Nȅ artikullin e dt. 6/06/2011 ne gazeten Shqiptare me titull `Shqipȅria e Madhe` e Presidentit
tȅ Serbisȅ ,z. Shaban Murati, analizon nje citim tȅ Presidentit tȅ Serbisȅ Boris Tadiç tȅ realizuar nȅ gazetën gjermane "Frankfuter Algemajne Cajtung", më 2 qershor, nȅ tȅ cilȅn ai deklaroi se "Shqipëria e madhe" mund të jetë pjesë e një zgjidhje praktike më të gjerë, dhe serbët mund ta pranojnë atë.
Nuk ȅshtȅ hera e parȅ qȅ njȅ serb e aq mȅ tepȅ r njȅ president i Serbisȅ tȅ ketȅ deklaruar
pȅr Kosovȅn si `pjesȅ e Shqipȅrisȅ` ku banojnȅ shqiptarȅ; kȅtȅ e ka shprehur dhe Oliver Ivanovic disa kohȅ mȅ parȅ nȅ tv-Top Channel nȅ Tiranȅ duke deklaruar se `..kosovarȅt janȅ shqiptarȅ dhe se Kosova ȅshtȅ e banuar me shqiptare dhe se do tȅ ishte mȅ mirȅ njȅ Kosovȅ e inkluduar me Shqipȅ rinȅ se sa dy shtete shqiptare..`.
Nȅ analizȅn e z.Shaban Murati spikat idea ish- komuniste e tȅ parit tȅ gjȅrave vetȅm me dy ngjyra: bardhȅ e zi, dhe e praktikuar aq shumȅ nga ` shoku` Enver se `..ata qȅ nuk i kemi miq i kemi armiq. Kush nuk ȅshtȅ me Partinȅ e Punȅs ȅshtȅ armik i popullit (nen i vendosur nȅ kushtetutȅn e atȅhershme) ..`.
Pra meqȅ Serbia ka qȅnȅ pȅr 1 shekull rresht kundȅr shqiptarȅve tȅ Kosovȅs dhe kundȅr nesh, gjithashtu dhe automatikisht- sipas z.Shaban Murati- edhe nȅ kohȅn e sotme çdo qȅndrim i ri i Serbisȅ duhet parȅ me tȅ njȅjtȅn mȅnyrȅ ashtu si e shihte PPSH e dikurshme.
Mendoj se z. Murati e ka gabim. Nuk mund tȅ gjykohet kȅshtu nȅ kohȅn e sotme kur shumȅ aspekte tȅ gjeopolitikȅs sȅ shteteve europiane (sot BE) dhe tȅ SHBA kanȅ ndryshuar nȅ favor tȅ Shqipȅrisȅ nȅ kȅto drejtime:
- Informacioni mbi Shqipȅrinȅ dhe shqiptarȅt ȅshtȅ i plotȅ ; sidoqoftȅ plot informacione tȅ gabuara tȅ hedhura kryesisht nga akademia serbe, por dhe nga vȅnde tȅ ndryshme dhe vȅ nde tȅ tjera sllave ballkanike ose jo mbi vend-ndodhjen e shqiptarȅve, historine e tyre, karakterin e tyre, traditat e tyre –sot janȅ hedhur poshtȅ ose shihen si tȅ dyshimta.
- Janȅ shtuar shumȅ tȅ dhȅna si informacione, punime shkencore, debate profesioniste
pȅr Shqipȅ rinȅ dhe nga vetȅ shqiptarȅt dhe trojet e banuara me shqiptarȅ jashtȅ kufijve tȅ Shqipȅrisȅ e Kosovȅs nga ana e inteligjences shqiptare, tȅ cilat janȅ tȅ pranuara si fakte reale dhe shkencore apo historike nga vetȅ perȅndimi dhe nga disa shtete ballkanike pȅrfshi dhe Sȅrbinȅ .
- Presidenti i Serbisȅ Tadiç nuk e ka pȅrdorur mȅ frazȅn `Shqipȅri e madhe` si njȅ frazȅ negative qȅ pȅrdorej dikur pȅr ti vȅnȅ fre interesave tȅ Shqipȅrisȅ e pȅr ta penguar atȅ nȅ kȅrkesat e saj tȅ ligjshme pȅr tu bashkuar me Kosovȅn ose nȅ argumentin tjetȅr tȅ njohur e tȅ pȅrdorur si justifikim pȅr tȅ ndȅ rhyrȅ nȅ Kosovȅ ushtarakisht mȅ 1999 me tȅ - `pȅr tȅ mbrojtur liritȅ e tȅ drejtat e popullsisȅ sȅ Kosovȅs` tȅ shtypur e tȅ dhunuar aq brutalisht .
- Pushtimi 100 vjeçar i trojeve shqiptare tȅ Kosovȅs nga mbretȅria serbe (faktikisht pas 1878 kur ushtria turke humbi nȅ Mars tȅ atij viti luftȅn me Turqine qȅ u sanksionua me Traktastin e Shȅn Stefanit, dhe Kongresin e Berlinit me 1 qershor 1878), nuk mund mȅ tȅ vazhdonte mȅ gjatȅ sepse trojet shqiptare dhe popullsia shqiptare nȅ ato zona tȅ grabitura ishte po aq e madhe sa dhe popullsia serbe; pȅr pasojȅ shteti serb nuk mund ta gȅlltiste njȅ kafshatȅ kaq tȅ madhe dhe ta asimilonte pȅr 100 vite. Do tȅ vinte koha pȅr ti lȅnȅ tȅ lira ato troje me gjithȅ popullatȅn pȅrsȅri.
- Vȅndet europiano-perȅndimore qȅ dikur duke u bazuar tek frika manipulative e fqinjve shqiptarȅ se mos krijohej njȅ shtet i madh shqiptar (sipas 4 sanxhaqeve) dhe mysliman, arritȅn tȅ binden, dhe sȅ bashku me Rusinȅ e ndanȅ Shqipȅrinȅ dhe zvogȅluan territorin dhe popullatȅn e saj- sot, po ato shtete favorizuese tȅ Serbisȅ si Franca, Italia, Gjermania ( dhe Rusia medoemos)- kanȅ ndryshuar qȅndrim dhe nuk e shohin me argumentin fetar si mjet ndarȅs.
Problematika e ngritur nga z. Shaban Murati mȅ tepȅr ka tȅ bȅ jȅ pȅrsȅri me frikȅn se mos BE dhe SHBA reagojnȅ ashpȅr ndaj kȅ tij argument por dhe indirect le tȅ kuptohet se vetȅ
Shqipȅria nȅ njȅ farȅ mȅnyre nuk e ka vȅnȅ ujȅt fare nȅ zjarr pȅr kȅtȅ problem.
Unȅ mendoj se vetȅ politikanȅt shqiptarȅ tȅ sotȅm qȅ drejtojnȅ vendin tȅ dalȅ nga Konferenca e `intelektualȅve tȅ shquar` tȅ mbajtur nȅn drejtimin e Ramiz Alisȅ nȅ shtator 1990 , vazhdojnȅ tȅ mbajnȅ tȅ njȅjtin qȅndrim ashtu sikurse dhe Enver Hoxha qȅ i `qante hallin Kosovȅs`, por qȅ sipas burimeve tȅ brȅndȅshme nuk ishte dakort qȅ Kosova tȅ bashkohej me Shqipȅrinȅ (mesa dukej frika e ndarjes sȅ pushtetit apo dhe tȅ humbjes sȅ tij nȅ rast mundȅsie tȅ njȅ bashkimi hipotetik).
Arȅsyet se pȅrse nuk e pȅlqejnȅ kȅtȅ bashkim politikanȅt e sotȅm janȅ tȅ shumta por unȅ do tȅ rreshtonja tre prej tyre:
- Arȅ syea e parȅ do tȅ ishte frika nga bashkimi me Kosovȅn pȅr shkak tȅ humbjes sȅ privilegjeve qȅ gȅzojnȅ aktualisht ( politikȅ e njȅjtȅ si ajo e PPSH),
- Arȅsyea e dytȅ ȅshtȅ mungesa e atdhetarizmit nȅ kȅta politikanȅ shqiptarȅ tȅ sotȅm pȅr shkak tȅ qȅllimeve tȅ tjera mbi atdhetarinȅ , shkaqe tȅ cilat janȅ tȅ njohura shumȅ mirȅ nga bota pȅrsa i pȅrket drejtuesve shqiptarȅ tȅ cilȅt i kanȅ qejf privilegjet, pasurinȅ dhe mbajtjen e pushtetit, gjȅ qȅ e kanȅ treguar dhe drejtuesit e mȅparshȅm
- nȅn sundimin turk (pashallarȅt), nȅ kohȅn e mbretȅrisȅ sȅ Zogut (kujtoni arratisjen e turpshme tȅ tij dhe rrȅmbimin e 13 arkave me florin, pȅrvec dhuratȅs sȅ njȅ pjese tȅ zonȅs sȅ Koplikut nȅ veri dhe tȅ Shȅn Naumit nȅ Jug vetem e vetȅm pȅr tȅ mbajtur pushtetin, duke u bashkuar me armiqtȅ e atȅhershȅm tȅ Kosovȅs-Serbinȅ ),
- Arȅsyea e tretȅ ȅshtȅ se edhe njȅ pjesȅ e mirȅ e politikanȅve tȅ Kosovȅs nuk duan tȅ bashkohen me Shqipȅrinȅ duke u fshehur gjithashtu me pretekstin se BE dhe SHBA duan dy shtete shqiptare nȅ Ballkan.
Gjȅ ndja e tȅ ardhmes sȅ trevave shqiptare nȅ Ballkan mesa duket do tȅ qȅndrojȅ pȅ r njȅ kohȅ relativisht tȅ gjatȅ pezull qoftȅ pȅr kȅto arȅsye qoftȅ pȅr shkak tȅ interesave tȅ
perȅndimit dhe tȅ SHBA.
Vȅrehet edhe njȅ fakt pak tronditȅs i spjeguar nga njȅ pȅrfaqȅsues i lartȅ i LDK kur foli nȅ Top Channel se `…kosovarȅt nuk janȅ pikȅrisht shqiptarȅ ..` duke tentuar gjatȅ fjalȅs sȅ vet
pȅr tȅ hedhur idenȅ e njȅ kombȅ sie tjetȅr nȅ Kosovȅ por qȅ flet shqip. Kjo mund tȅ jetȅ e vertetȅ pȅr njȅ pakicȅ komunitetesh qȅ jetojnȅ nȅ Kosovȅ si turq, romȅ , serbȅ , shqipfolȅs qȅ e quajnȅ veten myslimanȅ (njȅ lloj sikurse Tito emrȅroi komunitetet sllave myslimane qȅ jetonin nȅ Bosnjȅ si popullsi myslimane).
Problemet janȅ tȅ shumta, por e rȅndȅsishme ȅshtȅ qȅ njȅ klasȅ tjetȅr politike e re shqiptare dhe kosovare, nga kjo e sotmja, qȅ ka njȅ mentalitetet tȅrȅsisht komunist nȅ tȅ menduar dhe nȅ tȅ vepruar (me pȅ rjashtime tȅ pakta)- tȅ krijojȅ njȅ Forum pȅr bashkimin e trevave shqiptare nȅn miratimin e BE dhe tȅ SHBA.
Shumȅkujt mund ti duket e pamundur njȅ gjȅ e tillȅ , por po tȅ shikoni nȅ retrospektivȅ - sa skeptikȅ dukeshim ne nȅ fillimet e viteve `90 pȅr clirimin e Kosovȅs?
Pavarȅsisht pȅrpjekjeve tȅ qeverive shqiptare pȅr ndȅrkombȅtarizimin dhe njohjen e Kosovȅs nȅ botȅ , mendoj se kȅsaj etape i erdhi fundi.
Etapa tjetȅr qȅ mund tȅ fillojȅ sȅ shpejti, nȅ fakt e ka filluar SHBA dhe BE e para duke e detyruar Serbinȅ - nȅ fillim politikȅn serbe dhe pastaj dhe vetȅ popullin serb tȅ pranojȅ se Kosova nuk ka qȅnȅ serbe.
Sot mund tȅ shohim pȅrherȅ tȅ parȅ (pavarȅsisht argumentave tȅ z.Shaban Murati) se njȅ President serb e pranon se Kosova nuk ȅshtȅ mȅ pjesȅ serbe! Dhe kjo pikȅrisht 14 vite pas genocidit tȅ Milloshevicit! Ky ȅshtȅ njȅ sukses i madh kryesisht nȅ drejtim tȅ ndryshimit tȅ mentalitetit tȅ politikȅs serbe e cila dikur bȅrtiste qȅ Kosova ȅshtȅ djepi I serbise e sot flasin jo pȅr njohje zyrtare tȅ shtetit tȅ Kosovȅs sesa pȅr bashkim tȅ saj me Shqipȅrinȅ nȅpȅrmjet negociatave me shtetin shqipar! Mȅ nȅ fund. Dhe ky ndryshim erdhi si pasojȅ e politikȅs gjeostrategjike tȅ SHBA.
BE sot gjithshtu e kupton se Kosova ȅshtȅ pjesȅ e trevave shqiptare tȅ shkȅputura nga vetȅ ajo (qȅ nga Konferenca e ambasadorȅve mȅ 1 qershor 1878, konferenca e ambasadorȅve me 1913, dhe e fundit Konferenca e paqes nȅ Paris mȅ 1919).
Kurse sot pas 122 vitesh, trevat shqiptare u bȅnȅ me dy shtete, ka ende troje shqiptare qȅ rrethojnȅ Republikȅn e Shqipȅrisȅ dhe tȅ Kosovȅs- por qȅ presin tȅ ri-bashkohen nȅn njȅ federatȅ tȅ pȅrbashkȅt shqiptaro-kosovare. E them federate sepse turqit nuk e kishin gabim kur i ndanȅ trevat shqiptare nȅ disa sanxhake (ashtu si Zvicra sot), qoftȅ pȅr arȅsye traditash qoftȅ pȅr arȅsye fetare.
Sot duhet njȅ Kȅshillȅ e pȅrbashkȅt apo njȅ Forum intelektualȅsh shqiptarȅ tȅ pȅrzgjedhur sipas meritokracisȅ dhe teknokracisȅ pȅr tȅ drejtuar dhe nxitur kȅtȅ ide e cila do tȅ
pȅrshpejtonte gjithashtu dhe integrimin nȅ BE.
Dihet qȅ SHBA sipas disa gjasave do tȅ tȅrheqȅ bazȅn ushtarake tȅ Ferizajt, dhe tȅrheqja nga kjo bazȅ do tȅ thotȅ qȅ mund tȅ ketȅ ndryshuar disi gjeo-strategjia amerikane ne Ballkan.Kjo do tȅ lȅrȅ BE tȅ luajȅ violinȅn e parȅ nȅ Ballkan, dhe BE ka dy ide jo- tȅ kristalizuara mirȅ pȅr Ballkanin:
- sȅ pari BE mendon se integrimi nȅ tȅ i vendeve ballkanike mund tȅ bȅhet vec e vec, por nȅ rradhȅ tȅ parȅ BE do tȅ integrojȅ sllavȅt e Ballkanit
- sȅ dyti idea tjetȅr ȅshtȅ integrimi i shqiptarȅve (Shqipȅri dhe Kosovȅ ) pas sllavȅve - e pa Turqinȅ
- sȅ treti ȅshtȅ idea e integrimit tȅ tyre sȅ bashku me Turqinȅ duke patur parasysh faktorin fetar.
Problemi i ri qȅ ka dalȅ nga BE ȅshtȅ - integrimi total i vȅndeve tȅ Ballkanit nȅpȅrmjet krijimit tȅ njȅ `tregu tȅ vogel tȅ pȅrbashkȅt ballkanik`, pastaj tȅ njȅ federate ballkanike (ide tȅ cilȅn e kishte edhe Stalini dhe Tito) dhe faza e tretȅ - integrimi nȅ BE (pȅrvec Greqisȅ ) .
Nȅ kȅto kushte edhe faktori shqiptar duhet tȅ veprojȅ mȅ intensivisht, jo me parrulla nacionaliste por me argumentin e krijimit tȅ njȅ federate shqiptaro-kosovare e pse jo, dhe me idene e rindarjes sȅ Ballkanit nȅn mbȅshtetjen e SHBA dhe tȅ BE (mȅ vonȅ ). Koha po kalon dhe rasti I artȅ qȅndron.
Mangȅsitȅ e tjera qȅ kemi pȅrvec politikanȅve ish-komunistȅ janȅ dhe:
-problemet qȅ mund tȅ bȅhen tȅ mprehta janȅ faktori islamik radikalist tȅ cilȅt pȅrpiqen ti quajnȅ shqiptarȅt si popullsi myslimane (pra pa identitet), dhe duke shtrembȅruar historinȅ e Shqipȅrisȅ , dhe heronjtȅ e saj (tȅ cilȅt duhen rivlerȅsuar),
- drejtimi i shtetit shqiptar tȅ sotȅm sipas inteligjencies -qȅ pȅrfaqȅ sojnȅ komunitetet fetare duke vendosur kryeministȅr sipas njȅ komuniteti, president sipas njȅ komuniteti tjeter dhe kryetar parlamenti sipas komunitetit tȅ tretȅ madh, pȅr tȅ shmangur militantizmin dhe pȅr tȅ vendosur meritokracinȅ dhe teknkokracinȅ nȅ vȅndin drejtues qȅ u takon,
-mungesa e krijimit tȅ besimit nȅ popullsinȅ shqiptare dhe kosovare- se e ardhmja ȅshtȅ integrimi nȅ BE- dhe largimi nga tradita me anȅ tȅ tȅ cilave BE dhe bota na sheh si orientalȅ dhe ish-komunistȅ .
Shpresoj se krahas kritikȅs ndaj tȅ nderuarit Shaban Sinani pȅr mos kuptimin e fjalȅs sȅ Presidentit tȅ Serbisȅ Tadic, mendoj se pȅrpjekja pȅr tȅ realizuar njȅ Federatȅ shqiptaro-kosovare para integrimit (ose dhe gjatȅ saj) do tȅ ishte idea mȅ e mirȅ pȅr tȅ bȅrȅ njȅ shtet tȅ stabilizuar, plot dinjitet, dhe qȅ ti dȅgjohet zȅri nȅ Ballkan dhe nȅ Europȅ , dhe jo si sot e 100 vite rresht, nȅ tȅ cilat Shqipȅ ria ȅshtȅ zvaritur nȅ kȅnetȅn e destabilitetit politik, ekonomik dhe social, duke u drejtuar nga politikanȅ tȅ shitur e tȅ blerȅ qoftȅ nga interest e brȅndȅshme, qoftȅ dhe nga fqinjȅt duke dȅ mtuar vetȅ interest e shqiptarȅve nȅ rajon e nȅ botȅ .