Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Qëllohet për vdekje Xheladin Geci nga Llausha

    http://www.kosova-sot.info/uploads/i...rime_scene.jpg


    Qëllohet për vdekje Xheladin Geci nga Llausha
    Publikuar: E marte 31 Maj 2011, 11:56

    Xheladin Geci nga Llausha është qëlluar për vdekje të hënën në mbrëmje, në derën e shtëpisë së tij, në Fushë-Kosovë. Policia e Kosovës, e cila e ka konfirmuar rastin, nuk ka dhënë detaje për motivet e vrasjes, ndërsa ka thënë se është duke hetuar disa pista të dyshimta rreth kësaj vrasjeje. Sipas versionit zyrtarë të Policisë, vrasja ka ndodhur të hënën, rreth orës 23:20, ndërsa në momentin e arritjes në vendin e ngjarjes kishin hasur një trupin e pajetë të viktimës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.
    Mirëpo, përkundër faktit se Policia nuk ka dhënë detaje rreth motiveve të vrasjes, familjarët e viktimës kanë rrëfyer për disa probleme që viktima i kishte pasur ditëve të fundit. Nazifja, bashkëshortja e Gecit, tregon se burri i saj e kishte pasur një problem me dikë, të cilit ajo nuk ia di identitetin, e as emrin. “Unë kam qenë në Francë dhe të shtunën ai më ka thirrur, e unë atë ditë kam ardhur në Kosovë”, rrëfen Nazifja. Ajo tregon se si burri i saj e kishte marrë të shtunën nga Aeroporti, nga ku më pas kishin darkuar në një restorant të Prishtinës. “Të shtunën apo të dielën më ka thënë se e ka një problem me dikë, por më ka thënë se nuk do të më tregojë, pasi atë problem do ta zgjidhte vetë, pa më treguar mua. Nuk është ky problem për ty, më ka thënë shkurt”, thotë Nazifja.
    Nazifja rrëfen edhe për telefonatën e fundit që e kishte pasur me burrin e saj. E kam thirrur edhe rreth orës 10:40. Më është përgjigjur me një zë të shterur, sikur ta kishte pasur dikë me revole në qafë, e më ka thënë me zë të shurdhër, erdha”, rrëfen ajo. Pas kësaj telefonate, Nazifja e kishte dëgjuar makinën e burrit të saj që futej në oborr, ndërsa pasi kishte shkuar t’ia hapte derën, kishte dëgjuar dhjetëra të shtëna nga arma e zjarrit. “Kam qenë në shtëpi ulur, i kam parë dritat dhe kam vrapuar t’ia hap derën, kur kanë ushtuar krismat. Kam menduar që ai vetë është duke gjuajtur, e jam kthyer brenda”, thotë Nazifja. Ajo rrëfen se si pas pak minutash kishte dalë të shohë në oborr, ndërsa fillimisht nuk e kishte vërejtur burrin e saj të vrarë afër makinës.
    “Kam dalë sërish jashtë dhe e kam kërkuar rreth oborrit. Në atë kohë kanë ardhur disa djem dhe kanë pyetur se a është Daja Xhelë. Kur jam afruar te vetura, i ka ardhur era barut prej veturës dhe tek atëherë ia kam parë këmbët”, rrëfen ndër të tjera Nazifja për "Kosova Sot". Ajo është e bindur se vrasësit e burrit të saj kishin ardhur së bashku me të me makinë. /Kosova Sot/
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Mbi trupin e Gecit 36 plumba

    Mbi trupin e Gecit 36 plumba
    Publikuar: Sot, më 01 qershor 2011




    http://www.koha.net/repository/image...06111130_4.jpg



    Skenderaj, 1 qershor – I vrari i raportuar dje, në fshatin Uglar të Fushë-Kosovës, është Xheladin Geci. Siç raporton sot “Express”, mbi trupin e tij janë shkrepur 36 plumba. Motivet e kësaj vrasjeje ende nuk dihen. Ish-pjesëtari i UÇK-së në vitin 2000 ishte dënuar me tre vjet burg për haraç.
    Vrasja ka ndodhur rreth mesnatës, ndërmjet të dielës e të hënës dhe sipas familjarëve, vrasësit kanë shkuar aty me një veturë të tipit Jeep, ngjyrë të zezë.
    Geci, dikur pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), mendohet se është qëlluar nga dy apo tre persona, të cilët më pas janë larguar me shpejtësi.
    Sipas policisë, viktima, 52 vjeçar, i martuar dhe baba i një djali, ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi i prezantuar si gjyshi i të ndjerit, thotë për Express se nipi i është vrarë në oborrin e shtëpisë.
    “Ka dalë me ble bukë... Ka ardhë një xhip i zi me dy-tre persona brenda. Kanë gjuajt në nipin tem dhe me 36 plumba është vrarë”, thotë plaku, i cili megjithatë, nuk pranon të tregojë emrin.
    Familja Geci thotë të mos ketë ide se kush mund ta ketë kryer këtë krim, apo se cili është motivi prapa kësaj vrasjeje.
    Ata tregojnë se nuk kanë asnjë të dhënë nëse i ndjeri ka pasur mosmarrëveshje më parë më dikë, përveç që tregojnë se gjatë luftës ka qenë pjesëmarrës në Betejën e Koshares.
    Ndërkohë, sipas të dhënave të arkivave të medieve të Kosovës, del se Geci, para dhjetë vjetësh, ka qenë i dënuar me tre vjet burg.
    Në vitin 2000, i ndjeri së bashku me Sabit Gecin, ishin dënuar për veprën penale të tentim shtrëngimit të rëndë (haraç), rrezikim të sigurisë së disa personave dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, nëpërmjet shpërthimit dhe formave të tjera të dhunshme.
    Sipas aktakuzës së asaj kohe, Sabit Geci, Xheladin Geci dhe Ilir Tahiri ishin gjetur fajtorë dhe në mënyrë respektive ishin dënuar me pesë, tre dhe katër vjet burg.
    Koha Ditore
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  3. #3
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Xheladin Geci ekzekutohet në oborrin e shtëpisë
    SHKRUAR NGA KOSPRESS
    E MËRKURË, 01 QERSHOR 2011 11:49


    http://kospress.com/portali/images/s...ice-vrasje.jpg

    Mbi trupin e tij janë shkrepur 36 plumba. Motivet e kësaj vrasjeje ende nuk dihen. Ish-pjesëtari i UÇK’së në vitin 2000 ishte dënuar me tre vjet burg për haraç.

    Xheladin Geci është ekzekutuar me 36 plumba në oborrin e shtëpisë së tij, në fshatin Uglar të Fushë-Kosovës. Vrasja ka ndodhur rreth mesnatës, ndërmjet të dielës e të hënës dhe sipas familjarëve, vrasësit kanë shkuar aty me një veturë të tipit Jeep, ngjyrë të zezë.

    Geci, dikur pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), mendohet se është qëlluar nga dy apo tre persona, të cilët më pas janë larguar me shpejtësi.

    Sipas policisë, viktima, 52 vjeçar, i martuar dhe baba i një djali, ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi i prezantuar si gjyshi i të ndjerit, thotë për Express se nipi i është vrarë në oborrin e shtëpisë. “Ka dalë me ble bukë... Ka ardhë një xhip i zi me dy-tre persona brenda. Kanë gjuajt në nipin tem dhe me 36 plumba është vrarë”, thotë plaku, i cili megjithatë, nuk pranon të tregojë emrin.

    Familja Geci thotë të mos ketë ide se kush mund ta ketë kryer këtë krim, apo se cili është motivi prapa kësaj vrasjeje. Ata tregojnë se nuk kanë asnjë të dhënë nëse i ndjeri ka pasur mosmarrëveshje më parë më dikë, përveç që tregojnë se gjatë luftës ka qenë pjesëmarrës në Betejën e Koshares.

    Ndërkohë, sipas të dhënave të arkivave të medieve të Kosovës, del se Geci, para dhjetë vjetësh, ka qenë i dënuar me tre vjet burg. Në vitin 2000, i ndjeri së bashku me Sabit Gecin, ishin dënuar për veprën penale të tentim shtrëngimit të rëndë (haraç), rrezikim të sigurisë së disa personave dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, nëpërmjet shpërthimit dhe formave të tjera të dhunshme.

    Sipas aktakuzës së asaj kohe, Sabit Geci, Xheladin Geci dhe Ilir Tahiri ishin gjetur fajtorë dhe në mënyrë respektive ishin dënuar me pesë, tre dhe katër vjet burg. /Express/
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #4
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kosove, ekzekutohet me 36 plumba Xheladin Geci
    Nga Korresp. 24-ore.com 16 ore 4 minuta me pare


    Xheladin Geci është ekzekutuar me 36 plumba në oborrin e shtëpisë së tij, në fshatin Uglar të Fushë-Kosovës.

    Vrasja ka ndodhur rreth mesnatës, ndërmjet të dielës e të hënës dhe sipas familjarëve, vrasësit kanë shkuar aty me një veturë të tipit Jeep, ngjyrë të zezë.

    Geci, dikur pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), mendohet se është qëlluar nga dy apo tre persona, të cilët më pas janë larguar me shpejtësi.

    Sipas policisë, viktima, 52 vjeçar, i martuar dhe baba i një djali, ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi i prezantuar si gjyshi i të ndjerit, thotë për Express se nipi i është vrarë në oborrin e shtëpisë.

    “Ka dalë me ble bukë... Ka ardhë një xhip i zi me dy-tre persona brenda. Kanë gjuajt në nipin tem dhe me 36 plumba është vrarë”, thotë plaku, i cili megjithatë, nuk pranon të tregojë emrin.

    Familja Geci thotë të mos ketë ide se kush mund ta ketë kryer këtë krim, apo se cili është motivi prapa kësaj vrasjeje.

    Ata tregojnë se nuk kanë asnjë të dhënë nëse i ndjeri ka pasur mosmarrëveshje më parë më dikë, përveç që tregojnë se gjatë luftës ka qenë pjesëmarrës në Betejën e Koshares.

    Ndërkohë, sipas të dhënave të arkivave të medieve të Kosovës, del se Geci, para dhjetë vjetësh, ka qenë i dënuar me tre vjet burg.

    Në vitin 2000, i ndjeri së bashku me Sabit Gecin, ishin dënuar për veprën penale të tentim shtrëngimit të rëndë (haraç), rrezikim të sigurisë së disa personave dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, nëpërmjet shpërthimit dhe formave të tjera të dhunshme.

    Sipas aktakuzës së asaj kohe, Sabit Geci, Xheladin Geci dhe Ilir Tahiri ishin gjetur fajtorë dhe në mënyrë respektive ishin dënuar me pesë, tre dhe katër vjet burg.

    Sipas gazetës “Koha Ditore” të asaj kohe, veprimet që e kishin çuar të tre personat prapa grilave, kanë ndodhur për disa muaj rresht.

    Objekt i sulmeve kishte qenë klubi i natës “Miami Beach Club”, pronar i të cilit ishte Milaim Maraj, vëlla i Ramë Marajt.

    Në aktgjykim thuhej se rreth janarit të vitit 2000, një grup njerëzish të panjohur kanë shkuar dy a tri herë për t’i kërkuar Milaim Marajt 30 mijë marka në muaj, në emër të veteranëve të luftës së UÇK-së.

    “Milaim Maraj kishte refuzuar të paguante dhe më 12 shkurt iu vu një eksploziv”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë të asaj kohe, duke përshkuar tërë ngjarjen që ka çuar në dënimin e tyre nga gjyqtari i rastit.

    Aktgjykimi tregon edhe shumë raste të tjera, të cilat kanë bërë që të tre personat të dënoheshin, ndërkohë që vetë të dënuarit, gjatë procesit gjyqësor, i kishin mohuar veprat.

    Policia konfirmoi vrasjen e Xheladin Gecit.

    “Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve, si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku kanë hasur në viktimën dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për vrasje”, njofton Policia e Kosovës.

    Sipas tyre, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Fushë-Kosovë, i cili ka konstatuar se viktima Xheladin G., mashkull, 52 vjeç, shtetas i Kosovës, pas plagëve që kishte marrë nga arma e zjarrit, ishte pa shenja jete.

    “Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit rajonalë të Prishtinës janë duke ndërmarrë një varg veprimesh operative, e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarit/dyshuarve, të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje, për të ndriçuar dhe sqaruar, të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Vritet në oborrin e vet me 36 plumba
    on Qershor 1, 2011 11:13 am


    http://kosovalbaner.com/vm/wp-conten...iailustrim.jpg


    Xheladin Geci është ekzekutuar në oborrin e shtëpisë. Mbi trupin e tij janë shkrepur 36 plumba. Motivet e kësaj vrasjeje ende nuk dihen. Ish-pjesëtari i UÇK-së në vitin 2000 ishte dënuar me tre vjet burg për haraç, raporton Express.

    Vrasja ka ndodhur në mesnatën e së hënës. Sipas policisë, viktima, 52 vjeçar, i martuar dhe baba i një djali, ka ndërruar jetë menjëherë në momentin e ngjarjes. Familja e viktimës nuk e kanë idenë se kush mund ta ketë bërë këtë vepër.


    Kush i vret shqyptaret para pragut shtepis!


    Njete u vra dhe Xhemajl Mustafa!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    o nanen e pisit po shpiunin e zedhenesin e udbes pe krahason me Xheladin gecin

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po nuk e kuptova pse ne france kjo gruaja e ketij xheladinit?

    a ja kan treguar shpine xheladinit gazetat?

    pi kahit ishte e ku banonte?

    mos ka borxhe ky me kto villo ndertimet e troje blerje-plackitjet?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga daja shneq Lexo Postimin
    o nanen e pisit po shpiunin e zedhenesin e udbes pe krahason me Xheladin gecin
    lufta brenda lloit po jep rezultatet e veta!
    klithmat e tua e shfaqin deshperimin qe ka kap kampin kriminal plaqkites!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    po nuk e kuptova pse ne france kjo gruaja e ketij xheladinit?

    a ja kan treguar shpine xheladinit gazetat?

    pi kahit ishte e ku banonte?

    mos ka borxhe ky me kto villo ndertimet e troje blerje-plackitjet?
    brari

    xheladin geci para 30 vitesh ka qene ne france dhe atje ka jetuar si hajdut dhe per droge e placka ka bere 7 vite burg ne france!

    pastaj ka vajtur ne gjermani dhe atje ka qene i martuar me nje serbo-boshnjake me te cilen ka edhe nje djal edhe ne gjermani ka qene ne burg per hesape kriminale si ne france!

    i ndjekur nga drjetesia gjermane ik ne maqedoni ne fund te viteve te 90 dhe hap nje shtepi publike ne maqedoni pastaj vajn si vajn punet xhela dikun ka fundi i 98 futet ne kosove dhe behet 'ushtar' i sabit gecit!

    pas luftes i ka sherbyer azem syles dhe ka zbatuar urdherat e tij tashme te deklaruara nga vet azem syla!

    ka qene i burgosur per haraq pas lufte dhe i denuar sebashku me zabi gecin shefin e tij i cili poashtu ka qene nje person me nje te kaluar kriminale dhe anti-kombetare !

    po flitet se kishte filluar te bashkpunonte me hetuesit e euleksit dhe dikun aty i ka has sharra ne gozhde kur shefat e tij e kane marr vesh se xhela do te rrefei si bllaca per te berat e tyre ata e ekzekutuan!

    ndersa sa i perket frances ai atje ka disa shoke me te cilet ka bere bisnes ilegale!
    vet nuk ka pas me mundesi te shkoi as ne france dhe askund ne europe sepse kishte nje te kaluar te begatshme kriminale dhe e kishte te ndaluar europen ! ndiqej-kerkohei nga disa shtete europiane per vepra kriminale!

    duke ditur se xheledin geci kishte nje te kaluar kriminale te dendur azem syla dhe sabit geci e angazhuan te zbatoi urdhera dhe perdoren injorancen e tij e me ne fund e vran me 36 plumba!


    me fjale tjera kjo eshte lufta brenda lloit!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Po kriminelet,u paten bashku,me shpres se shpetuan,duke mendu qe te vendosin diktaturen ne kosov,e pastaj ta vrasin trurin e kosoves,po ju dolen llogarit gabim,se kshtu i mesoi serbia.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •