Frika e pakuptueshme prej gjyqeve legale
(Dhe liria me pashė pėr tė bėrė linēime publike)
Nga Mustafa Nano
Bashkėshortja e kryeministrit ju ka hedhur nė gjyq pėr shpifje. Si do ti rezistoni kėsaj bukurie, e cila erdhi nga trojet greke para njė viti? kjo ėshtė pyetja e parė qė i ėshtė drejtuar Fatos Lubonjės nė njė intervistė tė dhėnė tek gazeta Koha Jonė. Dhe Lubonja, zakonisht pedant e nervoz pėrballė pyetjeve tė tilla, nuk pėrton kėsaj here ti pėrgjigjet kėtij gazetari mistrec, i cili sipas njė logjike tė ēakorduar, kalon nga padia pėr shpifje, tek bukuria e Xhoana Nanos e mė nė fund tek vendi fqinj, Greqia. Kam pėrshtypjen se tani po hapet qėllimisht njė fushatė hedhjesh nė gjyq nga ana e pushtetarėve thotė Lubonja midis tė tjerash.
Unė personalisht nuk e kam kėtė pėrshtypje; dhe nuk ėshtė se kėtė e them nga simpatia pėr pushtetarėt, por kjo gjė nuk mė rezulton. Mė duket njė frazė e hedhur ashtu kot, si pa mendje ose nė inat e sipėr, e Lubonjės. Menjėherė pas pyetjes sė parė, vjen pyetja e dytė e gazetarit: Mendoni se vendi ndodhet nė prag tė njė krize politike? Po, e lashė kėtė gjė tė nėnkuptuar nė pyetjen e parė, pėrgjigjet pak a shumė Lubonja, por kėrkohet maturi e guxim pėr tė mos e lėnė vendin tė shkojė nė destabilizim.
Unė nuk e pėrjashtoj faktin qė vendi mund tė ndodhet nė prag tė njė krize politike, por nuk kam fuqi tė kuptoj se ēlidhje ka padia pėr nė gjyq ndaj Lubonjės (ose fushata e hamendėsuar e hedhjeve nė gjyq nga ana e pushtetarėve) me krizėn politike apo me destabilitetin e vendit. Pėr mė tepėr, nė pėrgjigjen e parė nuk flitet fare pėr krizė politike; pėrkundrazi, i jepet pėrgjigje bukurisė qė na ka ardhur para njė viti nga trojet greke.
Dhe mė poshtė vijon intervista, qė mbyllet me njė pyetje mbi opozitėn e me pakėnaqėsinė e Lubonjės lidhur me faktin, qė kjo opozitė vetėm po denoncon. Sidoqoftė, ai nuk e fsheh se e mirėpret ardhjen nė pushtet tė kėsaj opozite thjesht denoncuese. Nė kėtė rastin e fundit, nuk ka ndonjė gjė tė ēuditshme. Tė kesh shpresė tek kjo lloj opozite, ėshtė nė fund tė fundit njė qėndrim e rreshtim individual, i cili mund tė diskutohet e kundėrshtohet gjithė ditėn nga njerėz qė e shohin ndryshe kėtė punė (ndėr ta bėj pjesė unė), por nuk mund tė anatemohet. Ndryshe, do tė anatemonim logjikėn e alternancės nė demokraci.
Kaq pėr intervistėn, e cila me sa di unė, ėshtė performance-a e fundit publike e Lubonjės nė rrjedhėn e njė debati, nė qendėr tė tė cilit ėshtė ai vetė. Eshtė njė nga debatet mė absurde qė ka prodhuar shoqėria shqiptare, nė tė cilin Lubonja ėshtė pėr tė ardhur keq ka marrė pjesė nėn shtysėn e njė protagonizmi shterpė, herė duke u shfaqur si njė Messia i izoluar e i keqkuptuar i kėtij populli, herė duke kėrkuar e duke pritur mbėshtetje, herė duke paditur me terma tė rrumbullakosur tė llojit mafia nė pushtet, herė duke lozur si njė populist rrufjan. Ky debat bėhet mė absurd, kur dikush kėrkon ti vėrė pėr titull Mbrojtja e fjalės sė lirė nga arbitrariteti i njė pushteti mafioz. Bėhet mė absurd akoma, kur nė krah tė Lubonjės nė kėtė fushatė pėr tė mbrojtur fjalėn e lirė rreshtohen lloj-lloj kopukėsh me patentė, tė cilėt e kanė dėshmuar mė se njėherė qė nuk duan tia dinė pėr fjalėn e lirė; madje e kanė dėshmuar edhe nė kurriz tė Lubonjės. Ky i fundit nuk e ka refuzuar kėtė mbėshtetje. Punė pėr tė.
Por mbėshtetja nė kėtė rast duhet refuzuar, jo thjesht ngaqė vjen prej kopukėve (kjo po se po, tė paktėn sipas meje), por ngaqė nė kėtė mes nuk ka nevojė pėr mbėshtetje tė asnjė lloji. Dhe kėtu vimė tek thelbi i situatės absurde pėr tė cilėn sapo fola, e qė me pak fjalė mund tė pėrmblidhet kėshtu: Fatos Lubonja ka lexuar diku qė Xhoana Nano zotėron 25% tė aksioneve tek njė stacion televiziv kombėtar, dhe e thotė kėtė publikisht. Xhoana Nano padit Fatos Lubonjėn nė gjyq pėr shpifje. Personalisht, nė ndryshim nga Lubonja, nuk do tė thoja publikisht diēka tė lexuar nė gazetėn mė shpifėse e mė rrugaēe qė gjendet sot nė tregun shqiptar, por edhe sikur ta thoja, nuk do ti trembesha asnjė padie e do tė reagoja me qetėsi. Njė gjė qė nuk pėrgėnjeshtrohet, mund tė merret pėr e vėrtetė. Kėshtu qė, ngado qė ta vėrtisėsh kėtė ngjarje, shfajėsimi i Lubonjės ėshtė i hazėrtė, dhe nė kėto rrethana nuk merret vesh alarmi i tij pėr njė persekutim prej pushtetit, ashtu si nuk merret vesh paragjykimi nga ana e tij i njė procesi gjyqėsor, e cili sipas tė gjitha gjasave do tė kishte pėr pretencė finale pafajėsinė e tė paditurit. Siē shihet, e gjithė fushata mediatike e ngritur prej Lubonjės e prej mbėshtetėsve tė tij, ėshtė njė stuhi nė njė gotė uji. Dikush tjetėr, do tė thoshte qė ėshtė njė pesė me hiē.
Mund tė mbrohet mendimi, se ēfarė tė shqetėson nė kėtė meselé, ėshtė kurajoja e pushtetit pėr tė ngritur padi kundėr njė gazetari. Sipas meje, kjo ėshtė e vetmja gjė qė duhej bėrė me kohė, duhet bėrė sot, duhet bėrė edhe nė tė ardhshmen. Pėr ēdo akuzė publike qė bėhet nė media, nė konferenca shtypi, nė tubime, nė aktive partie, nė parlament, duhet tė hapet njė padi gjyqėsore pėr shpifje. Vetėm kėshtu, sė pari pushteti apo kushdo qoftė do tė mund tė japė dėshmi tė pastėrtisė sė vet, dhe sė dyti do tė pushojė stili i zhvillimit tė gjyqeve nėpėr televizione. Kur mungojnė paditė pėr shpifje, atėherė ajo qė thuhet publikisht ėshtė e vėrtetė, gjė qė sdo tė thotė megjithatė se pretencat politiko-mediatike faqe botės janė njė gjė e paqortueshme. Media hedh dyshime e bėn hetime. Asgjė mė tepėr. Kuturisja pėr tė ngritur padi e pėr zhvilluar gjyqe nėpėr televizione vjen prej njė kulture politike parademokratike, dhe ėshtė pikėrisht kjo kulturė qė na pengon mė shumė se sa ēdo korrupsion i denoncuar apo i hamendėsuar nė rrugėn drejt njė demokracie tė pjekur e funksionale. Bėjmė mirė ta fusim njėherė e mirė nė mendje, se institucionet paditėse, gjykuese apo ndėshkuese tė shtetit, qoftė edhe kur shfaqen apo janė tė padrejta, janė tė vetmet institucione legjitime pėr tė bėrė kėtė punė. Ēdo vullnet individual apo grupi, qė tenton tu zėrė vendin kėtyre institucioneve, ėshtė ilegjitim e i rrezikshėm. Sa mė i shenjtė e i virgjėr tė shitet pėr publikun ky vullnet, aq mė shumė ilegjitim e i rrezikshėm ėshtė. Eshtė kėshtu, pasi ngrihet kundėr njėrės prej aksiomave mė tė pafajshme e mė humane tė shtetit tė sė drejtės, asaj qė quhet prezumimi i pafajėsisė, gjė qė nė njė shqipėrim tė lirė do tė thotė, se duhet ta besojmė e pranojmė pafajėsinė e dikujt, dhe nė njė shqipėrim tekniko-juridik do tė thotė, se askush nuk mund tė shpallet fajtor pa u provuar si i tillė nga tė gjitha shkallėt e gjykimit.
Fatosi nuk u shpall shpifės. Ai thjesht u padit si i tillė (sipas meje, gabimisht, por kėtu ska ndonjė pėr tu alarmuar, pasi tė gjitha paditė penale e civile janė potencialisht tė gabuara). Padia pėr shpifje ndaj Lubonjės tashmė ėshtė tėrhequr (mė saktė, nuk u bė asnjėherė), por ajo qė do tė mbetet ėshtė diēka tjetėr me emrin fushata mediatike kundėr njė padie. Mesazhi i kėsaj fushate ėshtė sa i qartė, aq edhe i mbrapshtė: pėrgjegjėsi pėr atė qė thonė e bėjnė duhet tė mbajnė vetėm njė pjesė qytetarėsh, pushtetarėsh, shtetarėsh, etj, fjala vjen Edi Rama, i cili duhet tė hetohet, tė shkojė nė gjyq, tė durojė tė gjitha shpifjet, sharjet, kėrcėnimet, tė durojė tė gjitha paditė publike (dhe tė mos harrojmė qė linēimi publik qėndron ndaj padisė pėr gjyq ashtu si qėndron vetgjyqėsia kanunore ndaj respektimit tė sistemit legal), ndėrsa njė pjesė tjetėr qytetarėsh, fjala vjen Fatos Lubonja e tė gjithė mbėshtetėsit e tij, nuk duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr atė qė thonė e atė qė bėjnė. Ndryshe, kėrkohet mbėshtetje, bėhet nami, organizohen fushata nė mbrojtje tė fjalės sė lirė, nė mbrojtje tė opozitės. I bukuri shtet! E bukura logjikė!
Post Scriptum: E kam thėnė edhe nė njė shkrim tė shkruar muaj mė parė, qė gazetarėt janė qytetarė e shtetas si tė gjithė tė tjerėt. Personalisht, nė rast se do tė qėllonte tė paditesha nga dikush pėr nė gjyq, do tu hipja kėmbėve e do tė shkoja tė ballafaqohesha me paditėsin. Nuk do tė kėrkoja mbrojtje extragjyqėsore, pasi nė demokraci, mbrojtja mė e mirė pėr interesat e qytetarit ėshtė mundėsia pėr tė paditur e pėr tu mbrojtur nė njė gjyq publik e legal, ėshtė mundėsia pėr tė patur njė avokat, ėshtė mundėsia pėr ta njohur akuzėn e pėr ta hedhur poshtė atė. Tė gjitha kėto mundėsi, Fatos Lubonja nuk i ka patur tragjikisht nė gjyqet komuniste, tė cilat e kanė dėnuar me shtatėmbėdhjetė vjet heqje lirie. Mos vallė jemi kthyer prapė nė atė kohė? Mos vallė nga ky fakt vjen alarmi i Fatosit? Nėse ėshtė kėshtu, unė do ti kėrkoja tė na hapte sytė edhe ne tė tjerėve, qė nuk arrijmė tė shohim kaq qartė.
Krijoni Kontakt