Leji mi te flasin, nga zilia e kane!![]()
Durresit i kane zene frymen ndertesat gjate gjithe bregdetit ngjitur pas njera tjetres ngushte e ngushte dhe shume afer bregut. A thua nga ana e inxhinierise eshte e lejueshme nje ndertese 20 metra larg ujit te detit ne nje toke ranore?
Boni mer qef, jeni bo te gjithe arkitekta e gjeometra!![]()
mos beni te gjithe sikur jeni kunder zhvillimit
pallatet tregojne se shqiperia po ecen si gjithe bota
Policia, pushuesve: Ruhuni nga hajdutet
Dyndja e pushuesve nga i gjithe vendi dhe Kosova drejt bregdetit ka shtuar dhe vjedhjet ne plazh. Hajdutet te cilet jane kryesisht te mitur, nga Tirana apo rrethe te tjera te vendit “shtegtojne” ne bregdet gjate sezonit veror. “Pushuesit duhet te kene kujdes, te ruajne sendet e tyre me vlere pasi hajdutet, te cilet kryesisht jane te mitur, levizin pergjate bregdetit dhe pasi hiqen si pushues kryejne vjedhjet duke shfrytezuar pakujdesin e pushuesve” thane per gazeten “Koha Jone” burime nga Policia e Shtetit. Shtimi i vjedhjeve ne zonat e plazhit ka zvogeluar vjedhjet ne kryeqytet. Burimet policore treguan per gazeten se autoret e vjedhjeve gjate sezonit veror zhduken nga Tirana per te fituar para ne zonat bregdetare ku eshte dhe piku i pushuesve. Durresi rezulton te jete ne krye te listet per sa i perket numrit me te madh te vjedhjeve ne zonen e plazhit. Dyndja e kosovareve duket se “josh” hajdutet vocerrake te cilet enden neper shezllone per te vjedhur sendet personale. Mesatarisht nga qytete te ndryshme te Kosoves, me destinacion Durresin, nisen 30-50 autobuse ne dite, por ne fundjave ky numer shkon edhe ne 100 autobuse. Burime nga policia thane se pushuesit duhet te kene kujdes dhe te ruajne sendet personale sidomos gjate pikut te sezonit rreth datave 10-15 korrik ku ne Durres pritet qe te vije numri me i madh i pushuesve, i cili qendron ne te njejtin nivel deri ne daten 10 gusht. Te njejtat burime shtuan se hajdutet shfrytezojne edhe autobuset qe vijne nga Kosova per te kryer vjedhje. Sapo mberrijne ne Durres, ku dhe kane vendndalimin kosovaret, jane ne pritje per te gjetur hotele apo dhoma me qera dhe dyshohet se pikerisht kete moment shfrytezojne hajdutet per te vjedhur. Megjithese Drejtoria e Policise se Durresit ka shtuar masat per sezonin veror duke caktuar me detyra perkatese jo pak punonjes policie me uniforme dhe civile, eshte e pamundur shmangia e ketyre vjedhjeve. Patrullimet e forcave te policise ne zonen e plazhit duket se nuk trembin hajdutet te zhvatin pushuesit pasi edhe denoncimet nuk jane te pakte. K. Kotorri
kj
-
ne tirone dhe durres vjedhja eshte profesioni numer 1.
Është zanat i vjeter në Paris ,Londer,Bruksel,Amsterdam,Berlin etj. e sidomos në zonat Bregdetare ,Adriatik e Atlantik pa marr parasysh në cilat Shtete .
Mundë të thuhet lirishtë se kjo dukuri negative e shoqërisë ndodhë edhe në zonat Shqiptare nuk është ndonjë çudi e madhe.
Kujdes maksimal për pushuesit dhe në veçanti për ata që vijnë nga jashtë më xhepa të fryrë!!!!!!!!!!
Pushime të këndshme
Cilesia e plazheve
Plazhi i Durrësit:
Sic mund të shikohet edhe nga grafiku, të gjitha plazhet e monitoruara nga ISHP kanë një prezencë të FC – 50 mbi normën e lejuar prej 100. Shumë të ndotur paraqiten sidomos plazhet pranë Torres, Plepat dhe Ish kampi i pionerëve, rreth 10 herë mbi normën e lejuar. Në raportin e MMPAU 2009, theksohet se nga 21 plazhet e vrojtuara në Durrës, 90% klasifikohen Cilësi e Dobët dhe 10% Cilësi e Mjaftueshme . Këto përfundime e rendisin Durrësin si vendin me plazhet më të ndotura në vend. Ndërkohë, të gjitha plazhet që i përkasin kategorisë Cilësi e Dobët kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, deri në mbyllje të tyre, pasi përbëjnë rrezik për shëndetin publik. Ndotja në plazhet e qytetit të Durrësit është përkeqësuar shumë nga mungesa e kanalizimeve të ndërtimeve të reja, sidomos në zonën e Plazhit. Në të shumtën e rasteve situata është zgjidhur me gropa septike. Mirëpo ndërtimi i tyre në zona ranore dhe jo sipas parametrave bën që këto ujëra të derdhen krejt të papërpunuara në det.
![]()
"Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."
Krijoni Kontakt