira. Ajo shërben si ‘pritëse radikalesh’ duke dhënë ose duke marrë elektrone.
    Mungesa: hypovitaminoza shkakton Skorbutin ( gjakosje të mishit të dhëmbëve, ndryshim të lëkurës dhe të kockave) dobësi muskujsh, dhimbje kyçesh. Hypervitaminoza nuk ka.

    Shpjegimi im nuk ka terma biologjike, universitare, "teleminare", ADN-ra , kromozone por eshte me se i thjeshte dhe shume i kuptueshem .

    Besoj se shpjegimi yt e mori përgjigjen tani. Oksigjeni nënkupton aktivitetin jashtë, në ajër të pastër, sportin. Në këtë dritëhije është i rëndësishëm për organizmin. Sigurisht jemi qënie që varemi prej oksigjenit, nuk ka proçes jetësor në organizëm që të mos kryhet pa praninë e tij. Përmendja e elementeve dhe mineraleve e sëmundjet e shkaktura nga mungesa e tyre janë kuptimplotë sepse këto janë elementë që i duhen trupit për metabolizimin. Arsyeja e jetës sonë gjendet te metabolizmi
    Elegance is an attitude.

  9. #29
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Angelina cfare shpjegimi, vecse do shtoj dy gjera. E sheh qe dhe ti mua s'po me len te iki ; ). Bukuria e kesaj teme eshte qe mund te flasim per shume gjera dhe s'dalim jashte saj. Doja te lija dhe dicka tjeter, por do thuash s'di gje hic e kaloj punen tek ty. Je e sakte : P!! (vazhdimi i mekanismit nga vit C qe te nxjerr tek akrobatet lol).

    Hypervitaminoza = trupi ka vitamine me sasi te shumte.
    Hypovitaminoza = sasi e ulet e vitamines.

    Hypervitaminoza C shkakton gure ne veshkat (uric acid).
    Hypervitaminoza E ndalon sintezen e faktoreve (2,7,9,10 C&S) te koagulimit te vitamines K. Domethene qe gjaku hollohet kur vitamina E eshte ne sasi te larta.

    Vitaminat A, D, E, dhe K treten ne yndyre/dhjam. Per kete arsye nese jane ne sasi te larte helmuese eshte me e veshtire per ti trajtuar. Kurse me vitaminat e tjera te cilat treten ne uje, e nxjerr te keqen nepermjet urines.
    Ndryshuar për herë të fundit nga s0ni : 16-06-2011 më 08:42

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulohet sekreti i jetëgjatësisë
    27/06/2011
    Të mbërrish në fund të ekzistencës tënde dhe të ndezësh një buton që çon pas akrepat e kohës, derisa të fillohet nga e para një jetë e dytë.
    Ajo që mund të duket fantashkencë është realitet për disa qeliza të majasë të modifikuara në laboratorët e Massachussets Institute of Technology (Mit) të Boston.

    Geni që quhet NDT80 është i aftë të transformojë një qelizë të moshuar në një vajzë dhe shumë shpejt mund të çojë shkencëtarët të gjejnë sekretin e jetëgjatësisë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •