Close
Faqja 0 prej 88 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 874
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Vetëvendosje e nisi ditën me protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Sigurimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës sot e kanë pritur protestuesit e Vetëvendosjes. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur që më mëngjes me Policinë e Kosovës, deri sa këta të fundit kanë tentuar të futen në ndërtesën e Qeverisë. Njësia speciale e Policisë së Kosovës ka përdorur gazë lotsjellës për t’i zmbrapsur protestuesit, ndërsa ka arrestuar disa nga ta.

    Në orën tetë të mëngjesit një grup rreth njëqind protestuesish u përballën m policinë, e cila duket ishte e informuar për protestën, në shenjë kundërshtimi të bisedimeve me Serbinë.

    Protestuesit fillimisht hodhën domate e ngjyr në drjetim të policisë, ndërkohë përdorën edhe mjete të forta – gurë e copa të tjera, që janë me bollëk në Sheshin në ndërtim “Ibrahim Rugova”, në drejtim të objekteve të Qeverisë e të Kuvendit. Policia, që ishte e pajisur me mjetet që zakonisht përdoren në rastet e pengimit të protestave, pasi ua tërhoqën vërejtjen që të largoheshin nga rrethojat e objekteve dhe refuzimit të urdhrit, përdorën gazin lotsjellës dhe u vunë në ndjekje të tyre deri afër Ministrisë së Kulturës.

    Ndërkohë protestuesit shpaluan një transparent në të cilën shkruante “Jo pazare me Serbinë”. Protestuesit po brohorasin “sheshi është i qytetarëve jo i policisë”.

    Protesta ende nuk ka përfunduar. Policia ka arrestuar disa nga pjesëmarrësit e saj. KTV bën të ditur se ndër të arrestuar është edhe deputeti Liburn Aliu.

    Xhelal Sfeqla nga Vetëvendosje, siç e citon KTV-ja, tha se kjo Qeveri nuk ia do të mirën Kosovës. Ai deklaroi se Vetëvendosje është kundër bisedimeve dhe nuk do të lejojnë që ato të ndodhin.

    Policia ka larguar protestuesit nga afërsia e ndërtesave të institucioneve, ndërsa protesta po vazhdon në Sheshin Nëna Terezë.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Ndërsa protesta e Vetëvendosjes po vazhdon para objekteve të qeverisë e të Kuvendit kundër bisedimeve, njoftohet se lideri i kësaj Lëvizjeje, Albin Kurti, dhe deputetët Librun Aliu e Albana Fetpshi, janë liruar. Ata u arrestuan gjatë përleshjes së policisë me protestuesit.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Prishtinë, 22 tetor - 11:00 - (E plotësuar) Ene nuk është ndërprerë protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarë e simpatizues të të cilës ndodhen përballë policisë, që po mbron objektet e Qeverisë e të Kuvendit nga depërtimi i tyre. Policia, siç raporton KTV-ja, ka arritur të marrë sërish nën kontroll situatën në sheshin “Nënë Tereza”. Ajo kundër protestueseve dhe deputetëve të vetëvendosjes përdori përveç gazit lotsjellës edhe prej.

    Vetëvendosja bënë të ditur se në mëngjes janë arrestuar 21 aktivistë si dhe 2 qytetarë, kalimtarë të rastit. Ndër të arrestuar ishin edhe deputetët Albin Kurti, Glauk Konjufca, Liburn Aliu e Albana Fetoshi, por këta janë liruar. Pas lirimit në fytyrën Liburn Aliut janë vënë re gjurmë të dhunës së përdorur ndaj tij.

    Ndërkohë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti pas lirimit ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po shkel të drejtat e qytetareve për të lëvizur lirshëm, duke rikujtuar në këtë kontest ndjekjen nga policia të protestuesve përgjatë Sheshit Nëna Terezë deri te Ministria e Kulturës, që është shëtitore dhe jo objekt qeveritar.

    Kurti tha se kanë dalë për të protestuar qetësisht kundër pazareve të Thaçit, që po i bën me kryeministrin e Serbisë e ish-zëdhënësin e kasapit të Ballkanit, Ivica Daçiqin. Sipas Kurtit Daçiqi po fiton për Serbinë, ndërsa Thaçi po përfiton individualisht.

    Kurti tah para gazetarëve se Thaçi ka nisur procesin e dialogut, të cilin po e quan normalizim, e në fakt me qëllimin e vetëm që të krijojë një minishtet në veri, që do t’i ndukej Kosovës.
    Policia i ka bërë thirrje protestuesve të largohen nga kordoni dhe të mbajnë distancën. Ajo vazhdimisht po kërkon nga protestuesit që të shpërndahen.

    Shpend Ahmeti i ka kërkuar policisë që ta lirojnë rrugën, pasi që sipas tij, ata kanë të drejtë të protestojnë.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Kurti akuzon Qeverinë se po krijon në veri minishtet serb

    Prishtinë, 22 tetor – 11:13 - (E plotësuar) Ndërsa policia e protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë ballëpërballë, organizatorët e saj theksojnë se nuk kishin dalë aty për të depërtuar në objektet e Qeverisë, por për të bllokuar hyrjet e saj dhe në këtë mënyrë për të bërë të pamundur punën e Qeverisë sot, në shenjë proteste për marrëveshjet në horizont me Serbinë.

    Vetëvendosje bisedat me Serbinë pa kushtëzime paraprake i konsideron tradhti dhe vetëm në favor të vendit që ka shtypur, vrarë e masakruar mijëra shqiptarë dhe për këtë s’shfaq asnjë pendim.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Policia ‘mbron’ objektet e Qeverisë në sheshin Nënë Tereza

    Prishtinë, 22 tetor - 12:13 - (E plotësuar) Po vazhdon protesta e aktivistëve dhe mbështetësve të Vetëvendosjes. Policia e protestuesit në këto çaste po qëndrojnë përballë njëri tjetrit në mes të sheshit Nënë Tereza, në hapësirën ku ndërpriten rrugët pranë Ministrisë së Kulturës. Para pak çastesh në këtë pjesë të qytetit policia arrestoi Shpend Ahmetin, njërin nga nënkryetarët e kësaj lëvizjeje.
    Qytetarët po shfaqin zemërimin ndaj veprimeve të policisë, të cilët kanë lënë mbrojtjen e objekteve të qeverisë e të Kuvendit dhe janë vënë në ndjekje të protestuesve. Është e vështirë këtu të dallohet kush janë qytetarët e kush protestuesit. Hotelierët kanë larguar edhe tavolinat e karriget nga sheshi.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Kurti: Thaçi po ia fal Serbisë krimet e bëra në Kosovë



    Prishtinë, 22 tetor - (E plotësuar) - Protestuesit e Policia e Kosovës po mbrojnë me kryeneçësi pozicionet e veta. Të parët duan të parakalojnë nëpër sheshin Nënë Tereza deri te objektet e Qeverisë, për të kundërshtuar kështu dialogun me Serbinë, kurse policia për t’i ndalë në mes të këtij sheshi, disa qindra metra larg Qeverisë e Kuvendit. “Barrikadimi” i tyre po vazhdon edhe në këto çaste.
    Më herët, lideri i Vetvendosjes Albin Kurti, i deklaroi Kohavisionit se “kryeministri Thaçi po ia fal krimet Serbisë që ka bërë në Kosovë me shtrëngim duarsh me Daçiqin”. I ulur në sheshin Nënë Tereza para kordonit të njësisë speciale të Kosovës, Kurti ka thënë se Thaçi ka takuar zëdhënësin e Millosheviqit në Bruksel, pa kushtëzuar Serbinë. Kurti ka shtuar edhe një herë se është e patolerueshme ajo çfarë ka bërë të premten kryeministri Thaçi në Bruksel dhe është shprehur se janë kundër atyre bisedimeve. Ai gjithashtu ka kërkuar nga Policia që të largojë kordonin dhe t’i lërë aktivistët të protestojnë të lirë.
    “Policia po i shkel të drejtat elementare njerëzore me prezencën e tyre të madhe në shesh, ku nuk po na lejon të lëvizim lirshëm”, ka theksuar Kurti.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Perkah protesten e Levizjes V V

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Protesta u shpërnda, shumë të arrestuar e të lënduar

    Prishtinë, 22 tetor – (E plotësuar) Kur u duk se protesta po përfundonte e qetë, meqë policia i zhbllokoi pjesëmarrësit e saj në mes të sheshit “Nënë Tereza”, sërish ndodhi përplasja mes tyre, kur arritën në hapësirën midis Tetarit Kombëtar e Ministrisë së Transporteve. Ndërkohë u panë policë që po ndiqnin e po arrestonin protestues, dhe protestues që hidhnin mjete të forta kundër policisë.
    U panë edhe ambulancat që mblidhnin të lënduar. Në këto çaste në shesh duket qetësi. Shihen policë me protestues që po i kapin rrugëve anësore e në sheshin “Nënë Tereza”.

  9. #9
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Une i perkrah Pooicine e Kosoves, te cilet ruajn rendin dhe ligjin. Eshte fatkeqesi te marresh lendime nga huligane dhe persona jashtligjor si amtaret e vetevendosjes, te cilet jane te angazhuar te rrenojne institucionet e vendit.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Eshte po ky derguc Dacici qe ka masakruar shqipetare dhe ata polic qe rrahin sot vellezerit e tyre, ka prej atyre qe e kane humbur ndonje familjar ne lufte dhe urdhervrasja eshte bere nga ky Dacic derguci, tani keta dalin dhe i respektojne urdherat e serbofileve... Sa turp!!!

Faqja 0 prej 88 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •