Shkenca flet shqip nėpėrmjet medresistėve shqiptarė, kėta shkencėtarė tė rinj...
Nxėnės tė medresesė Liria, Cėrrik kanė marrė pjesė nė Olimpiadėn Ndėrkombėtare tė Teknologjisė sė Lartė, organizuar nė Teksas, SHBA prej dt. 4 deri mė 9 maj 2011. Nė kėtė aktivitet ku u paraqitėn 400 projekte me 1.100 pjesėmarrės, gjenitė tanė me projektet e tyre kaluan pa vėshtirėsi fazėn e parė duke tėrhequr e bėrė pėr vete jo vetėm jurinė, por edhe autoritetet e shumta shkencore e akademike.
Nxėnėsit shqiptarė jo vetėm qė arritėn nė fazėn finale, por u shpallėn fitues me zbulimet e tyre interesante. Nė garėn qė kishte pjesėmarrės tė ardhur nga 70 vende tė botės, Blerant Ismaili dhe Gerardo Braho morėn medalje ari, kurse dyshja Alfir Qosja dhe Agri Tusha morėn medalje argjendi.
Fituesit e vendit tė parė Blerand Ismaili, Geraldo Braho, lidhur me projektin e tyre u shprehėn:
Nė qytetin tonė hidhen 20.000 ton skorje hekuri. Ky material nuk pėrdoret pėr shkak se ėshtė shumė i dėmshėm pėr mjedisin si pasojė e substancave tė dėmshme nė skorje. N.q.s. ky material bie nė kontakt me lumenjtė ose fushat e mbjella shkatojnė njė dėm qė ėshtė i vėshtirė pėr tu rikuperuar ose pothuajse i parikuperueshėm. Mjedisi dhe ekonomia do kishin pėrfitime tė mėdha n.q.s. do e pėrdornim skorjen e hekurit.
Industria e betonit ėshtė njė nga industritė qė pėrdor masė tė madhe tė resurseve natyrore. Dėmi qė i shkaktohet mjedisit nga betoni mud tė reduktohet duke pėrdorur kėto resurse nė mėnyrė efektive dhe tė prodhojmė beton tė fortė dhe rezistent. Pėrdorja e mbetjeve dhe materialeve dytėsore nė vend tė resurseve natyrore do tė na shėrbente shumė.
Prandaj, pėrdorimi i nėnprodukteve dhe mbeturinave si material pėr pėrmirėsimin e betonit sjell fitime nė ekonomi dhe mjedis. Nė kėtė studim ne kemi ekzaminuar dėmet nė mjedis dhe ekonomi tė skorjeve tė hekurit qė mė pas ta pėrdorim nė procesin e prodhimit tė betonit. Kemi prodhuar mostra betoni duke futur sasi tė ndryshme tė skorjeve tė hekurit nė vend tė rėrės sė lumit. Kemi matur cilėsinė e rezistencės sė presionit tė betonit. Rezultatet na treguan qė rezistenca e betonit varet nė sasinė e skorjeve tė hekurit qė pėrdorim. Rritja maksimale e rezistences sė betonit arrihet duke perdorur 10% skorje hekuri.
Rezultaten e dy nxėnėsve vėrtetuan se pėrdorimi i skorjeve tė hekurit nė vend tė rėrės sė lumit rrit rezistencėn e betonit.
Ndėrsa Alfir Qosja dhe Alban Paja, tė cilėt zunė vendin e dytė, konkuruan me projektin Pėrfitimi i detergjentit alternativ nga kėrcelli i lules sė diellit. Nė studimin e tyre ata shfrytėzuan kėrcellin e lules sė diellit pėr prodhimin e njė detergjenti alternativ.
Dy medresistėt e talentuar tregojnė se nė fillim mblodhėn kėrcejtė e lules sė diellit dhe pastaj morėn pjesėn e bardhė qė ndodhet nė brendėsi tė tyre. Pjesėt e bardha i copėtuan mė pas nė pjesė mė tė vogla dhe pastaj i thanė nė temperaturė 120-135 gradė Celcius. Kėrcejtė e tharė i sitėn dhe pėrftuan pluhurin qė u pėrdor nė heqjen e disa njollave tė vėshtira si: njolla e ēajit, kafes dhe yndyrės. Sipas tyre, rezultatet e marra ishin shumė nė favor tė detergjentit natyral.
Alfir Qosja dhe Alban Paja mendojnė se nėse njerėzit nė tė gjithė botėn do tė pėrdornin detergjentin 100% organik pa asnjė pėrbėrės kimik, do tė shmangnim efektet negative qė shkaktohen nga detergjentėt e zakonshėm dhe do tė kishim pėrfitime tė pallogaritshme nė ekonomi dhe sidomos nė mbrotjen e mjedisit dhe shėndetit tonė.
Kjo nuk ėshtė hera e parė qė nxėnės tė medreseve tė vendit, konkurojnė me sukses nė konkurse e olimpiada shkencore, duke arritur rezultate tė kėnaqshme. Me pėrfaqėsimin e tyre dinjitoz nė kėto veprimtari, ata kanė nderuar e ngritur lart jo vetėm veten e tyre dhe shkollėn, por dhe shoqėrinė dhe kombin shqiptar.
Nxėnėsit fitues pasi janė kthyer fitimtarė nė atdhe kanė bėrė edhe njė vizitė nė Komunitetin Mysliman i Shqipėrisė, ku janė pritur nga kryetari i KMSH-sė Haxhi Selim Muēa dhe Kryesia e KMSH-sė, nga tė cilėt kanė marrė urimet mė tė mira, duke iu uruar atyre suksese nė rrugėn e Islamit dhe e shkencės, ky binom i pandarė i medreseve tona nė Shqipėri.
![]()
Krijoni Kontakt