Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Poeti Vehbi Skënderi në gjendje të rëndë shëndetësore

    Familja e poetit Vehbi Skënderi e njofton opinionin publik, veçanërisht të afërmit, miqtë dhe dashamirët se këto ditë poeti është shtruar në spitalin kantonal, në një gjendje të rëndë shëndetësore. Njëkohësisht, familja e poetit i fton të gjithë t'i bashkohen në lutjet e saj drejtuar Zotit që poeti Vehbi Skënderi ta kalojë me sukses edhe këtë betejë tjetër kaq të vështirë.
    Poeti Vehbi Demir Skënderi ka lindur në fshatin Strelcë të Korçës në maj të vitit 1927 në familjen e një kleriku të lartë. Vehbiu vazhdonte studimet fetare në Medresenë e Lartë Tiranë, kur i ndërpreu ato dhe dhe doli partizan në Çetën e Dibrës, ku iu mbijetoi dy plagosjeve. Pas luftës i mbaroi studimet në Fakultetin Histori-Filologji. Vehbi Skënderi bashkëpunoi me disa organe të shtypit të asaj kohe. Në vitet 1955-1956 punoi në revistën Hosteni, në vitet 1956-1959 ishte korespondent special në të përditshmen Bashkimi, ndërsa nga viti 1960 deri në vitin 1967 punoi në revistën Ylli, ku ishte gazetar dhe anëtar i kolegjiumit.
    Përplasjet e tij me regjimin e kohës dolën hapur në vitin 1967, kur shkruan fejtonin "Klubi i të qetëve ose Klubi i të lumturve" për Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve. Një sekretar partie për ideologjinë u shpreh atëherë se ky fejton përmban helm më shumë se romani më antiparti i kohës. Po atë vit, me një grup të shquar intelektualësh – Profesor Selman Riza, Profesor Ligor Mile, Profesor Dhimitër Pilika, Kolonel Dilaver Radeshi, historiani i mirënjohur Zija Shkodra, majori Bektash Bedo etj. - ai përgatiti një "Brigadë shtypi" dhe e dorëzon për botim në Zërin e Popullit. Në këtë pamflet kritikoheshin rëndë Instituti i Historisë dhe Instituti i Gjuhësisë: Instituti i Historisë, në vend që të merrej me figura e epoka madhore të historisë kombëtare, merrej vetëm me Haxhi Qamilin, duke mos bërë asnjë monografi për Pirron e Epirit, Teutën e Ilirisë, Skënderbeun, Ali Pashë Tepelenën, Hasan Prishtinën, Ismail Qemalin e Fan Nolin, duke mos bërë asnjë studim për Lashtësinë, Mesjetën, Rilindjen Kombëtare, duke mos bërë asnjë studim për Kosovën. Instituti i Gjuhësisë nuk kishte përgatitur ende Fjalorin e Gjuhës Shqipe. Pamfleti nuk botohet. Zëri i Popullit ia dorëzon dorëshkrimin sekretarit të parë të Tiranës dhe me të merret Byroja Politike, duke e cilësuar veprimtari armiqësore të njëjtë me Konferencën e Partisë së Tiranës.
    Në Komitetin Qendror gjatë seancash të terrorit të gjyqit politik e akuzonin për veprimtari antiparti sepse sipas tyre sulmonte institucionet e superstrukturës të diktaturës dhe nacionalist meqë u deklarua se Kosovën e shihte si pjesë të Shqipërisë. Gjyqi ishte kaq i tmerrshëm sa njëri prej pjesëtarëve, i ndjeri Bektash Bedo, vrau veten.
    Nga ky grupi intelektualësh në vitet e tranzicionit është vlerësuar me të drejtë me nderime të larta, midis tyre vetëm Profesor Selman Riza, ndërsa për autorin e këtij shkrimi, Vehbi Skënderin, ka vazhduar gjatë këtyre njëzet viteve heshtja. I ndjeri Profesor Zija Shkodra, pas rrëzimit të diktaturës moniste, në një shkrim të gjatë ka hedhur dritë të plotë rreth rolit kyç të Vehbi Skënderit.
