Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Përse Berisha nuk është i lirë të tërhiqet?

    Përse Berisha nuk është i lirë të tërhiqet?
    Nga Mero Baze
    Ka pasur shumë hamendje nga njerëz të përciptë të medies dhe politikës që mendonin se Berisha ishte futur në spiralen e konfliktit elektoral të Tiranës me idenë e presingut që do të tërhiqej në fund. Shumëkush prej tyre besonte se Berisha nuk do të bënte presion mbi Kolegjin, dhe do inkurajonte një vendim të drejtë, përmes të cilit do ta lahej nga gjynahet e këtyre zgjedhjeve dhe nga historia e tij e mëparshme politike. Kjo në një farë mënyre duhet të bënte diferencën mes politikanit Sali Berisha nga klani mafioz i familjes që do me çdo kusht si biznes të tij Bashkinë e Tiranës. Sot që jemi një muaj pas zgjedhjeve të 8 Majit, të gjithë e shikojmë se si Berisha ka pushuar së menduari politikisht. Gjithë dinamika e gjesteve të tij pas 8 Majit flet vetëm për intimidim të KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor dhe rrëmbimin me çdo kusht të mandatit të Tiranës. Duke arsyetuar politikisht dhe duke e konsideruar ende Berishën si njeri që bën llogari politike, shumë udhëheqës perëndimorë e këshilluan në distancë Kolegjin të vepronte drejt duke mos ndryshuar rregullat e lojës pas mbarimit të lojës. Ata po ashtu bën thirrje të hapura ndaj Berishës të qëndronte larg kësaj historie. Ismail Kadareja, i cili duket se e merr më seriozisht se sa meriton klasën politike të atdheut të vet, shkoi më në ekstrem duke testuar ndonjë distancë të mundshme mes Lulëzim Bashës dhe Sali Berishës, duke i bërë thirrje Bashës të tërhiqej. Asgjë nuk funksionoi. Një muaj pas masakrës elektorale, Sali Berisha është në krye të punëve për të grabitur mandatin. Nuk e shqetëson më as zëri i bashkuar i zyrtarëve perëndimorë, as Kadareja, as opinioni publik, as imazhi i dëmtuar i Shqipërisë, as media botërore, as paralajmërimet për protesta dhe dhunë në vend. Vendosmëria e tij për t’i rishpallur luftë gjithë botës për një grabitje mandati, tregoi shkallën e ulët të lirisë së tij nga mafia që kapur Familjen e tij politike në Tiranë. Kjo mafie ka nxjerrë në shesh kandidatin e saj perfekt, njeriun i cili është inkriminuar më shpejt se kushdo tjetër në historinë e politikës shqiptare, Lulëzim Bashën. Ai u kap duke vjedhur mbi 200 milionë euro në vitin e parë si ministër dhe ka vrarë në flagrancë katër qytetarë shqiptarë në vitin e fundit si ministër. Ai është një kukull e gërmadhave të mafies së vjetër të ish Jugosllavisë në Tiranë, dhe garant i tyre në të ardhmen politike të Shqipërisë. Ky është politikani më i bindur ndaj mafies së re shqiptare pasi është peng i së shkuarës së vet, të cilën ia ka marrë përsipër Familja Berisha. Kjo e bën të pakuptimtë historinë e dorëzimit politik të Berishës. Beteja për Tiranën është një betejë që pasqyron thelbin e përplasjes së parë të mafies me rregullat e lojës së ndërrimit të pushtetit në Shqipëri. Deri më sot prekja e votës është bërë për interesa të politikanëve dritëshkurtër që donin t’i zgjasnin jetën pushtetit të tyre. Kjo është beteja e parë në të cilën politikanët përdoren nga mafia për të bllokuar ndryshimin e pushtetit me votë. Ky është rasti kur politikanëve u diktojnë se çfarë duhet të bëjnë, ata që brenda tri katër- vitesh janë bërë miliarderë vetëm si biznesmenë të Familjes. Nga viti 2007 e deri më sot, biznesmenë të familjes Berisha, kanë startuar me kompanitë e tyre seksere dhe sot kanë marrë gjithë rrugët e Shqipërisë, gjithë punët publike të qeverisë, gjithë prokurimet në fushën e shërbimeve duke shkuar deri në 100 milionë euro të prokuruara nga paret e buxhetit të shtetit. Janë këto klane të Familjes në pushtet, që kanë bërë gati planin për shqyerjen e Tiranës, për ndërtimet dhe trafikimin e pushtetit për të ndryshuar balancat ekonomike në kryeqytet përjetësisht në favor të tyre. Përpara tyre Sali Berisha është i urtë dhe i pafuqishëm si para Familjes së tij. Këto klane mafioze po diktojnë realisht betejën mafioze me votat në Tiranë. Janë ata që prishin shkolla e bëjnë pallate, ata që bëjnë gradaçela dhe vënë gjoba dhe mbi ndërkombëtarët të shkojnë në zyrat e tyre, ata që prishin Kopshtin Botanik se duhet tu kalojë unaza nga qendra e tyre tregtare, ata që përdorin taksat dhe tatimet e Shqipërisë si instrument gjobëvënës për të shkatërruar konkurrentët e tyre, ata që mbajnë peng kukullën e sjellë nga Damir Fazllic dhe Argita Berisha në Shqipëri, që quhet Lulëzim Basha.
    Sali Berisha nuk është më i lirë të mendojë politikisht dhe të kursejë karrierën e vet dhe sidomos historinë e vet të pistë me zgjedhjet në Shqipëri. Për ta Sali Berisha nuk është kryeministri i Shqipërisë, por “babi i Zenit”, i cili duhet të bëjë çfarë thonë ata. Për ta Sali Berisha nuk është njeriu që ka në dorë fatin e Shqipërisë dhe gremisjen e saj në humnerë, por njeriu që ka në dorë t’i bëjë ata miliarderë dhe për këtë duhet të hedhë vallen e tyre. Ka ikur koha kur Sali Berisha vidhte vota dhe shkatërronte zgjedhje për pushtetin e tij. Tani mafia e re shqiptare, ai grup biznesmenësh që rrethojnë Familjen e përdorin Sali Berishën si dordolec, dhe ja lënë pushtetin në dorë si tespihet një plaku që do të zbavitet, dhe vetë diktojnë rregullat e lojës së mafies në Shqipëri. Ndaj ata që mendojnë se kjo do të jetë një betejë e lehtë, gabojnë. Kjo do të jetë një betejë ndofta e përgjakshme. Kjo nuk do të jetë një betejë që do të djegë Shqipërinë, por luftë e egër dhe vendimtare për tu përplasur me këtë grup mafioz që po mban peng Shqipërinë, apo për t’iu nënshtruar këtij regjimi putinist që na qeveris me një grup milionerësh palaço të pasuruar tri- katër vitet e fundit duke kapur shtetin e Berishës dhe duke u bërë sekserë të Familjes në këtë histori të ndyrë mafioze. Kjo nuk është betejë politike për të marrë Tiranën, por është politikë e mafies për ta rrëmbyer atë. Kjo do të jetë beteja që dikujt do t’i kushtojë shtrenjtë, ose këtij grupi mafioz, ose Shqipërisë.
    Albania Uber Alles

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Ki Meroja me duket se e kerkon vete. I ha kurizi si i thone na Golemi.
    Ki i ben thirrje Berishes te terhiqet. Dhe pse duhet kjo terheqje frontale? Kur kadareja i propozoi Bashes terheqjen, mendova se behej fjale per terheqje taktike. Ketu kerkohet terheqje totale qe ti hapet rruga "uraganit" Rama. Rama po te jete burre le ta mar pushtetin me vote dhe jo me doreheqje. Nga na u shpiken keto doreheqje tani ne pike te vapes xhanem? Mos valle eshte " Stina e doreheqjeve?" Mos valle shqiptaret kane vendosur te heqin dore ng Demokraciaaaaaa?

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ah ky Mero ka merdhif komplet. Nje here e ka fajin Sala. Tani nuk e ka Sala, por kalamjte e Sales me Lulin ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Mirë Merua mirë!
    Nuk di pse i bëjnë kaq reklamë një njeriu që po thotë të njëjtat gjëra por këtë herë shkrimeve ju ka ndryshuar vetëm emrin,nga Rama në Berisha apo ndonjë emër tjetër afër Berishës!!!
    Demokraci na paska vetëm andej nga rreshtohet Merua dhe me kë është Merua!!!
    Njeri i dalë boje!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Per salistet e drejta dhe Saliu jane nje.
    Rregull qe nuk ndryshohet kurre.
    Ja ca mendon ki albani kundershtari salise

    Na bënë horr horrat e politikës dhe antidrejtësisë shqiptare!
    Postuar më: 08-06-2011 | Ora: 21:07:52
    Nga Alban Dega

    - Cfare argumentimi injorant antiligjor paska bere Sala me Lulin per kusarine e votave me transparente ne historine boterore....
    - Ilace per semundje te pasherueshme.... apo ligji peruan !?

    Plot 19 faqe argumentim krejt antiligjor pas nje vendim prej 19 fjalesh krejt te kunderligjshme te vendimit te Kolegjit Zgjedhor. E perbashketa e tyre eshte vetem nje pike: ligjerimi i vjedhjes me transparente te votave ne historine jo vetem e Shqiperise, por edhe ne ate boterore. Nje rekord boteror per Guinesin!
    Vendimi i Kolegjit Zgjehdor argumenton gjithcka deshironte dhe cdo gje qe i ka urdheruar Sala dhe banda e tij e kusareve dhe vrastareve, qe qeverisin Shqiperine dhe drejtesine me vota te vjedhura shqiptare, ne baze te parimit: Lala Kros ore Lala Kros, vete shkruaj e vete vulos! Ose edhe me qarte ne baze te ligjit te Luigjit te 14-te "Ligji jam une!"
    Kane te drejte! Tashme gijotinat nuk perdoren ne Evrope qysh prej gati 100 vjetesh. Pra eshte e sigurte se as Sala e as kusaret e tij nuk do te kene fundin e Luigjit te 14-te.
    E vetmja gje qe nuk thuhej e nuk shkruhej ne 19 faqet e vendimit te ketij Kolegji Zgjedhor per ligjerimin e hajnise berishiane te votave ishte sa ishte shperblimi i Berishes, Bashes dhe "Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit" (The New York Times") per shitjen e fytyres se tyre te pafytyre dhe perdhunimit publik te statujes symbyllur te drejtesise te turpit te padrejtesise shqiptare !
    Ua kthefte Zoti ne ilace per semundje te pasherueshme secilit e kujtdo qe shkaperderdh mundin e djeresen e taksapaguesve shqiptare, qofte ky edhe Alban Dega! Amin ! Harami eshte haram dhe do te paguhet me qintfishin, thoshte gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
    Kjo kusari transparente votash qe supermjeshtri i saj Sali berisha e ushtron tash e mbi 15 vjet me radhe nuk u krye vetem. Asaj iu bashkangjit edhe KQZ, lexo Komisioni Qendror i Vjedhjeve, dhe Kolegji Zgjedhor i ligjerimit te vjedhjeve te Sales dhe Ristanit....
    Aq e hapur ishte vjedhja e tij sa nje kryediplomat amerikan si Countriman e tha acik dje se kishte dyshim serioz per vendimin e kesaj KQZ-je... Po ashtu Ashton! Pra vete Amerika dhe Evropa demokratike denoncojne hapur vendimet e tij ala Berisha- Basha !
    I ka ndihmuar ish hetuesi i ish- Sigurimit te Shtetit ne Tropoje qysh prej 1976-es Toma i Ndrecajve. Cka mund te presish tjeter nga SS-et!?
    Nuk dinte as te lexonte, tregon nje epror i tij i asaj kohe. **** fare!
    Procesi i numerimit ne KQZ ishte nje vjedhje teper transparente, nje vjedhje diten per Diell pa ua bere tert syri, nje vjedhje sy per sy, ne syte e shqiptareve e mbare Botes !
    Hajde hajni votash transparente, hajde ! Nuk do ta gezojne kusaret e vrastaret fitoren e vjedhur... Heret a vone, do ti gezojne prangat e drejtesise ne duar... Ato po kercasin!
    Tome Ndreca dhe 4 musketiret e Berishes ne Kolegjin Zgjedhor vetem sa u orvaten te legalizojne kete vjedhje transparente.
    Turpi i drejtesise shqiptare! Turpi i Shqiperise. Na bene hore ne syte e Botes, horat e politikes e drejtesise me Padrinon e Koza Nostras politike shqiptare Sali Berishen ne krye!
    Kushdo qe pranon dhe miraton kete vjedhje super transparrente, qofte edhe vete lideri i opozites, Edi Rama, vetem behen bashkeautore te kesaj masakre elektorale, te kesaj kusarie perfekte e teper transparente. Ata do ti mbuloje jo vetem turpi i hajnise, por edhe ndeshkoje dora e drejte e drejtesise dhe ligjit shqiptar sapo te vendoset vertete shteti ligjor ne Shqiperi....
    Drejtesia vonon por nuk harron... Eshte koha e fundit qe ne duart e kusareve te votave, te vrastareve te shqiptareve te pafajshem te kercasin prangat... Eshte casti i fundit qe mbi poshtersite e gjykatesve dhe njerezve te antidrejtesise se gjykatesve e prokuroreve te ster- korruptuar, te stershitur te kercasin hujt dhe guret e ligjit peruan... E dini cfare parashikon ai ligj unikal ne Bote!?
    Viktimat e vendimeve te padrejta te secilit gjykates apo prokuror i autorizon ligjerisht ti rrahin e godasin me hunj e me gure ata derisa ta ndjejne vete se drejtesia eshte cuar ne vend... Drejtesia vonon por nuk harron!

    Nga Alban Dega
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 09-06-2011 më 10:27
    Albania Uber Alles

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin

    Përse Berisha nuk është i lirë të tërhiqet?

    Nga Mero Baze
    po nuk ka se si te jete i lire qe te vendose daljen Berisha kur populli i jep voten .... ne kete moment do te besh c'te kerkon populli ..... pershembull shkaterrimin e sistemit ne te cilen 21 janaret jane te mbeshtetur ....

    .
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #7
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Po ky A. Dega sikur me qene jurist mer jahu !!! Une mendoja se ishte shkencetare politik. Qenka i gjitheanshem. Pse i jep kaq shume rendesi vetes nuk e kuptoj. Me duket se do te behet i famshem duke shajt Salen ...


    Ah edhe dicka. Ky Bani mos jep gje borxh vetem emrin dhe artikujt i shkruajne te tjeret.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Jo lale jo shkrimet e tij jane se jane me emer mbiemer dhe mare nga gazete ne USA ku shkrun ai zakonisht, shkrun Zef Brozi, Eduart Selami, Geri Kokalari etj etj.
    Albania Uber Alles

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •