Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Exclamation Në Prizren arrestohen 6 aktivistë të Vetëvendosjes !!!

    Policia ka arrestuar në Prizren gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa ata po e dekoronin qytetin me flamuj kombëtarë duke i hequr ata të shtetit të Kosovës.

    Zyrtari për informim Vesel Gashi tha se personat e dyshuar kanë hequr flamujt të Kosovës dhe se rasti i është dërguar gjykatës komunale për kundërvajtje në Prizren.

    Ndërkaq, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje përmes një komunikate ka thënë se aktivistët e tyre po i zëvendësonin sipas tyre simbolet antikombëtare, me ato kombëtare, në përvjetorin e ngjarjes më të rëndësishme politike për identitetin dhe politikën shqiptare.

    “Lëvizja Vetëvendosje! këtë arrestim e cilëson politik dhe në funksion të tjetërsimit të identitetit, historisë dhe politikës kombëtare, nga institucionet, të cilat moti ja kanë shitur shpirtin djallit. Këto institucione para një viti, po në këtë përvjetor e tjetërsuan logon e Komunës së Prizrenit”, thuhet në një komunikatë për media përmes së cilës kërkohet lirimi i menjëhershëm dhe i pakusht i gjashtë aktivistëve të vetëvendosjes.

    Aktivistët e arrestuar janë: .Kushtrim Dakaj, Vigan Bytyqi, Abdyl Osmanaj, Gëzon Kastrati, Memli Balaj, dhe Lumbardh Bukoshi.

    Manifestime “kuq e zi” për Lidhjen e Prizrenit

    Në 133 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Aleanca Kuq e Zi, organizon në Prizren forumin e intelektualëve, akademikëve, historianëve, sportistëve dhe figurave tjera të njohura shqiptare.

    Në këtë forum është paralajmëruar të marrin pjesë personalitete si: Kreshnik Spahiu, Esat Stavileci, Kim Mehmeti, Mehmet Kraja, pastaj futbollisti i njohur Lorik Cana e të tjerë.

    Organizatorët kanë paralajmëruar se sot Prizreni do të vishet në petkun kuq e zi.

    Në këtë ditë, edhe presidentja Atifete Jahjaga ka paralajmëruar disa vizita nëpër Kosovë.

    Jahjaga fillon vizitat me nderimet në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe viziton familjen Jashari, pastaj do të bëj nderime në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gllogjan dhe në fund viziton Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

    Në këtë përvjetor, edhe Rrjeti i Organizatave Shqiptare organizon aktivitete të cilat do të mbahen në Prizren.

    Ky rrjet ka paralajmëruar stolisjen e qytetit të Prizrenit me flamuj shqiptar, duke veçuar se do të vendoset një flamur i madh shqiptar në kalanë e Prizrenit, kurse parashihet edhe defilim i motoristëve me flamuj kombëtarë, lëshim me parashutë me posterin "Lidhja është gjallë", dhe aktivitete tjera.

    Lidhja e Prizrenit njihet si datë me rëndësi tek shqiptarët, por këtë vit duket të ketë një mobilizim më të madh për manifestime sesa viteve tjera.

    Nga këndvështrimi historik, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881) zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare në kuvendin shqiptarë të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878.

    Sipas të dhënave historike, qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet otoman të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit, dhe Janinës.

    Lidhja njihet si përpjekja e parë e madhe për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë. /rel/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...vetevendosjes/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Në Prizren arrestohesh për flamur
    10 QERSHOR 2011 - E Premte 12:11 Sot, më 10 qershor, rreth orës 04.20 në mëngjes, në Prizren gjatë dekorimit të qytetit për nder të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit u arrestuan 6 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Aktivistët e arrestuar janë:



    1.Kushtrim Dakaj



    2. Vigan Bytyqi



    3. Abdyl Osmanaj



    4. Gëzon Kastrati



    5. Memli Balaj



    6. Lumbardh Bukoshi



    “Mëkati” i tyre ishte se simbolet antikombëtare po i zëvendësonin me ato kombëtare, në përvjetorin e ngjarjes më të rëndësishme politike për identitetin dhe politikën shqiptare.



    Lëvizja VETËVENDOSJE! këtë arrestim e cilëson politik dhe në funksion të tjetërsimit të identitetit, historisë dhe politikës kombëtare, nga institucionet, të cilat moti ja kanë shitur shpirtin djallit. Këto institucione para një viti, po në këtë përvjetor e tjetërsuan logon e Komunës së Prizrenit. Arrestimi i sotëm për flamur është vazhdim i të njëjtës fushatë dhe të përkujton historinë e dhimbshme të popullit tone gjatë viteve të persekutimit.



    Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të gjashtë aktivistëve.



    Lëvizja VETËVENDOSJE!

    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,3049&author=0
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Per kete flamur kane dhen jete dhe jane burgosur populli shqiptar nga rexhimi serbosllave e tashe nga rexhimi Shqiptar?

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Ket punen, per heqjen e flamujve kombetar e kan te deleguerit e boris tadiqit.
    Kjo esht vetem fillimi ,kta idiotet nji dit do kerkojn edhe shqiptaret e shqiperis ti shpallim fqinj si serbet e kruatet.
    Na e tjetersuan historin ,e vodhen dhe shiten ter pasurin matriale ,te lujtshme e te pa luajtshme te Kosoves.
    Kta po e shesin veriun e Kosoves....Eh sikur ta benin ne 99-ten te mos i perjetonim gjith ato vrasje e djegje nga shkau .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •