Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    Shekulli dhe liria e shtypit

    Frika e pakuptueshme prej gjyqeve legale
    (Dhe liria me pashė pėr tė bėrė linēime publike)

    Nga Mustafa Nano

    “Bashkėshortja e kryeministrit ju ka hedhur nė gjyq pėr shpifje. Si do t’i rezistoni kėsaj bukurie, e cila erdhi nga trojet greke para njė viti?” – kjo ėshtė pyetja e parė qė i ėshtė drejtuar Fatos Lubonjės nė njė intervistė tė dhėnė tek gazeta “Koha Jonė”. Dhe Lubonja, zakonisht pedant e nervoz pėrballė pyetjeve tė tilla, nuk pėrton kėsaj here t’i pėrgjigjet kėtij gazetari mistrec, i cili sipas njė logjike tė ēakorduar, kalon nga padia pėr shpifje, tek bukuria e Xhoana Nanos e mė nė fund tek vendi fqinj, Greqia. “Kam pėrshtypjen se tani po hapet qėllimisht njė fushatė hedhjesh nė gjyq nga ana e pushtetarėve” – thotė Lubonja midis tė tjerash.
    Unė personalisht nuk e kam kėtė pėrshtypje; dhe nuk ėshtė se kėtė e them nga simpatia pėr pushtetarėt, por kjo gjė nuk mė rezulton. Mė duket njė frazė e hedhur ashtu kot, si pa mendje ose nė inat e sipėr, e Lubonjės. Menjėherė pas pyetjes sė parė, vjen pyetja e dytė e gazetarit: “Mendoni se vendi ndodhet nė prag tė njė krize politike?” “Po, e lashė kėtė gjė tė nėnkuptuar nė pyetjen e parė”, pėrgjigjet pak a shumė Lubonja, “por kėrkohet maturi e guxim pėr tė mos e lėnė vendin tė shkojė nė destabilizim”.
    Unė nuk e pėrjashtoj faktin qė vendi mund tė ndodhet nė prag tė njė krize politike, por nuk kam fuqi tė kuptoj se ē’lidhje ka padia pėr nė gjyq ndaj Lubonjės (ose fushata e hamendėsuar e hedhjeve nė gjyq nga ana e pushtetarėve) me krizėn politike apo me destabilitetin e vendit. Pėr mė tepėr, nė pėrgjigjen e parė nuk flitet fare pėr krizė politike; pėrkundrazi, i jepet pėrgjigje bukurisė qė na ka ardhur para njė viti nga trojet greke.
    Dhe mė poshtė vijon intervista, qė mbyllet me njė pyetje mbi opozitėn e me pakėnaqėsinė e Lubonjės lidhur me faktin, qė kjo opozitė vetėm po denoncon. Sidoqoftė, ai nuk e fsheh se e mirėpret ardhjen nė pushtet tė kėsaj opozite “thjesht denoncuese”. Nė kėtė rastin e fundit, nuk ka ndonjė gjė tė ēuditshme. Tė kesh shpresė tek kjo lloj opozite, ėshtė nė fund tė fundit njė qėndrim e rreshtim individual, i cili mund tė diskutohet e kundėrshtohet gjithė ditėn nga njerėz qė e shohin ndryshe kėtė punė (ndėr ta bėj pjesė unė), por nuk mund tė anatemohet. Ndryshe, do tė anatemonim logjikėn e alternancės nė demokraci.
    Kaq pėr intervistėn, e cila me sa di unė, ėshtė performance-a e fundit publike e Lubonjės nė rrjedhėn e njė debati, nė qendėr tė tė cilit ėshtė ai vetė. Eshtė njė nga debatet mė absurde qė ka prodhuar shoqėria shqiptare, nė tė cilin Lubonja – ėshtė pėr tė ardhur keq – ka marrė pjesė nėn shtysėn e njė protagonizmi shterpė, herė duke u shfaqur si njė Messia i izoluar e i keqkuptuar i kėtij populli, herė duke kėrkuar e duke pritur mbėshtetje, herė duke paditur me terma tė rrumbullakosur tė llojit “mafia nė pushtet”, herė duke lozur si njė populist rrufjan. Ky debat bėhet mė absurd, kur dikush kėrkon t’i vėrė pėr titull “Mbrojtja e fjalės sė lirė nga arbitrariteti i njė pushteti mafioz”. Bėhet mė absurd akoma, kur nė krah tė Lubonjės nė kėtė fushatė “pėr tė mbrojtur fjalėn e lirė” rreshtohen lloj-lloj kopukėsh me patentė, tė cilėt e kanė dėshmuar mė se njėherė qė nuk duan t’ia dinė pėr fjalėn e lirė; madje e kanė dėshmuar edhe nė kurriz tė Lubonjės. Ky i fundit nuk e ka refuzuar kėtė mbėshtetje. Punė pėr tė.
    Por mbėshtetja nė kėtė rast duhet refuzuar, jo thjesht ngaqė vjen prej kopukėve (kjo po se po, tė paktėn sipas meje), por ngaqė nė kėtė mes nuk ka nevojė pėr mbėshtetje tė asnjė lloji. Dhe kėtu vimė tek thelbi i situatės absurde pėr tė cilėn sapo fola, e qė me pak fjalė mund tė pėrmblidhet kėshtu: “Fatos Lubonja ka lexuar diku qė Xhoana Nano zotėron 25% tė aksioneve tek njė stacion televiziv kombėtar, dhe e thotė kėtė publikisht. Xhoana Nano padit Fatos Lubonjėn nė gjyq pėr shpifje.” Personalisht, nė ndryshim nga Lubonja, nuk do tė thoja publikisht diēka tė lexuar nė gazetėn mė shpifėse e mė rrugaēe qė gjendet sot nė tregun shqiptar, por edhe sikur ta thoja, nuk do t’i trembesha asnjė padie e do tė reagoja me qetėsi. Njė gjė qė nuk pėrgėnjeshtrohet, mund tė merret pėr e vėrtetė. Kėshtu qė, ngado qė ta vėrtisėsh kėtė ngjarje, shfajėsimi i Lubonjės ėshtė i hazėrtė, dhe nė kėto rrethana nuk merret vesh alarmi i tij pėr njė “persekutim prej pushtetit”, ashtu si nuk merret vesh paragjykimi nga ana e tij i njė procesi gjyqėsor, e cili sipas tė gjitha gjasave do tė kishte pėr pretencė finale pafajėsinė e tė paditurit. Siē shihet, e gjithė fushata mediatike e ngritur prej Lubonjės e prej mbėshtetėsve tė tij, ėshtė njė stuhi nė njė gotė uji. Dikush tjetėr, do tė thoshte qė ėshtė njė pesė me hiē.
    Mund tė mbrohet mendimi, se ēfarė tė shqetėson nė kėtė meselé, ėshtė kurajoja e pushtetit pėr tė ngritur padi kundėr njė gazetari. Sipas meje, kjo ėshtė e vetmja gjė qė duhej bėrė me kohė, duhet bėrė sot, duhet bėrė edhe nė tė ardhshmen. Pėr ēdo akuzė publike qė bėhet nė media, nė konferenca shtypi, nė tubime, nė aktive partie, nė parlament, duhet tė hapet njė padi gjyqėsore pėr shpifje. Vetėm kėshtu, sė pari pushteti apo kushdo qoftė do tė mund tė japė dėshmi tė pastėrtisė sė vet, dhe sė dyti do tė pushojė stili i zhvillimit tė gjyqeve nėpėr televizione. Kur mungojnė paditė pėr shpifje, atėherė ajo qė thuhet publikisht ėshtė e vėrtetė, gjė qė s’do tė thotė megjithatė se pretencat politiko-mediatike faqe botės janė njė gjė e paqortueshme. Media hedh dyshime e bėn hetime. Asgjė mė tepėr. Kuturisja pėr tė ngritur padi e pėr zhvilluar gjyqe nėpėr televizione vjen prej njė kulture politike parademokratike, dhe ėshtė pikėrisht kjo kulturė qė na pengon mė shumė se sa ēdo korrupsion i denoncuar apo i hamendėsuar nė rrugėn drejt njė demokracie tė pjekur e funksionale. Bėjmė mirė ta fusim njėherė e mirė nė mendje, se institucionet paditėse, gjykuese apo ndėshkuese tė shtetit, qoftė edhe kur shfaqen apo janė tė padrejta, janė tė vetmet institucione legjitime pėr tė bėrė kėtė punė. Ēdo vullnet individual apo grupi, qė tenton t’u zėrė vendin kėtyre institucioneve, ėshtė ilegjitim e i rrezikshėm. Sa mė i shenjtė e i virgjėr tė shitet pėr publikun ky vullnet, aq mė shumė ilegjitim e i rrezikshėm ėshtė. Eshtė kėshtu, pasi ngrihet kundėr njėrės prej aksiomave mė tė pafajshme e mė humane tė shtetit tė sė drejtės, asaj qė quhet prezumimi i pafajėsisė, gjė qė nė njė shqipėrim tė lirė do tė thotė, se duhet ta besojmė e pranojmė pafajėsinė e dikujt, dhe nė njė shqipėrim tekniko-juridik do tė thotė, se askush nuk mund tė shpallet fajtor pa u provuar si i tillė nga tė gjitha shkallėt e gjykimit.
    Fatosi nuk u shpall shpifės. Ai thjesht u padit si i tillė (sipas meje, gabimisht, por kėtu s’ka ndonjė pėr t’u alarmuar, pasi tė gjitha paditė penale e civile janė potencialisht tė gabuara). Padia pėr shpifje ndaj Lubonjės tashmė ėshtė tėrhequr (mė saktė, nuk u bė asnjėherė), por ajo qė do tė mbetet ėshtė diēka tjetėr me emrin “fushata mediatike kundėr njė padie”. Mesazhi i kėsaj fushate ėshtė sa i qartė, aq edhe i mbrapshtė: pėrgjegjėsi pėr atė qė thonė e bėjnė duhet tė mbajnė vetėm njė pjesė qytetarėsh, pushtetarėsh, shtetarėsh, etj, fjala vjen Edi Rama, i cili duhet tė hetohet, tė shkojė nė gjyq, tė durojė tė gjitha shpifjet, sharjet, kėrcėnimet, tė durojė tė gjitha paditė publike (dhe tė mos harrojmė qė linēimi publik qėndron ndaj padisė pėr gjyq ashtu si qėndron vetgjyqėsia kanunore ndaj respektimit tė sistemit legal), ndėrsa njė pjesė tjetėr qytetarėsh, fjala vjen Fatos Lubonja e tė gjithė mbėshtetėsit e tij, nuk duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr atė qė thonė e atė qė bėjnė. Ndryshe, kėrkohet mbėshtetje, bėhet nami, organizohen fushata nė mbrojtje tė fjalės sė lirė, nė mbrojtje tė opozitės. I bukuri shtet! E bukura logjikė!
    Post Scriptum: E kam thėnė edhe nė njė shkrim tė shkruar muaj mė parė, qė gazetarėt janė qytetarė e shtetas si tė gjithė tė tjerėt. Personalisht, nė rast se do tė qėllonte tė paditesha nga dikush pėr nė gjyq, do t’u hipja kėmbėve e do tė shkoja tė ballafaqohesha me paditėsin. Nuk do tė kėrkoja mbrojtje extragjyqėsore, pasi nė demokraci, mbrojtja mė e mirė pėr interesat e qytetarit ėshtė mundėsia pėr tė paditur e pėr t’u mbrojtur nė njė gjyq publik e legal, ėshtė mundėsia pėr tė patur njė avokat, ėshtė mundėsia pėr ta njohur akuzėn e pėr ta hedhur poshtė atė. Tė gjitha kėto mundėsi, Fatos Lubonja nuk i ka patur tragjikisht nė gjyqet komuniste, tė cilat e kanė dėnuar me shtatėmbėdhjetė vjet heqje lirie. Mos vallė jemi kthyer prapė nė atė kohė? Mos vallė nga ky fakt vjen alarmi i Fatosit? Nėse ėshtė kėshtu, unė do t’i kėrkoja tė na hapte sytė edhe ne tė tjerėve, qė nuk arrijmė tė shohim kaq qartė.

