Heshtja e Presidentit Topi per vendimin e Kolegjit Zgjedhor

Presidenti i Republikes Bamir Topi shfrytezoi mberritjen e nje anije luftarake ne Vlore me 30 maj, per t'i dhene mesazhe te qarta drejtesise shqiptare dhe konkretisht Kolegjit Zgjedhor, qe te respektoje integritetin moral dhe ligjor ne vendimin per rezultatin e Tiranes. Pavaresisht se mesazhi i kreut te shtetit nga disa analiste u pa edhe si nje lloj presioni indirekt ndaj Kolegjit Zgjedhor, me argumentin se perpara nje vendimi te drejtesise me mire eshte te heshtet, duke e pare ate me dashamiresine me te madhe, sot ai nuk duhet dhe aq negativ. "Jemi ne pritje, pikerisht te ketij momenti, kur institucionet e ligjit duhet te thone fjalen e tyre. Pra, nuk jemi ne ate situate kur nje institucion i konsideruar epror do te gjykoje dhe do te flas ne emer te tyre. Jo, ata duhet te flasin dhe do te flasin duke pasur ne konsiderate statusin e tyre, statusi i tyre eshte shume i rendesishem. Eshte status ligjor, por eshte edhe status moral, sepse duhet te kete nje pershtatshmeri mes integritetit moral, profesional dhe ligjor, te gjitha keto japin standardin e arrire", tha Topi para marrjes se vendimit nga Kolegji Zgjedhor. Pyetja pas ketij prononcimi dhe sidomos pas deklarates se djeshme te trojkes ne Tirane, ku ju be thirrje klases politike qe te respektoje vendimet e Kolegjit Zgjedhor dhe se partite duhet te vene interesat kombetare mbi ato politike dhe personale, eshte se perse Presidenti nuk ben te njejten gje me partite politike, sikunder veproi dhe trojka e ambasadoreve. Pasi, ne fund te fundit, ai e ka me te lehte t'i beje apel politikes shqiptare me qe qendron mbi palet, sesa drejtesise qe e ka te qarte detyren e vet. Disa analiste thone se e gjitha kjo ka te beje me voten e hedhur gabimisht te kreut te shtetit me tete maj. Te tjere thone se duhet te presim perfundimin e procesit ne Kolegj. Presidenti, ashtu si kunder dhe trojka, mund te kishte folur. Megjithate le te presim. Zakonisht kreu i shtetit ka folur vone, si me 28 qershor te vitit 2009 ashtu edhe ne raste te tjera.

Klan