Botohet Fjalori Drejtshkrimor me 75000 fjalė

Mbas “Fjalorit tė parė Drejtshkrimor tė Gjuhės Shqipe”, botuar nė vitin 1976 me rreth 38 mijė fjalė, njė tjetėr fjalor i ri me rreth 75 mijė fjalė ėshtė botuar kohėt e fundit nga gjuhėtarėt Ali Dhrimo e Rami Memushaj dhe ėshtė promovuar gjithashtu nė Universitetin e Elbasanit “Aleksandėr Xhuvani”. Sipas gjuhėtarit Rami Memushaj “40 vjet mbas Kongresit tė Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe (1972) dhe 34 vjet pas hartimit tė tė parit fjalor drejtshkrimor tė shqipes (1976), nevoja e hartimit tė njė fjalori tė ri drejtshkrimor erdhi duke u bėrė gjithnjė e mė e domosdoshme”. Fjalori rreh tė pasqyrojė nė mėnyrė sa mė tė plotė atė pasurim dhe shpėrthim tė gjuhės shqipe nė tė gjitha stilet, gjinitė, sidomos nė kėto 20 vitet e fundit, qė ėshtė arritur falė punės sė lėvruesve tė shqipes dhe tė pėrkthyesve. Sipas Memushaj “Ky fjalor ėshtė njė libėr qė duhet tė ndodhet nė tryezėn e atij qė shkruan. Botimi pasqyron se ēfarė ėshtė arritur nė njėsimin e normės sė gjuhės shqipe qė nga viti 1972 e deri nė vitet tona, nė fushėn e fonetikės, gramatikės dhe drejtshkrimit”. Dy autorėt e fjalorit kanė punuar rreth tre vjet e gjysmė pėr hartimin e tij, pasi sipas Memushaj, pasqyrimi i leksikut tė shqipes nė fjalorėt normalė ėshtė e pamjaftueshėm. “Botimi i kėtij fjalori me rreth 75.000 fjalė ėshtė njė ndihmesė jona nė pasurimin e leksikut tė shqipes”, pėrfundon gjuhėtari.

Panorama