    Për këtë shkrim, më 1967, për pesë vjet rresht Vehbi Skënderi, tashmë autor i ndaluar, dërgohet në Vaun e Dejës i dënuar me punë korektuese. Një vit më vonë, në Kantjerin e Zadejës, dërgohet me punë fizike zëvendësdrejtori i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës. Ai i kërkon Vehbi Skënderit të bëhet agjent i Sigurimit, çka shkrimtari e refuzon kategorikisht. Punonjësi i Sigurimit i betohet shkrimtarit se do të pendohet për këtë refuzim. I transferuar si zëvendësdrejtor i Degës së Punëve të Brendshme Tiranë ai ia përsërit kërcënimin shkrimtarit edhe vite më vonë.
    Më 1974 nën udhëzimet e Sekretari të Parë të Tiranës, sajon të tjera reprazalje kundër Vehbi Skënderit, i cili përjashtohet nga partia, nga Lidhja e Shkrimtarëve, nga puna, i digjen librat dhe i ndalohet botimi.
    Më 1975 internohet në Shkodër, por vendimi anullohet nga organet e rrethit të Shkodrës. Më 1976 internohet familjarisht në Zall-Mner të Tiranës. I shpëtojnë rastësisht internimit, por atë dhe familjen e tij e izolojnë totalisht.
    Pasi e lënë katër vjet pa punë dhe në izolim total, e caktojnë punëtor transporti në Kombinatin Poligrafik në repartin e presimit dhe në magazinën e hedhjes së mbeturinave. Pas rreth dhjetë vitesh i rikthehet e drejta e botimit, duke i botuar ndonjë poezi tek-tuk, por në Lidhjen e Shkrimtarëve i deklarojnë se rehabilitimi i tij i plotë si autor do të bëhet vetëm diku nga vitet 2030-2040. Del në pension në vitin 1987 duke qenë korektor në repartin e dispensave në Kombinatin Poligrafik.
    Vehbi Skënderi e filloi krijimtarinë letrare që në moshë të re. Më 1950, me propozimin e poetit Lasgush Poradeci, pranohet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë direkt, pa qenë kandidat. Më 1953 botoi librin e parë poetik, Këngët e para. Prej atëherë ka botuar librat poetikë Vjersha (1958), Fletë nga ditari im (1964), Vjershat dhe poemat e Drinit (1969), Vazhdim i një bisede (1971), Vdekja e Ofelisë (1971), Shqiponja e Vermoshit (1972), Përsëri mëngjes (1973), Vjersha dhe poema të zgjedhura- Kolana e poezisë shqipe (1973), Kumbojnë vitet (1983), Nxitoj (1987), Bëjmë sikur (1995), Hëna e vjedhur (2000), Zvicra Shqipëria ime (2004). Vepra e tij e fundit është "Mirëmëngjes, Shqipëri!" (2009) e cila ndodhet në dorëshkrim.
    Veprimtaria publicistike e Vehbi Skënderit është brilante, të cilën ai mundi ta rifillonte vetëm pas vitit 1992, me rrëzimin e diktaturës. Por për fatin e keq, ndërsa gjatë viteve të diktaturës përjetoi persekutimet më të egra, gjatë viteve të tranzicionit u mbulua me indiferencë, ndërsa ish-censorë të Komitetit Qendror vazhdojnë të bëjnë karrierë dhe të tallen me fatin e poetit, intelektualit, publicistit dhe njeriut i cili jetoi me vuajtje por me dinjitet.
    Prej vitit 1996 Vehbi Skënderi jeton dhe krijon në Zvicër me familjen e tij të dashur, me gruan, dy nipat e tij, dhëndërin Skënder Buçpapaj dhe vajzën e tij të vetme Elida Buçpapaj, të cilët e duan shumë dhe në këto momente në privatësi të plotë janë duke i qëndruar pranë dhe duke iu lutur Zotit që ta ndihmojë për ta përballuar këtë betejë të re.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Prane poetit te paepur jam dhe une, me lutjen per sherim te shpejte dhe rikthim te shendetshem prane familjes e krijimtarise.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    I uroj shërim të shpejtë poetit tim dhe njëkohësisht patriotit tim!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    sherim te shpejte

  5. #5
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    I uroj sherim te shpejte dhe vazhdim te krijimtarise .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •