Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    Pak a shume, "te re" ne politiken shqiptare, do veēoja Bashen me fushaten elektorale te fundit.

    Islami apo Zeqo nuk po diskutojne idete e reja, por po bejne analiza te partise se tyre te mbeshtetura ne argumente.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #22
    Rama nuk duhet besuar dhe ndjekur per vete faktin se mori kreun e PS-se me nje moto komplet ndryshe nga cfare aplikoi me vone.

    PS-ja sot eshte me e ndare dhe me konfliktuale se kurre. Rama po ben te Plotfuqishmin atje dhe mendimi kundra apo demokracia e brendshme qe dikur "Reklamohej" si diferencuesi midis PS-se dhe PD-se nuk ekziston me.


    Rames i duhen akoma shume vite experience per te kuptuar qe pa aleate nuk mund te qeverisesh dot ne nje vend me te tille sistem elektoral (Rama eshte perkrahesi NR. 1 i ketij sistemi). Edhe ne rast se mund ta marresh pushtetin, eshte teper e veshtire ta mbash ate apo te qeverisesh i qete.

    Ketu qendron dhe ndryshimi me i madh midis Rames dhe Berishes.

    Tek Berisha u kthye shumica derrmuese e atyre u larguan. U kthyen shume nga nuk lane akuza nga me monstruozet pa hedhur mbi te.

    Dhe jo vetem kaq. Me te u bashkua Fatos Nano, i cili i beri hallall vitet e burgut, vetem te mos shikonte Ramen ne pushtet.

    Me Berishen u bashkua Ilir Meta qe cfare nuk ka thene e bere gjate gjithe ketyre viteve, vetem qe te mos lejonte Ramen ne pushtet.


    Edi Rama mund te fitonte shume thjeshte e te qeveriste pa probleme ne rast se do te mbante afer Nanon, Meten dhe gjithe te tjeret qe iu larguan dhe ketu po flas per parti apo individe te krahut te vete, dmth majtiste.


    Ndersa Berisha jo vetem qe konsolidoi te djathten, por zgjeroi aleancat me kundershtaret e tij.

    Kjo gje quhet Pjekuri Politike dhe te arrish krahun tjeter "Reaching Across the Aisle" sic thuhet ne SHBA, eshte domosdoshmeri politike qe te mbash pushtetin. Meqe ra fjala, asnje President ne SHBA nuk ka mundur te marre pushtetin dhe te qeverise pa marre vota dhe mbeshtetje nga krahu opozitar, si ne popull ashtu dhe ne dhomat parlamentare.

    Edi Rama duhet te kuptoje qe politika nuk behet me inate. Duhet te mesoje nga humbjet dhe te studioje kundershtaret e tij dhe te mesoje nga ata.

    Pas 1997-es, shume pak e besonin se Berisha nje dite do te kthehej perseri ne pushtet. E konsideruan te vdekur politikisht. Por ai mesoi nga gabimet e veta. Mesoi qe edhe kur 70% e popullit eshte me ty sot, pas 2-3 vitesh te hedh poshte ne rast se shumica e partive sado te vogla, qofte dhe me 50 anetare te vihen kundra, sic ishte rasti i votimit te Kushtetutes.

    Ai mesoi se aleancat ne politike jane me te vlefshme sesa egoja personale. Dhe e dini se nga e mesoi kete gje?
    Nga Fatos Nano, kundershtari i tij politik, pasi Nano sikurse Berisha me vone, mori pushtetin kur askujt nuk ja merrte mendja.
    Nano zgjeroi aleancat ne ate kohe (kujtoni Dushkun) dhe mbajti qeverine per nje kohe te mire.

    Edi Rama duhet te ule koken sado pak dhe te mesoje.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    S'ka pas nevoje te ftonte ata qe krijuan PKSH ne vitin 1941 dhe ata qe ja nderruan emrin ne vitin 1991, sepse te gjithe pasardhesit e tyre jane sot anetare te denje dhe besnik!

    PSSH e sotme eshte nje kenete, siē shprehej Dritero Agolli para disa vitesh dhe atehere e quante Nanon "buf kenete", ndersa sot ky "buf kenete" eshte Rama.

    PSSH eshte force politike e ngurtesuar, pa program dhe nuk perfaqeson shtresen qe ajo pretendon qe te perfaqesoje dhe te mbroje.

    Ajo qe nga viti kur eshte krijuar, pra 1941, ka mbetur dhe vazhdon te mbese ne nje grupim klanesh.
    Ja ke fut si kau peles plako.
    Ps eshte vite drite larg nga pd kanunore e Berishes, ndonse seshte akoma parti e majte europiane.
    Nuk jane te gjit pasardhsit e komunisteve vetem ne ps po ke me shume ne pd.
    Dhe asnje ligj ne bote nuk con fajesine nga i jati te i biri vec kanunit tend.
    Albania Uber Alles

  4. #24

    Sheraton Party

    Sheraton Party

    2011-06-15

    Sokol Shameti


    BETEJAT POLITIKE PĖR PUSHTET...

    Ndodhi vetėm tri ditė mė parė dhe sa pėr t’ua hequr merakun atyre qė e kishin kėtė merak: po, u duk sexy nė televizor. Njė nga party-t mė mondane tė muajve tė fundit, ajo e SP (qė nė kėtė rast duhet lexuar jo si “Sheraton” por si “Socialist” Party) of Albania, u kremtua nė njė moment kur opozita shqiptare ndien se ka prekur realisht fundin.

    Tė marrė tek e tek, shumė nga pėrfaqėsuesit socialistė flasin kėto ditė tė zymta qershori pėr njė klimė tė rrėnuar moralisht brenda organizatės sė tyre, pėr diēka tė thyer, pėr njė lloj zie qė mbahet pėr dyzetė ditė pasi vdes dikush, pėr helmim pėrfundimtar tė atmosferės, pėr kėputje tė shpresave. Janė zhdukur nga ekrani propagandistėt kinse tė pavarur. Janė tretur trumbetat luftarake tė dekorit tė aleatėve. Mbeten ende teknicienėt juridikė qė i thėrrasin nė skenė vetėm nė raste pazarllėqesh tė pamundura apo tentativash pėr tė interpretuar tė zezėn pėr tė bardhė. Gjithsesi, nė “Sheraton” gjithēka shkėlqente para tri ditėsh, fytyrat, buzėqeshjet, kostumet madje edhe orėt e florinjta, duke tė kujtuar ty pak a shumė atė qė ndodhi vitin qė shkoi pėr Krishtlindje, kur nė mes tė “krizės” sė hapjes sė kutive, befas kupola socialiste shpalli njė ndėrprerje publicitare, sa pėr tė lejuar udhėheqjen e saj tė kalonte disa ditė pushime. Jashtė shtetit, sigurisht.

    Tė kthehemi te party i “Sheratonit”: gjithēka ishte ujdisur kasten pėr tė ofruar pak relaks nė pauzėn kur luanėt socialistė duhej tė shkonin pas pak sėrish tė pėrlesheshin nė mbrojtje tė votės nga sistemi i korrupsionit. Dukej se njė dorė e kujdesshme dhe nikoqire kishte marrė masat me merak atje pėr ēdo detaj. Edhe pėr pijet e shtrenjta, edhe pėr ceremonialin dhe radhėn e kronometruar tė lėvizjeve, edhe pėr kėndin e kalkuluar tė objektivit tė kamerave e deri edhe pėr njė fashė dritash rozė qė derdhej gjithė lezet mbi sallė duke krijuar njė dekor fluoreshent qė ishte adapt pėr tė bėrė efekt te teleshikuesi i lajmeve tė darkės. Nėn kėtė kujdes prej gruaje, imperfeksionet s’binin fare nė sy dhe shkėlqimi ekzaltohej nė maksimum. Fjalė tė mira thuheshin nga tė gjithė. Nė parkingun e hotelit mė luksoz tė Shqipėrisė mund tė prezantoheshe nė ato momente tė paharrueshme me katalogun mė tė fundit tė automjeteve mė potente, mė tė kushtueshme dhe mė tė zeza tė ndoshta mbarė gadishullit ballkanik. Por, me tėrė mend? A ėshtė kjo Partia Socialiste? A janė kėta njerėzit qė lypin solidaritet nga shtresa e tė paprivilegjuarve tė kėtij vendi? Njė muaj pas zgjedhjeve vendore tė cilat Partia Socialiste i fitoi, do tė ishte i mirėkuptueshėm gjithsesi ky entuziazėm dhe ky afishim brutal arsenali pasuror si ai i tri ditėve mė parė nė “Sheraton”.

    Por kujdes. Nė Partinė Socialiste nuk flasin aspak pėr fitore. Atje kėto zgjedhje konsiderohen tė vjedhura e tė manipuluara. Ndaj mė shumė sesa njė manifestim i bujshėm luksi, kremtimi nė “Sheraton” duhet parė thjesht si njė stil i rėndomtė jetese, si njė ritual i zakonshėm i lidershipit rozė, qė s’ka tė bėjė aspak me gėzimin e fitores a hidhėrimin e humbjes. Socialistėt kremtojnė dolce vita-n, e kjo e “Sheratonit” ėshtė mėnyra sesi ata e bėjnė kėtė, ndonėse siē thotė njė proverb skocez, njė festė ėshtė vendi ku secili shfaqet si njeriu qė do donte tė ishte. Nė kėto vite tė modelit socialist Rama, kjo ka qenė nė tė vėrtetė Partia Socialiste. Njė spekulim festiv me detaje tė kuruara vizualisht qė ngjan bukur nga jashtė, ndonėse pėrmban asgjėnė pėrbrenda.

    E megjithatė, pavarėsisht imponimit tė kėtij modeli piktural, nuk mund tė themi se nė rastin e Partisė Socialiste kemi tė bėjmė me asgjėnė perfekte nė ekspozim tė plotė. Anėtarėsisė e shumė prej militantėve tė thjeshtė anekėnd sivjet u doli prapanica vendit dhe kjo u shpėrblye: Partia Socialiste fitoi pėr herė tė parė nė njė shkallė aq tė gjerė qytetesh saqė 8 maji mund tė arkivohet si njė datė suksesi pėr ta. Kandidatė tė kėsaj partie qė garonin pėr herė tė tretė a tė katėrt korrėn fitore edhe mė tė thella se nė zgjedhjet e kaluara nė bastionet e tyre tradicionale. Njerėzit tejpėrtej Shqipėrisė thanė se duan tė qeverisen nė mėnyrė socialiste, se ua besojnė atyre pushtetin dhe ua delegojnė atyre administrimin e tė ardhurave nė nivel lokal nė shumicėn e qyteteve tė mėdha e tė vogla.

    Krejt ndryshe ndodhi me njėrin prej kandidatėve socialistė, qė pėrkon edhe me kryetarin e kėsaj partie. Zoti Rama pavarėsisht fushatės sė nderė qė udhėhoqi, pavarėsisht gjuhės sė ashpėr, pavarėsisht inkuadrimit shpesh edhe haptas tė njė numri tmerrėsisht tė madh opinionbėrėsish qė thuajse e “bėnė” vėrtet opinionin sikur fitorja e tij ishte e padiskutueshme, nuk e arriti dot kėtė fitore tė padiskutueshme. Pas shock-ut, zjarrmisė dhe skandalizimit tė ditėve tė para, mė nė fund duket se ka ardhur bashkė me davaritjen e zhurmės, edhe konfirmimi se sa pak e besonin edhe vetė mbėshtetėsit e Ramės legjendėn e fitores sė merituar, por tė grabitur. Askush nuk del mė nė favor tė tij, sepse shumė nga ish-zyrtarėt e administratės socialiste tė dėrguar nė media me mision agjitatori e ndiejnė qė Rama tashmė ėshtė i pambrojtshėm. Kauza e tij ėshtė e humbur ndaj dhe argumentet e mbėshtetėsve janė pėrherė e mė tė zvargur. Njerėz tė ndryshėm po ftohen ndaj tij pėr arsye tė ndryshme. Industrialistė e biznesmenė tė fuqishėm qė e shihnin deri tani si njė bashkėpunėtor dhe partner nė punėn e tyre, s’e shohin mė si tė tillė. Idealistė dhe dashnorė tė rinisė sė pėrjetshme nė politikė, e quajnė atė tani njė avaz tė vjetėr. Eksperimenti i tij pėr kapitalizimin e socializmit dėshtoi ndėrkohė qė tė gjithė e dinė se ishte pikėrisht e kundėrta qė ai duhej tė advokonte. Bashkė me tė humbi edhe shpresa pėr tė ardhur nė pushtet e pėr t’u shpėrndarė nesėr ofiqe sekretarėsh ministrie shėrbyesve tė sotėm. Deri edhe Muē Nano ndihet i ofenduar nga Edi Rama kur bėn zbulimin (mė mirė vonė se kurrė) se kryesocialisti ėshtė katandisur nė atė derexhé saqė askush nuk e merr mė seriozisht as kur shkruan letra tė hapura.

    S’ia vlente tė tėrhiqej edhe ky shkrim nė katakombėn miniatureske rreth numėrimit tė asaj a kėsaj kutie, a tė aq apo kaq votave, por diēka duhet thėnė edhe pėr kėtė histori tė fryrė e tė mitizuar kėto kohė kaq shumė. Mendimi ėshtė pak a shumė i njėjtė dhe i hasur e i artikuluar nė forma tė ngjashme nga shumė e shumė njerėz tė thjeshtė qė e klasifikojnė veten pėrgjithėsisht majtas: dhjetė votat e avantazhit tė Ramės mbi Lul Bashėn janė njolla mė e turpshme qė njė lider opozite mund tė mbartė mbi ndėrgjegjen e tij. Dhjetė vota tė mjera mė shumė se njė kandidat i konsideruar vrasės, hajdut ordiner, sahanlėpirės dhe tradhtar i atdheut, janė prova se kjo retorikė nuk tė bind, ose mė mirė akoma, se e thėnė prej njė lideri aq jo-frymėzues dhe jo tė besueshėm sa Edi Rama, tė nxisin vetvetiu tė bėsh tė kundėrtėn. E nėse brenda katėr vjetėsh numri i atyre qė kanė votuar kundėr teje ka shkuar nga 75 mijė nė thuajse dyfishin, para kėsaj situate ēdo njeri normal qė ka lypur rikonfirmim me votė duhej tė arratisej njė orė e mė parė nga sytė kėmbėt duke i vėnė mė pas edhe gishtin kokės pėr tė zbuluar se ēfarė u ka bėrė kėtyre njerėzve qė e neverisin nė kėtė shkallė. Nė tė kundėrt, Rama po na servir pėrrallėn e ulėt tė “kosovarėve qė janė shpėrngulur nė Tiranė pėr tė votuar Bashėn”, njė shaka pa kripė dhe pa bazė pėr sa kohė askush ndėr ne banorėt e Tiranės s’ka qenė dėshmitar i halucinacionit tė kėtij bumi kaq tė madh demografik tė qytetit, e pėr sa kohė pasaportizimet nė kėtė qytet i administron po ajo Bashki e kontrolluar gjatė gjithė kohės nga zoti Rama.

    Partia Socialiste dhe e majta nė Shqipėri, nuk kanė nevojė pėr njė fitore tė Tiranės me 10 a 100 vota plus, ose tė pėrftuar pėrmes ankesave tė pafundme nė Kolegj Zgjedhor e zvarritjes deri nė mėrzi tė njė procesi tashmė tė marrė vesh sesi do tė jetė edhe pa kallauzin pėrkatės. Zgjedhjet morėn fund ditėn kur dy kandidatėt rezultuan ngjitur me njėri-tjetrin dhe tė paktėn pėr ata qė i kishin mėshuar pėr dy vjet rresht teorisė sė hendekut tė thellė qė ndante dy palėt dhe “tė vetmes rrugė”, ato, zgjedhjet, janė tė humbura pėrfundimisht e pa kthim. Ky rezultat nuk ėshtė fitore e askujt, por dėshmi sesa identik ėshtė kandidati i sė majtės me atė: vrasėsin, hajdutin ordiner, tradhtarin e atdheut. Ndaj largimi prej kėsaj fitoreje do tė ishte distancimi i vetėm qė do ta ndante zotin Rama nga perceptimi i pėrbashkėt me konkurrentin e tij.

    Nga ana tjetėr, nuk ka asnjė justifikim e asnjė qarje qė mund ta shpėtojė kryetarin e Partisė socialiste nga fakti i hidhur se pėrkundėr gjithė socialistėve tė tjerė, ai ėshtė i vetmi qė herė nuk guxon tė konkurrojė fare nė zgjedhje (si nė ato tė pėrgjithshmet parlamentare) e herė e humbet turpshėm mbėshtetjen popullore kur garon (si nė kėto vendoret pėr Tiranėn). Ky nuk ėshtė lideri pėr tė cilin e majta shqiptare ka nevojė dhe kėtė ėshtė mirė tė fillojnė ta kuptojnė tė majtėt e inkuadruar institucionalisht se sa pėr ata tė parreshtuarit, kjo ka qenė e ditur me kohė e vakt.

    Njė lider i vėrtetė i sė majtės nė Shqipėri do tė ishte njė burrė a njė grua qė do tė sillte mė nė fund nė skenė e do t’u jepte peshėn qė u takon debateve tė rėnda pėr tė cilat ēdo shqiptar qė e sheh mirėqenien me dylbi vret mendjen pėrditė. Si ta bėjmė mė tė begatė jetėn e ēdo qytetari? Si ta ndalim hovin e ndėrsyer tė privatizimit qė flak nė rrugė njerėz, qė ua merr atyre pasurinė e ndėrtuar me djersė nga prindėrit e ua shet pastaj po tė njėjtėve njerėz me ēmime ku shteti s’ndėrhyn dot, se normale – ka hequr dorė nga administrimi i kėsaj prone? Si ta bėjmė qė tė paguajė mė shumė njeriun qė pėrfiton mė shumė nga shfrytėzimi i pasurisė sė vendit, nga infrastruktura e tij, nga forca punėtore dhe krijuese e shqiptarėve? Si t’i orientojmė pastaj kėto para drejt pagave tė punėtorėve publikė? Drejt spitaleve tė shtetit qė sot ngjajnė si njė rrjet barakash pėrballė ofensivės arrogante tė spitaleve private ku jeta shitet e blihet me ēmime ligjėrisht tė pakontrollueshme? Si ta shpėtojmė arsimin dhe dijen qė e ka krijuar njerėzimi nga paketimi dhe tregtimi i saj nė shitoret private tė dijes ku i pasuri blen gjithēka, e i varfėri lihet nė paditurinė e magazinės popullore publike ku askush nuk interesohet pėr tė derisa ai vetė t’ia bėjė bam e tė shkojė edhe ai tė shpenzojė kursimet te privatėt? Si t’i thėrrasim njerėzit nė rrugė sa herė secili prej kėtyre interesave preket sadopak e si tė bėhemi barrikadė trupash jo pėr tė mbrojtur mandate deputetėsh milionerė, por interesa shqiptarėsh anonimė? E nė fund, nėse sėrish nuk do tė jetė nė gjendje tė gjenerojė atė energji qė do ta shndėrronte partinė e tij, opozitarizmin siē thotė Muē Nano, nė njė frymė e modė tė pėrgjithshme, ky lider tė kishte kurajėn tė telefononte kundėrshtarin e tij pėr t’i uruar fitoren e tė tėrhiqej me dinjitet.

    Kėtė mision qė zoti Rama e paraardhėsi i tij nuk arritėn ta pėrmbushin dot, duke iu dorėzuar ankthit burokratik tė marrjes sė pushtetit pėr veten e grupin pėrreth, ėshtė koha qė ta marrė pėrsipėr dikush tjetėr qė tė ketė kurajėn, dėshirėn dhe energjinė pėr ta realizuar. Partia Socialiste ka njė mision pėr tė pėrmbushur dhe ofiqarėt e saj teknikė janė thjesht tė pėrkohshėm dhe tė shkarkueshėm nė rast dėshtimi. Ndaj edhe pse ekziston pėrpjekja pėr t’ia adresuar humbjen personale tė zotit Rama gjithė Partisė Socialiste, e pėr t’i bėrė thirrje zgjimit mė nė fund tė gjenisė krijuese tė kėtij kryetari qė vazhdojnė ta presin tė zgjohet e qė vazhdon tė ofrojė artific pas artifici vetėm pėr tė mos u gjykuar si humbės, ėshtė mirė qė tė bėhet pėrfundimisht leximi i duhur i asaj qė ka ndodhur. Humbėsi i vėrtetė nuk ėshtė Partia Socialiste. Kjo parti i fitoi zgjedhjet. Shqiptarėt nuk kanė asgjė kundėr saj. Humbėsi pėr herė tė disatė qyshse ka marrė timonin e kėsaj partie ėshtė kryetari i saj aktual. Shqipėria foli dhe ajo ka njė problem personal me kėtė lider dhe modelin e ofruar prej tij. Fajin nuk e ka kurrė populli dhe tė ulėsh qepenat e partisė sė shndėrruar nė dyqan sa herė s’i del fitimi pronarit, ėshtė shantazhi mė i ulėt qė njė biznesmen mund t’i bėjė tė majtės dhe pronės publike tė njė vendi ku bėn pjesė edhe njė Parti e deklaruar si Socialiste.

    Ndaj Rama duhet tė gjejė kurajėn tė zbulojė pėr herė tė parė jo gabimet qė tė tjerėt kanė ndaj tij, por ato qė ai ka ndaj gjithė tė tjerėve. E nė fund, tė hapė rrugėn pėr shpėtimin e Partisė Socialiste qė s’ėshtė pronė e tij, nga njė epokė eksperimentimi qė jo vetėm s’prodhoi sukses, por ka kosto tė lartė pėr tė gjithė shqiptarėt qė rrezikojnė tė humbasin prej tij mundėsinė e shenjtė tė zgjedhjes mes dy tė ndryshmeve.

    Gazeta Shqip
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 15-06-2011 mė 14:06

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22
    “Nė PS, tradhtia na ėshtė kthyer nė sistem”

    Nga Erion BRAĒE

    Pėr dy ditė me radhė, qyshkur doli nė publik lajmi pėr kėtė mbledhje, kam marrė dy kėshilla. E para: mos nisni qametin e zakonshėm tė tė marrurit me njėri-tjetrin; E dyta: nuk ėshtė koha pėr t'u marrė me veten. Kėshilla tė miqve tė mirė, qė e kanė bazėn tek frika prej asaj qė ne prodhojmė shpesh nga ballafaqimet me njėri-tjetrin. Nga kėtu nė qendėr, deri nė organizatėn mė tė largėt. Por kanė qenė mė shumė ata qė pyesin: pse heshtni? Unė mendoj se na bėn mirė tė komunikojmė me njėri-tjetrin; na bėn mirė tė vendosim bashkėrisht pėr aksionin tonė politik, kėtu. Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet e 8 majit! Por, ka mjaftuar vetėm njė betejė tipike e Sali Berishės, ajo ndaj rezultatit tė gjithėparė e fitues tė Tiranės, qė PS-ja tė humbė avantazhin e aksionit politik. Berisha ka bėrė gabimin e fundit tė jetės, por PS-ja nuk po e ndėshkon! PS-ja nuk mundi tė parashikonte e as tė ndalte krimin pas zgjedhjeve, konsumuar nė njė akt final si ndryshim i rezultatit nė tavolinė prej njė grushti keqbėrėsish. PS-ja ka ndalur, pėrfshirė nė njė betejė juridike qė nuk ka duk, pėr shkak tė ambientit tė korruptuar ku po zhvillohet, brenda sistemit tė kalbur politik. Prej kėsaj pike nuk po mund tė luftojė edhe pse bėhet fjale pėr kauzėn e njohur, "votėn e lirė". Tashmė nė kushte krejt tė reja, kur PS-ja ka fituar bindshėm besimin e shqiptarėve nė zgjedhjet e 8 majit. Sali Berisha ka arritur tė fshehė tensionin social qė desh shpėrtheu m'u nė rrugė, madje t'i heqė nervin e betejės PS-sė. PS-ja ka fituar bindshėm por po sillet si humbėse. Berisha po na merr zvarrė nė njė betejė tė qėllimtė, pėr tė na ndalur tė administrojmė fitoren, madje pa na lėnė tė gėzojmė pėr tė. PS-ja ėshtė fituese por e mėdyshur.
    1. Dy mandate qė duhen administruar
    Mė 8 maj, Partia Socialiste mori nga populli dy mandate tė qarta:
    1. Mandat politik PS u votua si partia mė e madhe nė vend, me numrin mė tė madh tė votave dhe tė zgjedhurve nė nivelin e kėshillave vendorė;
    2. Mandat qeverisės PS-ja u votua si alternativa qė do tė qeverisė 2/3 e qytetarėve nė kėtė vend.
    2. Problemi i madh i demokracisė
    Ne arritėm qė nė zgjedhjet e 8 majit tė ndalim pėrsėritjen e njė vjedhjeje masive, tė njėjtė me vjedhjen nė zgjedhjet politike tė vitit 2009. Por jo deri nė fund. Ajo qė u duk qartė, krijoi precedentin e paqenė deri mė sot, ndryshimin e rezultatit nė tavolinė, duke pėrdorur shumicėn e thjeshtė nė njė trupė politike tė njėanshme qė administron zgjedhjet. Ajo qė u mezi u duk, tėrheq alarmin pėr krijimin e njė skeme perfekte tė ndėrtimit tė trupave elektorale fiktivė, me ndikim nė rezultatin pėrfundimtar tė ēdo gare elektorale. Financuar mjaftueshėm nga paratė e krimit e korrupsionit. Dhe kjo shpėrtheu mu nė kryeqytetin e kėtij vendi. Nė Kushtetute thuhet se "Qeverisja bazohet nė njė sistem zgjedhjesh tė lira, tė barabarta…". Zgjedhjet e 8 majit dėshmuan se ky premtim kushtetues ka rėnė. Premtimet kushtetuese tė gjithėpranuara kanė rregulluar bashkėjetesėn tonė deri mė sot. Rėnia e tyre pėr njė pjesė tė shoqėrisė, nė rastin konkret pėr mė shumė se gjysmėn, e fut vendin nė spiralen e rrezikshme tė njė konflikti social qė dėrrmon demokracinė. Ky ėshtė problemi i madh me tė cilin PS-ja duhet tė pėrballet. Mandati i Tiranės nuk negociohet. Beteja pėr Tiranėn nuk ėshtė betejė pėr pushtetin personal tė Edi Ramės, por betejė pėr tė zhbėrė njė skemė kriminale tė vjedhjes sė zgjedhjeve dhe shpėtimin e zgjedhjeve si instrument demokratik. Beteja pėr Tiranėn ėshtė betejė e ēdo qytetari qė "vota e lirė" e ndan nga skllavėria. Beteja pėr Tiranėn ėshtė beteja e secilit prej nesh, tė zgjedhurve, mandati i tė cilėve nuk do tė pėrcaktohet nga vota e popullit, por nga vendimi i Sali Berishės. Tė dy elementėt kriminalė tė mėsipėrm bėjnė tė padobishme kushtetutshmėrish zgjedhjet, si instrumenti themelor demokratik. Me to, funksional dhe tė pėrdorur tashmė nė tė gjithė territorin, nė zgjedhje politike, manipulimi do jetė masiv. Ky ėshtė rreziku qė zhbėn zgjedhjet dhe demokracinė. Mandati popullor-politik dhe qeverisės qė PS-ja mori pas kėtyre zgjedhjeve duhet pėrdorur pėr tė zgjidhur kėtė problem tė madh tė demokracisė. Dy rrugė ka:
    - Rrugė institucionale: Reforma tė thella tė sistemit politik dhe tė administrimit tė zgjedhjeve. Kjo kėrkon pjesėmarrje dhe iniciativė. Prej dy vitesh PS-ja nuk ka bėrė jetė parlamentare normale. Rrethanat e imponuara nga Sali Berisha kanė bėrė qė tė jetė kėshtu. Berisha e ka pėrdorur kėtė pėr tė bėrė atė qė do. Por, dhe si alibinė e tij shpėtuese pėrballė ēdo institucioni ndėrkombėtar, tek i cili Berisha na tregon si parti jashtė sistemi. Caku ėshtė kaluar, aq sa PS-ja shihet sot si njė parti qė ikėn dhe jo si njė parti nė betejė. Kjo ėshtė serioze dhe kėrkon njė vendimmarrje tė re tė trupės parlamentare, pėr angazhimin, rolin, detyrat, administrimin e pėrdorimin e pakicės bllokuese si kusht pėr reformat jetike tė demokracisė, pjesėmarrjen nė institucionet kushtetuese.
    NDAJ UNĖ PROPOZOJ: Kthimin e menjėhershėm tė deputetėve tė PS-sė nė Kuvend, me njė qėllim tė pėrbashkėt, me njė strategji konkrete, me njė alternativė popullore tė pėrballjes me tė keqen Berisha atje.
    Rrugė jashtė institucionale: Tė pėrballjes me forma demokratike, tė ashpra, tė protestės pėr tė imponuar garancitė kushtetuese e demokratike tė lirisė. Njerėzit duhen thirrur nė demonstratė dhe duhen udhėhequr nė tė. Beteja duhet tė vazhdojė nė Kuvend dhe nė sheshe, por mbi tė gjitha pėrballė me Sali Berishėn. Tė dyja rrugėt nuk pėrjashtojnė njėra-tjetrėn, duhen ndėrthurur e pėrdorur menjėherė.
    NDAJ UNĖ PROPOZOJ: Ditėn e buxhetit tė ri tė qeverisė, si ditėn e demonstratės popullore kundėr hajdutėve tė qeverisė, m'u aty, para e rreth e rrotull Kuvendit.
    3. Dy mandatet, ku dhe si duhen pėrdorur
    Kur vota popullore tė jep njė besim si ai qė PS-ja mori mė 8 maj, fuqia e besimit duhet tė udhėheqė betejėn politike pėr demokracinė, pėrmirėsimin e pėrfaqėsimit dhe alternativės, qeverisjen e mirė e tė pėrgjegjshme. Kjo ėshtė pėrgjegjshmėri. Ajo qė po jetojmė si krizė e rėndė e demokracisė, kėrkon pėrdorimin e mandateve tė 8 majit nė Kuvendin e Shqipėrisė, nė Partinė Socialiste, nė Pushtetin Vendor:
    KUVENDIN E SHQIPĖRISĖ
    Nė njė analizė tė gjerė, janė njė sėrė premtimesh kushtetuese qė qeverisja e Sali Berishės i ka rrėzuar, nisur nga ai pėr votėn e lirė. Ndėrkohė, njė sėrė garantesh dhe barrierash kushtetuese, ngritur si element kontrolli ndaj sulmit qeveritar mbi Kushtetutėn, janė rrėzuar nė njė akt tė qortueshėm bipartizan tre vite mė parė, provuar qartėsisht si i dėmshėm nė tre vitet qė vijuan. Premtimet kushtetuese nuk janė mbrojtur, qeveritė dhe partitė i kanė kompromentuar pėr nevoja politike. Tani ėshtė koha pėr njė reformė tė Kushtetutės. Ndaj, mandatet e 8 majit duhen pėrdorur pėr:
    - Reformė tė Kushtetutės. (Ndėrhyrja qė u krye tre vite mė parė nė Kushtetutė i ka shėrbyer krizės dhe ka forcuar pozitat politike tė keqbėrėsve tė sistemit). Reforma duhet tė zgjidhė krizėn: Tė garantojė liritė dhe tė drejtat, demokracinė si sistemin qė kemi zgjedhur pėr tė rregulluar jetėn tonė; Tė rikthejė balancėn, kontrollin mes pushteteve; Tė garantojė mbrojtjen e sistemit nga goditjet prej politikanėve qė kėrkojnė pushtet pėrtej kufijve kushtetues; Tė rikthejė mundėsitė qė sistemi tė vetėmbrohet dhe kthehet nė integritet pėrmes kufijve qė ndalin nė kohė veprimin antikushtetues tė politikanėve qė keqdrejtojnė shumica tė thjeshta e antidemokratike.
    Reformė tė sistemit Politik-sistemit zgjedhor e tė administrimit tė zgjedhjeve. (Ajo qė ka ndodhur nga 2009 e deri mė sot, ėshtė dėshmi se sistemi qė ne modeluam ėshtė lehtėsisht i keqpėrdorur brenda partive nė krijim tė kuorumeve klienteliste e tė bindura por edhe lehtėsisht i manipulueshėm nė zgjedhje ēfarėdo, nė krijim tė shumicave tė pavėrteta, apolitike por interesash, produkt i manipulimit zgjedhor. Njė Dushk edhe mė i madh se ai qė ishte. Kjo ka sjellė krizėn). Reforma duhet t'i japė fund krizės: tė garantojė "votėn e lirė e tė barabartė" si thelbin ku bazohet qeverisja kushtetuese; tė garantojė, nga "listimi i zgjedhėsve" deri nė "leximin e votės", nė mėnyrė tė drejtė, tė paanshme dhe transparente parimin "njė qytetar njė votė"; tė modernizojė votimin dhe administrimin e votimit pėr ta bėrė tė vėrtetė, transparent, tė shpejtė, tė pamanipulueshėm dhe larg ndikimit tė vullnetit keqbėrės tė cilitdo administrator.
    - Reformė tė sistemit tė drejtėsisė. (Ne dėshtuam nė 8 vite tė ndėrtojmė njė sistem drejtėsie tė pavarur, funksional e eficent, tė mbrojtur e mirėpaguar, transparent e tė p korruptuar. Ėshtė Berisha qė po e pėrdor tani duke instaluar kulturėn e padrejtėsisė e tė pandėshkueshmėrisė nė vend, shqiptarėt dhe nė mes tyre qė po e vuajmė). Reforma duhet ta zhbėjė kėtė Sistem: tė ndėrtojė e garantojė pavarėsinė institucionale tė trupės gjyqėsore; ta nxjerrė nga ēdo lloj varėsie prej pushtetit tė individit politik dhe votės sė tij; ta pėrtėrije me njė gjeneratė tė re profesionistėsh dinjitarė; ta pastrojė me vendosmėri nga anėtarė tė korruptuar apo tė nėnshtruar ndaj korrupsionit politik dhe vendimmarrjes sė tij.
    - Reformė Administrative dhe tė sistemit tė Gjendjes Civile. (Kaosi i krijuar me dhe pa ligj nė lėvizjen e shtetasve, por dhe falimenti ekonomik i dhjetėra njėsive vendore janė sot tė dukshme). Reforma duhet t'i japė fund kaosit: tė mundėsojė njė ndarje tė re administrative tė Shqipėrisė qė ka nė thelb bashkimin pėr t'u qeverisur mė mirė, shtuar e pėrdorur mė mirė burimet ekonomike dhe aksesin e njerėzve nė to, si burim mirėqenieje; regjistrim tė plotė, ligjor dhe transparent tė cilitdo qytetar, familje, pronė, biznesi etj; rregulla tė reja tė lėvizjes, qėndrimit dhe banimit, ndryshimit tė tyre duke vendosur pėrfundimisht standarde tė patjetėrsueshme qytetėrimi dhe shmangur e ndėshkuar standardet kriminale pėr qėllime politike, elektorale, tė fshehjes sė njė krimi penal apo fiskal.
    NDAJ UNĖ PROPOZOJ: Njė grup tė gjerė tė reformės kushtetuese, tė shtuar me kontribute kombėtare tė kėsaj fushe, investime tona tė menjėhershme nė Gjykatėn Kushtetuese, Gjykatėn e Lartė apo edhe nė shoqėrinė civile.
    PARTINĖ SOCIALISTE
    Zgjedhjet e 8 majit dėshmuan se Partia Socialiste ėshtė sot organizata politike mė e madhe nė vend. Numri i votave qė materializon besimin pėr tė vjen nė rritje, ashtu si njėsitė administrative qė ajo do tė qeverisė. Ka njė debat publik, nė tė cilin, pushteti shihet i arritshėm prej manovrave numerike. Materializuar kjo prej koalicioneve gjithfarėsh. Mendoj qė nuk ėshtė kėshtu. Ky vend ka nevojė pėr "lidership moral" dhe ne nuk mund t'ia mohojmė kėtė. Mė anė tjetėr, besoj qė jemi nė dilemė. Duhet t'i japim pėrgjigje pyetjes: si e duam ne PS-nė?; por edhe pyetjes: kė do tė pėrfaqėsojmė? Mė shumė shqiptarė kanė zgjedhur PS-nė duke projektuar njė parti mė tė madhe, tė majtė, moderne. Kur ndodh kjo, duhet qė partia tė hapė dyert, tė zmadhohet duke mirėpritur njerėz tė zakonshėm, grupe sociale, grupe profesionale, grupe interesash, tani edhe gjenerata tė reja qė duan tė lidhin tė ardhmen me tė. Njėherėsh duhet tė hapet pėr tė pritur ide, projekte, programe qė ideojnė tė ardhme tė pėrbashkėt. Njė shumėsi e tillė njerėzish, interesash e idesh, nuk kėrkon vetėm njė parti por ndėrton dhe imponon njė "mėnyrė jetese"! Pra, PS-ja duhet tė jetė mė shumė se organizatė, duhet tė jetė "mėnyrė jetese". Model lirie e zhvillimi, model organizimi e bashkėjetese, komunikimi dhe debati, rregullash dhe bashkimi, model moral interesash dhe karriere, nderi dhe transparence. Ndaj mandati politik i 8 majit duhet pėrdorur nė PS pėr:
    Njė program tė ri tė PS-sė
    Kujtoj me keqardhje pėr tė tretėn herė qė ne, partia mė e madhe nė vend, kemi gati dy vite pa program themelor tė Partisė. Tani nuk ka mė kohė. Programi duhet t'i japė pėrgjigje pyetjeve: kė do pėrfaqėsojmė? si do e pėrfaqėsojmė? Njė program qė shpall si vlerat tona, vlerat mė tė mira tė sė majtės evropiane: Sė pari; lirinė politike dhe lirinė e shprehjes; Sė dyti, lehtėsitė ekonomike pėr tė hequr kufizimet ndaj qytetarėve nė pėrdorimin e burimeve ekonomike pėr tė prodhuar e tregtuar dhe shėnuar punėsimin si e drejtė themelore e qytetarit; Sė treti, pronėn publike e private; pėr tė garantuar pronėn, tė drejtat pronėsore si mundėsi ekonomike pėr vete e familjen e tij; mbrojtjen e zhvillimin e pronės publike si e mirė e tė gjithėve e jo si mundėsi qeveritare pėr ta plaēkitur; Sė katėrti, sistemin fiskal, pėr ta ēuar barrėn e taksave tek ai qė pėrfiton mė shumė nga pėrdorimi i burimeve ekonomike kombėtare publike, vėnė nė dispozicion; Sė pesti, fshatin dhe zhvillimin bujqėsor, pėr tė garantuar pronėsinė mbi tokėn, krijimin e tregut tė punės, pra punonjėsve tė bujqėsisė me kontratė; kushte kėto pėr futjen e kapitalit nė bujqėsi; Sė gjashti, arsimin e shėndetėsinė dy elementet themelore tė mundėsive shoqėrore, duke krijuar mundėsi pėr shėndet tė mirė dhe pjesėmarrje nė punėsim e shoqėri
    Sė shtati, sipėrmarrjen duke marrė pozicionin e qartė si njė parti qė krijon mundėsi, me rregulla ligjore, tė drejta e tė barabarta, tė taksimit e konkurrencės, ndarjes sė kontratave qeveritare, pasurisė apo lejeve e koncesioneve publike;
    Reformė lirie
    Liria dhe abuzimi me tė si nė kahun e kufizimit dhe nė kahun e keqpėrdorimit ėshtė problemi mė i madh sot i organizatave politike. Kjo ėshtė arsyeja pėrse liria duhet institucionalizuar, garantuar si e drejtė e paprekshme, mbrojtur nga keqpėrdorimi prej interesave individuale. Liria duhet: tė karakterizojė bėrjen pjesė; tė garantojė marrjen pjesė; tė bėjė tė domosdoshėm komunikimin mes tė ngjashmeve e tė ndryshmeve; tė ligjėrojė propozimin, idenė, projektin, programin; tė udhėheqė debatin;
    tė bėjė pėrfshirėse vendimmarrjen; tė bėjė tė drejtė konkurrimin;
    tė ndershėm votimin; tė detyrueshėm aksionin.
    Reformė tė rregullave
    Rregullat bėjnė tė mundur bashkėjetesėn nė organizatė. Ato vendosin kufijtė pėr lirinė e gjithsecilit nga fillimi-bėrja pjesė deri nė fund, dalja jashtė. Ato nuk duhet tė tėrhiqen, tė komprometohen dhe pėr to duhet tė ekzistojė ai qė kėrkon llogari. Rregullat po kundėrshtohen nisur nga pozitat e liridashėsit, aq sa sot rregullat dhe organizata shihen njėsoj si pengesė pėr karrierėn vetjake. E kur kjo paranojė funksionon, tradhtia bėhet zgjidhja efikase. Tradhtia ėshtė kthyer nė sistem brenda PS dhe njė mundėsi pėr abuzimet elektorale. Rregullat duhet: tė garantojnė bėrjen pjesė; tė bėjnė tė domosdoshme marrjen pjesė; tė vendosin daljen jashtė kur bashkėjetesa sulmohet apo tradhtohet; tė ligjėrojnė propozimin, idenė, projektin, programin si kontribut tė matshėm; tė vendosė debatin si normė brenda partie; tė zgjerojė nė pėrfshirje vendimmarrjen; tė pranojė si legjitime tė drejtėn pėr karrierė nė bazė tė sė cilės qėndron merita e ndėrtuar nė fushė-betejė; tė bėjnė tė drejtė konkurrimin; tė bėjnė tė ndershėm votimin; nė fund, tė bėjnė tė detyrueshėm aksionin
    Reformė tė institucioneve
    Ajo qė po i ndodh shtetit, institucioneve tė tij, po shpėrndahet si infeksion nė ēdo organizatė, mė shumė nė ēdo organizatė politike. Fuqia politike e individit drejtues tejkalon ēdo rregull, del mbi ēdo institucion. Kjo po i zhbėn institucionet dhe kjo po dobėson deri nė paralizė funksionalitetin e ēdo organizate. Po ndodh qė organizata vihet nė lėvizje vetėm kur lėviz individi drejtues, punon vetėm kur punon ai, merr vendime vetėm kur vendos ai pėr to. Nė fakt koha ka treguar se individėt kanė kufijtė e tyre politik e biologjik, institucionet duhet tė mbeten. Institucionet duhet: tė grumbullojnė fuqinė e pėrbashkėt tė individėve tė organizatės; tė garantojnė rregullat e pėrbashkėta-veēmas ato tė komunikimit, propozimit, debatit, karrierės, konkurrimit; tė administrojnė pjesėmarrjen nė vendimmarrje dhe detyrojė zbatimin e tij; tė kufizojnė nė mandate drejtuesit por edhe pėrfaqėsuesit, veēmas ata administrativė.
    Reformė tė strukturės
    organizative dhe funksionimit
    Hapja e organizatės nė funksion tė krijimit tė hapėsirave tė reja pėr cilindo qė beson nė tė, bėn tė domosdoshme shtrirjen e saj sa mė shumė nė territor. Njė shtrirje kapilare deri nė njėsinė mė tė vogėl ku grumbullohen e jetojnė qytetarė ėshtė jetike. Struktura duhet tė funksionojė. Funksionaliteti i saj duhet tė burojė nga institucionet, tė programohet, orientohet e organizohet prej tyre. Puna, si produkt i funksionalitetit tė jetė e matshme. Struktura funksionale duhet: tė sigurojė mbulimin kapilar tė territorit; tė orientojė fuqinė politike tė rinisė nė terren konkret; tė garantojė pėrfshirjen e gruas nė gjysmėn e saj; tė kapitalizojė interesat profesionale dhe mendimin e kualifikuar tė anėtarėve; tė programojė punėn konkrete dhe tė matshme; tė ndėrtojė punėn nė ekip si elementin kyē tė suksesit.
    NDAJ UNĖ PROPOZOJ: Ngritjen e menjėhershme tė grupit qė do tė hartojė programin e ri tė PS; Nisjen e njė analize nė ēdo qendėr votimi, me bazė rezultatet e zgjedhjeve tė 8 majit e qė pėrfshin kėto, kryesinė, asamblenė deri organizatėn mė tė vogėl, me produkt rivitalizimin institucional tė PS-sė.
    NĖ QEVERISJEN VENDORE
    Qytetarėt zgjodhėn mė 8 maj Partinė Socialiste pėr tė qeverisur nė pjesėn dėrrmuese tė njėsive administrative. Pas kėtij besimi popullor PS do tė qeverisė gati 2/3 e qytetarėve tė Shqipėrisė. Njė mandat i fortė e i qartė qeverisės me tė cilin PS ka mundėsinė tė jetėsojė ofertėn e saj zgjedhore. Nė njė pjesė tė njėsive, qytete e komuna, PS e merr kėtė tė drejtė pėr herė tė parė pas shumė vitesh, nė kushte tė njė rrėnimi tė plotė ekonomik tė tyre dhe njė zhgėnjimi tė madh tė banorėve atje. Tė qeverisėsh nė mes tė njė krize tė rėndė politike, ekonomike, financiare, sociale, nėn sulmin e qeverisė sė Sali Berishės, presionin pėr pėrmbushjen e interesave tė familjes sė tij dhe gėrryerjen e korrupsionit tė pėrhapur ėshtė e vėshtirė. Por e mundur. Ndaj, mandati qeverisės i 8 majit duhet pėrdorur pėr:
    - Njė program kombėtar tė qeverisjes vendore
    - Zbatimin e Paktit pėr qytetarin
    - Zgjerimin e vendimmarrjes
    - Rikthimin e autonomisė vendore
    - Njė pakt kombėtar kundėr interesave tė familjes Berisha
    pėr tė refuzuar ēdo plan tė iniciuar apo imponuar dhunshėm nga qeveria qendrore nisur nga interesat e paanė tė familjes Berisha. Veēmas nė vijėn bregdetare nga Velipoja nė Ksamil, ku interesat e kėsaj familje kanė qenė evidente dhe nė konflikt tė hapur me interesat qytetare atje. Por edhe nė zona tė tjera tė pasura tė vendit, nė njėsi tashmė tė copėtuar nga leje minerare e pushtuara nga industri aspak miqėsore me mjedisin dhe qytetarėt.
    Njė pakt kombėtar kundėr korrupsionit dhe konfliktit tė interesave.
    NDAJ UNĖ PROPOZOJ: Ngritjen e komitetit tė tė zgjedhurve socialistė; Hartimin sa mė parė tė njė programi parimor tė qeverisjes kombėtare dhe njė pakti kombėtar kundėr interesave tė familjes politike Berisha.

    GSH

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22
    Prapaskenat ne PS, anetarja: Si mė pėrjashtoi Edi Rama nga Asambleja

    Tedi Blushi

    Entela Hamiti, njė prej anėtareve tė Asamblesė Kombėtare tė Partisė Socialiste, rrėfen nė njė intervistė pėr "Gazeta Shqiptare", debatin qė ka zhvilluar me Edi Ramėn nė mbledhjen me dyer tė mbyllura. Sipas Hamitit, kryesocialisti e ka "kėrcėnuar" me pėrjashtim nga Asambleja, pėr shkak tė qėndrimeve tė mbajtura prej saj lidhur me zgjedhjet lokale nė zonėn e Cėrrikut.
    Znj. Hamiti, prej sa kohėsh jeni anėtare e Asamblesė Kombėtare tė PS-sė?
    Jam zgjedhur anėtare e Asamblesė sipas parimit njė anėtar-njė votė prej 4 vjetėsh. Kam kontribuar qysh nė moshėn 17-vjeēare pėr Partinė Socialiste. Kam qenė fillimisht anėtare e FRESSH-it, mandej kryetare e FRESSH-it nė Cėrrik. Jam zgjedhur gjithashtu anėtare e Kėshillit Bashkiak tė Cėrrikut dhe prej tė paktėn 7 vjetėsh jam anėtare e strukturave mė tė larta drejtuese tė PS-sė sė rrethit. Vendosa tė aderoja nė moshė tė re nė Partinė Socialiste, me bindjen se vetėm kjo forcė politike mund ta nxirrte vendin nga kriza. Kam parė gjithmonė me adhurim personat qė e pėrfaqėsonin kėtė parti. Ishin figura me integritet dhe qė dinin tė menaxhonin punėt e partisė me qėllim pėr t'i dhėnė asaj fitoren nė zgjedhje. Tani situata ka ndryshuar nė PS.

    Nė mbledhjen e fundit tė Asamblesė, ju u bėtė pjesė e njė debati tė ashpėr me disa nga figurat mė tė larta tė PS-sė, pėrfshi edhe kryetarin, Edi Rama. Mund tė na sqaroni mė konkretisht se ēfarė ndodhi me ju nė kėtė mbledhje me dyer tė mbyllura?

    Gjeneza e kėtij debati tė ashpėr qė u zhvillua nė Asamble fillon para zgjedhjeve lokale tė 8 majit. Nė Cėrrik, unė sė bashku me njė grup intelektualėsh tė PS-sė, kemi bėrė "luftė" me kryesinė e madhe tė partisė nė lidhje me kandidatin pėr kryetar Bashkie, Florenc Doka. Z.Doka ėshtė njė nga figurat kryesore tė PS-sė sė Cėrrikut, me njė karrierė tė madhe nė parti, i cili ka sakrifikuar gjithmonė pėr kėtė forcė politike, pėrfshi dhe hyrjen nė grevėn e urisė pėr kauzėn e votės. Kjo kandidaturė gėzonte mbėshtetjen e tė gjithė forumeve dhe organizatave bazė tė PS-sė. U propozua nė bllok prej tyre dhe pėr pasojė iu kalua kryesisė sė partisė pėr miratim. Por ē'ndodhi? Nė momentet e fundit, kryesia e PS-sė nė shkelje tė hapur tė statutit e eliminoi kėtė kandidaturė pėr shkak se deputetja e zonės, Shega Ligori insistoi pėr tė vėnė njė njeriun e saj si kandidat, Arben Ruēin, i cili mandej i humbi zgjedhjet edhe pse Cėrriku ka qenė tradicionalisht i majtė. Nė kėto kushte, tė irrituar, me kėtė vendim aspak normal dhe tė padrejtė tė kryesisė sė PS-sė pėr tė mos pranuar njė kandidaturė qė gėzonte mbėshtetjen e tė gjithė bazės socialiste, unė sė bashku me shtatė intelektualė tė tjerė na mbeti si alternativė tė mbėshtesnim z.Doka, i cili vendosi tė garonte si i pavarur pėr postin e kreut tė Bashkisė sė Cėrrikut. Kėtė mbėshtetje ja dhamė pėr moral pasi e dinim qė ėshtė e pamundur, qė nė njė qytet tė majtė tė fitosh duke dalė i pavarur, por ne e bėmė kėtė lėvizje pėr t'i kthyer identitetin PS-sė me personat qė kanė njė karrierė nė tė dhe jo me persona qė hyjnė nė PS nga dritarja. Pėr kėtė arsye e kėrkova dhe dje fjalėn nė Asamble. Pėr tė thėnė se deputetėt duhet ta njohin mė mirė bazėn, pasi ėshtė pėrgjegjėsia e znj.Ligori qė PS-ja humbi 10 njėsi vendore, Belshin, Shalsin, Kajanin, Grekanin etj, pra komplet zonėn pėr shkak tė vendosjes sė kandidaturave tė papėrshtatshme. Tani para se unė tė merrja fjalėn, deputetja kishte thėnė ose ajo ose unė nė Asamble. Kėtu filloi dhe debati. Vendosa tė ēohem dhe tė tregoj se je deputet dhe mund tė kesh tė drejtė gjithė kohės por nuk ėshtė e drejtė qė baza tė mos pyetet dhe tė shmanget gjithė kohės. Kam marrė fjalėn dhe kam sqaruar pozitat e mia sepse mė akuzuan se kam garuar dhe pėr njė parti tė djathtė nė zgjedhjet lokale. Ndėrkohė nuk ėshtė e vėrtetė. Unė kandidova pėr partinė Lėvizja pėr Drejtėsi e Shqiptarėve nė zonėn e Belshit, qė nuk ėshtė parti as e majtė dhe as e djathtė dhe pėr mė tepėr qė nuk ėshtė pjesė e asnjė koalicioni. E bėra kėtė lėvizje pėr moral dhe jo pėr t'i prishur punė PS-sė. Edhe nė rast se do tė ishte kėshtu, kjo nuk e justifikon deputeten e zonės pasi dhe nė kėtė rast ėshtė ajo fajtore. Mua nė Asamblenė Kombėtare tė PS-sė nuk mė ka zgjedhur as ajo, as kryetari, as kryesia. Mė kanė zgjedhur delegatėt e Kongresit, me votimin njė anėtar njė votė ndaj nuk mund tė mė ndalonin tė merrja fjalėn.

    A e keni sqaruar kėtė ēėshtje me kryetarin e PS-sė, Edi Rama?

    Tentova, por pėr fat tė keq kryetari i PS-sė mė tha: Ty tė kanė thirrur gabimisht nė Asamble se nuk je pjesė e saj. Ndaj shfrytėzoj rastin pėr tė sqaruar edhe z.Rama, me gjithė respektin qė kam, se ai nuk ka tė drejtė tė mė heqė mandatin e anėtares sė Asamblesė sepse unė jam propozuar e zgjedhur nga baza. Vetėm baza ka tė drejtė tė mė heqė mandatin. Dhe fakti qė unė kandidova me njė parti jashtė koalicioneve tė majta dhe tė djathta tregon se unė fare mirė, mund tė bėja njė zgjedhje tjetėr duke garuar me njė parti tė madhe ose dhe tė punoja nėn rrogoz kundėr PS-sė, por kurrė nuk e kam menduar dhe bėrė kėtė.

    Po ju ēfarė i thatė z.Rama?

    Nuk mė la kohė tė sqarohesha. Mė tha qė ti moj zonjė je thirrur gabimisht sot dhe pastaj u largua. Ka ardhur koha qė nė PS duhet pyetur baza, vendimmarrja duhet tė jetė horizontale dhe pastaj e deleguar vertikalisht dhe jo siē ėshtė kthyer tani PS-ja, nė njė diell qė do tė mbulojė gjithė Shqipėrinė por qė nuk ka forcėn e duhur pėr ta bėrė kėtė.
    Sekretari organizativ i PS-sė, Blendi Klosi ju akuzoi gjatė mbledhjes sė Asamblesė se ju dhe familja juaj keni hedhur fishekzjarrė kur fitoi e djathta nė Cėrrik. A ėshtė e vėrtetė kjo?
    Z.Klosi pėr fat tė keq ėshtė dezinformuar. Nuk e di ku mund tė ketė qenė z.Klosi nė 8 maj, por nė Cėrrik nuk ka qenė qė tė jetė ketė qenė kaq i informuar pėr kėtė ēėshtjen e fishekzjarrėve. Nėse ai merret me thashetheme dhe pseudoinformacione mė vjen shumė keq.

    GSH

  7. #27
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anėtarėsuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Prapaskenat ne PS

    Anetarja: Si mė pėrjashtoi Edi Rama nga Asambleja

    Entela Hamiti, njė prej anėtareve tė Asamblesė Kombėtare tė Partisė Socialiste, rrėfen nė njė intervistė pėr "Gazeta Shqiptare", debatin qė ka zhvilluar me Edi Ramėn nė mbledhjen me dyer tė mbyllura. Sipas Hamitit, kryesocialisti e ka "kėrcėnuar" me pėrjashtim nga Asambleja, pėr shkak tė qėndrimeve tė mbajtura prej saj lidhur me zgjedhjet lokale nė zonėn e Cėrrikut.
    Znj. Hamiti, prej sa kohėsh jeni anėtare e Asamblesė Kombėtare tė PS-sė?
    Jam zgjedhur anėtare e Asamblesė sipas parimit njė anėtar-njė votė prej 4 vjetėsh. Kam kontribuar qysh nė moshėn 17-vjeēare pėr Partinė Socialiste. Kam qenė fillimisht anėtare e FRESSH-it, mandej kryetare e FRESSH-it nė Cėrrik. Jam zgjedhur gjithashtu anėtare e Kėshillit Bashkiak tė Cėrrikut dhe prej tė paktėn 7 vjetėsh jam anėtare e strukturave mė tė larta drejtuese tė PS-sė sė rrethit. Vendosa tė aderoja nė moshė tė re nė Partinė Socialiste, me bindjen se vetėm kjo forcė politike mund ta nxirrte vendin nga kriza. Kam parė gjithmonė me adhurim personat qė e pėrfaqėsonin kėtė parti. Ishin figura me integritet dhe qė dinin tė menaxhonin punėt e partisė me qėllim pėr t'i dhėnė asaj fitoren nė zgjedhje. Tani situata ka ndryshuar nė PS.
    Nė mbledhjen e fundit tė Asamblesė, ju u bėtė pjesė e njė debati tė ashpėr me disa nga figurat mė tė larta tė PS-sė, pėrfshi edhe kryetarin, Edi Rama. Mund tė na sqaroni mė konkretisht se ēfarė ndodhi me ju nė kėtė mbledhje me dyer tė mbyllura?
    Gjeneza e kėtij debati tė ashpėr qė u zhvillua nė Asamble fillon para zgjedhjeve lokale tė 8 majit. Nė Cėrrik, unė sė bashku me njė grup intelektualėsh tė PS-sė, kemi bėrė "luftė" me kryesinė e madhe tė partisė nė lidhje me kandidatin pėr kryetar Bashkie, Florenc Doka. Z.Doka ėshtė njė nga figurat kryesore tė PS-sė sė Cėrrikut, me njė karrierė tė madhe nė parti, i cili ka sakrifikuar gjithmonė pėr kėtė forcė politike, pėrfshi dhe hyrjen nė grevėn e urisė pėr kauzėn e votės. Kjo kandidaturė gėzonte mbėshtetjen e tė gjithė forumeve dhe organizatave bazė tė PS-sė. U propozua nė bllok prej tyre dhe pėr pasojė iu kalua kryesisė sė partisė pėr miratim. Por ē'ndodhi? Nė momentet e fundit, kryesia e PS-sė nė shkelje tė hapur tė statutit e eliminoi kėtė kandidaturė pėr shkak se deputetja e zonės, Shega Ligori insistoi pėr tė vėnė njė njeriun e saj si kandidat, Arben Ruēin, i cili mandej i humbi zgjedhjet edhe pse Cėrriku ka qenė tradicionalisht i majtė. Nė kėto kushte, tė irrituar, me kėtė vendim aspak normal dhe tė padrejtė tė kryesisė sė PS-sė pėr tė mos pranuar njė kandidaturė qė gėzonte mbėshtetjen e tė gjithė bazės socialiste, unė sė bashku me shtatė intelektualė tė tjerė na mbeti si alternativė tė mbėshtesnim z.Doka, i cili vendosi tė garonte si i pavarur pėr postin e kreut tė Bashkisė sė Cėrrikut. Kėtė mbėshtetje ja dhamė pėr moral pasi e dinim qė ėshtė e pamundur, qė nė njė qytet tė majtė tė fitosh duke dalė i pavarur, por ne e bėmė kėtė lėvizje pėr t'i kthyer identitetin PS-sė me personat qė kanė njė karrierė nė tė dhe jo me persona qė hyjnė nė PS nga dritarja. Pėr kėtė arsye e kėrkova dhe dje fjalėn nė Asamble. Pėr tė thėnė se deputetėt duhet ta njohin mė mirė bazėn, pasi ėshtė pėrgjegjėsia e znj.Ligori qė PS-ja humbi 10 njėsi vendore, Belshin, Shalsin, Kajanin, Grekanin etj, pra komplet zonėn pėr shkak tė vendosjes sė kandidaturave tė papėrshtatshme. Tani para se unė tė merrja fjalėn, deputetja kishte thėnė ose ajo ose unė nė Asamble. Kėtu filloi dhe debati. Vendosa tė ēohem dhe tė tregoj se je deputet dhe mund tė kesh tė drejtė gjithė kohės por nuk ėshtė e drejtė qė baza tė mos pyetet dhe tė shmanget gjithė kohės. Kam marrė fjalėn dhe kam sqaruar pozitat e mia sepse mė akuzuan se kam garuar dhe pėr njė parti tė djathtė nė zgjedhjet lokale. Ndėrkohė nuk ėshtė e vėrtetė. Unė kandidova pėr partinė Lėvizja pėr Drejtėsi e Shqiptarėve nė zonėn e Belshit, qė nuk ėshtė parti as e majtė dhe as e djathtė dhe pėr mė tepėr qė nuk ėshtė pjesė e asnjė koalicioni. E bėra kėtė lėvizje pėr moral dhe jo pėr t'i prishur punė PS-sė. Edhe nė rast se do tė ishte kėshtu, kjo nuk e justifikon deputeten e zonės pasi dhe nė kėtė rast ėshtė ajo fajtore. Mua nė Asamblenė Kombėtare tė PS-sė nuk mė ka zgjedhur as ajo, as kryetari, as kryesia. Mė kanė zgjedhur delegatėt e Kongresit, me votimin njė anėtar njė votė ndaj nuk mund tė mė ndalonin tė merrja fjalėn.
    A e keni sqaruar kėtė ēėshtje me kryetarin e PS-sė, Edi Rama?
    Tentova, por pėr fat tė keq kryetari i PS-sė mė tha: Ty tė kanė thirrur gabimisht nė Asamble se nuk je pjesė e saj. Ndaj shfrytėzoj rastin pėr tė sqaruar edhe z.Rama, me gjithė respektin qė kam, se ai nuk ka tė drejtė tė mė heqė mandatin e anėtares sė Asamblesė sepse unė jam propozuar e zgjedhur nga baza. Vetėm baza ka tė drejtė tė mė heqė mandatin. Dhe fakti qė unė kandidova me njė parti jashtė koalicioneve tė majta dhe tė djathta tregon se unė fare mirė, mund tė bėja njė zgjedhje tjetėr duke garuar me njė parti tė madhe ose dhe tė punoja nėn rrogoz kundėr PS-sė, por kurrė nuk e kam menduar dhe bėrė kėtė.
    Po ju ēfarė i thatė z.Rama?
    Nuk mė la kohė tė sqarohesha. Mė tha qė ti moj zonjė je thirrur gabimisht sot dhe pastaj u largua. Ka ardhur koha qė nė PS duhet pyetur baza, vendimmarrja duhet tė jetė horizontale dhe pastaj e deleguar vertikalisht dhe jo siē ėshtė kthyer tani PS-ja, nė njė diell qė do tė mbulojė gjithė Shqipėrinė por qė nuk ka forcėn e duhur pėr ta bėrė kėtė.
    Sekretari organizativ i PS-sė, Blendi Klosi ju akuzoi gjatė mbledhjes sė Asamblesė se ju dhe familja juaj keni hedhur fishekzjarrė kur fitoi e djathta nė Cėrrik. A ėshtė e vėrtetė kjo?
    Z.Klosi pėr fat tė keq ėshtė dezinformuar. Nuk e di ku mund tė ketė qenė z.Klosi nė 8 maj, por nė Cėrrik nuk ka qenė qė tė jetė ketė qenė kaq i informuar pėr kėtė ēėshtjen e fishekzjarrėve. Nėse ai merret me thashetheme dhe pseudoinformacione mė vjen shumė keq.

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22
    Marko Bello: “Kolegji ka dhene vendime profesionale”

    “Vendimet e marra nga Kolegji Zgjedhor per zgjedhjet vendore kane qene ne lartesine e duhur profesionale, ne rastet kur nuk ka pasur presion politik”. Kjo eshte deklarata qe ka bere dje deputeti i Partise Socialiste, Marko Bello, ne lidhje me vendimmarrjen e organit me te larte zgjedhor. Ne nje interviste dhene per televizionin “ABC News”, Bello u shpreh se vendimet qe ka dhene Kolegji per disa komuna ku ka pasur parregullsi, jane deshmi e integritetit profesional te juristeve. Por nga ana tjeter ai ka theksuar se ne rastin e Tiranes, konteksti politik ka qene me i theksuar. “Une si deputet kam shkuar ne Kolegj ne disa raste, per disa ankimime qe kane pasur kandidatet e PS ne komunat e Beratit ku une jam zgjedhur deputet. Pashe qe ju dha te drejte PS ne disa komuna nga Kolegji. Une kuptova qe nga pikepamja profesionale, behej fjale per nje trup juristesh qe dinte te punonte. Fatkeqesia e tyre eshte se nuk lihen te punojne. Ata u lane te punohej mbi baze te ligjit ne ato komuna sepse ato nuk kishin rendesi per z. Berisha”, u shpreh Bello. Deputeti i Partise Socialiste ka folur dhe per rezultatin e zgjedhjeve lokale, duke vleresuar se pervec Tiranes, Partia Socialiste ka arritur fitore spektakolare ne gjithe vendin. Ai theksoi se opozita ka marre me shume njesi vendore dhe me shume keshilltare se zgjedhjet e kaluara. “PS ka shtrire frymemarrjen e saj dhe ka qindra keshilltare me shume sesa ne vitin 2007. Kjo eshte nje fitore spektakolare. Ne, pervec Tiranes, jemi te lumtur qe kemi arritur objektivat ne gjithe Shqiperine. Kemi marre qytete qe per 20 vite nuk i jepnin as 20 per qind te votave Partise Socialiste”, tha dje Bello. Sipas tij kreu i PS-se ne Tirane pati veshtiresi ne garen elektorale, per shkak se “nuk garonte kunder kandidatit Basha, por gjithe mazhorances”. Ai ka folur dhe per qendrimet qe do te mbaje Partia Socialiste ndaj mazhorances pas perfundimit te procesit zgjedhor. Bello u shpreh se cdo vendim do te merret nga struktura, nderkohe qe ka shtuar se nuk perjashtohet as bojkoti i perkohshem dhe protestat. Sipas tij, keto jane rruge legjitime te cdo opozite. “Ne po presim perfundimin e procesit dhe do te ndjekim rrugen ligjore, por kjo s’do te thote se do te heqim dore nga protestat dhe bojkoti i perkohshem. Keto jane mjete qe na i jep hapesira kushtetuese dhe jo mazhoranca. Do te merren vendimet e duhura ne kohen e duhur”, tha Bello. Nga ana tjeter ai ka theksuar se juristet e opozites do te ndjekin cdo procedure qe e mundeson ligji per ankimimin e rezultatit ne Tirane, duke mos perjashtuar as Gjykaten Kushtetuese. “Ne po presim perfundimin e procesit. Aksioni politik i opozites do te vendoset ne kohen e duhur. Ne ne kete faze po ndjekim me vemendje vendimmarrjen e KQZ, dhe do te vazhdojme gjithe proceduren, ne Kolegj, Gjykate Kushtetuese dhe me tej, pra cdo gje qe mund te lejohet ligjerisht”, tha Bello.

    Qamil Xhani

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    JUANITO i shkrete, mendon ti se PS ka perparesi ndaj PD sa i perket demokracise?
    Me te vertete ke nevoje per nje psikiater me shume eksperience. Kam frike se nuk do te pranoje asnje klinike psikiatrike pasi qe je nje rast unik qe veshtire ti gjindet sherimi.
    PS as mbledhjet nuk i ben te hapura per mediat dhe ti thua se jane me te perparuar?
    I mjere je, i mjere.

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,438
    Postimet nė Bllog
    22
    Malaj: PS t'i jape fund bojkotit

    Deputeti socialist, Arben Malaj, rreshtohet ne zerat brenda selise roze qe jane kunder bojkotit qe kjo force politike po i ben aktualisht institucioneve te vendit. Socialisti tha ne nje bisede mbreme me gazetaren Sonila Meco ne televizionin ABC Nees, se te zgjedhurit e PS-se duhet te rikthehen ne institucione, ne Kuvend, ne menyre qe kontribuojne per rrugen e integrimit te vendit. Madje Malaj shtoi se sipas tij, jane te shumte deputetet e majte qe kerkojne qe te rikthehen ne Kuvend. "Une mendoj, se socialistet duhet te rikthehen ne Parlament. Futja ne Parlament i sherben integrimit te vendit dhe ndaj opozita duhet t'i jape fund bojkotit", u shpreh Malaj. Nga ana tjeter, ai theksoi faktin se ne kete aspekt, PS duhet te realizoje detyrat e saj dhe te respektoje institucionet. Malaj permendi edhe faktin se aktualisht, selia roze ka perpara sfiden e saj te modernizimit dhe ne fokus per te sigurisht mbetet mbyllja e procesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo Kolegji Zgjedhor, i procesit zgjedhor per Bashkine e Tiranes. "Partia Socialiste do te ndjeke te gjithe hapat ligjore per zgjedhjet ne Tirane", theksoi socialisti.

    Megjithate, ndonese pro rikthimit te opozites ne institucione, ne kete rast ne Kuvend dhe komisionet parlamentare, Malaj nuk la pa permendur edhe faktin se problemet nuk eshte se shkaktohen gjithnje nga mungesa e socialisteve ne Kuvend. Sidomos ato ekonomike, qe sipas tij ne Shqiperi ka shume.

    Kritik ndaj qendrimit te kryeministrit, Sali Berisha, per mos levizje te taksave ne vend ndonese u rekomandua nga Fondi Monetar Nderkombetar, Malaj tha se qeveria duhet t'i kishte realizuar tashme reformat ekonomike te cilat miratohen me shumice te thjeshte te votave. "Ju kujtoj, se qeveria e miratoi buxhetin e shtetit, pa marre parasysh asnje nga sugjerimet tona. Jo vetem qe nuk pranoi asnje nga sugjerimet, por e ndryshoi buxhetin ne mes te vitit", permendi Malaj. Sipas tij, ajo cka duhet pasur kujdes ne kete situate, eshte fakti se nuk duhet te lejohet me rritja e borxhit publik te vendit, qe socialisti tha se do e demtoje rende ekonomine. Socialisti u shpreh se eshte i bindur se qeveria aktualisht po e fsheh problematiken ekonomike qe ka vendi dhe ne kete aspekt ai u shpreh se per keto ceshtje nuk duhet te diskutohet si nje ceshtje debati partiak, por te diskutohet se si mund te ruhet stabiliteti financiar i vendit. Malaj u shpreh pesimist, se situata ekonomike ne vend nuk eshte aq e mire sa manifestohet, perkundrazi. "Per mendimin tim, qeveria e fsheh permasen e problematikes ekonomike ne vend", vijoi ai.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •