Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 114
  1. #31
    Ateistet kane per shembull shkencetare te medhej, njerez per mire qe nuk i kane bere keq askujt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 18-06-2011 më 15:47
    IN INFERIS MELIUS EST REGNARE QUAM IN COELIS SERVIRE

  2. #32
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Ateistet kane per shembull shkencetare te medhej, njerez per mire qe nuk i kane bere keq askujt. Besimtaret kane per shembull ***(Libri i djallit) edhe **** pedofilin.
    Qendro, te terhoqa njehere vrejtjen ...

    Postimi yt do qe ne rregull nese do i mungonte pjesa me te kuqe.
    Mos e perserit me!

  3. #33
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Përshëndetje Ilirian king,

    Nuk e di cfarë të ka thënë shoku yt , por mua nuk më ka thën kush , po kam qen vet para 30 vjetve , dhe jam sot.

    Në Kosovë dallimi i atyre qe kan shku ne xhami dhe kan agjeru para 30 vjetve dhe sotë është e madhe , dhe atë në favor të së sotmes.

    Unë e theksova këtë në lidhje me moralin në kuptimin se sot ka shumë më shumë që shkojnë në xhami për ty falur , dhe shumë më shum bëj "faqe të zeza".

    Ka shumë njerëz që shkojn nëpër xhami e kisha vetëm për të krijuar përshtypjen tek të tjeret se jan fetarë dhe janë njerëz të mirë. ATa e gënjejn veten më së shumti dhe disa njerëz pa tru që i konsiderojn si të mirë.

    SIdo që të jetë , ateistet edhe sipas fesë gjykuar jan më të moralshëm , sepse tek e fundit nuk i kan ato kufizime cfarë i kan fetarët.

    Pra , nuk ja kom fut kot fare.

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Thënie për fenë:
    "Religion is an insult to human dignity. Without it you would have good people doing good things and evil people doing evil things. But for good people to do evil things, that takes religion."

    “Religion is regarded by the common people as true, by the wise as false, and by the rulers as useful.”
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Qendro, te terhoqa njehere vrejtjen ...

    Postimi yt do qe ne rregull nese do i mungonte pjesa me te kuqe.
    Mos e perserit me!
    Edhe pse keshtu ? Eshte e dokumentuar ne kuran , edhe vet muslimanet po e thone qe muhamedi ishte i ' martuar' me ajshen, nje vajze 9viecare .

    A nuk quhet pedofili kjo ? Se une per vete nuk di tjeter definicion per pedofilin .

  5. #35
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    Edhe pse keshtu ? Eshte e dokumentuar ne kuran , edhe vet muslimanet po e thone qe muhamedi ishte i ' martuar' me ajshen, nje vajze 9viecare .

    A nuk quhet pedofili kjo ? Se une per vete nuk di tjeter definicion per pedofilin .
    Nuk ka problem kur fakti hidhet si i tille, por kethehet ne problem kur ai quan te gjith besimtaret e krishtere ndjekes te librit te djallit si dhe palen tjeter pedofile.
    Pjesmarresit ne kete forum pritet te paraqesin fakte dhe te mbrojne qendrimin e tyre te pakten, si Ateiste/Agnostike qe jane pres nivel me te larte komunikimi e jo fyerje sic bejne te tjeret.
    Ky forum duhet te jete shembull per te tjeret e jo cirk e arene fyerjesh.

    Tung

  6. #36
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Ja nje paralele e moralit Ateist dhe te Krishtere

    Japonia,vend me mbi 70% te popullates me qendrime te themi Agnostike (me tradite budisto/shintoizmi).Tash kur ishte termeti dhe problemet me elektranat nukleare ,e gjithe Bota ishte e impresiuonuar nga solidariteti dhe mungesa e plote te vjedhjeve.

    Haiti,popullata me mbi 97% e krishtere ,gjate termetit te tyre qeveria e tyre beri thirrje publike per ndihme SHBA qe te ndale vjedhjet masive dhe dhunimet sistematike te bandeve ne Haiti.
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  7. #37
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nje gafe qe ne fillim dhe ate ne titull: Morali i Ateistit?!

    Ateisti parimisht nuk e njef moralin, sepse e do jeten freestyle d.m.th nje jete pa rregulla per tiu nenshtruar.

    Tjetra, shumica e luftrave qe kan ndodhur dhe viktimave qe kan vdekur neper lufta kan qen produkt ateizmi (shembull: sistemi komunist)

    Ku mbet morali tani??

    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Ja nje paralele e moralit Ateist dhe te Krishtere

    Japonia,vend me mbi 70% te popullates me qendrime te themi Agnostike (me tradite budisto/shintoizmi).Tash kur ishte termeti dhe problemet me elektranat nukleare ,e gjithe Bota ishte e impresiuonuar nga solidariteti dhe mungesa e plote te vjedhjeve.

    Haiti,popullata me mbi 97% e krishtere ,gjate termetit te tyre qeveria e tyre beri thirrje publike per ndihme SHBA qe te ndale vjedhjet masive dhe dhunimet sistematike te bandeve ne Haiti.
    Shembull te mire ke marr mirpo nuk e thot ate qe pretendon ti ta thuash, sepse ne kete paralele qe ti morre, rolin krysor e luan standarti i jetes ndermjet ketyre paraleleve dhe jo konfesioni i tyre.

    D.m.th merri statistikat e jetes ekonimike dhe nivelin e varferis se ketyre dy vendeve dhe ateher e kupton gjendjen me mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 19-06-2011 më 15:28
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #38
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Nje gafe qe ne fillim dhe ate ne titull: Morali i Ateistit?!

    Ateisti parimisht nuk e njef moralin, sepse e do jeten freestyle d.m.th nje jete pa rregulla per tiu nenshtruar.

    Tjetra, shumica e luftrave qe kan ndodhur dhe viktimave qe kan vdekur neper lufta kan qen produkt ateizmi (shembull: sistemi komunist)

    Ku mbet morali tani??
    Nonsens, Fisniku.
    Morali nuk eshte prone e religjionit e rrjedhimisht njerzve religjioze. Ai definohet si rrjedhim i gjykimit njerzor mbi te miren dhe te keqen. Gjykimi yt erresohet me tej akoma kur nxjerr si tematike luftrat pa piken e mbeshtetjes ne fakte. Edhe une mund te nxjerr me qindra luftra ku kauza gjithmon ka qene feja e c'do benim ne kete rast? Do zgjateshim ne "m'the t'thash" pafund e pa krye.
    Freestyle qe pershkruan ti quhet "Hedonizem" qe te ti qartesoj pakes idete, dhe kjo s'ka te beje ekskluzivisht me Ateizmin, biles faktet tronditese qe dalin kohen e fundit flasin per nje "hedonizem" te papare nder rangjet e religjiozeve.

    Morali, i nderuari Fisnik, nuk eshte prone... as nuk blihet as nuk shitet, nuk eshte as droge qe mund t'ja injektosh per te krijuaj njerez te moralshem, por rrjedh e kultivohet logjikshem nga vete arsyetimi njerzor. Shkolla, edukimi i larte, futja ne rangjet Intelektuale e shtojne ate, sepse njerzit fillojne te bazohen ne Parime te Etikes dhe Virtyte te forta personalitetesh si nxites se moralit filozofik e jo ne Perralla.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 20-06-2011 më 07:07

  9. #39
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Nje gafe qe ne fillim dhe ate ne titull: Morali i Ateistit?!

    Ateisti parimisht nuk e njef moralin, sepse e do jeten freestyle d.m.th nje jete pa rregulla per tiu nenshtruar - Ky eshte ateisti i vertet te tjeret qe thon ndryshe jan meleza apo dyftyrsha.

    Tjetra, shumica e luftrave qe kan ndodhur dhe viktimave qe kan vdekur neper lufta kan qen produkt ateizmi (shembull: sistemi komunist)

    Ku mbet morali tani??



    Shembull te mire ke marr mirpo nuk e thot ate qe pretendon ti ta thuash, sepse ne kete paralele qe ti morre, rolin krysor e luan standarti i jetes ndermjet ketyre paraleleve dhe jo konfesioni i tyre.

    D.m.th merri statistikat e jetes ekonimike dhe nivelin e varferis se ketyre dy vendeve dhe ateher e kupton gjendjen me mire.
    Kjo qe shkruan (me bold) tregon lehtesine e padurueshme te te shkruarit gjera siperfaqesore qe nuk i qendrojne as analizes fillestare.

    Te thuash qe nje person Ateist nuk njeh moralin eshte non-sens. Ateistet moralin e tyre e zbulojne me mendime vetjake ai buron nga vete personaliteti i tyre, dashurise ndaj jetes dhe qendrimeve dinjitoze mbi jeten. Nje etike e till eshte me qendruese se sa nje etike e imponuar nga shkrime te nje kohe dhe situatave para 2/3.000 vjetesh. Qe nuk eshte kjo etike religjioze e denje per koherat tona tregon cdo njeri realist dhe medjelire. Kjo, qe shumica e teksteve fetare sot jane me se paku qesharake tregon qe nuk kane prejardhje hyjnore ndryshe do ti kishin rezistuar kohes. Pra,tekstet e librave te feve abrahamike jane rezultat i kohes kur jane shkruar,kaq e asgje me shume.
    Duhesh te dish qe ateizmi nuk ka tendence te arrije unifikimin e vlerave morale por te arrije lirin e personit me mendime,qendrime dhe vlera qe do rezistoje kompleksitetit te jetes se sotme. Njeriu i lire arrine te kap dhe te perjetoje edhe te verteten e gjerave .Me siguri pajtohesh qe liria personale eshte baze e cdo civilizimi te perparuar. Mu atehere kur njeriu theu prangat e dogmave fetare arriti edhe perparimi i tije. Faliminderit te gjith atyre njerezve te ndritur te Rilindjes qe bene hapin e pare ne kete drejtim.
    Pra,nga aspekti i Etikes njeriu ka dy mundesi zgjedhje -Moralin heteronom(religjioz) dhe moralin autonom(vetjak).Morali heteronom eshte jashtezakonisht i ngurte dhe ne konflikt direkt me kohen dhe situateve konkrete qe ndryshojne, njeriu qe te mund te funksionoj ne nje nivel human e ka te patjeter te zbatoj etiken e vete e jo ate te imponuar.

    Komunizmi ka qene religjion i kamufluar. Me botekuptimin dhe idete e tyre ata kane qene dogmatike te njejte me fanatiket religjioz.Kane imituar edhe ritualet religjioze te tyre - kishin mesijet (shpetimtaret) te gjalle apo te vdekur, kishin edhe trinin e tyre Marx, Engels, Lenin. Kishin edhe nje turme te madhe te te shenjteve lokal si herojet apo mareshalet. Qe te dyshoje ne dogmat e tyre e qe te shpetoje koken as qe mund te behej fjale mu sikur te fete gjate historise kishin edhe biblet e tyre te shenjta si Kapitali dhe Manifesti. Kishin edhe heretiket e tyre, kuptohet qe perfundonin ne gulage apo te xhelatet e inkvizicionit. Pra,behet fjale per institucione aq shume te aferta qe kinse jane te mbuluar me pelhure te humanizmit dhe njerezores ndersa ne praktike zbatonin gjera tjera. Pra,komunistet jane ateiste te vetdeklaruar por ne qenesine e vet jane te njejte me dogmatiket fanatik fetar.
    Viktimat e dogmave fetare as qe duhet te permenden jane te panumerta ne historine njerezore. Po mos te ishin instuticionet fetare fizika kuantike do te ishte zbuluar shekuj me pare. Ate qe dua te them religjioni ka bere nje perparim ne etiken e njeriut qe disa parime jane edhe univerzale por efektet kolaterale negative ne vet njeriun jane te panumerta.

    Kjo qe thua qe niveli i varferise determinon qendrimin etik kjo nuk do koment.
    Egziston mundesia e madhe qe mu te varferit te jene me te moralshem se sa njerezit e pasur. Sepse te arrish te pasuria duhesh ne shumicen e rasteve te thesh parimet baze te moralit.

    Haiti versus Japonia sillen ndryshe ne fatekeqesi te njejta,kush ka te drejte ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 20-06-2011 më 07:05 Arsyeja: Estetike, Perdorim i paragrafeve te shkeputura.
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  10. #40
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    Përshëndetje Ilirian king,

    Nuk e di cfarë të ka thënë shoku yt , por mua nuk më ka thën kush , po kam qen vet para 30 vjetve , dhe jam sot.

    Në Kosovë dallimi i atyre qe kan shku ne xhami dhe kan agjeru para 30 vjetve dhe sotë është e madhe , dhe atë në favor të së sotmes.

    Unë e theksova këtë në lidhje me moralin në kuptimin se sot ka shumë më shumë që shkojnë në xhami për ty falur , dhe shumë më shum bëj "faqe të zeza".

    Ka shumë njerëz që shkojn nëpër xhami e kisha vetëm për të krijuar përshtypjen tek të tjeret se jan fetarë dhe janë njerëz të mirë. ATa e gënjejn veten më së shumti dhe disa njerëz pa tru që i konsiderojn si të mirë.

    SIdo që të jetë , ateistet edhe sipas fesë gjykuar jan më të moralshëm , sepse tek e fundit nuk i kan ato kufizime cfarë i kan fetarët.

    Pra , nuk ja kom fut kot fare.
    Kili,

    Nuk e di nga cila anë e Kosovës jeton, po flas për Llap e Gollak nëse ju takon ketyre trevave lehtë mund t'a kuptosh se para 30 vjetve nuk ka pas njeri qe nuk ka agjeru madej tregojn pleqtë se kanë pshty gjak e prapë nuk e kanë prishë agjerimin, deshmi tjetër se kanë qenë më tepër fetar është edhe fakti se kanë pas ferexhe (sot kjo nuk ekziston). Duke fillu nga veshja, ushqimi (hallall) e X gjera te tjera dallon pra fuqishem e kaluara me te sotshem.
    Sot kemi një defetarizim të rinisë sonë. Veshja është ekstravagante, moderne dhe evropiane, përpara veshja ka qenë fetare. Ushqimi sot është i lloj-llojshem nuk ka të rinj që nuk konsumon birrën, përpara kjo as që ka ardh në shprehje.
    E vetmja gjë e cila favorizon të sotshem ndaj te kaluaren është numri i frekuentuesve nëpër xhami, por unë konsideroj se kjo vie si rrjedhoj e shtimit të popullatës jo se kemi ndonjë perparim te islamit.
    Kombi mbi të gjitha

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •