-
Koncepti "Realitet"- Mėndjet e bukura- Shkenca dhe Fantashkenca.
Realiteti
Stephen Hawking
(Shkėputur nga Libri - The Grand Design)
Disa vite mė pare, kėshilli I qytetit tė Monza-s, Itali, ndaloi pronarėt e llastuar nga mbajtja e peshkut tė kuq ne enė me sipėrfaqe me anė tė harkuara. Sponsorėt e kėsaj mase administrative shpjeguan arsyen e masės duke thėnė se ėshtė mizore tė mbash njė peshk nė njė enė me anėt e lakuara, sepse duke vėshtruar jashtė, peshku do tė ketė njė pikėpamje tė shtrembėruar tė realitetit. Por si mund ta dimė ne nė tė vėrtetė, nėse fotoja qė shofim e realitetit ėshtė e vėrtetė?A mos ndoshta neve gjėndemi nė njė enė topi e madhe dhe visioni ynė shtrembėrohet nga njė lente gjigande? Realitieti qė percepton peshku ėshtė I ndryshėm nga yni, por a mund tė jemi tė sigurt se ėshtė mė pak real?
Realiteti qė percepton peshku nė tė vėrtetė nuk ėshtė njėlloj me realitetin tonė, por peshku ka ende mundėsi tė formulojė ligje shkencore qė qeverisin lėvizjen e objekteve qė ata vėshtrojnė jashta enės. Pėr shembull, pėr shkak tė shtrėmberimit, njė objekt nė levizje tė lirė qė ne do e vėshtronim qė lėviz nė vijė tė drejtė nga peshku do vėshtrohej sikur ai ndjek njė rrugė tė lakuar. Megjithatė, peshku i kuq mund tė formulojė ligje fizike nga kuadri i tij tė cilat gjithmonė do ishin tė sakta dhe tė cilat do iu mundėsonin atyre tė kryenin parashikime mbi lėvizjen e objekteve nė tė ardhmen, jashtė enės tyre.
Ligjet e tyre, sigurisht do qenė mė tė komplikuara sesa ligjet nė kornizėn e realitetit tonė, por thjeshtėsia ėshtė ēėshtje preference dhe shijeje. Nėse peshku i kuq do formulonte njė teori pare nga kėndvėshtrimi tij, nė do duhej tė pranonim pikėpamjet e tij si nje pasqyrė reale e realitetit.
Nje shembull tipik i pikėpamjes sė ndryshme tė realitetit ėshtė edhe modeli i shpallur rreth vitit 150 e.s nga Ptolomej qė pėrshkruan lėvizjen e objekteve qiellore. Ptolomej publikoi punėn e tij nė njė traktat me trembėdhjetė vėllime qė zakonisht njihen me emrin arab “Amalgest”. Amalgest fillon duke sqaruar shkaqet duke pas parasysh qė bota ėshtė sferike, e palėvizshme, e pozicionuar nė qėndėr tė universit, dhe papėrfillėshmėrisht e vogėl nė raport me distancėn nga qiejt. Pavarsisht modelit heliocentric tė Aristarkut, modeli i Ptolomej-t mbahej si i vėrtetė nga njė masė e madhe Grekėsh tė edukuar tė pakten qysh nė kohėn e Aristotelit, i cili, pėr ēėshtje mistike, besonte se toka ėshtė nė qendėr dhe se planetet e yjet leviznin rreth saj nė orbita tė komplikuara qė pėrfshinin epicikle tė tipit, rrotė mbi rrotė.
Ky model ngjante natyrshėm si i vėrtetė sepse nėn kėmbėt tona ne nuk ndjejmė tokėn qė lėviz (hiq rastet e tėrmeteve ose momentet e pasionit). Mėsimet e mėvonshme evropiane qė u bazuan nė burimet Greke qė dorė mė dorė, idetė e Ptolomej dhe Aristotelit u bėnė baza e mendimeve tė Perėndimit. Modeli i kozmosit tė Ptolomej u adoptua nga Kisha Katolike dhe u mbajtė si doktrina zyrtare pėr 1400 vite. Do duhej jo mė pak se viti 1543 qė tė dilte njė model alternativ nga Kopernik, nė librin e tij “De revolutionibus orbium coelestium” (Mbi revolucionin e Trupave Qiellorė), publikuar vetėm nė vitin e vdekjes sė tij (edhe pse ai punoi mbi teorinė e tij pėr disa dekada tė tėra).
Koperniku, ashtu si Aristarku shtatėmbėdhjetė shekuj mė pare, pėrshkruante njė botė nė tė cilėn Dielli ishte nė qendėr dhe planetet rrotulloheshin pėrqark nė orbita rrethore. Edhepse ideja nuk ishte e re, ringjallja e saj u prit me rezistencė tė flaktė. Modeli i Kopernikut u pa kontradiktore me Biblėn, e cila interpretohej me mėnyrėn tjetėr ku toka ishte qendra dhe planetet lėviznin rreth saj, edhepse Bibla asnjėherė nuk e thoshte qartė atė. Nė fakt, nė kohėn kur u shkrua Bibla njerzit besonin se toka ėshtė e rrafshėt. Modeli i Kopernikut ēoi nė njė debat tė ashpėr se nė toka nė qendėr, kulminacioni mbėrriti me vitin 1633, me gjyqin kundra Galileo-s i cili pėrfundoi i akuzuar pėr herezi si mbrojtės i modelit Kopernikan, dhe pėr mendimet se “jemi tė lire tė mbrojmė si tė mundur njė opinion edhe pasi tė jetė deklaruar dhe definuar nė kundėrshtim me “shkrimet e shenjta”. Ai u shpall fajtor, dhe u dėnua pėrjetėsisht me Arrest Shtėpie dhe u detyrua te hedhė poshtė studimet e tij. Thuhet se gjatė procesit gjyqėsor ai psherėtiu “Eppur si muove” “prapė lėviz”. Vetėm nė vitin 1992 Kisha Katolike Romane pėrfundimisht pranoi se qe e gabuar nė dėnimin e Galileos.
Pra, cila ėshtė teoria reale, modeli i Ptolomejt a Modeli i Kopernikut? Edhepse nuk ėshtė e pazakontė qė njerzit tė thonė qė Koperniku provoi gabim Ptolomeun, kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ashtu si nė rastin e pikėpamjes tonė versus pikėpamjes sė Peshkut tė Kuq, sejcili mund tė parashikojė njė model universi tė saktė nga pikėpamja e tij, se universi ynė mund tė pėrshkruhet korrekt si nė rastin heliocentrik ashtu edhe nė rastin kur toka ėshtė nė qendėr, por avantazhi i sistemit Kopernikan ėshtė se ekuacionet e lėvizjeve janė shumė here mė tė thjeshta nė kornizė reference ku dielli ėshtė nė qendėr.
Njė realitet krejt tjetėr ngjan nė filmin fantastiko shkencor “Matrix” ku njerzit nė padituri jetojnė njė realitet tė simuluar tė krijuar nga kompjutera super-inteligjent me qėllim qė ti mbajnė ata tė qetė e ndėrsa kompjuterat thithin energjinė bio-elektrike tyren (ēfardoqoft ajo). Kjo ndoshta kjo nuk ėshtė dhe aq e trilluar, sepse shumė njerėz preferojnė tė kalojnė kohėn e tyre nė web me realitete tė simuluara tė tipit “Second Life”. E si mund ta dime neve qė nuk jemi ca karaktere nė njė mish-mash tė gjeneruar nė mėnyrė kompjuterike? Nėse ne do jetonim nė njė botė sintetike imagjinare, ngjarjet s’do kishin kuptim a konsistencė ose nuk do iu pėrmbaheshin ligjeve. Alienėt nė kontroll mund ta kishin mė interesante ose zbavitėse duke shikuar reaksionet tona, pėr shembull >>Hėna e plotė ndahet nė dysh<<, apo sejcili nė botė diete zhvillohen njė neps tė paparė dhe tė pakontrollueshėm pėr “Pite Krem-Banane”. Por nė rast se Alienėt aplikonin system konsistent ligjesh, neve s’do kishim mundėsi tė dallonim se ekziston njė realitet tjetėr prapa tė simuluarit. Do qe e lehtė tė pohonim qė bota e Alienėve ėshtė e vėrteta e ndėrsa kjo e jona e simuluar. Por ashtu si neve, qėniet nuk do kishin mundėsi tė vrojtonin Universin nga “Jasht”, s’do kishte arsye pėr ata tė dyshonin nė realitetin e tyre. Ky ėshtė njė version modern i idesė se nje nuk jemi gjė tjetėr pos fragmente tė njė ėndrreje tė dikujt tjetri.
Kėto shembuj na sjellin nė konkluzionin qė do jetė I rėndėsishėm pėr kėtė libėr: Nuk ka njė pikėpamje ose koncept realiteti teorikisht tė pavarur. Nė vend tė saj ne adoptojmė njė panorama tė cilin ne e quajmė realizėm-tip i varur: ideja e tė cilit ėshtė se teori fizike e botės reale ėshtė njė model (kryesisht e natyrės matematike) dhe njė komplet rregullash e ligjesh qė lidhin elementet e modelit me vrojtimet. Kjo na jep kornizėn me tė cilėn ne interpretojmė shkencėn.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt