
Postuar mė parė nga
kthetrat
Gates: Amerika mund te dale nga NATO
Nga Korresp. 24-ore.com 6 minuta me pare
Madhesia e germes: Decrease font Enlarge font
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates
NATO-ja, Aleanca ushtarake e Uashingtonit me Evropėn, gurė-themeli i politikės amerikane tė sigurisė pėr 6 dekada, pėrballet me njė tė ardhme tė pasigurtė, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates. Nė fjalimin e tij tė lamtumirės dhe tė fundit mbi politikėn amerikane, shefi i Pentagonit vuri nė pikpyetje sukseset nė tė ardhmen tė NATO-s, duke thėnė se kontributet e pakta dhe mungesa e vullnetit politik nga vendet anėtare, mund tė pėrshpejtojnė dhėnien fund tė mbėshtetjes amerikane nė tė ardhmen.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates paralajmėroi qė vendet anėtare tė NATO-s duhet tė shtojnė angazhimet nė shpenzimet e mbrojtjes, pėrndryshe aleanca mund tė pėrballet me njė tė ardhme pa Shtetet e Bashkuara.
"Udhėheqėsit e ardhshėm politikė nė Shtetet e Bashkuara, pėr tė cilėt Lufta e Ftohtė nuk ishte njė pėrvojė siē ishte pėr mua, mund tė mos i konsiderojnė tė vlefshme investimet e Amerikės nė NATO. Unė po parashikoj mundėsinė reale pėr njė tė ardhme tė zymtė, nė mos fatale pėr aleancėn. Njė e ardhme e tillė ėshtė e mundur, por jo e pashmangshme. Lajmi pozitiv ėshtė se vendet anėtare tė NATO-s, individualisht dhe kolektivisht, i kanė mundėsitė qė tė ndalojnė, madje tė kthejnė mbrapsht kėto prirje dhe tė sjellin njė tė ardhme shumė tė ndryshme".
Sekretari Gates e mbajti fjalimin sot nė Bruksel nė takimin e njė grupi studimor pėr ēėshtjet e sigurisė dhe tė mbrotjes. Ky ishte fjalimi i tij i fundit mbi politikėn amerikane, para se tė dalė nė pension nga fundi i muajit. Zoti Gates tha se ligjvėnėsit amerikanė po e humbasin durimin kur ėshtė fjala pėr mbulimin e 75 pėr qind tė shpenzimeve tė mbrojtjes pėr koalicionin.
Sekretari i Mbrotjes vuri nė dukej se tė 28 vendet anėtare tė NATO-s votuan pėr misionin kundėr udhėheqėsit tė Libisė, Moamar Gadafi, por mė pak se gjysma kanė marrė pjesė. Ai tha se disa vende anėtare, qė po marrin pjesė, po fillojnė tė humbasin burimet, vetėm 11 javė pas fillimit tė misionit, duke bėrė qė Shtetet e Bashkuara tė pėrmbushin mungesat.
Ai tha se mungesa e gadishmėrisė ose paaftėsia pėr tė kontribuar ka ndikuar tek operacionet nė Afganistan dhe si pasojė koalicioni ka pasur shumė vėshtirėsi pėr tė mbajtur tė dislokuar 45 mijė trupa. Zoti Gates tha se pėrfundimi i misionit nė Afganistan duhet tė bėhet nė njė formė tė bashkuar dhe jo duke u diktuar nga situata financiare e ēdo vendi anėtar.
Sekretari Gates mori pjesė dje nė takimin e ministrave tė Mbrojtjes tė NATO-s, i fundit pėr tė, ku tha se nė Afganistan ėshtė arritur pėrparim i madh nga aspekti ushtarak. Ai paralajmėroi se ky pėrparim mund tė vihet nė rrezik nėse kalimi i kontrollit tė plotė tė sigurisė qeverisė afgane nuk bėhet nė mėnyrė tė menduar mirė, tė organizuar dhe bashkėrenduar.
Krijoni Kontakt