  2. #2
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ajo qe me habit me shume eshte si ka mundesi qe nje publicist i <> merr persiper te perifrazoje dhe kundershtoje paragraf per paragraf nje interviste ne te cilen kolegu i vet mbrohet dhe sulmon qeverine.... pra nuk ka asnje lidhje me mustafa nanon.

    Para disa kohesh gjate hetimeve qe iu bene SHISH doli dhe emri i nje analisti te Shekullit si bashkepunetor i SHISH-it....nuk eshte e veshtire ta kuptoni se per emrin e kujt behej fjale sepse shkrime si ai i mesipermi flasin vete.

    Personalisht nuk kam respekt per asnjerin nga personazhet ne fjale por ajo qe me shqeteson eshte armata e shtypit mercenar qe ushqehet nga trafiqet, kontrabanda dhe tenderat te cilat jo vetem nuk i denoncon por i mbulon me lavde standarte per pushtetaret qe i bejne.

    Shikoni psh gazeten Koha Jone ne te cilen disa dite rresht emra te ndryshem <> botojne shkrime pro edi rames.
    Po e pranojme si koincidence faktin qe te gjitheve iu shkrepi ta mbrojne Edin njeri pas tjetrit brenda tre ditesh...dmth me radhe...po si ka mundesi qe te gjithe i dergojne shkrimet ne te njejten gazete ????

    Per fat te keq shtypi po behet pale me krimin.

  3. #3
    alvi
    i/e ftuar
    Tashi eshte turp te bashkepunosh me SHerbimin Informativ SHQIPETAR!
    Ej, ca dite ja kena arrit, turp te bashkepunosh me sherbimet sekrete te vendit ten.
    ncncncncncnccncncncncncncncnccncncncn
    Atij qe ka qen bashkepuntor i SHISH bravo i qofte, ai te pakten po ben dicka per vendin e tij.

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    o alv une nuk kam thene qe eshte turp une ja kam nxjerre per merite.... po te bashkepunonte kunder nai komploti apo trafiku atehere po do ishte turp...por perderisa bashkepunon per te mbrojtur trafikantet dhe goditur opoziten nuk mund te jete tjeter vecse merite.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nga klani

    ..

    Bar West

    Ngjarja e javes

    Jane nisur per turizem te specializuar, por kane perfunduar tek ara e Tares. Ky ka qene fati i tre personazheve te mirenjohur: Arjan Konomi, keshilltar i presidentit Moisiu, Ilva Tare, drejtore e lajmeve tek Vizion Plus dhe Rudina Xhunga, gazetare, drejtuese e emisionit "Shqip". Ariani u propozoi dy vajzave nje udhetim ne Vuno, ku sipas tij ishte nje kishe interesante. Ilva dhe Rudina po gati ishin dhe keshtu moren rrugen. Gjendja e Volvos se Arjanit ishte shenja e pare qe ky udhetim s'do te ishte dhe aq entuziast. Prishet ne Lushnje dhe fale dashamiresise se Pilo Lales, pas disa oresh makina rregullohet. Aty rreth ores 8 te mbremjes arrijne te ngjisin majen e Llogarase, por zbritja mund te perfundonte ne tragjedi. Makina prishet perseri dhe Arjani mezi arrin ta ndaloje ne akullin qe kishte mbuluar rrugen. Erresire, ftohte dhe asnje shenje jete. Me ne fund, pas disa telefonatash gjendet fshatari i vetem i asaj zone, Tarja, qe i shoqeron ne "shtepine" e tij. E falenderojne dhe Rudina i rras Tares t'i mbante dhe lap topin qe nje zot e di pse e kishte marre me vete. Si perfundim bujten tek fshatari zemermire, qe ndau jo vetem ushqimet por edhe te vetmen dhome gjumi. Dhome i thencin se ajo kishte qene nje kthine me dy krevate dopio ku ishin varur qingjat e therrur qe kullonin gjak gjithe naten. Tarja nguli kembe qe tre miqte te flinin ne nje krevat, por ata nuk pranonin kurrsesi. "Jam njeri i pare une, i kuptoj keto gjera. Sa here shkoj ne Tirane shoh Palomen dhe Diegon dhe filloj qaj. Flini bashke se s'ka asnje problem, vend i lire eshte ky", thoshte Tarja, por miqte refuzuan. Ate nate te ftohte, minus disa grade, Ilva Tare dhe Rudina Xhunga fjeten ne nje krevat me gruan e Tares. Ndersa Arjani u shtri ne mes te te zotit te shtepise dhe djalit te tij. Gjashte fryme ne nje dhome. Mengjesi dhe krejt dita tjeter ishte perseri nje aventure, por kete here ne kthim. Volvo e Arjanit mberriti deri ne Tirane, megjithese la dy goma rruges. Nuk dihet nese kjo treshe ka planifikuar ndonje udhetim tjeter, por Arjani eshte i vendosur te nderroje makine.

    Permasat e Erjonit

    Gjate debatit te nxehte ne parlament, doktor Berisha shkembeu replika edhe me Erjon Bracen e ZP. Erjoni u nxeh keq dhe nuk po linte llaf pa i thene Berishes deri sa u ngrit Paloka dhe bertiti me te madhe mes parlamentit: "Mbylle gojen ore! U bere ti te shash Berishen qe je sa ai i Doktorit". Erjoni nuk denjoi t'i kthente pergjigje nje fyerje me permasa te tilla.

    Formacioni luftarak

    Pas sherrit te fundit ne parlament, Nano, i cili i ndoqi me qetesi dhe buzagaz gjithe perplasjet, vendosi te ndaje disa detyra mes deputeteve socialiste. "Here tjeter nuk duhet te jemi te papergatitur", tha Nano dhe filloi me propozimet. Agron Duka, megjithese me kembe ne allci, u vendos qe ne parlament te flase sa me pak dhe te ngrihet sa me shume. "Agroni te dale ne vijen e pare, tha Nano, aty ku ka qene Taulant Dedja. Ky perjashtohet nga konfrontimet fizike, pasi historikisht i ka nisur ai te gjitha sherret dhe ne fund e kane rrahur gjithmone".

    Nje pyetje per Bejten

    Kur e pyeten Andi Bejten se si kishte mundesi qe kryeministri Fatos Nano arrinte, megjithe punet e shumta, te ndiqte lajmet ne te gjitha kanalet televizive, te lexonte gazetat e madje te merrte ne telefon edhe pronaret, u pergjigj: "Nuk e di. Une per veten time njehere jam martuar".

    T'ia dhjesim FMN

    Pasi presionet ne zyren e tij nga te gjithe nderkombetaret po shtoheshin dhe kur FMN, Banka Boterore e BE ende nuk kishin bere deklarata publike per t'iu kundervene politikave te qeverise shqiptare, Fatos Nano thirri ne zyre ministrin qe e ka te sigurte qe i thote vetem po, Kastriot Islamin. "Si do ja bejme o Kaci, i tha, si do t'i neutralizojme sulmet e tyre. Kaci u mendua, u mendua dhe iu pergjigj: "Dy rruge kemi o shef, ose te bejme nje gje qe s'e realizojme dot, pra te bejme sic po na thone, ose me qe po na e sjellin me maje te hundes, t'i fusim nje t'dhime perfundimtare".

    Nano nuk u mendua gjate dhe te nesermen e kesaj bisede emeroi Papadhimen.
    --------

    nga klan.


    lol.


    Po ky Konomi i Moisiut..me agjenten e Klosit, Rudinen bredh rrugve te atdheut??

    Hajde Moisi hajde..e hoqe Klosin nga dera e te ka hyre nga penxherja..

    Na e rrofsh per ver o konom ekonomati..

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Orku, pergjigjen e habise e gjen tek:

    Njerezit e medhenj diskutojne mbi idete, njerezit medioker diskutojne mbi ngjarjet dhe njerezit e vegjel diskutojne mbi njerezit.
    Mediat shqiptare po kalojne te njejten krize identiteti dhe morali qe po kalon edhe nje pjese e politikes shqiptare. Editorialet e shtypit shkruhen per breket e Xhoana Nanos dhe per intervistat e nje gazetari, ne nje kohe kur:

    Departamenti i Shtetit Amerikan evidenton Shqiperine si nje vend te pushtuar nga trafikantet e droges dhe qenieve te gjalla.
    FMN shtyn dhe kushtezon ndihmen ndaj Shqiperise.
    Qeveria shqiptare nuk gezon as mbeshtetjen e maxhorances dhe ministrat brenda qeverise prononcohen kunder politikave te kryeministrit.
    Parlamenti shqiptar eshte bllokuar nga debati mbi komisionin "Rama".
    Kriza brenda partise socialiste.

    Te gjitha keto, mund te sherbenin si editoriale dhe kryeartikuj per median dhe shtypin shqiptar, por cuditerisht keto serviren si lajme te dores se dyte.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    alvi
    i/e ftuar
    Kur ishin bashke

    Ka ndodhur ne nje miting elektoral ne qershorin e vitit 1997 pak dite perpara zgjedhjeve. Sali Berisha dhe Jaho Salihi, i denuar nga gjykata e Tiranes si vrases i deputetit Azem Hajdari, jane shfaqur se bashku ne nje filmim te asaj kohe, te cilin e ka transmetuar gazetari Artur Cani ne emisionin Ajsberg. Pamjet kane shkaktuar mjaft zhurme, madje deri ne parlament, por nga ana e Berishes nuk eshte bere asnje koment. Sipas imazheve te transmetuara, Jaho Salihi duhej te bente pjese ne grupin e truprojave qe shoqeronin kryetarin e PD ne ate miting qe do te mbahet mend per shprehjen e Berishes se socialisteve "do t'u ngrije buzeqeshja ne buze".


    A i kujtohet njeriu ajo shprehja: Lote krokodili?
    Jo prit, se e di un pergjgjen permendesh.
    Atij ja futen(perseri)

  8. #8
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Alvi mos mer cun se po len nam me mufkat qe keput ketu...duket sikur sa mbaron mbledhja vjen edhe prrallis ato qe degjon.

    Shprehja qe permend ti nuk ka lidhje me mitingun e Tropojes por ne nje aktiv te Tiranes.

    Jaho Salihi ne 97 ka qene 18 vjec dhe jetonte ne Tropoje i padenuar asnjehere me pare. Rekrutimi i tij nga Haklajt te cilet e veshen polic eshte i mevonshem. Fakti qe mund te kete dale afer Berishes vetem nje here, vetem ne Tropoje, mund te thote edhe qe ishte atje si spiun, mund te thote edhe qe ne ate kohe ishte akoma elektron i lire.

    Edhe zani caushi eshte filmuar afer prodit... mos do te thuash qe mbante lidhje me Prodin ???

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Me duket se Lubonja ka te drejte mbi kte ceshtje. Ai Koco Kokeb-olja eshte tipiku i njeriut mashtrues/hajdut/pseudointelektual.

  10. #10
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Thote nje fjal te urte populli:-"Po u bashkove me krrunde, krrunde do te perfundosh"-
    Me kujtohet qe para dy vjetesh letrat e te "dashurve"Nano-Lubonja tek Shekulli,dhe "analizat" qe benin kundra opozites dhe Do. Berishes;dhe po ashtu dhe miqesia e Lubonjes me Ed Ramen!
    Tani qe Lubonja u doli nga "grrigja"dhe po i sulmone,dhe opoziten e shikone me nje sy tjeter ,me ate sy qe etem ardhja ne pushtet e opozites, do tu presi rrugen hajdutve, pushtetar i ka zene llahtara,dhe po pregatisin kurthet.
    Sherbetori i krye spiunit Klosi ,opozitari i perjetshem i opozites Mustafa Nano mori urrdhrin per sulm!!Po mendoj se do ta mari pergjigjen qe meriton nga Lubonja.
    Lubonja haroi shpejt ,se soi i ketyre mostrave e futi ne burg!
    Me mire von se sa kurre...Lubonja mbase tani do ta kuptoje,dhe do te ket pak kohe qe te lahet nga llumi i -KRRUNDEVE- qe ka mare nga shoqerija e tije "me gisht ne *****"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Thomas Hopko: "Besimi Orthodhoks" (4 volume)
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 05:10
  3. Kodikėt e Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25
  4. Liria e shtypit shqiptar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 06:14
  5. Nano perpiqet ti mbylle gojen shtypit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 16:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •