Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 103
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    REPORTAZHI I PLOTE I ‘DER SPIEGEL’: Shqipėria e ndarė kėrcėnohet nga revolta paralizuese
    Nga Jan Puhl, DER SPIEGEL

    Pėrpara ndėrtesės sė Komisionit tė Zgjedhjeve nė qendėr tė Tiranės, demonstruesit mbajnė pankarta tė mėdha tė bardha ku bėhet thirrje pėr ndihmė: “Ku ėshtė Europa?”
    Janė mbėshtetėsit e Edi Ramės dhe janė tė zemėruar. Zgjedhjet lokale u zhvilluan katėr javė mė pėrpara, por ato sėrish janė tė pranishme mes shqiptarėve. Rama u rizgjodh kryebashkiak i Tiranės mė 8 maj, por me vetėm 10 vota pėrpara. Mė pas KQZ bėri njė rinumėrim dhe krejt papritur Rama ishte nė disavantazh me 81 vota me kundėrshtarin e tij, Lulzim Bashėn e Partisė Demokratike nė pushtet. Rama e ēoi ēėshtjen nė gjykatė, por apeli i tij u rrėzua nė fundjavė. Tashmė avokatėt e tij po pėrgatisin njė tjetėr padi.
    Edi Rama ėshtė njė dymetrosh me njė mjekėr me hije. Ėshtė kreu i Partisė Socialiste, partisė mė tė madhe tė opozitės. Zyra e kryebashkiakut nuk ka qenė e mjaftueshme pėr tė pėr njė kohė tė gjatė, ai shpreson tė bėhet kryeministri i vendit, njė nga mė tė varfrit nė Europė. Meqė humbja e fortesės sė tij do tė thotė fundi i ambicieve, ai ėshtė i bindur se armiku i tij kryesor, kryeministri Sali Berisha, ka manipuluar rezultatin.
    Rama thotė se qėllimi i Berishės ėshtė qė tė asgjėsojė ekuilibrat demokratikė nė vend dhe parashikon njė revoltė popullore qė mund tė paralizojė vendin.
    Berisha duhet ta marrė seriozisht kėtė kėrcėnim pasi Shqipėria ėshtė thellėsisht e ndarė nė kampe pro- Ramės e Berishės. Nė zgjedhjet e fundit, simpatizantėt e dy partive u pėrplasėn. Njė kandidat i PD u qėllua, jashtė shtėpisė sė njė kandidati tė PS shpėrtheu njė eksploziv. Tensionet politike nė Tiranė bėnė qė presidenti i BE, Jose Barroso, tė anulonte njė udhėtim tė planifikuar nė Tiranė.

    Shqipėria ėshtė njė vend anėtar i NATO-s dhe dėshiron tė bashkohet me BE, por pikėpyetjet qė rrethojnė zgjedhjet pėr kryebashkiak nė Tiranė, kanė reduktuar shanset qė kjo ėndėrr tė bėhet realitet nė ndonjė tė ardhme tė afėrt. Gjithandej nė Ballkan, qeveritė po ndėrmarrin hapa tė dhimbshėm pėr tu marrė seriozisht si anėtarė potencialė tė BE-sė: Serbia po punon pėr pajtimin me Kosovėn, Maqedonia kėrkon tė lėrė mėnjanė pėrplasjet e vjetra me Greqinė dhe Kroacia ka nxjerrė para gjyqit kriminelėt e saj tė luftės.
    Mė shumė se 20 vjet pas rėnies sė Perdes sė Hekurt, vetėm Shqipėria ėshtė prapa. Shumė vėzhgues e konsiderojnė vendin njė fortesė tė trafikut tė armėve, drogave dhe femrave, dhe shtėpinė e gjakmarrjes. Pėr mė tepėr, beteja mes Ramės e Berishės ka penguar ēdo progres politik pėr dy vite.
    Rama kėrkon tė flirtojė me idenė se ai nuk ėshtė njė politikan. Ai e ka lyer zyrėn e tij me tė kuqe tė zezė dhe nė mur varet njė pikturė nė vaj e njė bukurie tė brishtė. Pėrpara se tė zgjidhej pėr herė tė parė nė vitin 2000, ai jetonte nė njė ekzil bohemian nė Paris. Ai ishte piktor i suksesshėm me ekspozita nė Nju Jork, San Paolo e Frankfurt.
    Mė pas ai i hodhi sytė nga qyteti i tij i lindjes, i lėnė pas dore, i rrezikshėm dhe i pluhurosur, dhe me kujdes e zbukuroi kėtė xhungėl post- komuniste. Ai dhe miqtė e tij lyen apartamentet e zymta me ngjyra tė ndezura- portokalli, e kuqe, e verdhė dhe blu. “Ngjyrat ishin njė sinjal se ne kėrkonim tė ndryshonim diēka,” thotė Rama.

    Pėr njė moment dukej sikur po funksiononte. Vendet perėndimore e vlerėsonin populistin ekscentrik si dikush qė mund tė realizonte plane tė guximshme. Nė internet disa fansa madje i dhanė edhe titullin “Kryebashkiak i Botės”. Dhe nė Shqipėri Rama konsiderohej si njė outsider qė konfrontohej me korrupsionin e klasės politike.
    Kėto ditė, nuk mund thuash se Tirana ėshtė e bukur, por ėshtė e gjallė. Blloku, njė lagje e mbyllur dikur pėr nomenklaturėn, ėshtė njė qendėr e mbushur me restorante e bare. Parqet janė tė pastra, rrugėt kryesore janė tė sapovijėzuara dhe Sheshi Skėnderbej, mė i madhi nė Tiranė, po rinovohet me fonde nga Kuvajti. Edhe pse popullsia ėshtė rritur nga 220 mijė nė 1.5 milion nė 20 vite, sėrish ai konsiderohet njė qytet i sigurt.
    Shumė nga kjo i atribuohet Ramės, por prej disa kohėsh reputacioni i tij ėshtė dėmtuar. Rėnia e tij nisi nė zgjedhjet e qershorit 2009. Nė atė kohė, Partia Demokratike e Berishės, nė koalicion me parti tė vogla, fitoi 70 nga 140 vende nė parlament. BE nuk i kundėrshtoi zgjedhjet dhe Rama u ndje i tradhtuar nė fitoren e tij. Socialistėt bojkotuan parlamentin pėr muaj tė tėrė. Ēdo tė premte, ai dėrgonte protestuesit pėrpara zyrės sė kreut tė qeverisė.
    Nė janar 2011 shpėrthyen krismat kur njė protestė kundėr njė skandali korruptiv tė zv/kryeministrit u nxeh shumė. Garda republikane e Shqipėrisė hapi zjarr ndaj protestuesve jashtė zyrės sė Berishės, duke vrarė katėr mbėshtetės tė Ramės. Kur prokurorja kėrkoi tė arrestonte gjashtė oficerė, Berisha e quajti atė “prostitutė rrugėsh” dhe urdhėr arrestet nuk u zbatuan pėr javė.

    Rivaliteti mes dy burrave nxjerr nė pah problemin e Shqipėrisė. Elitat politike nuk janė tė pėrgatitura pėr tė pranuar humbjet nė votime dhe organet demokratike tė shtetit nuk kanė autoritetin e duhur.
    “Ėshtė faji i Saliut” ishte i vetmi sllogan qė kryebashkiaku pėrdori nė fushatėn e tij. Nė fakt Rama nuk ka njė platformė politike pėr tė folur, gjithēka ka ėshtė vetja e tij dhe urrejtja pėr Berishėn. Ai ėshtė kthyer nė njė lloj politikani qė dikur e urrente. Siē thonė kritikėt e tij, ai ka stampuar autoritetin nė parti, ka zhdukur debatin dhe i sheh gjėrat vetėm bardh e zi.
    Fatos Lubonja nuk ėshtė i ēuditur me kthimin e artistit nė njė demagog. “Ne ishim miq,” thotė ai. “Dhe qė atėherė i kam thėnė se ai ėshtė i rrezikshėm”.
    Lubonja pi ēaj nė njė lokal nė Sheshin Skėnderbej. Autori ishte disident gjatė diktaturės komuniste tė Enver Hoxhės, qė u lidh me Jugosllavinė, Bashkimin Sovjetik dhe mė pas Kinėn pėrpara se ta ēonte Shqipėrinė nė izolim tė plotė nė vitin 1978.
    13 vitet qė ka kaluar nė njė kamp pune tė Hoxhės, e kanė bėrė Lubonjėn mė tė prirur pėr tu sėmurur, por e kanė bėrė edhe mė tė fortė. Ai kollitet shumė dhe bėn shumė gjeste. “Rama e Berisha, qė tė dy janė tė mbėshtetur nga klika oligarkėsh,” thotė ai, duke i pėrshkruar ata si biznesmenė tė korruptuar qė kontrollojnė industrinė e ndėrtimit dhe median. “Beteja e tyre ėshtė betejė pėr territore,” shton ai. “Nė 20 vite tė rėnies sė komunizmit ne kemi ndryshuar njė lidership tė degjeneruar pėr njė tjetėr, vetėm se ky i sotmi ėshtė i veshur mė mirė.”
    Po pse shqiptarėt bien dakord mė kėtė? Njė arsye mund tė jetė se ish- vendi komunist nuk ka njė imazh pozitiv pėr BE-nė. “Fqinjėt tanė janė italianėt me kryeministrin e tyre tė korruptuar e tė pavlerė dhe nga ana tjetėr ne kemi grekėt e falimentuar,” thotė Lubonja. Ai gjithashtu mendon se shqiptarėt kanė njė kulturė demokratike pak tė zhvilluar.
    Nė tė vėrtetė, shqiptarėt kurrė nuk ia kanė dalė tė identifikojnė veten me shtetin. Otomanėt pushtuan Shqipėrinė e sotme deri nė Luftėn e Parė Botėrore. Vendi ishte dėshpėrimisht i varfėr, dhe 90 pėrqind e popullsisė ishte analfabete deri nė shekullin e 20-tė. Krenaria kombėtare ishte njė luks qė vetėm njė grusht intelektualėsh tė klasit tė mesėm nė Tiranė e Shkodėr mund ta pėrballonin.

    Shumė shqiptarė akoma ndjejnė se lidhjet e tyre mė tė forta janė me familjet dhe fshatrat ku kanė lindur. Kjo shpjegon se pėrse ata nė pushtet nė radhė tė parė mendojnė pėr miqtė dhe klanin e tyre. Nė Luftėn e Dytė Botėrore, ushtritė e huaja nė mėnyrė tė vazhdueshme marshuan nė vend dhe njė lėvizje e nėndheshme komuniste erdhi nė pushtet nė vitin 1944. Lideri i saj, Hoxha, vrau rreth 6 mijė njerėz nė vendin e tij dhe dhjetėra mijėra u arrestuan. Ai vdiq nė vitin 1985.
    Pas vitit 1989, Shqipėria u zhyt nė anarki. “Askund tjetėr nuk e ka shkatėrruar komunizmi kulturėn politike siē ka bėrė kėtu,” thotė Lubonja. “Pėr shqiptarėt, shteti nuk ka vlerė. Ose do e mbrosh veten kundėr tij, ose do e shfrytėzosh”. Autori nuk ėshtė optimist pėr tė ardhmen. “Kemi njė mentalitet autoritar dhe nuk jemi nė gjendje tė pranojmė kompromisin,” thotė ai.
    Ato pak investitorė qė kanė ardhur nė Shqipėri, nuk kanė alternativė veēse tė pėrshtaten me ambie, nuk pranoi tė jepte emrin e tij pėr shkak se biznesi i tij mund tė dėmtohej. “Ti ke njė shans kėtu vetėm nėse je me ata qė janė nė pushtet,” thotė ai. “Nuk ka rėndėsi nėse quhet Berisha ose Rama. Ata marrin njė copė nė ēdo marrėveshje tė madhe. Shteti mund tė blihet”.

    Biznesmeni i ėshtė pėrgjigjur kėsaj klime duke punėsuar vetėm gra. Ėshtė njė praktikė qė pėrdoret shpesh nga investitorėt nė Afrikė. Eksperienca atje ka treguar se gratė janė mė pak tė korruptuara, punojnė mė shumė dhe e trajtojnė mė mirė paranė.
    Ai ka pesė vite kėtu dhe dėshiron tė qėndrojė. “Vendi ka potencial,” thotė ai. Biznesmeni beson tek tė rinjtė, qė duan ato gjėra qė i kanė tė tjerėt nė Europė: prosperitet, njė karrierė dhe demokraci. Shumė shqiptarė janė arratisur nga vendi nė fillim tė viteve ’90 pėr tė punuar nė Greqi, Itali e SHBA dhe shumė prej tyre nuk janė rikthyer.
    “Ata kanė sjellė kėtu standardet evropiane dhe janė tė dėshpėruar pėr mėnyrėn se si prindėrit e tyre bėjnė politikė,” thotė biznesmeni. “Ata po rebelohen.” Ata po protestojnė kundėr lidhjeve tė ngushta mes politikės, biznesit dhe krimit tė organizuar dhe kundėr njė sistemi ekonomik ku lidhjet personale janė mė tė rėndėsishme se kualifikimet nė punė.
    “Rama e Berisha nuk mund tė luajnė lojėrat e tyre tė vogla pėrjetėsisht,” thotė biznesmeni. “Ka shumė tė rinj pa perspektivė nė Shqipėri, tė paktėn po aq shumė sa ishin nė Egjipt”.
    Si gjithmone lobi gjerman i vizion plusit vazhdon te jete ne detyre.(Njė biznesmen gjerman, qė foli pėr SPIEGEL nė Tiranė)Ky bisnesmeni na besoka tek te rinjte si Edvini?!!!Por gazeta nuk vazhdon te na flase perato veti e vlera qe e karakterizojne kete te" ri", qe kerkon mandatin e katert te bashkise nje miljoneshe.Politikatet nderkombetare mplaken vetem me dy mandate, ky i joni dhe me te katertin na mbetet i "ri" . hajde gallate hajde."Ku eshte europa "thote gazetari, por paska harru se prezenca e diplomacise gjermane nuk ka munguar kurre ne shqiperi dhe per me teper zonja Merkel ka qene aktive ne politiken shiptare.Jo thote autori , une besoj tregtarin gjerman?Ka te drejte duhet te jeshe tregetar qe te jesh i ndershem, me falni dhe gjerman.Hikere pirdhu.

    Ēdo tė premte, ai dėrgonte protestuesit pėrpara zyrės sė kreut tė qeverisė.
    Per me teper i conte pica dhe qofte dhe shprhej se ishin ne greve urije.Haaaaahhaa hajde gazete hajde.Une di qe ne c'do te premte shkohet ne kishe e jo ne greve, nese shpreson per te drejten.

    Biznesmeni i ėshtė pėrgjigjur kėsaj klime duke punėsuar vetėm gra. Ėshtė njė praktikė qė pėrdoret shpesh nga investitorėt nė Afrikė. Eksperienca atje ka treguar se gratė janė mė pak tė korruptuara, punojnė mė shumė dhe e trajtojnė mė mirė paranė.
    Haaaaaaa ha, ketu ngjaka si dy pika uji me Edvinin qe e mbushi bashkine me gra, por sorry me duket se me misse. Pash zotin a ka ndonje te na sjelle nje pamje te punetoreve qe ka punesuar ky kopili gjermanise?Haaaahhaa , horri horit i ngja!

    “Ka shumė tė rinj pa perspektivė nė Shqipėri, tė paktėn po aq shumė sa ishin nė Egjipt”
    Qenka lodhe me jevga e ka ra ne gaxhije kokrra e germanit, haaaaaaa hajde sulltan hajde.Vallain qenka gazete serioze.

    Lideri i saj, Hoxha, vrau rreth 6 mijė njerėz nė vendin e tij dhe dhjetėra mijėra u arrestuan. Ai vdiq nė vitin 1985.
    Po tashti, hajde te veme ne pushtet bijte e nipat e tij, horrat ushtarak qe rrethonin dhe mbronin ate, zot i madh por mos ndoshta gazetari qe ka bere artikullin eshte ndonje nostalgjik i popitikes ruse ne gjermanine lindore? I bej thirrje nje shqiptare ne gjermani, gjejeni dhe futini nje shpute ketij palle, qe te vije ne dine. Hajde gazete hajde.Vallain cilesore kjo!!!!!!!!!!!!

    Po kete perse nuk e shkruan del shpigen?....."forcat e policisė ushtruan kontroll nė banesėn e Armand Pezės, ku, pasi hynė aty, panė njė arsenal tė tėrė armėsh, tė cilat nisnin qė nga automatikėt, snajperėt e deri te granatahedhėsi. Gjithashtu, u zbulua dhe njė sasi e madhe pluhuri, i cili pas analizave u vėrtetua se ishte 200 gr kokainė dhe 20 kg pėrzierės pėr heroinė. I gjithė ky arsenal ishte i fshehur nė banesėn e vjetėr tė Myslym Pezės, nė tė cilėn jetonte nipi i tij Armand Peza. ,mos ndoshta nuk eshte e vertete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 10-06-2011 mė 07:50
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  2. #82
    Decentralizimi i vėrtetė i pushtetit vendor nė Shqipėri ėshtė mėse i mjaftueshėm krahasuar me 'kantonizimin' pėr krijimin e njė klime biznesi shumė mė tė mirė se ajo qė ėshtė sot aktualisht.
    Ekonomitė shtete ekzistuese tė 'kantonizuara' qė ti pėrmend, janė rrjedhojė e njė sfondi tė mėparshėm politik, social, etnik etj.
    Mė thuaj njė rast qė njė njėsi fillestare qeverisėse gjithpėrfshirėse shpėrbėhet me qėllimin qė njėsitė e fragmentuara tė konkurojnė njėra tjetrėn?

  3. #83
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga Zoti Basha Lexo Postimin
    Admiral, nuk kam dashur te te deformoj fjalet, por ashtu e kuptoj diskutimin qe ke bere. E paskam kuptuar gabim, me vjen keq.

    Tani, sic e sheh ne tri artikuj kemi shume teori te ndryshme. Diku thuhet qarte qe Dubai u zhvillua megjith naftes, para naftes, dhe do vijoje te zhvilloeht pas naftes. Diku tjeter qe Dubai u zhvillu fale naftes. Pra, duhet te pranojme q enuk ak konsensus mbi kete ceshtje.

    Keshtu, nuk kemi si ta verteteojme se cili ka te drejte: qe ta vertetonim do duhet te kryenim nje eksperiment, te mernim nej Dubai pa nafte dhe nej UAE te centralizuar por me nafte, dhe te shihnim cili do ecte me mire. Une per rsye teorike jam i bindur qe UAEja e centralizaur do kish degraduar ne niveline Arabise Saudite, me nafte por represive dhe e varfer (hiq eliten, kuptohet).

    Nje UAE e qenderzuar nuk do kish lejuar kurre princin e Dubait te eksperimentonte me Zonen e Lire Ekonomike. Do thuash ti: perse nuk e beri kete eksperiemnt para bahskimit Princi? Kantonizimi nuk GARANTON qe do zhvillohesh, por maksimizonPROBABILITETIN qe do zhvillihesh (per te tu pergjigjur me Etiopine): suksesi erdhi 'vone' per Dubain, por nen qendezim sdo kish ardhu rkurre. Kaq mudn te presim nga sistemi yne politik.

    Por nga shembulli prakitk nuk kemi si e vrettojme. Kjo pune zgjidhet teorikisht. Dhe nese argumenti im nuk te bind, dhe nese shohin q enuk ak konsesnus tek ekspertet, do duhet ta leme debatin, se me shuem se kaq nukkemi c'debatojme.
    OK. ke te drejte.
    une me date 28 do jem ne dubai (e kam seriozisht),
    do pyes direkt sheikun se si filloi te zhvillohej dubai (ketu natyrisht po bej shaka).
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar mė parė nga Dalan Lexo Postimin
    Decentralizimi i vėrtetė i pushtetit vendor nė Shqipėri ėshtė mėse i mjaftueshėm krahasuar me 'kantonizimin' pėr krijimin e njė klime biznesi shumė mė tė mirė se ajo qė ėshtė sot aktualisht.
    Qe do dnihmonte shume jam dakort, por qe do ishte 'e mjaftueshme' nuk jam dakort. Duam te zhvillohemi me shpejt, apome ngadale? Nejse, edhe kjo do ishte e mirepritur.


    Citim Postuar mė parė nga Dalan Lexo Postimin
    Mė thuaj njė rast qė njė njėsi fillestare qeverisėse gjithpėrfshirėse shpėrbėhet me qėllimin qė njėsitė e fragmentuara tė konkurojnė njėra tjetrėn?
    Ketu te jap 100% te drejte: nuk njoh asnje rast. Qeverive nuk u pelqen konkurenca, por monopoli dhe keshtu nuk kane per te rritur kurre konkurencen vete.

    Kjo nuk do te thpote qe ne nuk mund te perpiqemi, apo jo?
    Kantonizimi i hapėsirės shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    OK. ke te drejte.
    une me date 28 do jem ne dubai (e kam seriozisht),
    do pyes direkt sheikun se si filloi te zhvillohej dubai (ketu natyrisht po bej shaka).
    Aaaa, prandaj e kishe debatin me zemer
    Kantonizimi i hapėsirės shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  6. #86
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Mr. Basha.


    Per mendimin tim, suksesi i kantonizimi qe aq shume e ke me qejf varet nga natyra dhe kultura e popullit ku aplikohet. Aktualisht shteti i vetem kantonal eshte Zvicra.

    UAE eshte shtet federal. Pasuria eshte e perqendruar ne duart e pak njerezve dhe ne 2009 perjetoi nje krize financiare. Cdo banor i UAE duhet te paguaj 400k USD per te shlyer borxhin e Dubait.

    Pra, skusesi i vetem i kantonizimit eshte Zvicra. Nje popull i etnive te ndryshme qe jetojne ne harmoni te plote.


    A do te ecte ky model me Shqiperine ??? Po nuk e provove nuk e di pergjigjen. Por une mbetem i mendimit qe nuk mund te kete sukses. Disa zona te vendit mund te bejne akoma me perpara, ndersa disa te tjera mund te varferohen akoma me shume ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Ajo eshte ideja, qe te mos kemi nje stil dhe model per gjithe shqiptaret. Nuk kemi pse bejmete njetin gabim te 7 milionte, por mund te provojme 7 sisteme njeheresh. Sigurisht, disa ne mos shumica do dalindeshtime, se kjo eshte natyra e vete-permiresimit te sistemit: trial and error. Pon sa me shume ta kaloje koha, aq me shume do zhvillohet shqiperia e kantonizuar.

    Dhe kantonizimi eshte i vetmi sistem i cili zbatohet lehte kudo. Eshte shuem natyraldhe i lehte: gjithe pushtetin ne tirane ia kalojem bahskise. Kaqe thejshte, nuk eshte ndonje shkence e madhe.

    Nejse uroj te kemi shansin ta provojme. Realisht ne shqiptaret e meritojme zhvillimin dhe paqen pas historise qe kemi vuajtur.
    Kantonizimi i hapėsirės shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  8. #88
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    une ne pergjethsi nuk jam kundra kantonizmit. do isha pro nje veteadministrimi territorial, nese psh do te kishim nje bashkim te shqiperise me kosoven, por qe kjo te aplikohej vetem ne shqiperi, do isha shume skeptik.
    jam shume dakord me ate qe tha bluebaron me siper:
    nje gje e tille do bente qe disa rajone do "izoloheshin" do varferoheshin dhe do mbesnin shume mbrapa. pastaj mos te ankohen tiranasit kur te transferohet e gjithe malesia atje e te behet e gjithe tirana bathore.
    shqiperia nuk eshte homogjene ne asnje aspekt.
    cfare mund te presesh nese le qe te veteadministrohet pjesa verilindore e shqiperise?
    do shihnim kukes, puke, tropoje e peshkopi qe fundosen, dhe tirane e durres qe ecin perpara.
    do ndodhte nje boshatisje te disa qyteteve dhe nje mbipopullim i disa te tjereve.

    sdq keto jane te gjitha hipoteza kot.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Nese kukesi dhe puka do merrnin masa idiote realisht do ndohte kjo qe thua. Por une nuk besoj. Une besoj qe perkundrazi tirana dhe durresi do nisnin te harxhonin pare pa kufi, e ne pak vite do venin ne nivelin e greqise, ndersa zonat e verfra do vriosnin mendjen si e si te terkhiqnin kapital te huaj.

    Nese do qe ndryshimet krahinore te mbeten ashtu sic jane, centyralizo pushtetin: normalk qe po ndoqen te gjithe nje politike, ai qe ka nisur me lart do perfundoje me lart,dhe ai qe nis ivarfer do perfundoje i varfer. E vetmja shprese e zonave te varfra eshte te kene liri te ekperimentojne. Se sa dojene te afta te perfitojne nag kjo liri, ajo pastaj eshte pune tjeter. Por se paku te mbajne pergjegjesi per veten e vete.
    Kantonizimi i hapėsirės shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  10. #90
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Pse mos t'a konsiderosh Shqiprine te tere ne nje kanton te madh. Stimulim i forte i ekonomise ne zonat e prapambetura ekonomike. Zero taksa dhe stimulim investimit me kredi afer shifres zero. Stimulim i angazhimit te forces puntore vendore. Perparesi portit te Shengjinit, pasi zona veri-verilindore eshte ajo me e varfra.

    Keto mund t'i beje vetem nje qeveri qendrore duke shfrytezuar te ardhurat globale. Nje qeveri lokale nuk do te kishte kurre fondet e mjaftueshme dhe do te falimentonte totalisht.


    Marim shembullin Kukesi si kanton dhe kerkon te stimuloje ekonomine. Ul taksat vendore, zeron taksat e energjise dhe pergjysmon taksat mbi fitimin e sigurimin. Per mendimin tim e ka te veshtire te mbijetoje edhe duke i pasur taksat ne nivelet normale. Nqs aplikon ulje do te shkonte drejt zones se kuqe, nqs s'do te kishte burim alternativ te ardhurash.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •