Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipėri Etnike
    Postime
    516

    Mulla Jakup Hasipi (1951 - 2006)



    Mulla Jakup Hasipi (1951 - 2006)

    Jakup Hasipi (2 shkurt 1951 - 6 janar 2006) u lind dhe jetoi nė fshatin Sllupēan tė Kumanovės. Ishte magjistėr nė teologji dhe patriot i njohur jo vetėm nė fshat e nė rrethin e Kumanovės por nė tėrė Maqedoninė edhe mė gjėrė. Ndėr tė gjitha lirisht mund tė thuhet se ishte mė oratori dhe mė harizmatiku ndėr shqiptarėt e kėtyre trojeve nė kohėn tonė. Ligjėrimet e tija dallohen pėr nga pėrmbajtja harizmatike dhe argumentuese. Paraqitja e tijė multimediale kėto 25 vitet e fundit e posaēėrisht pas viteve 90' ka ndikuar drejtpėrdrejt nė vetėdijėsimin e rrethit tė Likovės si nė aspektin fetarė Islam ashtu edhe nė aspektin kombėtar e patriotik.

    Jeta dhe edukimi

    Jakup Hasipi u lind nė fshatin Sllupēan mė 2 shkurt 1951, shkollimin fillor e kreu nė vendlindje, shkollimin e mesėm e kreu nė Damask tė Sirisė nė medresenė "el-Furkan'" nė vitin 1980. Studimet i kreu nė universitetin e famshėm Al-Az'har, nė fakultetin e bazave tė Fesė Islame tė Egjiptit nė vitin 1985 ndėrsa studimet postdiplomike i vazhdoi nė Bejrut tė Libanit.

    Gjat viteve 1985-1990 punoi si imam nė njė xhami nė Leverkusen tė Gjermanisė ku ka dhėnė kontribut tė ēmueshėm nė kultivimin e vlerave fetare, morale, kulturore e kombėtare.

    I vetėdijshėm pėr situatėn nė trojet tona nė vitin 1990 kthehet nė vendlindje pėr tė kontribuar nė gjendjen e rėndė tė popullatės. Nė ligjėratat e tija ishte shumė i pėrpikt dhe i guximshėm, kėshtu qė ju ka bėr ball kėrcėnimeve dhe marrjeve tė shumta nė pyetje nga ana e policisė sllavo-maqedone. Nga kjo periudhė e gjer nė vdekjen e tij ka organizuar mbi 5000 ligjėrata, kontribut ky qė ka dritė ēdo ditė nė trojet tona pėrmes ruajtjes multimediale.

    Nė vitin 2001 gjat luftės nė Maqedoni Jakup Hasipi paraqitet si njėri ndėr strategėt kryesorė nė organizimin dhe pėrkrahjen e luftės, sepse ishte i bindur se vetėm pėrmes kryengritjes popullata do tė jet nė gjendje ti arrij liritė dhe tė drejtat e veta.

    Pas pėrfundimit tė luftės nė vitin 2003 nė zgjedhjet e rregullta tė Bashkėsisė Islame nė Kumanovė u zgjodh myfti pėr komunėn e Kumanovės dhe Likovės.

    Mė 7 janar 2006 nė njė aksident trafiku nė magjistralen Shkup - Kumanovė ndėrron jetė.

    Kontributi nė Islam

    Kontributi i tij nė sferėn e Islamit ndėr tė rinjt dhe tė rriturit nė Maqedoni dhe Kosovė ėshtė i njohur ndėr kėto troje si pėrmes pjesmarrjeve tė drejtpėrdrejta nė tubime ashtu edhe pėrmes ligjėrimeve multimediale. Vlen tė ceket se tė gjitha filmimet audio dhe video jan falas pa asnjė kufizim nga ana e kėtij ligjėruesi.

    Ndėr kėto xhirime tė ligjėratave mė tė njohurat janė ligjėrata e mabajtur nė Ferizaj me rastin e pėrvjetorit tė lindjes sė Muhametit, nga e cila ligjėrat mbetet thėnja e tij se "...pa lexim jemi qumėsht i prisht, pa lexim jemi popull i prisht...", si dhe xhirimi i ligjeratave nė Prishtinė dhe Ferizaj.

    Kontributi Kombėtarė

    Si njė imam dhe njė menaxher i mirė i ēėshtjeve tė njė fshati ka ndikuar shumė pozitivisht nė organizimin e qytetarėve tė fshatit si nė ēėshtjet e brendshme tė fshatit ashtu edhe nė ato tė jashtme. Organizimi i tij ka qenė i njohur qė nga koha e rrėnimit tė mureve nė teritorin e Maqedonisė proēes ky qė kishte pėr qėllim krijimin e trazirave ndėr shqiptarėt e Maqedonisė.

    Ndikimi i tij me njė dritė tė pastėr patriotike ka qenė gjat luftės sė vitit 2001 kur me veshje tė UĒK-sė ėshtė paraqitur nė opinion dhe ka kėrkuar angazhimin masiv tė popullatės nė luftė kundėr sllavo-maqedonasve, emri dhe vepra e tijė kanė pasur ndikim ndėr poupllatėn gjatė gjithė kohės.
    Kombi mbi tė gjitha

  2. #2
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipėri Etnike
    Postime
    516
    Poezi nga Jakup Hasipi:

    JEMI SHQIPTAR DHE JEMI ME FE

    Ne jemi shqiptar dhe jemi me fe,
    Nuk ka popull nė botė mė tė lumtur se ne,
    Ne jemi krenar qė jemi mysliman,
    Kemi sunduar botėn gjithė anembanė...

    Zemėrbardhė tė gatshėm gjithė pėr durim,
    Jemi bujar dhe kemi dorė pėr pajtim,
    Ne Kur`anin kemi libėr tė shenjtė,
    Ai na mėson gjithmonė tė jemi tė drejtė.

    Pejgamberin tonė me zemėr e dojmė,
    Dhe Kur`anin net e ditė e lexojmė,
    Ne gjithė shkencat nė kėtė botė do ti mėsojmė,
    Dhe armikut deri nė prag do ti shkojmė.

    Mėmėdhenė tonė ne duhet ta mbrojmė
    Dhe prej Zotit ndihmė duhet tė kėrkojmė,
    Atė qė duhet dhėnėn kurrė se harrojmė,
    Kėshtu xhennetin sė bashku tė gjithė e fitojmė.
    Kombi mbi tė gjitha

  3. #3
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipėri Etnike
    Postime
    516
    Kėtu do t'i postoj disa foto tė tij gjatė luftės nė Iliridė (2001)

    Jakup Hasipi me Ali Ahmetin





    Kombi mbi tė gjitha

  4. #4
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipėri Etnike
    Postime
    516




    Kombi mbi tė gjitha

  5. #5
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipėri Etnike
    Postime
    516




    Kombi mbi tė gjitha

  6. #6
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipėri Etnike
    Postime
    516




    Kombi mbi tė gjitha

  7. #7
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipėri Etnike
    Postime
    516
    Jakup Hasipi gjatė luftės duke biseduar me bashkėluftetar



    Jakup Hasipi pyetet pėr Kombin dhe flamurin kombėtar

    Kombi mbi tė gjitha

  8. #8
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipėri Etnike
    Postime
    516


    Mulla Jakup Hasipi (1951 - 2006)

    Nga: Mexhid Yvejsi

    Mulla Jakup Hasipi ishte njė hoxhė dijetar,
    njė burrė atdhetar, njė trim luftėtar;
    njė shembulltyrė pėr besimtarė,
    njė pasqyrė pėr ēdo shqiptarė!


    Mulla Jakup Hasipi lindi mė 2 Shkurt 1951, nė katundin Sllupēan tė Likovės, nė rrethin e Kumanovės. Rrjedh prej njė familje fshatare, bujqėsore, por besimtare e punėtore…

    Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje dhe posa e kreu, nė vend tė librit, i mbeti shati nė dorė, ishte dėshira e babės qė djali tė bėhėt punėtor…!

    Tė bėhėt punėtor, tė bėhėt krah i tij, nė punė tė ndryshme nė bujqėsi…Ndėrsa, Jakup Hasipi, djal’i ri, punoi pėr disa vite me shati n’dorė, por mendjėn nuk e kishte tek bujqėsia, prej sė cilės mvarej shtėpija, por gjithnjė mendonte tek libri, dituria…

    Kėshtu, njė ditė, kur Mulla Jakupi ishte nė shtėpi, siē kishte dėshirė, i ndodhi njė “mrekulli” e mirė. E zgjoi babėn nga gjumi dhe i kėrkoi do pare, pėr nė Austri me shkue, pėr me punue. Por, babai i tij, sapo u zgjue i tha: “Jo biro, ti s’ke nevojė tė shkosh nė Austri me punue, por do tė shkosh nė Sham (Siri) pėr me mėsue, kjo asht ma mirė, kėshtu edhe zemra ka dėshirė!”

    Nga kėto fjalė, Mulla Jakupi jo vetėm qė u gėzue, por edhe mė shumė u befasue, qysh nė kėtė mėnyrė dėshira iu plotėsue…! Mė vonė, nana i kishte tregue, se: “ Kur e ke zgjue babėn prej gjumit, ai sapo e kishte pa nė andėrr Pejgamberin (a.s.), i cili i kishte thanė: “ Po, pse ore nuk po e lejon djalin m’i vazhdue mėsimet qė i ka nė zemėr!”

    Nė vitin 1975, nė moshėn 24 vjeēare, shkoi nė Damask, Siri, regjistrohet nė Medresenė “El-Furkan”, ku diplomoi nė vitin 1980.

    Posa e kreu medresenė nė Damask, Mulla Jakupi shkoi nė Kairo, Egjipt, pėr tė vazhdue studimet e larta nė teologji, ku regjistrohet nė Universitetin e famshėm “El-Az’har”, ku diplomoi nė vitin 1985.

    Pas diplomimit nė Kairo tė Egjiptit nuk kthehet nė vendlindje, por shkoi nė Gjermani, nė qytetin Leverkuzen, ku shėrbeu pranė mėrgimtarėve, kryesisht, shqiptarė, nė xhaminė e qytetit. Shėrbeu me pėrkushtim, me devotshmėri, deri nė vitin 1990, si imam, predikues e mėsues.

    Nė vitin 1990, pas 15 viteve shkollim e shėrbim nė mėrgim, kthehet nė vendlindje plotė pėrmallim. Menjėherė, nė katundin e tij, e filloi punėn nė xhami.

    Nė xhami tė katundit Sllupēan tė Likovės, me punė vetėmohuese, Mulla Jakupit i doli zani nė ēdo anė tė Kosovės. Zani i tij u pėrhapė nėpėr Maqedoni, u pėrhapė me shpejtėsi edhe nė Shqipni… Si ndodhi kjo?

    Nė fillim tė vitit 1994 nė Kumanovė u hapė radioja e parė, me emėrin” Radio “Zėri i Kumanovės”, ku Mulla Jakupi mbante predikime, fjalime, tė cilat dėgjoheshin me vėmendje.

    Jo vetėm qė dėgjoheshin me vėmendje e kėnaqėsi, hytbet, predikimet, fjalimet e tij, por ato regjistroheshin nėpėr kaseta dhe u pėrhapeshin si raketa, u pėrhapeshin me shpejtėsi nėpėr Kosovė, Maqedoni e Shqipni…

    Mulla Jakupi ka ligjėrue, ka predikue, ka mbajtur mbi 5000 fjalime, me pėrmbajtje fetare-atdhetare, nė tė gjitha trojet shqiptare, nė njė kohė kur armiqėt donin tė na shkulnin fare…Kudo qė shkonte – kudo frymėzonte…

    Frymėzonte nėpėr xhami, nėpėr salla tė kinemave, nėpėr pallate tė kulturės, nėpėr halla tė sporteve dhe asnjėherė mundi nuk i shkoi kot, sepse nga gėzimi e frymėzimi kishte edhe lotė, nė sallat e mbushura pėrplotė…!

    Kur me 22 Janar 2001 krisi pushka e lirisė nė Tearcė tė Tetovės dhe pas dy muajve u pėrhapė edhe nė anėn e Likovės, nė katundin Sllupēan u vendos Komandanti i lavdishėm, Fadil Nimani – Tigri, me bashkėluftėtarėt e tij dhe pikėrisht nė shtėpinė e Mulla Jakupit.

    Nė kėtė shtėpi u themelue Shtabi i UĒK-sė pėr komunėn e Likovės, ku Mulla Jakupi jo vetėm qė mori pjesė nė luftė, por ishte ndėr luftėtarėt mė tė dalluar, ndėr trimat mė tė shquar…

    Pas luftės nuk shėrbeu mė nė xhaminė e Sllupēanit tė Likovės, sepse zgjedhet Myfti i Kumanovės…

    Me 7 janar 2006 nė rrugėn Shkup-Kumanovė, Mulla Jakup

    Hasipi, qė luftoi ditė e natė aq trimėrisht, humbi jetėn, pėr njė cast, tragjikisht… !

    Siē ishte i madh nė jetėn e tij, nė shėrbim tė Zotit, nė shėrbim tė popullit, njė jetė me plotė pėrpjekje, po aq i madh ishte edhe nė vdekje. Nė varrimin e tij, nė katundin Sllupēan, ku iu bėnė shėrbimet fetare e kombėtare, morėn pjesė mijėra qytetarė nga tė gjitha trojet shqiptare…

    Mulla Jakupin e kam takuar disa herė, para e pas luftės, se qysh ishte ky hoxhė, ky dijetar, ky trim, ky luftėtar, se qysh ishte ky njeri e ka ka pėrshkrue poeti, Burhanudin Fili, nė kėtė poezi…:

    Mulla Jakup Sllupēani

    Kuj don Allahu i jep hidajet
    E udhėzon, e mėson si don Vet.
    Me mirėsinė e Tij gjithkah e shetit,
    Me nurin e Tij rrugėn ia ndritė.
    Nė jetė shumė raste i pėrjetojmė
    Mulla Jakupin kėtu e kujtojmė
    Hoxhė Jakupi i Sllupēanit
    Brum shqiptari, fryt Imanit.
    Le t’a njohim vlla Jakupin:
    Me davet e ngarkoi supin.
    I la arat, e la shatin,
    E la familjen edhe fshatin;
    Kumanovė e Vilajet,
    U nisė rrugės pėr gurbet;
    Pėr tixharet ai asht nisė
    Jo pėr marka, as devizė…
    Por me dritė t’Zotit m’u pajisė.
    Mbas shumė rrugė n’Sham arritė
    Pėr t’marrė dije, qė asht dritė.
    Ndej nė sofėr tė burrnisė,
    Nė terbjet tė Muhamedisė.
    Ditė e natė atje mėsoi…
    Pėr ma lart nė Misir shkoi;
    Se atje, vlla, asht Ez-heri
    Qe pėr dije asht muteberi.
    E prej luleve t’diturisė,
    Mori nektarin e mirėsisė;
    Edhe u kthye nė Vilajet,
    Punės ju vu, ai, pėr davet…
    N’krah janxhikun, n’dorė qitapin,
    N’rrugė t’davetit shtrini hapin:
    Nė Sllupēan e Gjermani,
    Nė Kosovė, ma vonė n’Shqipni.
    Kudo qė shkoi e ke takoi,
    Me davet, ai, i frymėzoi.
    Allahu i dha dije dhe zell,
    Qė Islamin me kėndell.
    Allahu vet, ate, e nderoi,
    Qė fjala e tij n’zemra t’pėrshkoi…
    Dituni, besė e bujari,
    Gėrshetu bashkė me trimni,
    Nė mejdan t’jetės i nxorri
    Kush qe i zoti, prej tyre mori.
    Porse tė vehten ban exheli:
    Kur t’i vijė dikuj apeli,
    Nuk ka shtek pėr pa u nisė…
    Se kėshtu Allahu e ka ujdisė.
    Me shumė nderime u pėrciell
    Shumė xhemat aty u mbledh:
    Vilajet, Kosovė, Shqipni,
    Prej vendeve tjera e Turqi.
    Fort me mall e pėrcollėn,
    Deri n’mjekrra lottėt rrodhėn.
    Por, prej Allahut t’gjithė jemi,
    E te Ai, sėrish kthehemi!
    Vepra e tij kurr s’harrohet,
    Pema matet mbasi t’rrxohet,
    E kush donė atė me nderu
    Veprėn e tij me vazhdu.
    Rahmet past Jakup Sllupēani,
    Nė Xhennet iu baft Mekami!
    Kombi mbi tė gjitha

  9. #9
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipėri Etnike
    Postime
    516
    Jakup Hasipi flet pėr familjen Jasharaj



    Jakup Hasipi ligjeratė pėr luftėn nė Iliridė, ligjeron nėn uniformen e UĒK-sė

    Kombi mbi tė gjitha

  10. #10
    Vėshtir Pėr Ta Kuptuar Maska e Dj_PiRoMaN
    Anėtarėsuar
    10-02-2006
    Vendndodhja
    TeToVė
    Postime
    362
    Sot e kete dite,diteve te Premte i degjojme ligjeratat e te mjerit z. Jakup Hasipi
    Zoti e shpėrbleft me Xhennet inshallah
    Loneliness brings pain and pain makes you a genius... ;)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •